Arhiva DitoreJun 13, 2015

0 2724

Allahu,- xhele ue ala thotë: “O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja përderisa të mos lajmëroheni e të mos i përshëndetni banuesit e saj.” (Nurë : 27)

“Kur të hyni në shtëpi – ju përshëndeteni banuesit e saj me një përshëndetje nga Perëndia, të begatshme e të mirë.” (Nurë: 61)

Transmetohet nga Abdilah bin Amër bin el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se erdhi një njeri tek Pejgamberi,- alejhi selam, dhe e pyeti: Cila është fetaria më e mire? Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: Të dhurosh ushqim si dhe ta përshëndetësh me selam atë të cilin e njeh dhe atë që nuk e njeh”.[1]

Transmetohet nga Bera Ibn Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: I Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!-, na ka urdhëruar t’i veprojmë shtatë gjëra: “Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, përcjelljen e xhenazes, t’i përgjigjemi me lutje atij që teshëtinë(kur thotë elhamdulilah-falënderimi i takon Allahut- pas teshtitjes, t’i thuaji Jerhamhkellah (Allahu të mëshiroftë), me i ndihmu të dobëtit, me i ndihmu atij që i bëhet padrejtësi (zullum), me përhap selamin dhe me qu betimin në vend.”[2]

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk keni për të hyrë në Xhenet dërisa të besoni. Nuk keni me arrit me besu si duhet derisa të duheni mes vete. A doni t’ju udhëzoj në diçka që nëse e veproheni do të duheni mes vete? Përhapeni selamin mes jush.” (Shënuan: Muslimi – 45, Ebu Davudu – 5193, Tirmidhiu – 2688).

Koment i përgjithshëm:

Selami është një simbol prej simboleve të Fesë Islame. Allahu e bëri përshëndetje kryesore në mesin e pjesëtarëve të kësaj feje të pastër. Allahu e bëri selamin njërin nga obligimet që i ka muslimani karshi vllait të tij musliman. Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- na lajmroi se çelsi dhe shkaku kryesor i dashurisë vëllezërore është përhapja e selamit në mesin e tyre. Dha dashuria vëllezërore është një nga shkaqet e hyrjes së muslimanit në Xhenet.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

  1. Vlera e selamit, sepse selami është përshëndetje e bereqetshme që Allahu e caktoi mes robërve të Tij.
  2. Selami është urë lidhëse e dashurisë vëllezërore në mesin e muslimanëve.
  3. Dashuria vëllezërore shpie drejt Xhenetit të Allahut xhele ue ala.
  4. Pëlqehet përhapja dhe dhënia selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh nga mesi i muslimanëve.

Vazhdon …

AUTOR: RASHID IBN HUSEJN ABDULKERIM

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

[1] (Shënuan: Buhariu: 12 dhe Muslimi: 39).

[2] (Shënuan: Buhariu- 3/112(1239) 18/11(6235) dhe Muslimi – 2066).

0 9537

Kur fol me burrin tënd, fol me zë të ulët dhe të butë, dhe mos e rrit zërin ndaj burrit, qoftë ajo edhe gjatë problemeve!

Zgjate shikimin në sytë e burrit tënd dhe bëje atë të ndjen se ai është për ty çdo gjë në jetë!

Mos i ndëshko fëmijët me rrahje në prezencë të burrit në shtëpi. Kjo në sytë e tij të paraqet si të egër, pa mëshirë, edhe nëse fëmijët janë në gabim!

Zbukuroje fjalorin tënd me fjalë të ëmbla dhe përkëdhelëse për burrin tënd, si i dashuri im.. shpirti im.. dashuria e jetës sime.. dhurata e Allahut për mua, etj!

Përçoja përmallimin tënd për të dhe bëja me dije se sa mërzitesh për të kur mungon!

Nxite për në vepra të mira dhe jepi kurajo që gjithnjë të bën më tepër dhe më tepër nga gjërat e vështira. Kjo i ndihmon shumë të ecën përpara dhe të ndjen në vete se mundet ta realizon edhe të pamundurën nga ëndrrat e tij!

Shpreso tek Allahu shpërblim për dashurinë që e ndjen ndaj tij, dhe për përkujdesjen tënde, dhe për respektin tënd ndaj tij dhe për mundin tënd që e jep në shtëpi!

Mos i nxjerr fshehtësitë e shtëpisë nga zemra jote, dhe mos ia trego askujt, sado që e ke të afërt atë person. Ti nuk e di se çfarë të pret më vonë!

Sillu me të ashtu si do që ai të sillet me ty. Ruaje nderin e tij, dhe pasurin e tij, dhe mos i fol për burra të huaj, sepse kjo e ngushton dhe e bën të xhelozon!

Mos ia ul personalitetin e tij para të tjerëve, dhe mos ia ul vlerën e tij, dhe mos tento ta nënçmosh para familjarëve të tu, edhe nëse nuk është i përsosur në sytë e tu!

Lutu për të dhe për ty, që Allahu dashurinë tua shton, dhe të ju afron dhe të ju jep lumturi në dynja dhe ahiret!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2043

Lloji i parë: Ky lloj i njeriut jeton në dynja dhe nuk e di se çfarë dëshiron në jetë. Nuk di synimet t’i realizon dhe e tëra ajo që e synon është të posedon ushqim dhe pije të mjaftueshme, dhe edhe përskaj këtij fakti ankohet nga skamja!!

Lloji i dytë: Ky lloj i njeriut e di se çka donë, mirëpo nuk di se si të arrin deri te ajo që e donë dhe pret nga ndokush që ta merr për dore dhe ta udhëzon. Ky lloj i njerëzve janë në mjerim më të rënd se ai i pari!

Lloji i tretë: Ky lloj i njerëzve e dinë qëllimin e tyre dhe mjetet se si të arrijnë deri te realizimi i tij, mirëpo nuk kanë vetëbesim në mundësitë e tyre. I marrin hapat e parë për të realizuar diçka dhe nuk munden ta përfundojnë. E blejnë një libër po nuk e lexojnë.. dhe kështu gjithmonë, çdo herë që e marrin një hap drejt suksesit nuk e plotësojnë! Ky lloj i njerëzve janë në mjerim më të madh se sa dy llojet e para!

Lloji i katërt: Ky lloj i njerëzve e di se çka donë, dhe e dinë se si të arrijnë deri te ajo që e donë, dhe kanë besim në mundësitë e tyre, mirëpo ndikohen nga të tjerët! Çdo herë kur arrijnë ndonjë sukses, e respektojnë mendimin e të tjerëve që ju thonë: Kjo metodë nuk është e dobishme dhe duhet të veproni ndryshe!

Lloji i pestë: Ky lloj i njerëzve e di se çka donë, dhe e dinë se si të arrijnë deri te ajo që donë, dhe kanë besim në mundësitë e tyre, dhe nuk ndikohen nga fjalët e të tjerëve, përveç se pozitivisht, dhe arrijnë të realizojnë suksese materiale dhe në punë. Mirëpo pas suksesit i kaplon dembelia dhe e braktisin vazhdimin e suksesit!

Lloji i gjashtë: Ky lloj i njerëzve e dinë qëllimin e tyre dhe e dinë si të arrijnë deri në realizimin e tyre, dhe kanë vetëbesim, dhe i dëgjojnë mendimet e ndryshme të njerëzve, dhe pastaj i peshojnë mendimet dhe përfitojnë nga to, dhe nuk dobësohen para sfidave dhe vështirësive, dhe pasi që e japin tërë mundin e tyre dhe i marrin të gjitha sebepet, i mbështeten Allahut, dhe realizojnë sukses pas suksesit dhe nuk përfundojnë ambiciet e tyre me kaq, po ato shtohen vazhdimisht!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1262

Dijetari Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: “Ke hapur llogari në Facebook.. ke hapur llogari në Twitter.. ke hapur llogari në Instagram.. ke hapur llogari në Youtube.. ke hapur llogari WhatsApp.. dhe ke hapur llogari në shumë rrjete tjera sociale, mirëpo dije se ti vetvetes ia ke hapur derën e llogaritjes!

Mos e harro fjalën e Allahut: “Dhe Libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt”. Kef 49.

Pasha Allahun, ti do të llogaritësh para Allahut për të gjitha pjesëmarrjet e tua, dhe për të gjitha letrat dhe mesazhet e tua, dhe për të gjitha shikimet e tua! Madje pasha Allahun, sytë e tu do pyeten për atë çfarë e kanë parë, dhe veshët e tu për atë çfarë e kanë dëgjuar dhe dora jote për atë çfarë e ka shkruar!

Allahu thotë: “Ndalini ata, se do të pyeten”. Safat 24.

Mos shto hapjen e llogarive të ndryshme se pasha Allahun kjo nuk është kulturë, e as civilizim, e as përparim, po është marrje në pyetje dhe dhënie llogari!

Le të mjafton ajo që të bën dobi, dhe braktise atë që të dëmton, dhe mos e humb kohën në transferim prej në një llogarie në llogari tjetër!

Pasha Allahun ki me dhënë përgjegjësi!

Atë që e korrin trupat e tonë nga adhurimet e djegin gjuhët e tona me gjynahe.. heshtja është rruga e të devotshmëve, për këtë arsye thuaje të mirën ose hesht!

Mos u ndal nga pendimi edhe nëse përsëritet mëkati!!

A nuk i pastron çdo herë rrobat kur bëhen pis.. e njëjta është edhe me gjynahun. Çdo herë kur bën gjynah kërko falje tek Allahu!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1601

Të jetë fisnik; mos t’i len hapësirë që ajo të ndjehet se ai i jep përparësi gjërave materiale para lumturisë së saj!

Të jetë i edukuar; të flet me të në mënyrë sa më të mirë dhe më të përshtatshme për gjërat që e preokupojnë!

Të jetë i kuptueshëm; të jetë në gjendje që të kuptohet me të gjatë problemeve më serioze!

Të jetë i përgjegjshëm; ta bën të ndjehet se ai ka fuqi t’i bartë përgjegjësitë dhe se ai do të sakrifikohet për hir të saj!

Të jetë i qetë; të posedon shpirt të qetë që përçon tek ajo rehati dhe siguri, e jo pasiguri dhe dëshpërim!

Të jetë romantik; ta donë atë dhe të jetë i butë me të!

Të jetë i heshtur; të mos flet me askënd për problemet e tyre personale!

Dhe t’i frikohet Allahut në raportin e tij me të dhe kjo është ajo më e rëndësishmja!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË