Arhiva DitoreJul 1, 2015

0 12205

Pyjetja: Në fetvanë nr. 12.597 ju  keni deklaruar se gëlltitja e pështymës nuk prish agjërimin, sepse kjo nuk konsiderohet ngrënie dhe pirje. Por në fetvanë nr. 78.479 ju thatë se gëlltitja e çdo gjëje prish agjërimin, nëse ajo është ushqim, pije apo ndonjë gjë tjetër, edhe në qoftë se ajo është një monedhë. Unë jam me të vërtetë i hutuar. Cili është vendimi në rastin kur qëllimisht gëlltit pështymë (mukozë) që vjen poshtë nga hunda ose fyti; a e bën kjo të pavlefshëm agjërimin?

Falënderimi i qoftë Allahut.

Pikëpamja më e saktë shkencore është se pështyma (gëlbaza) nuk e prish agjërimin, siç u shpjegua më parë në fetvanë nr. 172499. Kjo nuk kundërshton faktin se agjërimi është i pavlefshëm nga gëlltitja e çdo gjëje, edhe nëse ajo nuk është ushqim, si guraleci.

Në el-Havi el-Kebir (3/456) thuhet: Imam Shafiu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Nëse ai gëlltit një gur zalli ose diçka që nuk është ushqim, ose përdor një injkeksion, ose trajton një plagë dhe arrin në barkun e tij, apo ai përdor diç dhe ajo arrin brenda kokës së tij, atëherë ai ka prishur agjërimin, nëse ai mbahet mend (se ai ishte agjërueshëm), por nuk e prish atë nëse ai ka vepruar këtë nga harresa.”

El-Mauardi ka thënë: “Ky është rasti nëse ai gëlltit ushqim apo pije apo diçka që s’është as ushqim as pije, si një dirhem (monedhë argjendi) ose një guralec, apo një arrë ose një bajame, atëherë ai ka prishur agjërimin duke bërë ndonjë nga këto gjëra, dhe ai duhet të kompensojë atë ditë në qoftë se ai e bëri atë me qëllim, duke kujtuar se ai ishte agjërueshëm; por në qoftë se ai e bëri atë nga harresa,  atëherë agjërimi i tij mbetet i vlefshëm.”

Kjo çështje është diskutuar më parë.

Arsyeja pse nuk ka asnjë kontradiktë është se pështyma vjen nga brenda trupit dhe kjo është pjesë e qenies së tij fizike, kështu që nëse një person e gëlltit, kjo nuk mund të thuhet se ai ka gëlltitur diçka nga jashtë trupit të tij. Kjo është ndryshe nga rasti me një gur dhe të ngjashme; ai i cili e merr atë dhe e gëlltit ai ka marrë diçka nga jashtë trupit të tij, kështu që agjërimi i tij është e pavlefshme në këtë mënyrë. (me gëlltitjen e diçkaje nga jashta trupit).

Ibn Habibi ka thënë: Kushdo që pastron fytin e tij, atëherë gëlltit pështymën e tij, edhe nëse ai arrin skajet e gjuhës së tij, nuk është ndonjë mëkat për të, por kjo nuk është e përshtatshme, sepse pështyma nuk është ushqim apo pije, dhe kjo rrjedh nga brenda në kokë.

Në librin (el-Bahr er-Ra’ik Sherh Kenz ad-Deka’ik) (2/294) thotë: “Nëse mukoza hyn në hundën e agjëruesit nga brendia e kokës së tij, e ai e gëlltit atë dhe ajo hyn në fytin e tij si pasojë e një veprim të qëllimshëm nga ana e tij, nuk është ndonjë mëkat për të, sepse ajo është e njëjtë si pështyma e tij; përveç nëse ai e vë atë në dorën e tij, më pas e gëlltit. Në këtë rast ai ka për të bërë kompensim atë ditë. Dhe e njëjta vlen edhe për pështymën dhe mukozën  që del nga goja e tij apo hunda, e më pas ai gëlltit atë, nuk është i pavlefshëm agjërimi i tij.”

Megjithatë ne kemi theksuar më parë se gëlbaza është diçka që është konsideruar zakonisht e neveritshme, kështu që ai nuk duhet ta gëlltit, nëse ai është në gjendje ta nxjerr atë.

Dijetari Sharanbilal el-Hanefi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Në (el huxheh); Ibrahimi u pyet në lidhje me atë që gëlltit pështymën e tij.

Ai tha: Nëse është më pak se një kafshatë, kjo nuk do të prish agjërimin, sipas konsensusit [dmth, në mesin e hanefive].

Por në qoftë se ai mbush gojën e tij, atëherë ai bën të pavlefshëm agjërimin e tij, sipas Ebu Jusufit; por sipas Ebu Hanifes nuk e ka të pavlefshëm, por ai duhet të nxjerr  gëlbazën në mënyrë që të mos e prish agjërimin e tij.

Imam Shafiu ka thënë: Siç u theksua nga dijetari Ibn Shahnah: “Që agjërimi i tij të jetë i vlefshëm sipas konsensusit të dijetarëve, për shkak se ai është në gjendje të nxjerr atë.”

Nga (Maraki el-Falah Sherh Nur el-Idah (246))

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1931

RAMAZANI, MUAJI I LEXIMIT DHE MEDITIMIT TË KURANIT

Në këtë muaj të bekuar Allahu i Madhëruar e zbriti Kur’anin Famëlartë, dhe mu për këtë arsye edhe selefu salih (të parët tanë) i kushtonin vëmendje më të madhe leximit të Kur’anit në Ramazan.

Njashtu, Xhibrili, alejhi selam, i vinte njëher në vitë në Ramazan Muhamedit, alejhi selam, për t’i përsëritur leximin e Kur’anit Muhamedit, alejhi selam, kurse në vitin e fundit të jetës së Muhamedit, alejhi selam, Xhibrili, alejhi selam, erdhi dy herë për t’ia përsëritur leximin e Kur’anit Muhamedit alejhi selam.

Njëherit, një gjë e tillë na jep të kuptojmë se Ramazani është muaj i leximit të Kur’anit.

Imam Zuhriu rahimehullah, kur hynte muaji i bekuar i Ramazanit, thoshte: ” Ky është muaj i Kur’anit dhe muaji i ushqimit.”

Imam Maliku, rahimehullah, kur hynte muaji i bekuar i Ramazanit, ndërprirste ligjeratat e tij, tubimet e diturisë, leximin e haditheve dhe e izolonte veten e tij natën dhe ditën duke lexuar dhe medituar Kur’anin.

Katade, rahimehullah, e bënte Kur’anin hatme çdo javë, ndërsa në Ramazan çdo të tretën ditë e bënte hatme Kur’anin, në dhjetë netët e fundit të Ramazanit bënte çdo natë hatme Kur’anin.

Allahu i Madhëruar, thotë:

“Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Allahut dhe kryejnë namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me çka i kemi furnizuar Ne, shpresojnë shpërblimin që nuk do të humbas.” (El Fatir: 29).

Hafidh Ibn Rexheb el Hanbeli, rahimehullah, ka thënë: ” Ka ardhur ndalesa nga sheriati islam në lidhje me leximin Kur’anit duke e bërë hatme Kur’anin më pak se tre ditë, ndërsa në vende dhe kohërat e bereqetshme një ndales e tillë bjen dhe nuk vlenë. Sidomos, në muajin e bekuar të Ramazanit, natën e Kadrit, etj. Si dhe vendet e begatshme në Meke, në këto kohra dhe vende pëlqehet shpeshtimi i shumtë i leximit të Kur’anit, duke e shfrytëzuar vendin dhe kohën e begatshme për t’i shumëfishuar shpërblimet. Të këtij mendimi janë Imam Ahmedi, Is’hak Ibn Rahuvejh dhe shumë prej dijetarëve të tjerë, qê aludon se leximi i shpeshtë i Kur’anit në këto kohëra dhe vende, lejohet të përfundohet çdo të tretën ditë apo edhe çdo ditë.”

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1305

Njeriu s’di të ngopet me mirësitë e këtij Muaji, e aq më pak nga mësimet e dobishme që janë duke m’i dhënë lulet. Sa jam duke u gëzuar që po e marrë lulen e radhës, po mërzitem për lulen që jam duke e lënë, një zinxhir gëzimi e pikëllimi është duke më shoqëruar vazhdimisht.

Njëjtë sikurse është edhe kjo botë, nuk ka vazhdim të gjendjes së njëjtë, por ka vazhdimësi të sprovave të cilat e ndjekin atë. Duke qenë kështu duke menduar, e kisha kapë lulen e radhës, por që aspak nuk e kisha ndierë, e menjëherë e lexova, aty shkruante: Ebu Musa El-Eshariu ka thënë: “Allahu ia ka bërë obligim Vetes së Tij, se ai i cili veten e lë të etur në një ditë të nxehtë, është obligim i Tij që t’i japë të pijë në Ditën e Gjykimit.”

Mbeta pa frymë, çfarë mëshire ka Zoti për robërit e Tij që e respektojnë Atë. Edhe nëse e privojmë veten nga e lejuara, s’do të mbesim të mangët në këto mirësi, ngase Ai do të na i kompensojë në Ditën kur do të kemi më së tepërmi nevojë. Ditën kur shpërblimet pa masë do të na vijnë dhe kur do ta shijojmë kënaqësinë e Tij për veprat tona. Dihet se gjuha e lagur nga përmendja e Zotit dhe etja në gojë, nuk bashkohen te agjëruesi. Kur ai e angazhon veten me adhurime, e largon nga vetja kujtesën mbi ngrënien e pijen. Durimi në uri e mëshiron zemrën në bollëk, sepse fjala e butë i zbutë zemrat e njerëzve.

Me të vërtetë e madhe është mëshira e Atij i Cili na e obligoi agjërimin, se largimin nga e lejuara mund ta bëjë ai që është i mëshirshëm, ku në këtë rast e ndien vetë urinë, pastaj e mëshiron skamnorin. Sa më shumë njeriut i rri mendja te Allahu në qiell, aq më i përulur bëhet në tokë. O Mëshirues i të mëshirshmëve më bën të mëshirshëm që të mëshirojë. Disi kjo më përmalloi dhe s’munda më të vazhdojë ecjen në kopsht. Nuk u ndala vetëm unë, porse edhe zemra i ngadalësoi rrahjet, nga brendësia e së cilës rrodhën fjalët: “Fundi i urdhrit të kryer është fillimi i marrjes së shpërblimit, sepse dobia e veprës së mirë është e mira që pason pas saj.”

Ashtu i ulur e me shikim të përulur drejt lules, e lexova të tërën për të dytën herë, ku mora përshtypjen se jam duke e lexuar për herë të parë. Vapa e madhe i ngjit buzët, kurse ato i ndan përmendja e Atij që e obligoi agjërimin, ndaj mos thuaj: Zoti im! Kjo është ditë e gjatë, por thuaj: O ditë e gjatë, unë e kam Zotin e Madh!

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË