Arhiva DitoreJun 27, 2015

0 2434
  1. O agjërues: Shprehi lëvdatat për vëllezërit publikisht, kurse vërejtjet privatisht.
  2. O agjërues: Nuk ka shumë rëndësi se ku ke arritur në leximin e Kur’anit. E gjithë çështja është se deri ku ka arritur Kur’ani në zemrën tënde.”
  3. O agjëreues: Ruaje dëgjimin tënd nga muzika dhe përgojimi.
  4. O agjërues: Ruaje shikimin tënd nga gjërat e ndaluara.
  5. O agjërues: Ruaje gjuhën tënde nga gënjeshtra dhe shpifja.
  6. O agjërues: Sillu mirë me atë që gabon duke bërë shaka me ty.
  7. O agjërues: Ji i saktë në terminet e tua me vëllezërit muslimanë dhe familjarët e tu.
  8. O agjërues: Mos u bë arrogant.
  9. O agjërues: Qëndro larg unit, vetëpëlqimit, hasedit dhe indiviualitetit.
  10. O agjërues: Ji i gatshëm t’u ofrosh ndihmë të tjerëve.
  11. O agjërues: Mos u bën prej atyre që qeshin pa arsye.
  12. O agjërues: Mos i nënvlerëso njerëzit kur tê jipet rasti t’i këshillosh ata.
  13. O agjërues: Mos nxjerr nga goja yte premtime të rreme apo të gabuara.
  14. O agjërues: Mos u bë prej atyre që tallen dhe i përqeshin njerëzit.
  15. O agjërues: Pranoji arsyetimet e vëllait tënd musliman me zemërgjerësi.
  16. O agjërues: Para se të vendosësh ta kundërshtosh vëllain tënd musliman, zgjedhe një metodë të butë dhe efektive.
  17. O agjërues: Mos e xhelozo njeriun bamirës, por duaje dhe përkrahe atë.
  18. O agjërues: Mos i le përshtypje njerëzve se ti çdoherë ke dëshirë tê kundërshtosh apo të tregohesh më i ditur se ata.
  19. O agjërues: Përkrahi të tjerët dhe lavdëroji idetë e tyre të shëndosha .
  20. O agjërues: Fol fjalë të mira dhe buzqeshu kur takohesh me vëllezërit gjatë këtij muaji të bekuar Ramazan.

Burimi: albislam.com

0 1488

Kështu, pasi e lashë dijen të marrë nga dija, iu qasa kërkimit të asaj të cilën e njihja, por që s’mundesha të ngopesha. Njeriu si qenie, ashtu siç ka nevojë për ushqim të trupit, po ashtu, është i nevojshëm edhe për ushqim të shpirtit. Madje, ushqimi më i mirë i shpirtit është t’i largohesh ushqimit dhe këtë ta kompensosh me mbushjen e shpirtit me bindje ndaj Zotit.

E në këtë çast, duke medituar për shpirtin e syrit, se cili është ushqimi i tij që e kënaq atë, lulja e radhës më mbylli gojën. Nuk më la hapësirë, as ta vazhdojë meditimin, e as t’i japë vetes përgjigje në lidhje me këtë, por tërë këtë e bëri ajo. Ajo më dha përgjigjen me këtë thënie: Abdullah ibën Omeri ka thënë: “Sikur tërë jetën të agjërojë, tërë netët t’i kalojë në adhurim, tërë pasurinë ta shpenzojë në rrugë të Zotit, nga të gjitha këto nuk do të kem kurrfarë dobie, nëse nuk ndiej dashuri ndaj njerëzve që i binden Zotit dhe nuk i urrej ata që e kundërshtojnë Atë.”

Vërtet, një dashuri që s’lind nga dhimbja, ajo edhe nuk dhemb nga ndarja. Njeriu me nijet të mirë, edhe nëse kryen vepra të pakta, mund që të marrë shpërblime të mëdha. Ngase aty ku qëllimi depërton nga thellësitë e zemrës, lindin kënaqësitë të cilat i japin harmoni dhe qetësi shpirtit të njeriut dhe e orientojnë atë në kopshtet e Parajsës në këtë botë. Për këtë thuhet se, lidhja e besimit i afron dy trupa, zemrat e të cilëve synojnë një qëllim. Dhe se me nisjen në rrugën e lumturisë, sprovat jo vetëm që të forcojnë në të, por edhe të pastrojnë nga e kaluara jote.

E në rastin me agjërimin, uria dhe etja, i ngjajnë një druri i cili jep fryte të shumta, por që shijen e tyre e kupton vetëm ai i cili i ka shijuar ato, kurse në agjërim, freskinë që e jep ai, e di vetëm ai që është agjërues. Njeriu në jetën e tij duhet të shoqërohet me dikë që ia zbukuron jetën dhe të jetë një kandil që ndriçon në jetën e shoqëruesit. Sepse vetmia që dhemb është kur të gjendesh në mesin e të tjerëve, e veten e konsideron të lënë pas dore. Duhet një nxitje nga brenda ta shtyjë njeriun në qëllimin e tij, se më mirë të synojmë tepër e të arrijmë pak, se sa të synojmë pak, e të mos arrijmë asgjë. Sepse sinqeriteti në vepër është kusht që ajo të pranohet, kurse qëllimi i pastër është kusht të fitohet shpërblimi i madh edhe nëse kryhet vepër e vogël. Drejt dijes duhet vepër, kurse drejt veprës duhet dije e dobishme, e njeriun, aq kohë sa dija nuk e nxit në vepër, aq kohë ai është i privuar nga kënaqësia e dijes.

Të bëhemi jashtë të atillë ç’kemi në brendi, pasqyra më e mirë është njeriu për veten, aq sa e kontrollon në vepra, aq është i ruajtur nga rrëshqitja… E vërejta se më s’kisha kohë më tepër, ndaj dije se jeta merr kuptim kur e kahëzon në qëllimin për të cilin jeton.

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË