Arhiva DitoreJun 26, 2015

0 2356

MARDHËNIET INTIME GJATË DITËS SË RAMAZANIT DHE OBLIGUESHMËRIA E SHPAGIMIT PËR ATË DITË

” Juve u lejohet që gjatë netëve të agjërimit t’i afroheni bashkëshorteve tuaja. Ato janë petku i juaj, e ju jeni petku i tyne. Allahu e di mirë se ju nuk mund të duroheni, e keni tradhëtuar veten, e Allahu u ka pranuar pendimin tuaj dhe u ka falur gabimin. Prandaj, u lejohet kontakti me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini deri në mëngjes (deri në imsak) deri sa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi, pastaj plotësonie agjërimin deri në muzg, (deri në perëndim të diellit). Mos ju afrohuni atyre gjatë kohës, kur gjeneni në itikafë në xhami! Këta janë kufijt e Allahut; pra mos ju afrohuni atyre! Kështu pra, Allahu ua shpjegon njerëzve dispozitat e veta, që të ruhen e të mos bëjnë punë të ndaluara.” (El Bekare: 187).

Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- në muajin e Ramazanit dhe i tha: O i Dërguari i Allahut unë jam shkatërruar. I Dërguari i Allahut e pyeti: “Çfarë të ka shkatërruar?” Tha: Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time në Ramazan duke qenë agjërueshëm.”  I Dërguari i All-llahut i tha: “A ke mundësi që t’i agjërosh dy muaj radhazi?” Tha: “Jo.” I tha: “A ke mundësi t’ i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: “Jo.” Atëherë u ul i Dërguari i All-llahut dhe i dhuruan një enë me hurma. Pejgamberi ia dha atij enën me hurma dhe i tha: ” Dhuroje këtë sadaka.” Njeriu i tha: “A ka në mes dy kodrave (të Medines) familje më të nevojshme dhe më të varfër se familja ime?” I Dërguari i All-llahut,- salallahu alejhi ue selem!,- qeshi sa që iu dukën dhëmballët dhe tha: “Shko dhe ushqeje familjen tënde me këto hurma.”

(Shënuan: Muslimi: 1111, Buhariu: 1936, Tirmidhiu: 724, Ebu Davudi: 2390,2392 dhe Ibn Maxhe: 1271).

AUTOR: MUHAMED AHMED EL ADEUI

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

0 1095

“Por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë.” (Hashr: 9)

Ky ajet ka zbritur në lidhje me Talha ibn Ubejdullah dhe gruan e tij. Erdhi një njeri i uritur tek pejgamberi, alejhi selam. Pejgamberi tha: “Allahu e mëshiroftë atë i cili i bën konak sonte këtij musafiri të uritur.” U ngrit Talha dhe tha: “Unë do i bëjë konak o i Dërguar i Allahut.” Me vrap shkoi lajmëroi gruan e tij për musafirin.

Gruja e tij tha: “Mirë se vjen musafiri i Muhamedit, alejhi selam, mirëpo nuk kemi ushqim të mjaftushëm, pos ushqimit që ia kam përgatitur fëmijëve tanë.”

Talha i tha: “Vëndoi fëmija në gjum, mashtroi disi deri sa t’i nxen gjumi,e ushqimin e fëmijëve ia servojmë musafirit.”

Ashtu veproi gruaja e Talhas. Erdhi musafiri, mirëpo Talha e fiku llambën e cila bënte dritë në mënyrë që musafiri mos të ndihet keq. Ia servuan ushqimin e fêmijëve dhe musafiri filloj ngrënien e ushqimit dhe këta morën disa pjata pa ushqim dhe bënin kinse edhe ata po hanin ushqim me të.

Pas pak musafiri i lodhur ra të fjen dhe të nesërmen morri rrugëtimin për ku ishte nisur.

Muhamedi, alejhi selam, e thirri Talhan e i tha: “Çfarë ke bërë mbrëmë?! Allahu zbriti ajet prej shtatë kat qiejve dhe Allahu buzëqeshi me atë çfarë keni bërë ti dhe gruaja yte.”

Talha ia rrëfeu gjithë ngjarjen e mbrëmshme. E pejgamberi, alejhi selam, e lajmroi se Allahu zbriti ajet për ju special. Talha u emociona i dolën lotët dhe me vrap shkoi tek gruaja e tij e lajmroi pêr këtë përgëzim prej shtatë katë qiejve nga Allahu xhele ue ala.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1255

Disi i hutuar nga ndjenjat e përjetuar më parë, ecja rrugës sime, por as vetë s’dija kah më shpien këmbët. Jo veç që unë ndihesha i lumtur, por edhe sytë e mi kënaqeshin në këtë bukuri të rrallë. Ngado që shkoja, pajtohesha, ngase e dija se jashtë kornizave të këtij kopshti s’do të dalë. Isha brenda në të dhe e ndieja sikur në brendinë time është i njëjti kopsht gëzimesh.

I isha afruar një luleje ku këmba ime ishte ndeshur me trupin e saj. Ajo dukej si të ishte e turpëruar ku koka e saj ishte fshehur pas fletëve të saj. E unë, me të kapur në dorë, prej saj e mora këtë porosi: Xhabiri ka thënë: “Nëse agjëron, atëherë le të agjërojë veshi yt, syri yt dhe gjuha jote nga gënjeshtra dhe mëkatet. Largoja mundimet shërbëtorit dhe të kesh durim e qetësi në ditën e agjërimit tënd dhe mos e bën të njëjtë ditën e agjërimit me ditën e mosagjërimit tënd.”

E madhe është madhëria e Atij i Cili e obligoi këtë muaj me agjërim, doli nga gjuha, pas leximit të kësaj luleje. Kur tërë qenien e vet, njeriu e përfshinë në adhurime, pritet që brendia e tij të pastrohet dhe veç vepra të pastra pritet të rezultojnë prej tij. Dihet se fjala që dhemb, shëron, e zemra që vuan, shpëton. Aty ku përpjekja është e madhe për mirësi, s’ka kohë të lirë që të humbet dhe aty kur shfrytëzohet sasia e vogël me masë, mbahet konsideratë për të madhën. Ai i cili e ka ndier skamjen në ushqim, do të bëhet i mëshirshëm ndaj skamnorëve në bollëk.

M’u kujtua një thënie që kisha lexuar më herët, se aty ku përmendja e Zotit qëndron në gjuhë, pafundësia bëhet qëllimi i tij. Për këtë, sa jep njeriu për në rrugën e Tij, Ai i jep këtij qetësi dhe rahati në rrugën e tij. Mrekulli fshihet në jetë, ngase e padukshmja ka vlerë më tepër se sa e dukshmja, ky është fakt se banorëve të Parajsës, shpërblimi më i madh i cili u jepet atyre është largimi i perdes për ta parë Zotin. Ndaj, lehtë hidhet një shikim, vështirë harrohet ajo që është parë, për këtë, zemrës jepi çka duhet, jo çka donë ajo. Sepse sa më shumë e ruajmë shikimin, aq më e qetë është zemra, dhe sa më tepër heshtim, aq më e lehtë është gjuha.

Kur u kthjella nga kjo, vërejta se gishti tregues e fërkonte syrin, një flladitje shpirtërore e kishte përfshirë zemrën nga ky notim në këtë thënie. Ishte qetësuar dukshëm saqë erën të cilën e lëshonte lulja që ta nuhas më dukej se ishte shkrirë në mendimet që më rrodhën në mendje nga kjo lule, dhe të dyja së bashku jetonin në kënaqësitë që i jepte besimi në to. Sa e ëmbël jeta me besim, pëshpërita në vete, dhe, duke dashur ta vazhdojë ecjen time në kopsht, së bashku me lulen e lëshova edhe këtë thënie të moçme, të cilën më herët e kisha dëgjuar nga të mençurit e hershëm, si e shfrytëzojmë kohën, e kemi mendimin, e si e kemi mendimin, e kemi edhe jetën!

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË