Arhiva DitoreJun 8, 2015

0 1790
  1. Kush ishte komandant i muslimanëve në betejën e Kajravanit?

-. Handhale ibn Safuan.

  1. Kush është jobesimtari për të cilin pejgamberi, alejhi selam, bëri këtë dua: “O Allahu im, dërgoja një luan nga luanët e Tu”?

– Utejbe ibn Ebu Leheb (djali i Ebu Lehebit).

  1. Kur u zhvillua beteja e Hitinit?

– 1. Në vitin 583 Hixhri – 1187.

  1. Në cilën suren është përmendur emri i Allahut në çdo ajet ?

– Muxhadele.

  1. Cilën shprehje (lutje) e përdorte pejgamberi, alejhi selam, kur falte namaz gjatë luftës së Bedrit?

– “O Ti i Cili jeton përgjithmonë dhe Zotëron (mbi të gjitha krijesat).”

  1. Cila sure fillon pa Besmelen?

– 1. Maide 2. En’am 3. Teube (e saktë)

  1. Ceke një nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet?.

– 1. Zubejr Ibn Auam (e saktë) 2. Bilal Ibn Rebah 3. Halid Ibn Velid

  1. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Merrne gjysmën e fesë suaj nga kjo bardhoke”, për kë është fjala ?

– Aisheja, radijallahu anha.

  1. Në cilën ditë Allahu i mbron dhe largon robërit e Tij nga zjarri i Xhehenemit?

– 1. Ditën e Arafatit (e saktë) 2. Ditën e Xhumasë 3. Natë e Kadrit

  1. Kush e tha këtë thënie: (I biri) tha: “Unë do të strehohem në bjeshkën, e cila do të më ruajë nga uji”?

– 1. Firaoni 2. Hamani 3. Kenani (djali Nuhit alejhi selam) – (e saktë) (Shiko: Hudë- 34).

  1. Për kë tha pejgamberi, alejhi selam: “Nuk ka mundësi të mos e ndrroj rrugën shejtani kur të sheh ty duke kaluar në të njejtën rrugë me të”?

– 1. Ebu Bekr es Sidikun 2. Omer ibn Hatabin (e saktë) 3. Othman ibn Afani

  1. Jahudija i cili e pranoi Islamin dhe e la amanet që t’ia dhuronin të gjithë pasurinë e tij pejgamberit, alejhi selam, nëse vritet në betejën e Uhudit, për kë është fjala?

– Muhajriki.

  1. Cila ishte sureja të cilën e lexonte pejgamberi, alejhi selam, në farzin e sabahut (rekatin e dytë) në sabahun e ditës së xhuma?

– 1. Mulk 2. Xhumua 3. Insan (e saktë)

  1. Kur ka ndodh beteja e Hunejnit?

– 1. Në vitin 8 Hixhri (e saktë) 2. 5 Hixhri 3. 9 Hixhri

  1. Sa herë është përsëritur në suren Rrahman ky ajet: فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

E, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni (mohoni)?!

– 1. 17herë 2. 57herë 3. 31herë (e saktë)

  1. Sa ramazane agjëroi Muhamed, alejhi selam?

– 1. Shtatë 2. Gjashtë 3. Nëntë (e saktë)

  1. Ku u varros Othman ibn Afani?

– 1. Në Medine – varrezat e Bekijes (e saktë) 2. Në Meke 3. Në Taif

  1. Kush ishte pejgamberi i Allahut i cili nuk hante asgjë, pos atë që kishte punuar me duart e tij?

– 1. Jusufi, alejhi selam 2. Davudi, alejhi selam (e saktë) 3. Ibrahimi, alejhi selam.

  1. Kush ishte fëmija i parë i Ademit, alejhi selam?

– 1. Kabili (e saktë) 2. Habili 3. Shisi

Autor: Muhamed ibn Muhajfudh

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1565
  1. S’kam parë njeri të suksesshëm në jetë, dhe vetëm se respektimi i prindërve, ka qenë një prej sebepeve të suksesit të tij!
  2. Nuk ekziston njeri pa brenga e mërzia, mirëpo, ka prej atyre që e rikujtojnë se, ato janë thjesht “dynja”, e pastaj buzëqeshën!
  3. Kur ju ngushtohen punët, mos qani, po bini në sexhde!
  4. Shoku më i mirë.. është ai, që kur dynjaja të buzëqeshet, nuk të xhelozon, dhe kur dynjaja të ngushtohet, nuk të braktis!
  5. Nga shkaqet e fitimit të autoritetit, është të folurit pak, kurse, prej shkaqeve të bukurisë, është buzëqeshja e tepërt! Bëhu i bukur dhe me autoritet!
  6. Më e larta që mundet ta mëson njeriu, të dëgjon çdo mendim dhe ta respekton, dhe nuk është kusht që ta pranon apo të bindet me të!!
  7. Një njeri i ndershëm thotë: Mësoja fëmijës tënd Kuranin, dhe Kurani do t’ia mëson atij çdo gjë!
  8. Kush e humb respektin ndaj nënës, e humb jetën e tij në tërësi!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 3319
  1. Të jetë e ndershme, dhe t’i frikohet Allahut në publik dhe në vetmi, dhe ta pason traditën e të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.
  2. T’ia mbron nderin, pasurinë dhe familjen, në mungesë të tij.
  3. Mos të del nga shtëpia pa lejen e tij, dhe të mos del e parfymosur dhe e zhveshur, dhe kur të del, ta ul shikimin e saj nga mëkatet e ndryshme.
  4. Burri donë që gruaja e tij të jetë gjithmonë e buzëqeshur dhe të posedon moral të mirë.
  5. Ajo duhet të mëson se të drejtat e burrit mbi të janë të mëdha, më të mëdha sesa të drejtat e saj mbi burrin e saj.
  6. T’i largohet zemërimit, dhe t’i largohet polemikave dhe zënkave, dhe të mos e rrit zërin e saj nëse vjen deri te zënkat apo mospajtimi.
  7. Të jetë durimtare në varfëri, nëse burri është i varfër, dhe falënderuese për pasurinë e tij, nëse ai është i pasur.
  8. Ta nxit burrin në respektimin e prindërve të tij dhe mirëmbajtjen e lidhjeve farefisnore.
  9. Ta donë mirësinë dhe të tenton ta përhap atë, të stoliset me petkun e sinqeritetit dhe të largohet na gënjeshtra.
  10. Të mos tallet me të tjerët dhe të mos i nënçmon ata.
  11. T’ia respekton prindërit dhe fëmijët, dhe t’i edukon ata me edukatë Islame.
  12. Kërkesat e saj të mos i tejkalojnë kufijtë e mundësive të burrit të saj, dhe të mos e mbingarkon atë, dhe të kënaqet me pak.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 3431

Vlera e selamit

1-Abdullah ibn Amr, -radijallahu anhuma-, tregon se një njeri pyeti të dërguarin, salallahu alejhi ue selem: “Cila vepër nga islami është më e mira? Tha: “Të dhurosh ushqim, të përshëndesësh me selam atë që njeh e atë që nuk e njeh”.[1]

2-Ebu Hurejra, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari i Allahut, -salallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Betohem në Atë që shpirti im është në duar të Tija, nuk do të hyni në xhenet përderisa të besoni, e nuk do të besoni derisa të duheni, a t’ju tregoj një gjë që nëse e veproni do të duheni? Përhapeni selamin mes jush”.[2]

3-Abdullah ibn Selami, -radijallahu anhu-, tregon: “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke thënë: “O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të tjerët, faluni kur njerëzit flenë, do të hyni në xhenet të qetë (të shpëtuar)”.[3]

Forma e selamit

1-Allahu i Madhëruar thotë: “Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. Allahu llogarit për çdo send”. Nisa, 86.

2-Imran ibn Husajn, -radijallahu anhuma-, transmeton: “Erdhi një njeri tek i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, e i tha: “Esselamu alejkum”, e ia ktheu selamin, pastaj u ul. Dhe i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, i tha: “Dhjetë”, pastaj erdh një tjetër e i tha: “Esselamu alejkum ue rahmetullah”, ia ktheu selamin dhe u ul. Tha: “Njëzet”, pastaj erdh një tjetër, e tha: “Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”, ia ktheu selamin, dhe u ul. Tha: “Tridhjetë”.[4]

Vlera e atij që fillon me selam

1-Ebu Ejub el Ensari, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Nuk i lejohet një myslimani që të mos i flet vëllait të tij më tepër se tre net.  Është e pafalshme për ta që, kur takohen, e kthejnë kokën mënjanë prej njëri-tjetrit. Më i miri i të dyve është ai që jep selam i pari”.[5]

2-Ebu Umamete, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari i Allahut, -salallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Të parit e njerëzve tek Allahu, kush fillon me selam”.[6]

Kush duhet së pari të fillojë me selam?

1-Ebu Hurejra, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “I mituri e përshëndet të moshuarin, kalimtari atë që është ulur, pakica shumicën”.[7]

2-Ebu Hurejra, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Ai që është i hipur e përshëndet kalimtarin, kalimtari atë që është ulur, pakica shumicën”.[8]

Përshëndetja e grave dhe fëmijëve

1-Esmaja bija e Zejdit, -radijallahu anha-, transmeton: “Kaloi i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, pranë disa grash, e na dha selam”.[9]

2-Enes ibn Maliku, -radijallahu anhu-, kaloi pranë disa fëmijësh dhe i përshëndeti me selam, dhe ka thënë: “I dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, kështu vepronte”.[10]

Përshëndetja e grave ndaj burrave nëse sigurohen nga fitneja

Um Hani bija e Ebu Talibit, -radijallahu anha-, ka thënë: “Shkova tek i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, vitin e çlirimit, e gjeta duke u larë e Fatimeja, bija e tij e fshehte, i dhashë selam, e tha: “Kush është kjo? I thashë: Unë jam Umu Hani bija e Ebu Talibit, e tha: “Mirë se erdhe oj Umu Hani”.[11]

Përshëndetja gjatë hyrjes në shtëpi

Allahu thotë: “Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme”. Nur, 61.

Mos fillimi me selam ndaj jobesimtarëve

1-Ebu Hurejra, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Mos filloni me selam ndaj çifutëve dhe të krishterëve”.[12]

2-Enesi, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Në qoftë se ju përshëndesin ithtarët e librit, përgjigjuni me “Edhe mbi ju”, “ve alejkum”.[13]

Kush kalon pranë një grup njerëzish, muslimanë dhe jobesimtarë, i përshëndet, me qëllim t’i përshëndet muslimanët

Usame ibn Zejd, -radijallahu anhuma-, transmeton se i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, kaloi pranë një tubimi të përzier me muslimanë, paganë adhurues të idhujve dhe çifutë, i përshëndeti me selam i dërguari, -salallah ualejhi ue selem-, pastaj u ndal, u afrua tek ata e i thirri te Allahu, u lexoi atyre Kuranin.[14]

Përshëndetja gjatë hyrjes dhe daljes

Ebu Hurejra, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Kur ndokush prej jush prezanton në një tubim, le të përshëndetet (me selam), nëse dëshiron të ngrihet le të përshëndetet (me selam) ngase e para nuk është më meritore se e dyta”.[15]

Mos përkulja gjatë takimit

Enes ibn Maliku, -radijallahu anhu-, transmeton: Një njeri tha: O i dërguar i Allahut, nëse njëri prej nesh takon vëllanë e tij apo shokun a t’i përulet atij? Tha: Jo.[16]

Vlera e të shtrëngimit të duarve

Berau, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -salallahu alejhi ue selem-, ka thënë: “Nuk ka dy muslimanë që takohen e shtrëngojnë duart vetëm se u falen atyre dyve para se të ndahen”.[17]

Kur duhet shtrënguar duart apo përqafuar?

Enesi, -radijallahu anhu-, thotë se shokët e të dërguarit, -salallahu alejhi ue selem-, kur takoheshin shtrëngonin duart, e nëse ndokush vinte nga udhëtimi përqafoheshin”.[18]

Mënyra e kthimit të selamit për atë që nuk është prezent

1-Aisheja radijallahu anha transmeton se i dërguari salallahu alejhi ue selem i ka thënë asaj: “Oj Aishe, ky është Xhibrili po të përshëndet me selam”. E tha: Ve alejhi selam ve rahmetullahi ve bereketuhu (edhe mbi të qoftë paqja, mëshira e Allahut dhe begatia e Tij), ti sheh atë që unë nuk e shoh”.[19]

2-Erdh një njeri tek i dërguari salallahu alejhi ue selem e i tha: Babai im të qon selam. Tha: Ve alejke ve ala ebike esselam (paqja qofte mbi ty dhe mbi babanë tënd)”.[20]

Përshëndetja tri herë nëse nuk dëgjohet përshëndetja e tij

Enesi radijallahu anhu transmeton se i dërguari salallahu alejhi ue selem kur fliste ndonjë fjalë e përsëriste tre herë derisa të kuptohej, e nëse vinte tek një grup njerëzish i përshëndete ata (me selam) tre herë.[21]

Përshëndetja e një grupi

Ali ibn Ebi Talibi radijallahu anhu transmeton se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Mjafton nga një grup njerëz në qoftë kalojnë të përshëndet njëri prej tyre, dhe mjafton që nga ata që janë ulur të përgjigjet njëri prej tyre”.[22]

Mos përshëndetja dhe përgjigjja gjatë kryerjes së nevojës

1-Ibn Omeri radijallahu anhuma transmeton se një njeri kaloi kur i dërguari i Allahut salallahu alejh ue selem kryente nevojën, e nuk iu përgjigj përshëndetjes së tij”.[23]

2-Muhaxhir ibn Kandhef radijallahu anhu tregon se një ditë erdhi tek i dërguari salallahu alejhi ue selem ndërsa ai kryente nevojën, e përshëndeti me selam, e nuk iu përgjigj atij derisa morri abdes, pastaj ia sqaroi atij e i tha: “Unë urreja që ta përmend Allahun aze ve xhel pos se kur jam i pastër”.[24]

Urrejtja e fillimit të përshëndetjes me (ve alejkum)

1-Xhabir ibn Sulejm radijallahu anhu tregon: Erdha tek i dërguari salallahu alejhi ue selem e i thash: “Alejke selam” më tha: “Mos thuaj “Alejke selam” por thuaj “Esselamu alejke”…”.[25]

2-Në një transmetim tjetër: “Alejke selam është përshëndetja e të vdekurve”.[26]

Pjesë e shkëputur nga libri “Muhtesar fikh Islami”

Muhamed ibn Ibrahim ibn Abdullah Tuvejxhiri

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË