Arhiva DitoreJul 2, 2015

0 1944

AGJËRIMI ËSHTË MBUROJË PËR BESIMTARIN

Transmetohet nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Ishim me të Dërguarin e Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- dhe tha: “O ju të ri! Kush prej jush ka mundësi të martohet, le të martohet. Sepse, martesa është mburojë për syrin dhe pastërti (ndershmëri) për organin gjenital (mbrojtje nga haramet). Ndërsa, Ai i cili nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të.”[1]

Të nderuar agjërues: Në këtë hadith mësojmë dy dobi madhështore prej shumë dobive të agjërimit, e ato janë: Ruajtja e shikimit dhe ruajtja e ndershmërisë së organit.

Agjërimi ngërthen në veten e tij këto dobi madhështore.

Nëse njeriu agjëron, e edukon nefsin e tij, e ruan shikimin e tij nga harami, ngase harami fillon me shikim dhe përfundon në vepër, Allahu na ruajtë.

Dhe, ai i cili arrin ta ruaj shikimin nga harami në Ramazan, do ta ketë më lehtë ta ruajë edhe pas Ramazanit.

Ndërsa, ai i cili nuk arrinë ta ruajë shikimin e tij nga harami në Ramazan, nuk ka dyshim se pas Ramazanit do ta ketë edhe më vështirë ta ruajë atë.

Ata të cilë nuk arrinë ta ruajnë shikimin e tyre, janë të rrezikuar gjithmonë nga rënia në harame edhe më të mëdha, siç është zinaja dhe të tjerat.

Të nderuar agjërues: Jemi mëse të nevojshëm që të edukohemi në këtë muaj të bekuar. Të mundohemi ta ruajmë shikimin, e sidomos në këtë kohë të fitneve të ndryshme, siç janë: zhveshja e femrave, zbukurimi i tyre, shikimi i revistave, gazetave, televizionit, pothuajse në të gjitha këto gjenden femra të zbukuruara dhe të zhveshura.

Andaj, muslimani duhet të jetë syçel dhe ta ulë shikimin në raste të këtilla, qoftë në Ramazan apo pas Ramazanit.

Dhe në fund: Nuk ka dyshim aspak se ruajtja e shikimit nga haramet me lejen e Allahut është siguri nga rënia në fitnet e ndryshme. Gjithashtu, ruajtja e shikimit nga haramet është rrugë e cila shpie drejtë rahatisë dhe shpëtimit të muslimanit në dunja dhe në ahiret. Njëherit, agjëruesi përmes ruajtjes së shikimit nga haramet ruan edhe zemrën e tij dhe e zbut epshin e tij nga çoroditjet e shumta të cilat mund ta kaplonin atë (epshin) nëse nuk do ta ruante dhe ulte shikimin nga haramet e ndryshme.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Buhariu: 5066, Muslimi: 1400- teksti i hadithit është i Muslimit).

0 1375

Ashtu siç qëndroja ulur, kur ja, buzë këmbës së djathtë qëndronte një lule tjetër, e cila për nga trupi i saj ishte më i shkurtër se sa i lules paraprake. S’desha që menjëherë ta mbërthej në dorë, kisha dëshirë së paku të kënaqem duke e parë aty në tokë.

Me fletët e saj ngjyrë qielli shkëlqente si peizazhet e bukura të bëra nga dora e piktorit të shkathtë. Syri kënaqej në shikim, por s’ngopej me bukurinë që ajo ia jepte syrit. Disa herë u mendova se kur ta marrë, e në fund vendosa, tash do e marrë dhe para se ta lexoj unë, dua t’jua japë juve që ju ta lexoni para meje, Mejmun ibën Mehrani ka thënë: “Agjërimi më i dobët është abstenimi nga ngrënia dhe pija.”

Nuk nevojitet që vetëm të jemi të uritur dhe të etur, por këtij adhurimi duhet që t’ia përkushtojmë zemrën dhe gjuhën. Ngase kohë e humbur është kur fiton çdo gjë, e shpirtin e ke të uritur nga ushqimi i tij. Duhet ta ndiejmë ëmbëlsinë që agjërimi e jep në ne, duke mos ngrënë dhe duke mos pirë, por veç duke e shijuar ngopjen e brendësisë sonë me adhurime. Njeriu i cili ka nijet të pastër, di edhe të angazhohet me vepra të mira. Për këtë është thënë, se sa më shumë që njeriu kujdeset të mos depërtojë e keqja te ai, ai bëhet më i prirë në vepra të mira.

Duke u munduar të qëndrojë i pastër kundrejt këtij adhurimi, në vete nuk e ndieja etjen dhe urinë edhe pse asgjë s’fusja në gojë. Se njeriu sa më shumë jepet pas dijes, aq më të përulur e ndien veten ndaj saj. Adhurimi është ushqimi më i shijshëm për njeriun i cili e ruan veten nga veprat të cilat ia humbin shijen atij. Në rrugën e adhurimeve, sprovat vijnë si rezultat i besimit, e besimi sprovohet nga pesha e nxitjeve të tij që shpien njeriun në vepër. Që barku mos ta ndiejë urinë, duhet shpirtit t’i shuhet etja, ngase për fjalën e cila qetëson, merret malli të dëgjohet.

Deri në këtë çast kisha qenë duke e mbajtur lulen në dorë, dhe përveç që e nuhatja erën e saj, ndieja dhe kënaqësi në shikimin e saj. Si janë lulet, siç ujiten, ashtu edhe lulëzojnë. Ndoshta tani erdhi çasti ta lë dhe të kalojë te një lule tjetër, por u ndala edhe një çast, ngase m’u kujtua një thënie e hershme se adhurimi e lidh adhuruesin me kënaqësinë shpirtërore që ia jep dhe se ai sa më tepër të preokupohet me adhurime, aq më i uritur ndjehet karshi tyre, e kjo më ndali t’ia lëshojë edhe një sy shikim. Shikimi më mbeti në mes fjalës dhe heshtjes ku më shumë pëlqeva të heshti për fjalën se sa të flasë për heshtjen.

E këputa një fije gjethi me qëllim ta mbajë si kujtim për këtë lule, dhe para se ta lëshojë lulen e lëshova një lot nëpër faqe.

BLERIM MUHXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË