Arhiva DitoreJun 6, 2015

0 1902

Allahu,- xhele ua ala!,- thotë:

“Allahu është i kënaqur me ata besimtar kur t’u betuan ty nën hijen e drurit. Ai ( Allahu ), e ka ditur se ç’ka në zemrat e tyre.” (El Fet’h: 18).

“Allahu është i kënaqur me muslimanët e parë, muhaxhirët dhe ensarët (ndihmëtarët e Pejgamberit) dhe të gjithë ata që i pasuan në të mira, por edhe ata janë të kënaqur me Te; Allahu për ta ka përgatitur kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jetojnë vazhdimisht dhe përgjithmonë. Kjo është fitore e madhe!” ( Et Teube: 100).

“O Pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë.” ( Enfal: 64).

“Ata që besojnë dhe migrojnë, e luftojnë në rrugën e Allahut, dhe ata që u bëjnë strehim e u ndihmojnë, – ata, padyshim, janë besimtarë të vërtetë, – për ta ka falje dhe furnizim të mirë.” ( El Enfal: 74).

“Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata që kanë luftuar dhe shpenzuar pastaj. Këtu, dallimi është në një shkallë të lartë; mirëpo, Allahu të gjithëve u premton dhuntinë. – Allahu di mirë atë që punoni ju.” ( El Hadid: 10).

“(Ajo pasuri u takon) Edhe emigrantëve të varfër, të cilët janë përzënë nga vendlindja e tyre dhe pasurisë së tyre, të cilët ëshirojnë mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut, dhe ta ndihmojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata, me të vërtetë, janë besimtarë të sinqertë, dhe (u takon pasuria) atyre që e kanë bërë Medinen vendstrehim (shtëpi) të besimit qysh më parë (para emigrimit), e i duan ata që vijnë në Medine dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre (ardhacakëve), por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë. E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues. Edhe ata që vijnë pas tyre – thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!” (El Hashër: 8 – 10 ).

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu dhe Ebu Hurejre, – Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Mos i shani (ofendoni) sahabët (shokët e mi), mos i shani shokët e mi. Sepse, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nëse ndonjëri prej jush dhuron sadaka ari sa kodra e Uhudit, nuk ka mundësi të arrijë vlerën e një grushti (sa  sahabët) e mi, bile edhe më pak se vlerën e një grushtit (nuk kanë për ta arritur).”[1]

Transmetohet nga Imran Ibn Husejni dhe Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Umeti më i mirë është umeti i shekullit tim.” Në Hadithin e Ibn Mes’udit qëndron: “Njerëzit më të mirë janë të shekullit tim, pastaj ata që vinë pas tyre, dhe pastaj ata që vinë pas tyre.”[2]

Transmetohet nga Berra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Ensarët nuk i don askush pos besimtarit, nuk i urren ensarët askush pos munafikut, kush i don ensarët ata i don edhe Allahu dhe kush i urren ensarët, i urren ata edhe Allahu.”[3]

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Shenjë e imanit është dashuria ndaj Ensarëve, ndërsa shenjë e nifakut (dyftyrësisë) është urrejtja e ensarëve.”[4]

Vazhdon…..

Shejh Ahmed Ibn Mutar ez Zehrani rahimehullah (Ish profesor në fakultetin e studimeve islame në Medine, dega e Hadithit).

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

[1] ( Buhariu: 3673, Muslimi: 221,222).

[2] ( Buhariu: 3650, 3651. Muslimi: 129).

[3] ( Buhariu: 3784, Muslimi: 128).

[4] ( Buhariu: 113, Muslimi: 128).

0 2252

Pyetje: Hoxha i nderuar Shejh Uthejmini, -Allahu e mëshiroftë!-, u pyet rreth një personi të sëmurë, i cili nuk mund të gjente pluhur (për të marrë tejemum ). Dhe e pyetën se a mund të marrë tejemum duke godituar duart e tij në murë apo në shtrat?

Përgjigje: Nëse muri është i ndërtuar nga ndonjë përbërës i tokës, siç janë gurët apo tullat e baltës, atëherë themi se lejohet të përdoren gjërat e tilla për të marrë tejemum.

Nëse muri është i mbuluar dhe rrethuar me drunjë apo ngjyra dhe mbi to ka pluhur, edhe në këtë rast lejohet marrja tejemum prej tyre.

Por, nëse mbi to s’ka pluhur, atêherë nuk duhet të merret tejemum prej tyre.

Ndërsa, për sa i përket shtratit, themi se: Nëse mbi shtrat gjendet pluhur, atëherë themi se mund të merret tejemum, Mirëpo, nëse mbi shtrat nuk ka pluhur, atij i ndalohet të marrë tejemum prej shtratit.

Allahu e dinë mes miri!

Burimi i fetuas: Fetaua et Tahare, fq. 240

Autor: Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2847

Më mësoi jeta të kem vetëbesim, edhe nëse të tjerët kanë mendim të keq për mua, ngase unë e njoh veten më mirë se sa ata, kurse Allahu e dinë gjendjen time më mirë se vet unë!

Më mësoi jeta që mos ta lejoj askënd të ma rrëmben ëndrrën time, edhe nëse ai i ka në dorë diskun e diellit! Diellin tim s’mundet ta posedon askush, përveç meje! Ai është në zemrën time, dhe zemra ime është pronë e Allahut!

Më mësoi jeta se të jetoj një çast me shpresë, është më mirë se të jetoj tanë jetën pesimist dhe ta humbi kënaqësinë e shpresës! Të jetoj i vetëm, me shpresë se do të gjej shok, për mua është më mirë, se sa të kem shok që ta shkatërron shpresën!

Më mësoi jeta se dashuria s’është vijë e shkruar mbi gurë, po shenjë me gjurmë të thellë! Dashuria s’është premtime, fjalë dhe marrëveshje, por sakrificë dhe mirëkuptim! Gjatë vështirësive shihen burrat!

Më mësoi jeta të mos gëzohem me fjalën “të dua”, sepse nuk e shpalos dashurinë përveç se koha! Kurse dashuria për Allahun, fillon dynja që të përfundon në Xhenet!

Më mësoi jeta të mos ndjej keqardhje për atë që mendova se e kisha shok dhe më tradhtoi, madje më mësoi jeta se për atë që e mendova si armiku timin, të jetë i drejtë me mua!

Më mësoi jeta të jem i kujdesshëm një herë nga ai që më urren dhe një mijë herë nga ai që ma paraqet dashurinë! Ai që të urren, të urren për vetveten, dhe ai që të donë, të donë për vetveten!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 8046

Fëmijët janë kënaqësia e syve të prindërve të tyre, dhe mbi prindërit, bie përgjegjësia e edukimit të tyre. Projekti i edukimit është projekti më i rëndësishëm në jetën e prindërve! Në vazhdim do t’i sjellim disa rregulla, ku prindi, mirë kishte qenë që fëmijëve t’ua mëson, dhe t’ua bën ligj dhe rregull shtëpie:

  1. Namazi në kohën e vet.
  2. Fjalët, ju lutem dhe ju falënderit, janë me rëndësi.
  3. Pa rrahje, pa mallkim, pa sharje, dhe pa fjalë që e dëmtojnë moralin.
  4. Shprehu për ndjenjat e tua, me edukatë dhe me qartësi.
  5. Mbylle atë që e hape, dhe ngrite atë që e zbrite, dhe bëje vendin të jetë më mirë se që ishte.
  6. Dhoma jote është përgjegjësia jote.
  7. Kur tjetrit flet, dëgjoje, dhe mos e ndërpre atë që flet.
  8. Jep selam kur hyn dhe kur del.
  9. Kush nga shokët juaj na viziton duhet ti respekton ligjet e tona.
  10. S’ka ushqim brenda dhomës.
  11. Në gjumë para orës 10.
  12. Ndalohet përdorimi i çdo mjeti elektronik kur familja janë të ulur bashkë.
  13. Gjatë ushqimit s’ka vend për mospajtime.
  14. Secili e bart përgjegjësinë e ruajtjes së shtëpisë dhe gjërave të saj.
  15. Askush mos të hynë në dhomën e tjetrit kur është vet, pa leje dhe pa trokitur në derë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1562

Transmetohet nga Enes ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem,- ka thënë: “Allahu gëzohet më tepër për pendimin e robit të vet kur pendohet, se sa ndonjëri prej jush, i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë e i humbet ajo, kurse me të është i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën hije të një lisi dhe nga lodhja shtrihet me shpresë të humbur, dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt” duke u shprehur, gaboi nga gëzimi i fortë.” (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- thotë:

 لو لم تذنبوا لذهب الله بكم ولجاء بقوم يذنبون ثم يستغفرون فيغفرلهم

“Po të mos bënit mëkat , Allahu do t’ju zëvendësonte me një popull tjetër, i cili do të bënte mëkate, pastaj do të kërkonin falje dhe Allahu do t’ua falte.” (Muslimi dhe Tirmidhiu).

Mëkatari e kupton bamirësinë e Allahut, kur Allahu ia mbulon të metat në momentet kur ai bën gjynahe në fshehtësi, edhe pse Allahu e sheh krejtësisht atë që bën ai, e po të donte do ta turpëronte para të gjithë krijesave, por Allahu prapë se prapë ia mbulon mëkatet robërve të Tij.

Njashtu, mëkatari do ta shoh edhe Butësinë e Allahut, kur e sheh se Allahu nuk po e dënon dhe po i jep afate për t’u penduar nga gjynahet e vepruara, sepse po të donte Allahu do t’ia shpejtonte dënimin.

Kjo i jep të kuptoj mëkatarit gjithashtu se Allahu është El Halim- i Buti.

Autor: Ahmed Ferid

Përshtati: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1045

Kur e këshillon tjetrin me lënien e ndonjë mëkatit, ta kthen se, shumica e njerëzve e veprojnë të njëjtën gjë.. unë nuk jam i vetmi!

Po nëse hulumton për fjalën “shumica e njerëzve” në Kuran, do të gjesh se pas saj vijnë fjalët: “nuk dinë – nuk falënderojnë – nuk besojnë”!

Po nëse hulumton për fjalën “shumica nga ta”, do të gjesh se pas saj vijnë fjalët: “gjynahqarë të pabindur – injorantë – kundërshtojnë – nuk logjikojnë – nuk dëgjojnë)

Pra nuk është qëllimi që ti ta pasosh shumicën, po qëllimi është që ti ta pasosh të vërtetën, qoftë ajo edhe me pakicën!

Ti bëhu nga pakica për të cilët Allahu thotë: “Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues”. Sebe 13.

“Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij!” Hud 40.

“Shumica e tyre janë prej të lashtëve”. Vakia 13.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kapu për rrugën e së vërtetës, dhe mos të largon nga ajo numri i paktë që shkojnë pas saj, dhe mjerë për ty nëse shkon pas rrugës të kotës, edhe pse numri i njerëzve që shkojnë pas saj është i madh”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1029

Shejhu Ali Tantavi, Allahu e mëshiroftë, kur e përshkruan betejën e tij në mendjen e tij me çështjen e ardhmërisë, thotë:

Mësova në shkollën fillore për hir të ardhmërisë, dhe pastaj më thanë, mëso në të mesmen për hir të ardhmërisë!!

Pastaj më thanë, mëso në fakultet për hir të ardhmërisë!

Pastaj më thanë punësohu për hir të ardhmërisë!

Pastaj thanë martohu për hir të ardhmërisë!

Pastaj thanë bën fëmijë për hir të ardhmërisë!

Dhe unë tash arrita deri këtu!! I bëra 75 vite dhe jam duke e shkruar këtë artikull, dhe ende vazhdoj të shikoj në ardhmëri!

Ardhmëria nuk është diç tjetër, pos një leckë e kuqe e vendosur mbi kokën e demit, i cili vrapon pas saj, dhe nuk mundet ta arrin, ngase ardhmëria, nëse arrihet bëhet e tashme, dhe e tashmja bëhet e kaluar, dhe pastaj e pret të ardhmen e re!!

Ardhmëria reale dhe ajo e vërteta është ta kënaqsh Allahun, dhe të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit dhe të hysh në Xhenetin e Tij!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË