Arhiva MujoreJuly 2015

0 2946

“Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!” (Sure Rrahman, 60)

“Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” ( Sure Fussilet: 34).

Transmeton Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë”. E pyetën, cilat janë ato o i dërguar i Allahut? Tha (Pejgamberi,-alejhi selam): Kur e takon (vëllain) e përshëndet me selam, nëse të bën thirrje atëherë përgjigju, nëse kërkon ta këshillosh atëherë këshilloe, kur vëllai teshtin dhe thotë,- “elhamdulilah” (falënderimi i takon Allahut),- ti thuaji,- “jerhamukellah” ( Allahu të mëshiroftë),- nëse e kaplon sëmundja ti vizitoe atë dhe nëse vdes përcjelle xhenazen e tij.” ( Shënuan: Tirmidhiu: 2737, Nesaiu:1938).

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: Kthyerja e selamit, vizita gjatë sëmundjes, përcjellja e xhenazes, përgjigjeja ndaj ftesës, dhe bërja dua (ta mëshiroje Allahu) për vëllain në momentin kur ai teshtin.’’ ( Shënuan: Buhariu: 124 dhe Muslimi: 5/2162).

Transmetohet nga Abdullah ibn Selam,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “O ju njerëz, përhapeni selamin në mesin tuaj, ushqeni të varfërit, faluni natën kur njerëzit janë duke fjetur, do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj me paqe-shpëtim (selame).”

(Shënon: Tirmidhiu – 2378).

Komentim i përgjithshëm:

Përhapja e selamit në mesin e njerëzve është bereqet dhe e shton dashurinë në mesin e tyre për njëri tjetrin.

Allahu na ka lajmruar se puna e mirë shpërblehet, e një nga punët e mira dhe shumë me vlerë është edhe përhapja e selamit.

Ka mundësi që në mesin e muslimanëve dy njerëz i kanë raportet jo të mira mes vete, dhënia e selamit mes tyre është urë lidhëse e pajtimit dhe rregullimit të raporteve.

Nuk krahasohet e mira me të keqen, andaj jepi selam edhe atij që ti nuk e do apo nuk i ke raportet mirë me të, sepse kur t’i i jep selam me lejen e Allahut zemra e tij do të zbutet dhe raportet me kalimin e kohës do të rregullohen.

Një prej obligimeve që i ka muslimani karshi vllait të tij musliman është kthyerja e selamit.

Njëherit edhe nga fjalët apo porosit e para të Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem!,- që i tha kur e bëri hixhretin prej Mekes në Medine, ishte edhe përhapja e selamit.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Mësojmë se puna e mirë nuk shpërblehet ndryshe pos me mirësi dhe shpërblime të mëdha nga Allahu, xhele ue ala.
  2. Muslimani e ka për obligim t’ia kthej selamin vëllait të tij musliman në momentin kur ai e përshëndet me selam.
  3. Muhamedi alejhi selam i stimuloi dhe i nxiti sahabët në shumë gjëra kur filloi thirrjen e tij në Islam, ndër to ishte edhe përhapja e selamit në mesin e tyre.
  4. Selami është urë lidhëse e dashurisë dhe mirëkuptimit vëllezëror mes atyre që nuk i kanë raportet e mira mes vete.
  5. Përmes selamit ne e lusim Allahun që të na lëshoj bereqet, rahmet, paqe në mesin tonë.
  6. Shpeshtimi i selamit nga ana yte ka mundësi ta rikthej në mikë të ngushtë personin që më parë e llogarisje armik krysorë tëndin.

Vazhdon Inshallah …

Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 5660

Disa këshilla për ata që dojnë të martohen – prej këshillave të Dijetarit të shquar Muhammed Mukhtar Shenkiti

1- Duaja (lutja) e shpeshtë dhe e sinqertë që Allahu të furnizojë me bashkëshorte e cila të ndihmon në përqëndrueshmëri ndaj Allahut dhe e cila të largon nga të këqijat dhe haramet. Pastaj që Allahu të jet i kënaqur me këtë martesë dhe të të jep bereqet në këtë martesë.

2- Pastrimi i nijetit që mos të jetë kjo martesë vetëm përshkak të shuajtjes së epshit, por që të jetë një faktor i cili të ndihmon për ahiret dhe të mobilizon për punë të mira.

3- Merrri sebebet dhe bëre fundament të kësaj martese kënaqësinë e prindërve ndaj teje. Respektoi dhe nderoi ata dhe plotësoi të drejtat e tyre ndaj teje dhe mos hyn në martesë pa qenë prinderit e tu të kënaqur me ty. Në qoftë se ata ta propozojnë një nuse të hajrit por me më pak bukuri atëherë merre dhe shpreso në shpërblimin e Allahut. Martesa nuk bazohet në bukuri.

4- Sillu mirë me atë dhe mos e ofendo, e as mos u trego mendjemadh ndaj saj, por qëndro i mirë dhe gjithmonë modest, ashtu si ka vepruar Pejgamberi (sal Allahu alejhi ve sel-lem). Ai (alejhi salatu ve selam) kur hynte në shtëpi të tij tek gratë e tij hynte duke qenë e këndshëm e modest, edhe pse ishte njeriu më i mirë. Sapo hynte e përdorte misvakun në mënyrë që të mënjanon ndonjë erë të keqe dhe t’i vinte erë e mirë. Ndjeke edhe ti sunetin!

5- Mos ja shpalos mangësitë para të tjerëve, posaqërisht nëse është në moshë (50-60) e ti ia shpalos mangësitë ose e ofendon para fëmijëve. Kjo është prej marrësirave dhe nënçmimit më të rëndë.

6- Mos e prit bashkshortin/en të përkryer në çdo aspekt. Dije se do të ketë mangësi, por ti mos ja merr për tmadhe ato mangësi.

7- Bën durim ndaj mangësive të saj ose të tij dhe dije se vetë Allahu e ndryshon gjendjen për më të mirë.

8- Mos e rreh gruan, ngase Pejgamberi (sal Allahu alejhi ve sel-lem) tha për këta burra: “Ata nuk janë më të mirët e juaj”.

9- Foli fjalë të mira dhe bën dua për të kur vepron diçka të mirë. Çmoi punët e saj në shtëpi dhe falenderoje Allahun për këtë begati.

10- Bën sabër ndaj sjelljes jo të hijshme qoftë nga burri ose gruaja.

Allahune lute për udhëzim. Dije se gjithmonë do ketë sfida dhe problem, edhe Pejgamberet e Allahut kanë pasur derisa ka pas prej tyre të cilët janë ofenduar dhe sharë nga gruja e tij e ai bënte saber!

dhe ata që thonë: “O Zoti ynë dhurona neve në gratë tona dhe trashëgimtarët tanë burim gëzimi, dhe bëna neve shembull për të mirë!” (25:74)

Përktheu, përshtati dhe përzgjodhi: Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

0 4266

Përpara se të hymë në temën tonë, është e udhës që të theksojmë se: Allahu i Lartësuar u caktoi njerëzve nëpërmjet Profetit salallahu alejhi ue selem, fenë të cilën Ai e pëlqen, duke ua sqaruar atyre se çdo fe, rrugë apo ideologji tjetër nuk do të jetë e pranuar.

Po ashtu Profeti Muhamed u përpoq t’ia sqarojë umetit çdo detaj të kësaj feje dhe Allahu e mori pikërisht atëherë kur feja ishte e plotësuar. Kështu Profeti sallahu alejhi ue selem vdiq dhe umetin e tij e la në një rrugë të qartë, ku nata e dita janë njësoj e ku nuk humb vetëm ai që është i shkatërruar. Ndaj në këto kohë e kurdoherë është plot me vlerë thënia e imam Malikut: “Ajo që nuk ishte dje fe, nuk mund të jetë as sot fe.” Përveç kësaj Profeti salallahu alejhi ue selem, e sqaroi umetin e tij dhe i tërhoqi vërejtjen për gjëra në të cilat do të binin, si thënia e tij: “Do t’i veproni/imitoni sjelljet e popujve para jush, pëllëmbë për pëllëmbë dhe hap pas hapi, aq sa nëse ata do të hynë në zgavrën e hardhucës edhe ju do të hynit …”.[1]

Punuan me këto ajete e hadithe brezat e parë të muslimanëve, sahabët e tabiinët, dhe Allahu i nderoi, iu dha sukses e i bëri të triumfojnë; ndërkohë që Islami u përhap në kultura të reja, kur injoranca filloi të shfaqej në horizontin e disa prej këtyre vendeve, kur muslimanët përkthyen dhe u angazhuan me librat e filozofisë Greke e të tjera, ra në mesin e muslimanëve gjëma.

Po, u përhap dhe u vërtetua ndër ta ajo për të cilën Profeti salallahu alejhi ue selem i kishte këshilluar, ata tashmë filluan të bien në atë që ai qortoi; filluan kokat e së keqes të dalin e bimët e helmëta të mbijnë.

Nisën të shfaqen grupet e para, të cilët e filluan nga një shkëndijë e vogël e që më pas u përhapën e u bënë bindje, medhheb e fe. Nga këto grupe që dolën ndër muslimanët dhe që vazhdojnë të jenë ende me shumicë është edhe Sufizmi, të cilët arritën në atë gjendje ku janë sot vetëm si shkak i largimit të tyre nga Kurani dhe Suneti.

Por ç’është Sufizmi? Ku i ka rrënjët ai?

Këto janë disa çështje të nxehta, të cilat do të trajtohen në këtë kënd, duke u përpjekur të ringjallim në mesin e muslimanëve paralajmërimin, këshillën dhe qortimin që Profeti i bëri umetit të tij, në mënyrë që të mbesin në rrugën e drejtë, të padevijuar e që të mos e gjejnë veten më pas ndjekës të ndonjë shejtani të mallkuar.

 

Ç’është Sufizmi?

Për prejardhjen e fjalës Sufizëm dijetarët islamë kanë shprehur mendime të shumta e të ndryshme, saqë dhe vetë autorët sufi kanë shprehur se përkufizimet rreth termit Sufi i tejkalojnë mbi njëmijë përkufizime[2], por këtu do të përmendim atë që mendojmë se është më afër me origjinën e kësaj rryme.

Fjala Sufizëm në shumicën e mendimeve rrjedh nga fjala Suf që do të thotë: Rrobë e leshtë, të cilën Sufitë e vishnin si formë adhurimi dhe shenjë asketizmi e përçmimi ndaj bukurive të kësaj bote, për këtë ata u quajtën dhe Sufi.[3]

Mendim tjetër është se Sufizëm rrjedh nga fjala Greke “Sofia” që ka kuptimin: urtësi, mençuri[4].

Shfaqja e Sufizmit dhe si filloi ai:

 Nëse hedhim një shikim në librat e Besimit dhe të Historisë gjejmë se fjala Sufizëm nuk njihej në mesin e sahabeve, madje as në mesin e tabiinëve[5], përkundrazi ky term dhe ky emërtim u shfaq pas kohës së tyre në Basra të Irakut, atëherë kur disa njerëz filluan ta tepronin dhe të tejkalonin kufijtë në adhurim dhe asketizëm, madje në një shkallë, e cila nuk njihej më parë.

Edhe ky sekt, si çdo sekt tjetër fillimin e tij nuk e kishte shumë të ndryshëm nga masa e gjerë e muslimanëve, me përjashtim të disa teprimeve që ata bënin në adhurim dhe sjellje, dhe kjo edhe për vetë faktin se fillimet e këtij sekti ishin në një kohë kur dija ishte e pranishme dhe se ekstremi kritikohej nga dijetarët, gjë që bëri që kjo rrymë të mos hapej e zgjerohej në sjellje dhe ndjekës.

Nëse shohim me kujdes se ku filloi Sufizmi ndoshta e kuptojmë se ai është një teprim i urryer dhe me të vërtetë larg nga rruga e kërkuar profetike, edhe pse veshjen dhe paraqitjen e jashtme në pamje të parë e ka Islame, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem, iu drejtua atyre tre personave, të cilët vendosën ta tepronin -duke agjëruar, falur dhe duke mos iu afruar grave- me këto fjalë: “Unë jam njeriu që i frikësohem dhe ia kam drojën më shumë se çdokush nga ju Allahut, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe fle dhe unë martohem me gra”.[6]

Shkaqet që çuan fillimisht në këto qëndrime dhe veprime –pra, teprimi në veçim dhe mos përzierje si dhe teprimi në disa adhurime- ishte përhapja e fitneve/sprovave të shumta të brendshme; derdhja e gjakut të disa njerëzve të pastër; hapja e dynjasë dhe shtimi i pasurisë si shkak i çlirimeve të shumta, gjë që çoi në atë që një grup njerëzish të izoloheshin, dikush për të ruajtur veten nga këto fitne e dikush si një reaksion kur pa sesi shumë njerëz të dobët në fe filluan ta teprojnë me bukuritë e kësaj bote.

Nëse është kështu, ku qëndron problemi? Problemi qëndron se kjo lëvizje nuk qëndroi në këto korniza, por ajo arriti në ato shkallë sa shkaktoi vesvese, largim total nga dynjaja –në një gjendje të përafërt me murgjërit- dhe devijime në sjellje e veprime, madje dhe më e rëndësishmja është se shpikën në fe adhurime, sjellje dhe mendime, të cilat nuk njiheshin më parë, por që në shumë raste shkaktuan edhe dalje nga feja.

Që kjo të kuptohet më mirë, patjetër që ka nevojë të flasim diçka për etapat e Sufizmit dhe sesi ai ka përparuar nëpër breza e shekuj, duke nxjerrë kështu një sërë rrymash e sektesh të reja, Allahu na ruajt nga rrëshqitja e këmbëve dhe lajthitja e mendjeve.

 

Etapa e parë: Sikurse e pamë dhe më lart, etapa e parë ishte adhurim dhe asketizëm i tepruar e që shoqërohej tek ndjekësit e kësaj rruge me vetmi dhe mos-përzierje, si dhe dominimi i frikës së madhe, e cila shkaktonte qarje të vazhdueshme apo të fikët, por që në përgjithësi në këtë etapë njerëzit i përmbaheshin parimeve të sheriatit dhe edukatës së Kuranit e Sunetit.

Nga figurat më të shquara të kësaj etape[7] është dhe Amir ibën Abdulla ibën Zubejri, i cili agjëronte pandërprerë dhe që kishte adhurim të shumtë, aq sa i ati i tij, sahabi i nderuar Abdulla ibën Zubejr i tha: “O biri im! Unë e kam parë Ebu Bekrin edhe Omerin, por ata nuk ishin kështu!”[8]

Prej tyre ka qenë dhe Talk ibën Habibi, i cili ishte dijetar punëtor dhe nga asketët e mëdhenj; në këtë etapë hyn edhe Bishër Hafiu, koka e sinqeritetit dhe e përkushtimit; po ashtu Xhunejd ibën Muhamed ibën Xhunejd, i cili thoshte: “Dija jonë është e rregullt, atëherë kur ajo është nga Kurani dhe Suneti, ndaj ai që nuk merr e mëson nga Kurani e Suneti, nuk duhet të pasohet.”[9]

Përveç këtyre ka edhe të tjerë, por që qëllimet i kishin të mira me përjashtim të disa veprimeve jo të drejta në të cilat mund t’i bënte ndonjëri prej tyre, ose si shkak i injorancës, ose si shkak i asaj që gatuan me duart e tyre, duke punuar me hadithe të dobëta apo të trilluara duke mos e kuptuar.

Këta bëjnë pjesë tek sufitë e parë, por që duhet të thuhet se në këtë etapë u shfaqën këto cilësi prej tyre:

  1. Të kapurit pas Suneti, me përjashtim të disa mangësive të vogla.
  2. Respekti ndaj dijes dhe dijetarëve.
  3. Humbja e Fikhut dhe mos angazhimi me hadithin.
  4. Dhënia rëndësi e këshillave dhe historive që shpesh merreshin dhe nga Israilijatet.[10]
  5. Mbizotërimi i frikës, brengës; shfaqja e agjërimit të pandërprerë; rënia e të fiktit dhe agonia kur dëgjonin Kuran.
  6. Largimi nga dija dhe mos-angazhimi për të fituar rriskun.

Jemi munduar t’i ndajmë këto dukuri në mënyrë kronologjike për t’u kuptuar edhe ndryshimet që janë bërë në këtë etapë.[11]

 

Etapa e dytë: Kjo etapë karakterizohet me shfaqjen e sufizmit të vërtetë dhe rrymave e sekteve, të cilat lindën prej tij. Në këtë epokë u shfaq ajo që njihet si Dija e Brendshme (Ilm leduni, ilm el Batin) dhe e Jashtme/e dukshme (ilm Dhahir),[12] shkarkimi nga detyrimet e sheriatit për evlijatë –sipas pretendimeve të tyre – për faktin se ata kanë arritur në dijen e vërtetë me anë të zbulesave dhe ëndrrave.[13]

Udhëheqësit e kësaj etape janë të parët dhe dirigjuesit e sekteve dhe tarikateve Sufiste si:

  1. Ebu Hasen Shadhiliu (vdekur më 656 h), udhëheqësi shpirtëror i sektit Shadhili, i cili edhe pse pohonte në ndonjë rast: Nëse zbulesat bien në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin, atëherë kapu pas Kuranit dhe lëre zbulesën dhe thuaji vetes se Allahu e ka siguruar paprekshmërinë e librit të Tij dhe Sunetit, gjë të cilën nuk e ka bërë me zbulesën e ëndrrat.[14] Porse fatkeqësisht ky person nuk iu përmbajt këtij pohimi, sepse po në të njëjtin burim pohohet se ka thënë: “Kam pasuar deri tani Abduselam ibën Mashish, porse unë tani nuk pasoj askënd, përkundrazi unë tashmë notoj në dhjetë dete[15]: Muhamedin, Ebu Bekrin, Omerin, Osmanin, Aliun, Xhibrilin, Mikailin Azrailin, Israfilin dhe Shpirtin e madh.[16]

Po ashtu ndjekësit e Shadhiliut pohojnë, se kur ai ishte në Medine i ka folur vetë Profeti salallahu alejhi ue selem: Kur shkoi në Medine qëndroi përpara derës së xhamisë që në agim deri në mesditë, me kokë të zbuluar e këmbëzbathur duke kërkuar leje nga Profeti që të hynte brenda, kur ja, dëgjoi një zë nga brendësia e Reudës Sherife[17], i cili i tha: O Ali, hyr brenda.[18]

  2. Nga dirigjuesit e sekteve Sufiste është dhe Ahmed Rrifaiu për të cilin pretendojnë se kur bëri haxhillëkun në vitin 555 h, qëndroi përballë varrit të Profetit dhe tha: Selamu alejke o gjyshi im. Në këtë çast Profeti iu përgjigj: Ue alejke selam, o biri im. Këtë e dëgjoi kush ishte në xhami, madje Profeti nxori dorën nga varri i tij dhe Rrifai e puthi në prezencën e afërsisht nëntëdhjetëmijë burrave. Madje ata thonë se kush e mohon këtë ka dalë nga feja.[19]

Përkundrazi besimi i kësaj shpifjeje është injorancë e mangësi logjike. Në kohën e tij Shejhul Islam ibën Tejmije ka pasur dialogë të fortë me Rrufaitë, sidomos në praninë e princit të Damaskut, kur Rrufaitë pretendonin se ata mund të hynin në zjarr e të dilnin pa u djegur aspak, atëherë Shejhul Islam ibën Tejmije i sfidoi duke i thënë se ai do të hynte me ta në zjarr, por me një kusht: që të laheshin me ujë të ngrohtë dhe uthull në mënyrë që të largonin yndyrat dhe ilaçet me të cilat lyenin trupin e tyre; më pas kush do të digjej, për të do të ishte zemërimi dhe mallkimi i Allahut dhe ai do të ishte i humbur. Ata kur e panë që iu zbulua hilja e s’kishin nga t’ia mbanin dhe kërkuan teube.[20]

Mundet që t’i përmbledhim shfaqjet e sufive në këtë etapë si më poshtë:

1-        Shfaqja e udhëheqësve të sekteve dhe rrugëve sufiste dhe vendosja e bazave dhe e metodave të përgjithshme të këtyre sekteve.

2-        Pretendonin pasimin e Kuranit, Sunetit dhe pasimin e sahabeve, ndërkohë që në praktikë ishin kundërshtues të kësaj motoje.

3-        Prania e disa shtrembërimeve në shprehje, sjellje dhe veprime, gjë që çoi në refuzimin e tyre nga dijetarët e selefit, si dhe cilësimin e tyre si humbje e lajthitje.

4-        Shfaqja e poemave sufiste, avancimi i tyre në dëgjimin e muzikës dhe ato që i shoqëronin atë si dehja dhe vallet.

5-        Shfaqja e shprehjeve sufiste si: zbulesa (keshf), realitetet/fakte (hakaik), të fshehtat (batin), shuarje (Fena), dëshmia etj.[21]

Etapa e tretë: Kjo konsiderohet nga etapat më të rrezikshme të sufizmit, për faktin se në këtë kohë filluan devijime drastike, të cilat vinin si shkak i ndikimit të filozofive të ndryshme, si ajo Greke, Perse, dhe nga besimet e mëparshme si Judaizmi e Krishterimi.

Ndër karakteristikat më kryesore të kësaj etape mund të veçojmë:

1-      Formimi i bazave të Sufizmit dhe ndikimi i tejskajshëm i këtij sekti nga Krishterimi; si thënia dhe besimi i tyre në Itihad – njësimin midis krijuesit dhe krijesës-, mishërimin/personifikimin e Krijuesit me krijesën; shenjtërimin e individëve, të cilën e përfituan nga Mexhusët; shuarjen dhe rimishërimin, të cilën e morën nga Hindusët, po ashtu morën nga filozofia greke dhe afetarizmin e saj, panteizmin (se Krijuesi eshte vete gjithesia).[22]

2-       Pretendimi se ata e merrnin dijen drejtpërdrejt nga Allahu, sikurse thotë Ebu Zejd Bestamiu[23] -i drejtohet Ehli Sunetit– “ju e merrni dijen tuaj nga të vdekurit, ndërsa ne –Sufitë-, e marrim nga i Gjalli, i cili nuk vdes kurrë”.

Apo si thënia e Ibën Arabiut në librin e tij Futuhat Mekije:[24] “Pasha Allahun! Nuk kam shkruar në librin Futuhat Mekije ndonjë shkronjë e të mos ketë qenë shkrim nga Hyji, apo recitim nga Zoti, apo inspirim shpirtëror, apo shpirt i ekzistencës.”[25] Ndërsa unë them se kanë qenë inspirime Shejtanësh.

3-      Rënia e tyre në shumë bidate në çështjet e akides si: shiizëm, irxha, në kader dhe largimi i madh nga ndjekja e Kuranit dhe Sunetit.

4-      Rënia e disa prej tyre në veprime dhe punë të fëlliqura, duke pretenduar se ato janë nga çudirat e tyre.

Në këtë pjesë treguam se si ka filluar e është zhvilluar devijimi tek këta njerëz e në pjesën tjetër do t’ju tregojmë edhe më shumë.

Burimi: albislam.com

_____________________________________

[1] Buhari, Muslimi etj.

[2] Shiko ne librin: Auariful Mearif, të Sehraverdit nje nga shkrimtaret e hershëm Sufi.

[3] Mexhmu Fetaua të Shejhul Islam Ibën Tejmijes (11/195); Mukadimetu Ibën Haldun (2/225) etj.

[4] Shiko në librin: Tesauf, Mensha ue Mesadir, Ihsan Ilahi Dhahir (fq 33), dhe  Tahkik ma lil Hind, Ebu Rrejhan Bejruni (fq 24).

[5] Shiko Mukadimetu Ibën Haldun (fq 281), dhe Telbis Iblis Ibën Xheuzi (fq 145).

[6] Buhari dhe Muslimi nga hadithi i Enesit.

[7] Të cilët nuk mund të quhen Sufi, ata quheshin Zahida (asketë), por që konsiderohen si imamë nga pasuesit e këtij sekti.

[8] Imam Dhehebiu në Sijer Alamu Nubela (5/219).

[9] Risale e Kushejrit (1/118).

[10] Rrëfime të marra nga librat e feve të mëparshme qofshin nga Hebrejtë apo të krishterët.

[11] Akide Ehli Sune uel Xhema të Seid bin Musfir Kahtanit (fq 388).

[12] Dija e brendshme është dije, të cilën e pretendojnë sufitë e që e përfitojnë –sipas tyre-, nga zbulesat dhe ëndrrat, ndërsa dija e dukshme është ajo që e kuptojnë masa e muslimanëve, tek të cilët sufitë fusin edhe dijetarët e Ehli Sunetit.

[13] Fetaua Shejhul Islam Ibën Tejmije (11/417-439).

[14] Tabakat Sharani (2/4).

[15] Kam mbledhur dijen e këtyre të dhjetëve.

[16] Tabakat Sharani (2/6).

[17] Reuda Sherife është vendi nga dhoma e Aishes e deri tek minberi i Profetit.

[18] Medrese Shadhilije (fq 32), Pra ky pretendonte se Profeti i kish folur afro 650 vjet pas vdekjes në praninë e të gjithë atyre që ishin në xhami. Çdokush që ka sado pak nga drita e shpalljes e kupton që këto janë thjesht shpifje të shëmtuara, Allahu na ruajt nga lajthitja.

[19] Kiladetu Xheuahir (fq 104).

[20] Këtë ngjarje e ka përmendur Shejhul Islam ibën Tejmije

[21] “Derasat fi teseuf” Ihsan Ilahi Dhahir (fq 235).

[22] “Der’u Tearud el Akël ue Nakël” Ibën Tejmijes (5/82). Panteizmi është të besosh se çdo gjë në ekzistencë është një realitet i vetëm dhe se çdo gjë që shohim është një aspekt i ekzistencës së Allahut; me fjalë të tjera: çdo gjë që shohim është vetë Allahu, i Lartësuar dhe i Madhëruar qoftë Allahu nga ajo që i atribuojnë të padrejtët.

[23] I cili ka shprehur nga fjalët më të shpifura dhe nga më të pafetë si: I lartësuar jam Unë, sa e madhëruar është qenia Ime” -Subhani ma Adheme Shani-, shprehje të cilat janë lartësim vetëm për Allahun. Kjo ishte për shkak të besimit që ata kishin në mishërimin e Allahut në krijesat dhe me këtë fjalë ai besonte se madhëronte Allahun.

[24] Ibën Arabiu është një ndër ata, të cilin dijetarët e kanë quajtur renegat të pafe. Në këtë libër është mbledhur shirku më i madh që mund të ekzistojë, madje më ekstrem se i çifutëve dhe të krishterëve, që besojnë në trinitetin. Ndër të tjera në këtë libër ai thotë: Robi është Zoti dhe Zoti është rob. Do të dëshiroja të dija cili do të ishte ai që do të ngarkohej me detyrat e nevojshme. Apo: Ata që adhuruan viçin nuk adhuruan tjetër pos Allahut. Allahu na ruajt nga ky kufër i hapur.

[25] Futuhat Mekije (3/456).

SHKRUAN: BLEDAR TEFIK HAXHIU

0 2286

1. Në sunetin e sabahut është e pëlqyer të lexohen suret ……?
– Sureja el Kafirun në rekatin e parë dhe sureja el Ihlas në rekatin e dytë.

2. Ceki tre llojet e sabrit(durimit) karshi Allaht?

– Llojet e sabrit janë tre, e ato janë: 1. Sabri ndaj kryerjes së obligimeve të Allahut (namazi, agjërimi- etj) 2. Sabri karshi mëkateve (mosbërja e mëkateve- imoraliteti, vjedhja, etj) 3. Sabri në caktimet e Allahut (sëmundja, vdekja e të dashurëve, varfëria, humbja pasurisë, etj).

3. Në cilën sure përmendet më së shumti dënimi i Allahut?

– Në suren el Bekare (18 herë).

  1. Sa ajete posedon xhuzi 29 në Kur’an?

– 431 ajete.

  1. Sa herë është përmendur dynjaja dhe ahireti në Kur’an?

– Dynjaja në Kur’an është përmendur 115 herë, gjithashtu edhe ahireti është përmendur 115 herë.

  1. Në sa vende është përmendur dënimi dhe shpërblimi i Allahut?

– Dënimi është përmendur në 264 vende, kurse shpërblimi është përmendur në 16 vende.

  1. Cila sure na tregon për rregullat e agjërimit, rregullat e haxhit, rregullat e umres dhe xhihadit?

– Sureja el Bekare.

  1. Cila sure na tregon për shëmtueshmërinë e kamatës?

– Sureja el Bekare.

  1. Sa herë Allahu i mallkoi Jahudit dhe Krishterët në Kur’an?

– Allahu në Kur’an i mallkoi Jahudit 52 herë, kurse Krishterët i mallkoi 3 herë.

10. Sa ajete gjithsej posedon xhuzi 30 në Kur’an?

– 564 ajete.

11. Allahu i përmendi emrat e pesë melaikeve në Kur’an, kush janë ata?

– Xhibrili, Mikaili, Haruti, Maruti dhe Maliku.

12. Kush iu lut Allahut me këto fjalë (lutje): “O Zoti im, zgjeroma krahërorin tim, dhe lehtësoma punën time, dhe zgjidhma lidhjen prej gjuhës sime, që të kuptojnë ata fjalën time.” ?

– Musai alejhi selam.

13. Allahu xhele ue ala thotë: “Ndër besimtarët ka njerëz që e kanë plotësuar premtimin e dhënë Alahut.” Ceke një nga ta?

– Talha Ibn Ubejdullah.

14. Sa herë është përmendur Iblisi në Kur’an?

– 11 herë.

15. Sa herë është përmendur Firaoni në Kur’an?

– 74 herë.

16. Në sa vende përmendet devotshmëria në Kur’an?

– Në 252 vende.

17. Sa herë është përmendur Musai alejhi selam në suren el Bekare?

– 11 herë.

18. Cilat sure janë emërtuar me emrat e pejgamberëve?

– Sureja Jusuf, Hudë, Ibrahim, Junus, Muhamed, Nuhë.

19. Sa herë janë përmendur në Kur’an Jahudit dhe Krishterët?

– Jahudit janë përmendur 8 herë, kurse krishterët janë përmendur në Kur’an 14 herë.

20. Sa herë është përmendur në Kur’an emri i Merjemes?

– 34 herë.

21. Cilat sure në Kur’an fillojnë me shprehjen: Thuaj ?

– Sureja el Xhin, el Kafirun, el Ihlas, el Felek, en Nas.

22. Kush janë për qëllim në këtë ajet: وَآخَرُونَ مُرْجَوْنَ لِأَمْرِ اللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمْ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيْهِمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

“E ka edhe të tjerë, të cilët shpresojnë urdhërin e Allahut, – që ose do t’i dënojë ata, ose do t’ua pranojë pendimin – Dhe Allahu, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.”?

– Mirare Ibn Rebia, Ka’b Ibn Maliku dhe Hilal Ibn Umeje.

23. Kush iu drejtua Allahut me këtë lutje: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve!”?

– Ejubi, alejhi selam.

24. Cilën sure ia lexoi Xhafer Ibn Ebi Talib mbretit të Habeshes Nexhashiut?

– Suren Merjem.

25. Në cilën sure gjenden këto dy ajete Kur’anore: إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَنَهَر ٍ فِي مَقْعَدِ صِدْقٍ عِنْدَ مَلِيكٍ مُقْتَدِرٍ

“Në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm. Ata që i frikësohem Allahut me të vërtetë, do të jenë në kopshtet e xhennetit dhe pranë lumenjve në vendin e kënaqësisë, te Sunduesi i Plotëfuqishëm.”

– Në suren el Kamer, ajeti: 54-55.ُ

26. Allahu xhele ue ala, thotë: ” E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?” , Çka është El Hutameh?

– El Hutameh është zjarri i ndezur fort i Xhehenemit

27. Sa ajete posedon sureja el Hixhr?

– 99 ajete.

28. Cila është sureja më e gjatë dhe më e shkurt në Kur’an?

– Sureja më e gjatë në Kur’an është sureja el Bekare, kurse sureja më e shkurtër është sureja el Keuther.

29. Cili është ajeti i Kur’anit të cilin kur e lexonte Muhamedi, alejhi selam thonte: “Mjerë për atë që e lexon këtë ajet dhe nuk mediton rreth këtij ajeti?”

– Ky është ajeti:

– إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِأُولِي الْأَلْبَابِ

“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës (dukjen dhe zgjatjen e tyre), ka argumente për mendarët. ” (Ali Imran: 190).

30. Çka është Kur’ani?

– Kur’ani është fjalë e Allahut, e zbritur tek Muhamedi salallahu alejhi ue selem, leximi i Kur’anit është ibadet(adhurim) prej ibadeteve më madhore që Allahu i ka obliguar robërit e Tij, fillon me suren el Fatiha dhe përfundon(përmbyllet) me suren en Nas.

31. Sa pejgamberë janë përmendur në suren el Enbija?

– 16 Pejgamberë.

32. Sa herë është përmendur ari në Kur’an?

– 8 herë.

33. Sa herë është përmendur alkooli në Kur’an?

– 6 herë.

34. Sa ajete posedon Sureja el Xhum’ah?

– 11 ajete.

35. Cila është sureja më madhore dhe më me vlerë në Kur’an?

– Sureja el Fatiha

36. Sa ajete posedon Sureja Ali Imran?

– 200 ajete.

37. Sa jete posedon Sureja el Bekare?

– 286 ajete.

AUTOR: MURSHID ALI ABDULKADIR

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

0 42790

“Kalimi i natës së parë të martesës në bazë të sunetit autentik: Për beqarë dhe beqare”

Padyshim se turpi në fenë e Allahut është prej virtyteve më të lavdërueshëm e më të larta, dhe muslimani e ka obligim ta stolis veten me këtë virtyt të dashur tek Allahu, -subhanehu ve teala!-. I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) si mostër për çdo besimtar na mësoi realitetin e këtij fenomeni dhe ai (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) ishte më i turpshmi prej të gjithve, saqë transmetohet në hadithin e Ebu Seid el Hudri se ishte më i turpshëm se virgjëresha në shtëpinë e saj.

Pastaj i Dërguari (alejhis-salatu ues-selam) në hadithe të ndryshme na rrëfen për vlerën e kësaj cilësie të lartë të moralit, derisa e cilësoi si degë nga degët e imanit. Në hadithin të cilin e transmeton Imran ibn Husejni thuhet: “Turpi nuk vjen përveçse me të mira.” [ Buhari dhe Muslim]

Turpi bile konsiderohet virtyt dallues dhe karakteristik i fesë sonë siç është transmetuar në hadithin të cilin e transmeton Enesi, radij Allahu anhu, se i Dërguari (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Me të vërtetë çdo fe e ka virtytin moral të saj e virtyti moral i Islamit është turpi.” [Ibn Maxheh]

Mirëpo ekzistojnë disa çështje që tek shum njerëz mbizotrojnë bindje plotësisht të gabuara rreth këtij fenomeni saqë konsiderojnë gjëra të turpshme të cilat në fakt jemi të obliguar t’i mësojmë dhe t’ua mësojmë shoqërisë e të flasim rreth tyre, ngase mosmësimi i tyre sipas fesë së Allahut shkakton që të rinjtë si rrjedhojë të saj i marrin informacionet nga burimet që nuk kan referencë Kur’anin Famëlartë e as sunnetin e pastërt profetik! E të mësuarit e këtyre çështjeve nuk është aspak turp ngase Allahu nuk turpërohet nga e vërteta mirëpo është obligim fetar.

Prej këtyre çështjeve që konsiderohen tek shum njerëz gati se “tabu” është çështja e marrëdhënieve intime dhe mënyra e saj, sipas asaj që na është mësuar nga thesari i madh i Islamit. I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) i frymëzuar nga Allahu i cili nuk fliste nga hamendja, na ka mësuar çdo gjë që i përket muslimanit në çështjet e dynjasë dhe ato të ahiretit! Edhe këto çështje na ka mësuar dhe assesi nuk është turp t’i mëson muslimani këto gjëra por në të kundërtën, ai e ka obligim dhe patjetër duhet të mëson udhëzimin profetik sepse ai është më i ploti, dhe i vetëm i drejti i cili çon në lumturinë e dynjasë dhe ahiretit.

Fatkeqësisht shumë të rinjë të cilët martohen nuk i mësojnë rregullat dhe dispozitat elementare të jetës bashkëshortore në Islam, e aq më pak mënyrën e aktit të marrëdhënieve intime sipas sunetit autentik, çka rezulton në shum problem të ndryshme dhe sigurisht edhe hyrje në harame si shkak i mosnjohjes së rregullave dhe udhëzimeve fetare.

Kjo është një fatëkeqësi të cilën hoxhallarët obligohen t’ia sqarojnë rinisë në vazhdimësi.Prandaj ky shkrim i dedikohet posaqërisht vëllezërve dhe motrave të pamartuara ose të fejuar, që në të ardhmën do të hyjnë në këtë fazë të rëndësishmë të jetës së tyre në mënyre që të jenë sa më afër mësimeve të pastërta profetike në këto çështje.

Këtu dua shkurtimisht të reflektoj mënyrën e kryerjes së marrdhënieve intime sipas udhëzimit profetik në natën e parë të martesës dhe në përgjithësi mënyrën e duhur e kalimit të kësaj nate.

Sigurisht se kjo natë konsiderohet prej netëve më të veçanta në jetën e besimtarit e cila luan një rol të rëndësishëm për relacionin reciprok të porsamartuarve dhe jetën e mëtutjeshme bashkëshortore të tyre. Prandaj duhet besimtari ta bënë këtë natë kënaqësi për bashkshorten e jo ” tragjedi”.

-Fillimisht muslimani në natën e parë të martesës pasiqë e udhëzon nusen e tij në dhomën e fjetjes, ai duhet të sigurohet që t’i mbyllë dyert dhe dritarët që të jenë të sigurtë. Ai dhe ajo duhet që të zbukurohen për njëri-tjetrin në formën më të mirë, duke u stolisur dhe parfymuar për të kënaq njëri-tjetrin dhe të kenë kujdes që mos të kundërmojnë ndonjë erë të keqe. Ibn Abbasi (radij Allahu anhu) ka thënë: “Kam qejf të zbukurohem për gruan time aq sa kam dëshirë që ajo të zbukurohet për mua.”

-Çiftit të ri i përket pastaj t’i falë dy rekate namaz nafile siç është transmetuar prej të parëve tanë të mire, e pas këtij namazit të përbashkët ai e vendos dorën e tij të djathtë në ballin e nuses së tij dhe e thotë këtë lutje:

“اللهم إني أسألك من خيرها وخير ما جبلتها عليه، وأعوذ بك من شرها وشر ما جبلتها عليه”

“O Allahu im, kërkoj prej Teje të më dhurosh të mirën që e ke bërë natyrë të saj, dhe lutem të më mbrosh nga e keqja e saj dhe e keqja që e ke bërë natyrë të saj.”

Para se të hyjmë në sqarimin e mënyrës së marrëdhënieve intime në dritën profetike në këtë natë, është mirë të këshillojmë besimtarin që ai ta rregullon atmosferën sa më të përshtatshme për nusen e tij, duke e rregulluar dhomën sa më të këndshme me zbukurime, e këtu besoj se secili e kupton qëllimin. Ekspertet këshillojnë që dhoma të përmban sa më shum ngjyrë të kuqe ngase ndikon në disponimin e njeriut për dashuri. Pastaj është prej sunetit që t’i ofrohet për të ngrënë diçka të shijshme nuses sikurse është transmetuar se i Dërguari, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, i ka sjellur Aishes, radij Allahu anha, qumësht. Me rëndësi është ushqimi, e nuk duhet të jetë patjetër qumësht, këtu mund të përdoren edhe ëmbëlsirat, frutet, etj. Një fakt duhet ta ketë çdo besimtar parasysh dhe është e rrugës të rikujtohet këtu, se nuk është e patjetërsueshme mu në natën e parë të kryhet akti seksual, e sa i përket atyre që përshkak traditës së keqe tek shumë vise shqiptare në mënyrë që të tregohet “qarshafi ” në mëngjes, duhen të kuptojnë se kjo gjë nuk ka lidhje diç me fenë e Allahut dhe është gjest jo I hijshëm i cili cenon privatësinë dhe nderin e gruas muslimane.

Ekspertet këshillojnë që në këtë natë të parë të martesës, ku i paraprin stresi dhe lodhja e dasmës, etj, të pushohet në të duke kaluar natën në biseda të lehta dhe të këndshme me shprehje përplotë me dashuri, harmoni dhe mirëkuptim ku inkuadrohen edhe ledhatimet, e kështu me rradhë.

Si këshillë është mirë të ceket se burrit i takon ta merr iniciativën dhe ta disponon nusen duke mos kursyer aspak në komplimente ndaj saj dhe lëvdata për bukurinë e saj dhe për çdo gjë që i pëlqen tek ajo. Pastaj duhet të kenë kujdes që mos të jet prej atyre të cilët pandërprerë flasin për vetveten e tij sepse kjo nuk është prej edukatës dhe e bezdis bashkbiseduesin, por duhet t’i jep hapësirë nuses së tij të shprehet dhe të tregon prej anës së saj, në këtë mënyrë ajo lirohet me burrin e saj dhe ndihet mirë e burri duhet t’a ndëgjon atë me vëmendje.

Zakonisht gratë janë më të turpshme dhe burrit i përket ta merr iniciativen në çdo gjë, posaqërisht në këtë natë. Para se të hyjmë në temen themelore të kësaj tematike e që është “akti seksual në këtë natë” duhet të ripërkujtohet secili me realitetin e mirënjohjës së kësaj begatie dhe dhurate nga ana e Allahut (subhanehu ve teala.)

Martesa me një femër besimtare si mirësi madhështore nga Allahu (subhaneh) ku duhet synuar qëllime të larta e të sinqerta në kryerjen e marrëdhënieve si një akt bindjeje ndaj Allahut, i pasimit të sunetit të të Dërguarit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, shtimit të umetit dhe adhurimi i Allahut nga pasardhësit, mbrojtje nga haramet dhe ruajtje e moralit nga të dy bashkshortët, pastaj edhe plotësimi i nevojave fiziologjike dhe dëfrimi në mënyrë të lejuar ku mund të fitohen bile shpërblime nga Allahu nëse bëhet me nijjet të pastërt siç ka ardhur në hadithin e Ebu Dherrit ku sahabët u çuditën me këtë fakt që ua përmendi i Dërgauri sal-Allahu alejhi ve sel-lem e thanë: “O i Dërguari i Allahut, a do të fitoj shpërblim edhe ai prej nesh që shuan epshin e tij?” Ai (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) iu përgjigj: “Nëse epshin e drejton kah e ndaluara, a do t’i llogaritej kjo si mëkat? Kështu që nëse e drejton kah e lejuara (gruaja e tij), ai për këtë do të shpërblehet.” Muslimi, Ahmedi dhe të tjerë.

Për këtë begati të madhe duhet të falëndërohet Allahu vazhdimisht.

Allahu i lartësuar thotë: “dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (30:21)

Intimiteti seksual në natën e parë të martesës, si ripërkujtim duhet të dijmë se ntimiteti seksual mes bashkëshortëve është i inkurajuar në Islam kur ndodhe në suaza të legjitimuara dhe me të vërtetë një dhuratë e madhe nga Allahu që e ka lejuar këtë dhe që ka premtuar të mos i fajësojë ata që i shuajnë epshet e tyre në mënyrë të ligjshme:Allahu i lartësuar thot: “dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale, përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar. E, kush kërkon (kënaqësi) përpos këtyre, të atillët – me të vërtetë, janë kundërvajtës.” Muminun: 5-7.

Megjithatë, ka disa rregulla dhe udhëzime të cilat duhen respektuar kur ndonjëri i afrohet në mënyrë intime bashkëshortës së vet, posaqërisht në këtë natë për të cilën po flasim.

Fillimisht para se të hynë në këtë akt të dy bashkshortët duhen të jenë të ndërgjegjshëm për afërsinë dhe vëzhgimin e Allahut në mënyrë që mos të hyjnë në diç që është e ndaluar dhe ata duhet ta rregullojnë nijetin për të cilin folëm më herët. Kështu besimtari tregon se as në momentet e tilla nuk e harron ndërgjegjen fetare.

Intimiteti seksual

Ky akt i marrëdhënieve seksuale i përmban tri faza. Faza e parë është “paraloja”, që arrihet me lozje të gruas, ledhatime, puthje dhe në të cilën përgatitet gruaja psikologjisht për aktin seksual dhe është shumë e rëndësishme, gjë të cilën e ka praktikuar i Dërguari Allahut sal-Allahu alejhi ue sel-lem. me gratë e tij dhe që është sunet.

Lidhur me këtë dijetari i njohur Ibn Kudameh el Makdesi, rahimehullah, ka thënë: “Kërkohet që burri ta përkdhelë dhe ta ledhatojë gruan e tij para marrëdhënieve, që ta nxitë atë për të pasur sa më shumë kënaqësi, siç ndien edhe vet…” Patjetër duhet të respektohet kjo fazë e posaqërisht në netët e para të martesës. Pastaj kur e vëren se të dy keni arritur shkallën në të cilën dëshironi hyrjen në fazën e dytë e që është “kryerja e marrëdhënieve intime” muslimani duhet t’a thotë këtë lutje, ngase nëse Allahu e furnizon atë me fëmijë, ai fëmijë do të jetë i ruajtur nga shejtani, siç është transmetuar në hadith të vërtetë. Lutja është kështu:

بسم الله اللهم جنب الشيطان, و جنب الشيطان ما رزقتنا

“Në emër të Allahut, O Allahu im largoje djallin dhe largoje djallin prej asaj çka na furnizon”

I lejohet burrit t’i afrohet gruas nga cila do anë që dëshiron, por në asnjë mënyrë nuk është e lejuar që bashkshorti t’i afrohet nuses së tij nga “Anusi” ngase Allahu subhanehu ue teala, thotë: “Gratë tuaja janë arat e juaja, dhe afrohuni arave tuaja si të doni e paraqitni diçka për shpirtin tuaj (të mirë). Dhe druajuni Allahut dhe dinie se do të takoheni me Të. (Ti o Muhammed)! Sihariqoji besimtarët.” (2:223)

“Ara” këtu do të thotë se vendi i vetëm i lejuar për të pasur marrëdhënie me gruan, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të kultivuar farën dhe që ajo të ngelet me barrë. Ibn Abbasi, radij Allahu anhu, ka thënë: “Kjo do të thotë nga para, nga prapa, apo të shtrirë, perderisa mashkulli kryen marrëdhënie nga ku del foshnja”.

Poashtu rreptësisht e ndaluar është kryerja e aktit seksual duke qenë ajo me menstruacione, mirëpo të kënaqet me trupin e saj duke përjashtuar organin gjenital është e lejuar… Kërcënimi për këto dy veprime në fenë e Allahut është shumë i madh dhe mëkati është shumë i rrezikshëm siç transmetohet nga Ebu Hurejra, radij Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) i ka thënë: “Kushdo që shkon te një fallxhorë dhe i beson atë që i thotë, ose kryen marrëdhënie me gruan që është me menstruacione, ose kryen marrëdhënie me gruan në anus të saj, ai padyshim ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit.” Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë.

Pastaj me një tjetër hadith i cili poashtu transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) thotë: “I mallkuar është ai i cili kryen marrëdhënie me gruan e tij në anus.”

Mirëpo transmetime për ndalesa tjera jashta këtyre dyjave çka cekëm nuk ka në aktin seksual dhe bashkshortët janë të lirë të kënaqen si të dëshirojnë.

Pas kësaj faze, pasiqë të arrihet kulmanicioni i kënaqësisë dhe emocioneve pason pastaj faza e tretë e që konsiderohet faza e relaksimit. Në këtë fazë muslimanit nuk i takon aspak t’ia kthen shpinën bashkshortës së tij, mirëpo duhet t’i kushton vëmëndje dhe të argëtohet me të. Nuk është e domosdoshme qe nusja patjetër të humb virgjiritetin në natën e parë siç mendojnë shum njerëz, por kjo mund të zgjasë deri disa ditë, ngase edhe kjo dallon prej personi në tjetër.

Pas aktit seksual bashkshortët duhen të pastrohen (të marrin gusël) ose abdest nëse dojnë të përsërisin aktin e pastaj të pastrohen.

Këto janë disa udhëzime dhe rregulla nga feja e jonë e pastërt dhe të gjithë neve na përket t’ua mësojmë fëmijëve, shokëve, të gjithë atyre që kanë për të hyrë në këtë fazë të jetës në mënyrë që të kalojnë një jetë sa më të shëndoshë bashkshortore duke u bazuar në sunetin autentik!

O Allah udhëzoje rininë tonë, mësoja udhëzimet e fesë tënde!

Allahut i mbështetemi dhe vetëm prej Tij vjen suksesi!

Shkruan: Hoxhë Ardian Elezi

Burimi: albislam.com

0 10710

Me emrin e Allahut, Mëshirësuesit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Zotit të gjithë botëve, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë deri në ditën e gjykimit, dhe më pas:

Allahu i Madhëruar ka thënë:

إِنَّ اللَّهَ لَا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ

“Me të vërtetë, Allahu nuk ua ndryshon gjendjen e një populli atë që kanë nga e mira në të keqe, përderisa ata të mos e ndryshojnë vetë gjendjen e tyre.” (Err Rra’d: 11).

Nëse Allahu i Madhëruar i begaton me mirësi të panumërta robërit e Tij, atëherë Allahu nuk ua largon ato nga mesi i tyre ato mirësi, mbesin të vazhdueshme, përderisa robërit e Tij nuk i mohojnë dhe largojnë ato nga mesi i tyre përmes mëkateve apo mosmirënjohjes (jofalënderimit ndaj Allahut).

Nëse robërit e Allahut janë mirënjohës, falënderues karshi mirësive të Allahut, atëherë Allahu ua shton ato mirësi dhe nuk ua largon asnjë çast nga mesi i tyre, përpos se, nëse robërit tregohen kryelartë e mosfalënderues karshi atyre mirësive.

Allahu i Madhëruar, thotë:

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِنْ شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ ۖ وَلَئِنْ كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٌ.

“(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëse bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”. (Ibrahim: 7).

Si ta kuptojmë falënderimin? Çka është falënderimi? Si realizohet falënderimi?

Falënderimi realizohet dhe ndërtohet mbi tre shtylla kryesore, e ato janë;

1. Bindja e paluhatshme se mirësitë janë prej Allahut, Allahu është Ai që të begatoi më shëndet të mirë, Allahu është Ai që të begatoi me pasuri, me rahatllëk, me qetësi, krejt këto t’i dhuroi Allahu, duhet të kesh bindjen e paluhatshme se të gjitha janë vetëm prej Allahut.

2. Shfrytëzimi i këtyre mirësive aty ku kënaqet Allahu. Pra, të gjitha mirësitë që me to të begatoi Allahu, t’i duhesh t’i shfrytëzosh vetëm aty ku kënaqet Dhuruesi (Allahu) i këtyre mirësive. Allahu të furnizoi me shëndet, shfrytëzoje shëndetin në adhurim ndaj Tij. Allahu të furnizoi me pasuri, jepe zekatin dhe dhuroj lëmoshë atyre që kanë nevojë për të.

3. Njihi mirësitë e Allahut dhe tregohu mirënjohës ndaj tyre fshehtas (me zemër) dhe haptas (falëndero me gjuhë, vepra).

Pra, falënderimi ka këto tre baza, pa të cilat nuk ka mundësi të realizohet ai.

Allahu i Madhëruar, na tërhjek vërejtjen me dënim nëse nuk jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj mirësive të Tij:

أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ ۚ فَلَا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ.

“A janë të sigurtë ata nga dënimi i Allahut? Dënimit të Allahut, nuk i frikësohen vetëm ata që janë të humbur.” (El A’raf: 99).

Katade, radijAllahu anhu, thotë: “Sa i keq është një popull të cilin e begatoi Allahu me mirësi të panumërta, e ai popull i keqpërdori ato dhe i shfrytëzoi aty ku hidhërohet Krijuesi i tyre. Pasha Allahun, kurrë Allahu nuk e humbi, dënoi, zhduku asnjë popull përderisa ata nuk e tepruan, përderisa e hidhëruan Allahun dhe i mohuan mirësitë e Tij. Le ta dinë çdo popull se do vjen dënimi i Allahut si shkak i mosfalënderimit dhe mosmirënjohes ndaj mirësive të Allahut.”

Është për t’u habitur me njerëzit, Allahu i furnizon, i krijoi, u dha pasuri, fëmijë, shëndet, prapseprap njerëzit janë mosfalënderues ndaj Allahut, saqë harrojnë Allahun e falënderojnë njerëzit për ato mirësi.

O ti që je furnizuar me pasuri, shfrytëzoje pasurinê aty ku kënaqet Allahu. O ti që ke shëndet, shfrytëzoje shëndetin në adhurim.

Dhe në fund, kush dëshrion jetë të lumtur, të qetë, vdekje të rahatshme, vdekje me iman, le të veprojë punë të mira, sepse përmes tyre, ai tregohet falënderues karshi mirësive të Allahut.

Allahu i Madhëruar, thotë:

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ.

“Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (En Nahl: 97).

Allahu e dinë më së miri, salavatet dhe selamet ia dëegojmë Muhamedit alejhi selam, familjes dhe shokëve të tij.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 5003

Kaderi është caktimi i Allahut për çdo gjë që ndodh dhe për çdo gjë që ekziston, të gjitha sipas diturisë së Allahut, dëshirës dhe urtësisë së Tij.

Besimi në kaderin e Allahut ngërthen katër gjëra:

  1. Besimi se Allahu e ka ditur çdo gjë në përgjithësi dhe në hollësi para se t’i krijojë ato, qoftë ajo dituri e cila lidhet me veprat e Tija apo me veprat e robërve të Tij.
  2. Besimi se Allahu e ka shkruar atë në Leuh el Mahfudh (pllakën e ruajtur).

Për këto dy çështje, thotë Allahu në Kur’an:

(أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۗ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَابٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ)

“A nuk din ti, se Allahut – i është e njohur çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, të gjitha këto, për Allahun janë lehtë.” (Haxh: 70)

Transmetohet prej Abdullah bin Amr ibn el-Asit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E kam ndëgjuar Muhamedin,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- duke thënë: “Allahu i ka shënuar caktimet e krijesave pesëdhjetë mijë vjet para se të krijonte qiejt dhe tokën”. (Shënon: Muslimi).

  1. Besimi se të çdo gjë që ndodh, nuk ndodh përveç se me dëshirën e Allahut, qoftë ajo që ka të bëj me punët e Allahut ose me veprat e krijesave të Tij.

Në lidhje me punët e Tij, Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

(وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ وَيَخْتَارُ ۗ مَا كَانَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ ۚ سُبْحَانَ اللَّهِ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ)

“Dhe, Zoti yt krijon ç’të dojë dhe Ai zgjedh; e, ata (adhuruesit e idhujve), nuk mund të zgjedhin. Qoftë i falenderuar Allahu dhe larg nga ato që i përshkruhen Atij për shok!.” (Kasas: 68).

(يُثَبِّتُ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۖ وَيُضِلُّ اللَّهُ الظَّالِمِينَ ۚ وَيَفْعَلُ اللَّهُ مَا يَشَاءُ)

“Allahu besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse zullumqarët i shpie në humbje; Allahu punon ç’të dojë.” (Ibrahim: 27).

(هُوَ الَّذِي يُصَوِّرُكُمْ فِي الْأَرْحَامِ كَيْفَ يَشَاءُ ۚ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ)

“Ai ju formon juve në mitër ashtu si don Ai; s’ka zot tjetër përveç Tij, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm! Ndërsa thotë për veprat e krijesave: “Sikur të donte Zoti yt, ata nuk do ta bënin atë, pra lëri ata dhe atë që e trillojnë”. (Imran: 6).

  1. Besimi se çdogjë që ekziston është krijesë e Allahut duke përfshirë qenien e tyre, cilësitë dhe lëvizjet e tyre.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë :

(لَهُ مَقَالِيدُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ أُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ)

“Allahu është Krijues i çdo gjëje dhe Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje.” (Zumer: 62).

(الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَمْ يَتَّخِذْ وَلَدًا وَلَمْ يَكُنْ لَهُ شَرِيكٌ فِي الْمُلْكِ وَخَلَقَ كُلَّ شَيْءٍ فَقَدَّرَهُ تَقْدِيرًا)

“Atij që i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës, i cili nuk ka fëmijë dhe i cili nuk ka shok në pushtet dhe i cili ka krijuar çdo gjë, e i ka rregulluar si duhet ato!.” (Furkan: 2).

Dhe thotë Allahu për të dërguarin e Tij, Ibrahimin alejhi selam!,- se ai ka thënë:

(وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ)

“E Allahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.” (Safat: 96).

Vazhdon …

Autor: Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

0 2031

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنْفُسِهِمْ حَرَجًا مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا

“Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin ty për arbitër, për ato konflikte që ekzistojnë ne mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dëshprimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (Nisa: 65).

وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَنْ يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ ۗ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُبِينًا

“Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.” (Ahzab: 36).

إِنَّمَا كَانَ قَوْلَ الْمُؤْمِنِينَ إِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ أَنْ يَقُولُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۚ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

“Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Allahu dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar.” (Nurë: 51).

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيم.

“Le të kenë frikë ata që i kundërshtojnë urdhërit të tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm.” (Nurë: 63).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “I gjithë umeti im do të hyjnë në xhenet përveç atyre që refuzojnë! Sahabët pyetën: E kush janë ata që refuzojnë o i Dërguari i Allahut? Ai,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- iu përgjigj sahabëve duke iu thënë: “Kush më bindet mua ai do të hyjë në xhenet, ndërsa kush nuk më bindet mua ai veçse ka refuzuar.” (Shënuan: Buhariu: 13/239(7280).

Komentim i përgjithshëm:

Bindja ndaj Muhamedit, alejhi selam, dhe refuzimi i çdo fjale e kujdo qoftë prej krijesave, kur thotë diçka pejgamberi, alejhi selam.

Kjo njëherit është edhe shtylla e dytë, mbi të cilat ndërtohet Islami.

Feja ngrihet (ndërtohet) mbi dy shtylla bazore, e ato janë: 1. Që mos të adhurohet askush pos Allahut dhe 2. Bindja dhe nënshtrimi ndaj Muhamedit, alejhi selam.

Nuk ka rrugë tjetër e cila shpie drejtë udhëzimit, lumturisë dhe shpëtimit nga fitnet (sprovat) e ndryshme përpos se përmes rrugës së bindjes ndaj Muhamedit, alejhi selam.

Njashtu, nuk ka rrugë më të sigurt e cile shpie në xhenetin e Allahut, përpos se përmes rrugës së bindjes ndaj Muhamedit, alejhi selam.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Obligueshmëria ndaj bindjes, nënshtrimit dhe rrespektimit të Muhamedit, alejhi selam.
  2. Obligueshmëria e anashkalimit, refuzimit të çdo thënie e kujdo qoftë ajo nga krijesat e Allahut, para thënies (fjalës) së Muhamedit, alejhi selam.
  3. Një nga shkaqet kryesore e hyrjes në xhenet është bindja ndaj Muhamedit, alejhi selam.
  4. Mosrrespektimi, mosbindja, mosnënshtrimi dhe refuzimi i Muhamedit, alejhi selam apo fjalëve të tij, është shkak kryesor i hyrjes në fitnet (sprovat) e ndryshme dhe në dënimet e ndryshme (në dynja dhe ahiret).

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

0 3131

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ndodhë që robi i Allahut të agjëroj një ditë për hir të Allahut, e që për atë ditë (që agjëroi për hirë të Allahut) Allahu të mos ia largojë fytyrën e tij nga zjarri (Xhehenemit) për shtatëdhjetë vite.”[1]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, agjërimi është veç për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë (nga zjarri Xhehenemit dhe mëkatet). Nëse ndonjëri nga ju jeni agjërueshëm, atëherë mos t’i afrohet gruasë dhe mos të bërtas (mos ta ngrisë zërin lartë). Nëse e ofendon dikush (gjatë agjërimit) apo e lufton, le t’i thotë: Unë jam agjërueshëm. Pasha Atë, në duartë e të Cilit është shpirti im (i Muhamedit alejhi selam), era e keqe e cila delë nga goja e agjëruesit, është më e mirë te Allahu se era (aroma) e miskut (parfumit). Për agjëruesin janë dy gëzime në të cilat ai gëzohet: Kur të bën iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e tij ai gëzohet me agjërimin e tij.”[2]

Komentim i përgjithshëm:

Agjërimi është një prej veprave më madhore që Allahu aze vexhele e veçoi për Veten e Tij, si dhe u premtoi atyre që agjërojnë shpërblime të mëdha (në dunja dhe ahiret).

Agjërimi është mburojë për besimtarin nga rënia në mëkate (në dunja) dhe nga dënimi me zjarr të xhehenemit (në ahiret).

Agjërimi është shkak kryesor që e largon besimtarin në botën tjetër nga zjarri i xhehenemit.

Muslimani duhet të jetë syçel në kryerjen e veprave të mira, e në veçanti ndaj këtij adhurimi madhor (agjërimit), edhe pse agjërimi ngërthen në veten e tij disa vështirësi, porse shpërblimi ështê edhe më i madhë sesa lodhjet apo vështirësit që e kaplojnë besimtarin gjatë agjërimit.

Pra, lodhjet harrohen në momentin kur ai bën iftar dhe kur e takon në botën tjetêr Zotin e tij, ai ndjehet krenar dhe i lumtur me agjërimin e tij.

Çka përfitojmë dhe mësojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Vlera e agjërimit dhe shpërblimi i madhë (nga ana e Allahut për agjëruesit).
  2. Agjërimi është mburojë për muslimanin nga mëkatet dhe zjarri i xhehenemit.
  3. Agjërimi e largon muslimanin nga zjarri i xhehenemit në ditën e gjykimit.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

[1] (Shënuan: Buhariu: 6/47(2840), Muslimi: 1153).

[2] (Shënuan: Buhariu: 4/103(1893) dhe Muslimi: 1151).

NA NDIQNI NË