Arhiva DitoreJun 16, 2015

0 1630

Sa mirë që është për një femër të jetë mbretëreshë, me një kohë kur janë shtuar robëreshat!

Dhe të jetë e shtrenjtë, me një kohë kur vajzat janë bërë të lira!

Dhe të jetë e turpshme, me një kohë ku turpi ka humbur!

Dhe të posedon zemër të gjallë, nga e cila burojnë dashuria dhe pastërtia, e të mos jetë zemra e saj e lirë, që e posedon kush të mundet dhe të donë!

Dhe të jetë si trëndafili, i cili e përhap erën e saj të dëlirësisë dhe turpit, dhe të mos jetë si lulet e tjera!

Dhe të jetë e pastër dhe e ndershme, me një kohë ku ka humbur nderi dhe pastërtia!

Dhe të jetë e kapur për fe, me një kohë ku haramet janë shtuar, dhe të kapesh për fe është si ta mbash një gacë në dorën tënde!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 2064

Një ditë nga ditët, një njeri i ndershëm i cili banonte përballë xhamisë, e shprehu dëshirën ta gostit në dark çdo njeri që e kishte pas falur namazin e jacisë me xhemat në xhami! Pasi që imami dha selam dhe e përfundoi namazin, ky njeri u ngut të del nga xhamia dhe të shkon në shtëpi, kurse të birin e kishte pas porosit që ta pret çdo njërin që e kishte pas falur namazin dhe t’i tubon para shtëpisë!

I biri u ndal para xhamisë dhe çdo njërin që dilte nga xhamia e pyeste vetëm se një pyetje?! Kush i përgjigjej saktë, i thoshte qëndro afër shtëpisë, kurse ata që nuk përgjigjeshin drejtë, u thoshte ta vazhdojnë rrugën. Prindi kur del nga shtëpia, mbetet i habitur se shumë pak njerëz, dhe i thotë të birit se ku janë të tjerët?! I biri i përgjigjet: Babai im, vetëm se këta e falin namazin me ne!

Prindi i thotë: Po xhamia ishte plotë?!

I biri i tha: Babai im, e pyeta çdo njërin që doli nga xhamia se imami çfarë lexoi në reqatin e parë?! Dhe vetëm se këta ma dhanë përgjigjen e saktë!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

0 1710

A dëshiron t’ju tregoj për adhurimin më të madh, të cilin i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, e bënte në çdo situatë. Më këtë adhurim Allahu i urdhëron besimtarët pas namazit, pas agjërimit, pas Haxhxhit, gjatë luftës, para dhe pas gjumit.

Për këtë adhurim nuk ka nevojë të kthehesh në drejtim të Kiblës, nuk këkrkohet veshje e veçantë, nuk ka nevojë të formohet xhemat për të, nuk ka nevojë të udhëtohet, nuk ka nevojë për shpenzim të hollave. Këtë adhurim ka mundësi ta kryej i rrituri dhe fëmija, i pasuri dhe i varfri, mashkulli dhe femra, dijetari dhe ai që ska shumë dituri, ai që ka ndonjë angazhim dhe ai që ska.

Për këtë adhurim Allahu, subhanehu ue teala, i lavdëron të mirët dhe të mirat duke thënë: “…përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (El Ahzab, 35)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: A dëshironi t’ju tregoj për veprat tuaja më të mira, për ato që janë më të pastërta te Sunduesi juaj, që i lartësojnë gradat tuaja, që janë më të vlefshme se shpenzimi i arit dhe argjendit, që janë më të mira se goditja e armikut me shpatë dhe anasjelltas. Thanë: gjithsesi o i Dërguari i Allahut. Tha: Përmendja e Allahut.

Muadh ibën Xhebeli, radijallahu anhu, ka thënë: Asgjë si përmendja e Allahut nuk shpëton nga dënimi i Allahut.

Ebu Hurejreja, radijallahu anhu, brenda ditës dhe natës dymbëdhjetë mijë herë thoshte: Subhanallah. Thoshte me këtë tesbih e liroj vetën nga zjarri.

Prej përmendjes më me vlerë është leximi i Ajetul Kursi pas namazeve të obliguar. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Atë që pas namazeve obligim e lexon Ajetul Kursinë nga hyrja në xhenet nuk e ndan asgjë përveç vdekjes.

Ai gjithashtu ka thënë: Çdokush që merr abdest në mënyrë të plotë dhe pastaj thotë: Eshhedu en la ilahe il-lallah ve enne Muhammeden abdullahi ve resuluhu, i hapen tetë dyert e xhenetit dhe hyn nga cila do.

Përmende Allahun në çdo situatë, po, ndoshta nuk da ta falësh namazin e natës, nuk do të agjërosh vullnetarisht, nuk do të japësh lëmosh, por mos u trego i shkujdesur ndaj përmendjes së Allahut. Përmendja e Tij nuk kërkon mund të posaçëm. I Lartësuari thotë: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (El Bekare, 152)

Përktheu: Mr. Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 2319
  1. Gjatë hyrjes në shtëpi fillo me selam!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Betohem në Zotin se nuk do të hyni në Xhenet pa mos besuar, nuk do të besoni plotësisht pa mos e dashur njëri-tjetrin. Doni t’ju tregoj diçka që nëse e bëni do ta doni njëri-tjetrin?! – Shpërndajeni selamin në mesin tuaj!”.

  1. Buzëqeshi në fytyrën e saj!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd musliman është sadaka”.

Po si do të jetë kur buzëqeshësh në fytyrën e gruas tënde?!!

  1. Pastroje gojën gjatë hyrjes në shtëpi me misvak!

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur hynte në shtëpi fillonte me përdorimin e misvakut.

  1. Thirre me emër të veçantë dhe përkëdhelës!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e thërriste Aishen, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, me emër përkëdhelës Aish.

  1. Lavdëroje atë nëse e bën një vepër që e meriton të lavdërohet!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as Allahun”.

  1. Zbukurohu për të!

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: Unë kam dëshirë që të zbukurohem për gruan time ashtu si kam dëshirë që ajo të zbukurohet për mua!!

  1. Jepi dhurata nganjëherë!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dhuroni njëri-tjetrit dhurata që të duheni”.

  1. Ndihmoji në punët e shtëpisë!

E pyetën Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me të, se çfarë bënte Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në shtëpi dhe ajo tha: ”Ai ishte njeri si të gjithë njerëzit. Ai i bënte vetë punët e tij; qepte rrobat, milte bagëtitë”.

  1. Arsyetoje për disa mangësi të saj!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtari nuk e urren besimtaren. Nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, mund t’i pëlqejë një tjetër sjellje”.

  1. Sillu mirë me gruan dhe loz me të!

Që nënkupton të përkujdesesh për të dhe mos ta lëndosh apo ta dëmtosh!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË