Arhiva DitoreJun 15, 2015

0 1820
  1. Cili pejgamber e kuptonte të folurit e shpezëve?

– 1. Sulejmani, alejhi selam (e saktë) 2. Davudi, alejhi selam 3. Muhamedi, alejhi selam.

  1. Në çfarë gjendje vdiq Davudi, alejhi selam?

– 1. Në gjumë 2. Në sexhde (e saktë) 3. Në ruku.

  1. Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

(Atij i tha): “Bjeri me këmbën tënde (Tokës)! Ja, ky është një burim i ujit të ftohtë për larje dhe pirje!”, kush është për qëllim në këtë ajet?

– 1. Jusufi, alejhi selam 2. Junusi, alejhi selam 3. Ejubi, alejhi selam (e saktë).

  1. Si quhej nëna e Usame ibn Zejdit?

– Umme Ejmen, vajza e Tha’lebes.

  1. Cila ishte sahabikja e cila ia mësoi nënës së besimtarëve Hafsës shkrimin dhe leximin?

– Shifaja,vajza e Harithit.

  1. Në kohën e cilit halif ndodhi beteja e Kadisijes?

– 1. Ebu Bekr es Sidikut 2. Omer ibn Hatabit (e saktë) 3. Othman ibn Afanit

  1. Si quhej vëllai i Halid ibn Velidit i cili e pranoi Islami para tij?

– Velid Ibn Velid.

  1. Kush ishte gruaja e parë e cila bëri hixhret nga Mekeja për në Medine ?

– Umu Kulthumi, vajza e Ukbes.

  1. Kush ishte burri i Esmës, vajzës së Ebu Bekrit?

– Zubejr ibn Auami.

  1. Kush vdiq i pari nga muhaxhirët në Medine?

– Uthman ibn Medh’un.

  1. Sharja e muslimanit në Islam llogaritet?

– 1. Gjë e urrejtur 2. Kufër (dalje nga Islami) 3. Mëkat(e saktë)

  1. Si quhej gruaja e Lutit, alejhi selam?

– Vaile.

  1. Kush ishte shkaktari kryesor i fitnes në kohën (hilafetin) e Othman Ibn Afanit?

– Ibn Sebe.

  1. Për cilin tha pejgamberi, alejhi selam: Sa njeri mirë është ai sikur të falte edhe namaz nate, kush është ai?

– 1. Abdullah Ibn Mes’udi 2. Abdullah Ibn Abasi 3. Abdullah Ibn Omeri (e saktë).

  1. Cila është dita e shpërblimit për muslimanët në këtë botë?

– 1. Dita e Xhumasë 2. Dita e Ashurës 3. Dita e Fitër Bajramit (e saktë).

  1. Kush ishte i pari i cili shkruajti në lëminë e hadithit?

– 1. Zuhriu (e saktë) 2. Muslimi 3. Buhariu

  1. Kush ishte i pari i cili shkruajti në lëminë e fikhut islam si dhe rënditi çështjet e fikhut në kapituj?

– Imam Ebu Hanifja.

  1. Kush është njeriu më i turpshëm i këtij umeti ?

– Othman ibn Afani.

  1. Kush ishte komentatori më i njohur i Kur’anit në kohën e hulefai rrashidinëve?
  2. Abdullah ibn Omeri 2. Abdullah Ibn Mes’udi 3. Abdullah ibn Abasi (e saktë).
  3. Kush e pranoi i pari islamin prej banorëve të Medines?

– 1. Sa’d ibn Zurare (e saktë) 2. Sa’d ibn ebi Uekasi 3. Seid ibn Musejib

  1. Sa vjeç kishte Muhamedi, alejhi selam, kur vdiq nëna e tij?

– 1. Tetë vjeç 2. Katër vjeç 3. Gjashtë vjeç (e saktë)

Autor: Muhamed ibn Muhajfudh

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1358

Me një takim me gazetarët, një biznesmen i njohur nga Emiratet e Bashkuara, u pyet se cila është situatë më e çuditshme që e ka përjetuar në jetë?!

U përgjigj: Një natë prej netëve, isha i mërzitur dhe vendosa të shëtis në ajër të pastër! Duke ecur nëpër lagje, kalova afër një xhamie të hapur, dhe thash në vetvete pse nuk hy brenda dhe i fali dy rekate?!

Hyra në xhami, dhe kur e shoh brenda kishte qenë një njeri, i cili ishte drejtuar kah Kibleja dhe i kishte ngritur duart e tij, i përulur dhe në heshtje dhe me bindje të thellë i lutej Zotit të tij. Nga mënyra e lutjes së tij e vërejta se është nevojtar dhe i thash: E pash se u luteshe dhe ishe i përulur në lutjen tënde si të ishe nevojtar.. çfarë të mundon?!

Kam borxhe që më mundojnë dhe më mërzisin! I thash sa janë ato?? Mu përgjigj: Katër mijë dirhem!! I nxora katër mijë dirhem dhe ia dhashë! U gëzua tepër dhe më falënderoi dhe u lut për mua.

Pastaj e mora kartelën ku në të gjendej numri im i celularit dhe adresa e kancelarisë sime, dhe i thash merre këtë kartelë, dhe sa herë që ke problem, mos hezito në vizitën time apo të më thërrasësh në celular! Sinqerisht mendova se do të gëzohet nga këto fjalë, por u habita nga përgjigja e tij! A e dini se çfarë mu përgjigj ky burrë?!

Më tha: Vëllai im, Allahu të shpërbleftë me të mira! Unë nuk kam nevojë për këtë kartelë! Çdo herë kur kam nevojë apo brengë, do t’i fal dy rekate për hir të Allahut, dhe do t’i ngriti duart e mia dhe do të kërkoj nga Ai, dhe Allahu do të ma lehtëson gjendjen time ashtu si ma lehtësoi kësaj radhe!!

Thash në vete, ky rast ma rikujtoi hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Sikur t’iu kishit mbështetur Allahut ashtu siç duhet, do ju kishte furnizuar, ashtu siç i furnizon shpezët. Dalin në mëngjes të uritura dhe kthehen në mbrëmje të ngopura.”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1853

A e di se nëna e burrit tënd, është çelës nga çelësat e lumturisë bashkëshortore?!

Merri këto këshilla se si të sillesh me nënën e burrit tënd, dhe me këtë të fitosh një nga çelësat e lumturisë tënde bashkëshortore:

  1. Largoju ankesave drejtuar burrit tënd për atë që e vepron nëna e vet:

Ngase kjo është shumë e rëndë për burrin, dhe ai bie në një pozitë shumë të keqe mes dy palëve të rëndësishme në jetën e tij, nënën dhe gruan e vet. Për këtë arsye, kujdesu që ai të dëgjon çdo gjë që e buzëqesh dhe nxit lumturi në shpirtin e tij, dhe ia pakëson lodhjet dhe mundimet, kurse ankesa ka mundësi të jep rezultate jo të lavdëruara!

  1. Fol për vjehrrën tënde mirë:

Pa marrë parasysh para saj apo larg saj, para burrit të saj apo familjes së saj, apo edhe të huajve, ngase kështu e ndjen vjehrra se kjo grua e donë me të vërtetë dhe me sinqeritet.

  1. Të vizituarit e saj dhe interesimi për gjendjen e saj:

Nëse ajo banon në shtëpi tjetër, atëherë vizitoje dhe interesohu për gjendjen e saj. Kjo është respekt dhe nder i madh për të, dhe kjo do të afron më tepër tek ajo, madje të bëhesh edhe më e dashur se bijat e saj.

  1. Respektoje lidhjen e veçantë mes burrit tënd dhe nënës së vet:

Kjo do të thotë leji asaj hapësirë me burrin tënd, nëse burri jot i flet diçka nënës së tij në vesh apo e kundërta, mos u lodh që ta dish se çka i tha asaj. Nga sjellja e mirë dhe respekti, është ta kuptosh se ajo çështje ty nuk të intereson!

  1. Mbjell në shpirtrat e fëmijëve tuaj dashurinë ndaj gjyshes dhe gjyshit të tyre:

Mësoi ata që ta respektojnë vjehrrën tënde dhe të sillen mirë me të. T’i ndihmojnë nëse ka nevojë për ndihmë, t’i japin dhurata dhe gjëra tjera që aludojnë në respekt të veçantë ndaj saj!!

  1. Jepi përparësi kërkesave të vjehrrës tënde:

Vjehrra e jote është grua e moshuar, ka qëndruar zgjuar dhe është lodhur dhe ka dhënë shumë për fëmijët e saj. Për këtë arsye, e patjetërsueshme është të ndjesh se nevojat dhe kërkesat e saj janë primare për tu realizuar.

  1. Takoje vjehrrën tënde e buzëqeshur dhe me buzëqeshje të sinqertë:

Buzëqeshja ka ndikim magjik, dhe ajo mbjell dashuri në zemër, dhe i largon problemet dhe mospajtimet mes veti.

Gruaja e vetëdijshme mundet të mëson shumë nga vjehrra e saj, nëse e përmison sjelljen e vet. Mirëpo nëse sillet keq me të, do ta humb rehatinë e saj dhe ardhmërinë e saj. Islami na urdhëron që ta respektojmë të madhin.

Dhe në fund, rikujto se sa herë që imani jot është i thellë dhe i sinqertë, edhe sjellja e jote me nënën e burrit tënd do të jetë më e mirë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1595

Një ditë nga ditët një dijetar ishte ulur me një grup njerëzish. Në mexhlis u paraqitëm shumë tema, e ndër to, disa nga të pranishmit e paraqitën edhe temën e martesës dhe grave.

Njëri nga ta tha:

Gruaja është si këpuca.. burri mundet ta ndërron dhe ta zëvendëson, derisa ta gjen numrin e përshtatshëm për të!!

Të pranishmit të habitur nga fjalët e tij, shikuan kah dijetari dhe i thanë: Cili është mendimi i juaj për këto fjalë?!

U përgjigj: Atë që e tha vëllai jonë është e vërtetë plotësisht! Gruaja i përngjan këpucës në sytë e atij që veten e sheh si këmbë, dhe ajo është kurorë në sytë e atij që e sheh veten si kokë!

Mos e qortoni atë që flet, po shikoni se si e sheh ai vetveten fillimisht!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2988
  1. Lëmosha është një prej veprave më të çmuara dhe më të pastra, që shpreson i vdekuri besimtarë po të kthehej në dynja e të jep lëmoshë “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshën dhe do të bëhesha ndër të mirët!”.
  2. Njerëzit më të bekuar në pasuritë e tyre, janë ata të cilët japin më shumë lëmoshë, në hadith është thënë: “Nuk ka lëmoshë që ka pakuar pasuri”. Apo në hadithin Kudsij: “O biri i Ademit shpenzo (jep lëmoshë), Unë shpenzoj në ty”.
  3. Lëmosha e dhënë me vetëdëshirë është shenjë e besimit, ndërsa lëmosha e dhënë me padëshirë është shenjë e hipokrizisë, Allahu për hipokritët thotë: “dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria) veç se në mënyrë të urryer”.
  4. Lëmosha largon padrejtësinë e zullumqarit. Është vërtetuar që Nehaiu ka thënë: “(të parët) Ishin të mendimit se njeriut që i është bërë dëm, nëse jep diç si lëmoshë, largohet prej tij (dëmi)”. Pra, është një shkak i cili është anashkaluar, për të cilin ka aluduar edhe vetë Kurani.
  5. Lëmosha e ndihmon të shtypurin kundrejt zullumqarit, e largon vuajtjen e tij dhe pakëson ndikimin e dëmit “Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t”i ndihmojë”.
  6. Kur i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, shihte dikë të vrerosur, i skuqej fytyra, dhe nxiste në dhënie të lëmoshës. Është vërtetuar se disa njerëz këmbëzbathur e me tesha të shqyera, erdhën tek i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, ai doli, hipi në minber dhe nxiti njerëzit në dhënie të lëmoshës.
  7. Allahu thotë: “Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim”. Prej shkaqeve të dënimit dhe shkatërrimit të shoqërive është braktisja e lëmoshës kur është nevoja për të.
  8. Allahu nuk e tërheq dhuntinë e Tij ndaj robit falënderues, prej falënderimeve më të mëdha është shpenzimi (lëmosha) dhe prej veprave më madhështore, dhurimi i ushqimit në kohë të urisë, “ose me ushqyer, kur bredh uria”.
  9. Njeriu i cili mundohet në shpenzimin e tij, e pastaj bie në dorën e atij që ai nuk është i kënaqur me të, shpërblimin e ka të plotë. Në hadith të vërtetë përmendet që një njeri është shpërblyer për lëmoshën e tij që kishte rënë në dorën e një të pasuri, një vjedhësi dhe lavires.
  10. Është bërë i njohur hadithi “Shëroni të sëmurit tuaj me lëmoshë”, nuk është hadith i vërtetë, e transmeton Bejhakiu dhe të tjerë nga transmetime të dobëta. Kuptim i këtij hadithi është i vërtetë, por nuk është e vërtetë si fjalë e të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem.

Autor: Shejh AbdulAzizi Et Tarifi

https://www.facebook.com/AbdulazizEtTarifi

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1120

Një i ri i bashkon gjunjët e tij që mos e prek pa qëllim vajzën e cila është e ulur në anën tjetër të tij!

Një i ri në autobus ngritët nga vendi i tij që të ulet një vajzë nga frika se do të bie në situatë të ngushtë!

Një i ri nuk i ndjek vajzat e njerëzve nëpër rrugë me qëllim që mos t’ia ndjekin të tjerët motrën e tij apo gruan e tij!

Një i ri ecën dhe para e tij e ka një femër, dhe e tejkalon atë, deri sa të jetë i sigurt se ai nuk shikon në të!

Për burrërinë ju flas!!

Për këtë djalë të ri thonë se është i turpshëm, por jo, ai në fakt është burrë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË