Arhiva DitoreJun 28, 2015

0 1955

Nga:Sejf AbdulFetah

Shqiperoi:Eduart Thartori

Njeriu dijetar, studiues shkencor, educator dhe shembull frymëzues për mirë i shoqëqrisë. A mund të qëndrojë shoqëria pa njerëz të tillë që e frymëzojnë? A mund të prodhojë vlera ajo shoqëri, nëse dijetarëve nuk u jep vlerën që u takon? Po nëse i lufton ata? I përndjek e i maltreton? Madje ka patur raste kur janë eleminuar fizikisht apo moralisht. A mundet të jetë e drejtë ai pushtet që i përndjek ata? Një pushtet i tillë nuk mund të jetë i drejtë, patjetër duhet të jetë diktaturë, zaptues ndaj cdo gjëje. Fillimisht zaptues ndaj mendimit dhe vlerave, ndaj besimit, dhe ndaj cdo vlere tjetër të kombit. Ish diktatori Hosni Mubarak, nuk do të guxonte kurrë të përndiqte Dr. Jusuf el Kardavin dhe as dy dijetarët e tjerë, Shejhun Hasen al Shafii, dhe Muhamed Amare. Edhe pse dihet kush ka qenë Mubarak.

Këta tre dijetarë (Kardavi, Shafii, Amare) janë simbolet e Umetit Musliman sot. Ata gëzojnë respekt të vecantë nga njerëzit e dijes, dhe ambjentet shkencore të Islamit. Kardavi konsiderohet sot, si dijetari më eminent i botës Islame, sipas mendimit të shumicës së Dijetarëve muslimanë në botë. Madje ka shumë personalitete të shkencës Islame që krenohen se kanë qenë nxënësit e tij, e që i kanë puthur duart e këtij eruditi. Sepse konsiderohet si një dijetar i thelluar në dituri deri në gradën e Ixhtihadit, (Pavarësisë shkencore), me gjithë sukseset e tij në shkenca dhe pse jo edhe gabimet njerëzore në këto fusha. Por edhe si një dijetar trim që ka folur hapur dhe qartë për cështjet më të nxehta të Umetit Musliman. Ka ngritur zërin e tij për Jeruzalemin, dhe Xhaminë Aksa, i ka dalë në mbrojtje muslimanëve të përndjekur në të gjithë botën. Ka mbështetur të gjitha revolucionet e pranverës arabe.. Nga ana tjetër, dr Hasan Shafii, duke qenë presidenti i Kompleksit të Gjuhës arabe në Kairo, Dijetari i spikatur i filozofisë në të gjithë botën Islame, ai ka qenë gjithashtu edhe luftëtari i paepur për të drejtat dhe ka sakrifikuar shumë në jetën e tij për të vërtetën. Dr. Muhamed Amare është mendimtar i shquar i Islamit, i cili mbajti mbi shpinën e tij projektin gjigand të ringjalljes Islame dhe përhapjes së tij. Ka qenë ai që i ka dhënë përgjigje shumë ekstremistëve laicistë, por jo vetëm atyre. Ai u ka bërë ballë me diturinë e tij edhe shumë ekstremistëve në vetë rradhët e muslimanëve. Ishte ai që përhapte vlerat Islame përballë antivlerave që importoheshin nga Perëndimit. Ai i ka barë ballë edhe misioneve kishtare që vinin për të konvertuar muslimanët e Egjiptit. E gjitha kjo në një kohë kur shumë prej njerëzve me petkun e fesë, heshtën. Kur shumë burra, nuk u treguan burra. Këta personalitete, e cfarë mund tu bëjnë atyre njerëzit ordinerë të pushtetit. Edhe pse sot është kohë ordinerësh.. E cfarë mund të cënojnë ata në vlerat e tyre? Duke qenë se janë këta dijetarë fanarët ndricues të Ez`herit (Universiteti më i vjetër dhe më me peshë i botës Islame) . Janë liderët edukatorë që mësojnë shoqërinë të jetë e ekuilibruar, mesatare e pa ekstremizma. Ua mësojnë argumentin fetar dhe shkencor. A nuk janë këta revolucionarët e vërtetë të Pranverës Arabe? A nuk janë këta liderët e një revolucioni fetar, ku e Vërteta dhe vlerat godet gënjeshtrën dhe antivlerat, injorancën, hipokrizinë, ekstremizmin, mashtrimin? A nuk janë këta pionierët e ringjalljes së mendimit dhe ndricimit Islam? Këto janë edhe pohimet e vetë Shejh el Ez`her, dhe Myftiut të Egjiptit i shkarkuar tashmë dhe të gjithë homologëve të tyre në botën Islame..

Kush është ky myfti sot që jep fetvanë se Kardavi duhet të varet? Cfarë ka bërë ky para këtyre dy viteve diktature? Si guxon ky të japë fetva për ekzekutimin e një presidenti të ligjshëm (Mursi), të cilit iu betua për besnikëri dhe sinqeritet, pastaj e preu në besë si shumë bukëshkalë të tjerë? A nuk ishin këta tre dijetarë (Për të cilët ai jep fetva që të ekzekutohen), të cilët e zgjodhën që ai të bëhet Myfti i Egjiptit. A nuk ishin këta që e pranuan në rrethin e diturisë dhe dijetarëve? Kush e njihte këtë njeri më përpara? Kush është ky ez`herist që nuk ia njeh gjenialitetin e Imam Kardavit në shumë cështje bashkëkohore? Librat që shkroi për to, të cilat nuk ka bibliotekë sot në botë që nuk ndodhet nga një kopje e tyre. Kush është ky myfti që nuk ia njeh mendimin e thellë dhe të pjekur të Kardavit, përvojën e tij të gjatë në shkenca islame dhe në jurisprudencë? Kardavi nuk ka nevojë hic fare të flaës, librat e tij flasin, meniumet shkencore të jurisprudencës ku ka marrë pjesë flasin. Të gjithë muslimanët e njohin dijetarin e dashur, gjeniun, trimin që nuk ia gjen shokun në mbrojtje të së vërtetës.

Kush është ky njeri që cënon njohësin e thelluar të literaturës bazike dhe shprehësin elokuent të saj? Ku është Shejhu i Ez`herit, ndaj këtyre sulmeve që po ia bëjnë profesorit të tij? A nuk duhet ai që ti qëndrojë përballë për ta mbrojtur njeriun që e mësoi? A nuk duhet të qëndrojë ai për të mbrojtur njeriun të cilit ia dedikon emrin dhe postin që ka? Apo tani në kohë diktature dhe njerëzish të shitur, ka ulur kokën dhe ka heshtur. Ndërkohë shumë si ai, punojnë nga tre katër punë, gjithmonë me nga një zinxhir në qafë (si kone të bindura) -përshkrim i përkthyesit- ndaj të zotërve të tyre. Pse nuk flet asnjë fjalë ky njeri, për të gjithë ata dijetarë të shitur të cilët janë krimbur në para nën dorë, nga media, nga bizneset, dhe nga fetvatë hipokrite që kanë dhënë?

Me sa kurajo ky njeri e denoncon në prokurorinë e përgjithshme, dr Amare-n me akuza false? Pikërisht Dr. Amare-n i cili u bëri ballë misioneve kishtare të përballet prej këtij njeriu si njeri që prish harmoninë fetare? Cfarë mund të themi atëherë, pë rata që manipulojnë me ajetet e Kuranit, me ligjin e Islamit dhe me hadithet e Pejgamberit a.s, me historinë e këtij Profeti të dashur? Cdo ditë na dalin shpifje të reja vetëm që këta eminentë të Islamit të dënohen . Pse nuk e hapin gojën këta ndaj atyre njerëzve të cilët thonë se: Janë disa ajete Kurani, ato që na i kanë sjellë të gjithë këto fatkeqësi.. Dhe se Muslimanët janë ata që e kanë lodhur njerëzimin, se muslimanët janë e keqja e njerëzimit.. ?? (Presidenti Al Sisi). A nuk është kjo dalje nga Islami? A nuk është kjo deklaratë tallje me muslimanët dhe vlerat e tyre? Pse nuk e hapin gojën këta pseudo dijetarë, pë rata që thonë se muslimanët janë të ardhur në Egjipt dhe jo autoktonë? Duke u shprehur kështu në cdo medium? Pse nuk flasin këta “Dijetarë” për ata që thonë se: Egjipti është shtet kristian? Dhe se Islami është Pushtues dhe zaptues? Cfarë gjykimi do ti jepni viteve të gjata në të cilat Dr. Amare drejtonte gazetën e Ez`herit me të cilën ju informoheshit, për të rejat më të fundit shkencore dhe ideologjike që dilnin nga dekanati i Ez`herit.. Mos edhe ato do ti quani të paligjshme, dhe prapanike? Zhdukini pra ato qindra numra të gazetës..

Kush është i shituri në këtë rast? Kush po tallet me Islamin në këtë rast? Kush po e tradhëton kombin në të vërtetë? Po, është e vërtetë, kur ju plas turpi, bëni cfare të doni. O Njerëz, ne u rritëm me diturinë e këtyre trimave.. Me mendimin e tyre, me iluminizmin që përconin.. Jemi rritur duke parë sesi këta shtronin rrugën e Umetit Umsliman.. U rritëm duke parë sesi këta luftonin për të ruajtur Islamin e pastër, pa ekstremizma.. Për të përcuar vlerat e diturisë në Shoqëri.. U rritëm me luftën e tyre kundër dallavereve, kundër demagogjisë dhe korrupsionit, qoftë nga brenda apo nga jashtë. Duke u shtyrë në moshë, këta dijetarë të nderuar të Islamit, edhe më tepër i konsolidojnë vlerat e tyre (Lusim Allahun ti ruajë me shëndet të plotë dhe me Ymer të gjatë) Sa më shumë kalojnë vitet, edhe më shumë merr vlerë mesazhi i tyre. Edhe më shumë duhen dhe respektohen nga publiku. Kushdo që i sulmon ata, qoftë nga diktatura por edhe nga ata që e mbajnë veten të “moderuar” le ta marrin vesh se janë duke luftuar vlerat e shoqërisë. Janë duke luftuar frymëzimin për një shoqëri pa ekstremizma

se më shuajnë mua.. Në kohë të errësirës.. Populli im do të më kërkojë Për ti ndricuar rrugës..

Këta të shiturit e sotëm të diktaturës, nuk do të kenë mundësi të cënojnë asgjë nga vlerat e këtyre njerëzve që i dhanë besën Allahut, se do ta përcjellin Islamin tek njerëzimi. Dhe e mbajtën këtë besë.. Folën dhe nuk heshtën. Zëri i tyre u ngrit lart dhe ndikoi tek të gjithë ne. Por më shumë zërit të tyre iu frikësua hasmi. Ndërsa të tjerët të veshur me petkun e pushtetit, heshtën, Zoti e di cfarë ua bllokoi fytin dhe frikësoi zemrat e tyre. Atyre u themi: Cojeni Amanetin në vend. Mos e fshihni të vërtetën. Ngrijeni zërin dhe mos mbani mbi shpinën tuaj gjakun e këtyre personaliteteve te nderuar të Islamit. Mos heshtni sot, kur kërkohët zëri juaj. Mos u fshihni sot kur duhet të keni qëndrim parimor. Shtrembëruat të vërtetën, kur duhej ta thoshit atë sic është, prej frikës nga padronët tuaj. Me heshtjen tuaj u bëtë pjesë e luftës kundër Islamit dhe dijetarëve të tij. U bëtë vegël e diktaturës ndaj këtyre njerëzve të drejtë dhe popullit tuaj. Nëse doni të kuptoni sesi këta dijetarë të Umetit Musliman, i mbajnë dertet dhe hallet tona, dhe sesi na frymëzojnë.. Shikojeni diturinë e tyre të thellë, shikojeni trimërinë dhe guximin e tyre, shikojeni sinqeritetin dhe sakrificën për popullin e tyre. Cfarë krimi është më i madh sesa persëkutimi i këtyre dijetarëve? Cfarë dëmi më të madh mund ti bëjë diktatura një shoqërie, pasi ti vrasë dijetarët e saj? Me vrasjen e tyre u ka vrarë diturinë, me vrasjen e tyre u ka vrarë ëndrrat, me vrasjen e tyre u ka vrarë frymëzimin. Si pra guxojnë këta të luftojnë dijetarët tanë? CDO PËRPJEKJE PËR TË PERSEKUTUAR DIJETARËT E NJË POPULLI, ËSHTË VRASJE PAS SHPINE E VETË POPULLIT.

0 1543

Me lulen paraprake disi u ndava pa përshëndetje, edhe vetë u turpërova prej saj, nuk më erdhi mirë kjo. Më mbeti pikë në zemër, por edhe veten nuk e akuzoja dot, ngase koha ishte e tillë, momenti që pritet, vjen shumë shpejtë. Një pikë loti padashje rrëshqiti në fytyrë, kjo më qetësoi pak, ngase m’u duk vetja si një lloj kërkim faljeje po i bëjë lules për këtë lëshim timin. E ajo që më kthjelli të tërin ishte lulja që sapo e kisha parë, ku e tëra ishte kthyer kah unë, vetëm sa nuk fliste e të më thotë, unë jam e radhës.

Me të marrë në dorë, dhe me të lexuar, u bëra ai i cili isha në fillim. Aty shkruante: Ebu Hurejre dhe shokët e tij kur kanë agjëruar janë ulur në xhami, e kanë thënë: “Jemi duke e pastruar agjërimin tonë.” Unë, e ndjeva veten, sikurse jam ulur buzë lules dhe e pastrova raportin të cilin e krijova nga pakujdesia. Desha edhe ajo të ndjehet e pastër sikurse u pastrova unë nga ajo që sapo përjetova. Se aty ku ruhet zemra, mbrohet krejt trupi, nga këshilla e sinqertë më tepër ka dobi ai që është këshillëdhënës se sa i këshilluari.

Kur me majën e gjuhës e përmend Dikë që t’i nxit ndjenjat në vepër, mos harro se, besimi bën mrekulli kur vepra niset me emrin e Tij. Dihet se vepra e njëjtë afron njerëz të ndryshëm, sepse pashija e ujit i jep shije etjes. Për një copë herë, mendjen time më preokupuan llojlloj mendimesh, se çfarë shokë ka pasur i Dërguari ynë, të cilët kur janë takuar, në vend se të pyeten për shëndetin, janë pyetur për shëndetin e besimit.

Të tillët kur janë ndarë, ia kanë kënduar nga një syreje Kurani njëri-tjetrit. Më shumë është brengosur për çështjen e tjetrit se sa për nevojat e veta. “Nuk e ke plotësuar besimin derisa vëllait tënd nuk ia do atë që ia do vetes”, më erdhi si mendim i fundit kjo thënie profetike. Prandaj, njeriu sa më shumë që i largohet mëkatit, aq më shumë i përkushtohet adhurimit. Nga pastrimi i brendshëm vijnë vetëm vepra të dobishme, prej tyre “rrjedhin lumenj që çdokush mund ta shuajë etjen dhe ta vazhdojë rrugën”. Me zemër të pastër drejt zemrave të pastra për një fund të pastër, me erdhi si mendim. S’desha të më gjejë ajo që më gjeti më lulen paraprake, ta bëjë “gabimin” e njëjtë.

Besimtari s’kafshohet dy herë në të njëjtin vend. Për këtë, me lulen e bëra një vepër që me asnjë lule nuk e kam bërë deri më tani, e ajo është se para se ta lëshojë për ta vazhduar rrugën, e putha. Nuk e di as vetë se si më erdhi ky gjest, kurse prej saj m’u duk se rrodhën këto fjalë… Shija e besimit e përqendron vëmendjen në adhurim, njeriu merr nga zemra atë që e fut në të…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË