Arhiva DitoreJul 3, 2015

0 1832

NË SYFYR KA BEREQET:

Disa nga dobitë e ngrënies dhe ngritjes në syfyr:

Transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Hani syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Në këtë hadithë madhështor i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem, na urdhëron për ngrënien e syfyrit, duke ngrënë bukë dhe duke pirë ujë në kohën e syfyrit.

Syfyri, njëherit është përgatitje e muslimanit për agjërimin e ditës së nesërme.

Njashtu, në hadithë përmendet edhe urtësia e ngrënies së syfyrit, e ajo është fitimi dhe arritja e bereqeteve të mëdha të cilat fitohen me rastin e ngrënies së syfyrit.

Është mire që agjëruesi të vonojë ngrënien e syfyrit në kohën e fundit të natës, pak para se të hynë koha e namazit të sabahut.

I nderuari vëlla agjërues:

Ja disa dobi dhe mirësi të ngrënies së syfyrit:

  1. Ngrënia e syfyrit është respektim dhe përgjigje ndaj urdhërit të Allahut dhe të Dërguarit të Allahut.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut”. (Nisa, 80).

“e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”. (Ahzab, 71).

“Atë që ua jep i Dërguari i Alllahut, atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie.” ( Hashër, 7).

  1. Syfyri është veçori e këtij umetit dhe është prej gjerave që e dallojnë këtë umet nga ithtarët e librit.

Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thene: “Ajo që dallon agjërimin tonë nga agjërimi i ithtarëve të librit është ngrënia e syfyrit…”. (Muslimi).

  1. Arritja e dhe ruajtja e bereqetit.

Ashtu siç transmeton Sehl Ibn Sa’di se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njerëzit vazhdojnë te dëfrehen me begati derisa ata ta shpejtojnë iftarin dhe ta vonojnë syfyrin”. (Buhariu dhe Muslimi).

  1. Syfyri e forcon besimtarin për adhurim dhe i jep më shumë forcë për punë, ngase njeriun e uritur shumë shpejt e kap dembelia dhe lodhja.
  2. Allahu mëshiron ndërsa melaiket kërkojnë falje për ata, që hanë syfyrin.

Abdullah Ibni Omeri, radijAllahu anhuma, transmeton se i dërguari i Allahut, sallahu alejhi ue selaem, ka thënë : “Allahu dhe melaiket e Tij bien salavat ( Allahu mëshiron dhe melaiket kërkojnë falje) për ata, që hanë syfyrin”. (Transmeton Ibni Hibbani dhe Taberaniu ne El Evsat ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen).

  1. Syfyri i ndihmon muslimanit kundër moralit të keq, i cili ka mundësi të shfaqet si rezultat i urisë.
  2. Koha e syfyrit është koha e bekuar, është kohë në të cilën zbret Allahu ashtu siç i takon madhërisë se Tij.

Transmetohet se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Zbret Allahu i Madhëruar në çdo natë, në qiellin e kësaj tokë, në kohën kur mbetet 1/3 e fundit e natës, dhe thotë: Kush me lutet qe t’i përgjigjem, kush me kërkon që t’i jap dhe kush me kërkon falje qët’ia fal”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dhe, nuk është për t’u çuditur se në këto kohra shpeshherë ndodh të ndëgjojmë dhe të shohim se ka robër të Allahut të cilët vetmohen me Allahun, duke falë namaz, duke u lutur dhe duke shpresuar në arritjen e shpërblimeve të mëdha dhe fitimin e kënaqësis sê Allahut dhe faljen e Allahut. E kjo çështje madhore mund të arrihet edhe në zgjuarjen në syfyr gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

  1. Syfyri, është një nga kohërat më të mira të kërkimit të faljes

Njëherit, edhe vetë Allahu i Madhëruar i ka lavdëruar ata që kërkojnë falje në këtë kohë, dhe ka thënë: “..dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë falje”. (El Imran, 17),

“Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”. (Dharijat, 18)

Pra, ngritja për syfyr është shkak i arritjes të këtij nderi dhe arritjes të virtyteve të shumta të kërkimit të faljes tek Allahu për mëkatet dhe arritjes së bereqeteve të panumërta.

  1. Ngritja për syfyr është mundësi e artë që të mos i ik muslimanit falja e namazit tē sabahut me xhemat në xhami, për vlerën e të cilit askush prej nesh nuk dyshon.
  2. Ngritja në syfyr largon mundësin e mosfaljes së namazit me xhemat në xhami, ngase mosngritja në syfyr rrezikon humbjen e namazit me xhemat në xhami dhe për një gjë të tillë të gjithë ne jemi të vetëdijshëm. Gjithashtu, vërehet qartë se në Ramazan në namazin e sabahut kemi më shumë xhemat në xhami dhe një nga shkaqet kryesore është ngritja në syfyr.
  3. Ngritja në syfyr mund të shndërrohet në adhurim, nëse njeriu me të e ka për qellim forcimin e vetes për ibadet dhe pasim të Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ue selem.
  4. Agjëruesi nuk ngrihet në syfyr si shkak i adetit të ngritjes me familjarët, por ai zgjohet ngase këtë gjë e llogarit adhurim ndaj Allahut. Njashtu, agjëruesi përmallohet për ngritjen në syfyr. Ndërsa ai, që nuk ha syfyrin, ndodhë që agjërimi t’ia shtojë urinë dhe ta pengojë kështu nga këto të mira.

Dhe në fund! Mirësitë dhe begatitë e syfyrit janë te shumta, dhe vështirë se mund të përkufizohen në shifër, ngase Allahu në fenë e Vet ka lënë sekrete dhe urtësi, të cilat nuk i arrijnë dot mendjet tona t’i përceptojnë dhe t’i numërojnë. Nuk ka dyshim se ia vlen që t’i përkujtojmë këto dobi dhe urtësi të syfyrit vëllezërve tanë agjërues, në mënyrë që të gjithë të gëzohemi me shpërblimet e panumërta të Allahut në dunja dhe në ahiret.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1445

Pyetja: Vëllai im është një musliman i devotshëm, por gruaja e tij nuk është fetare e as nuk njeh muajin e Ramazanit. Ai nuk ka asnjë prej familjarëve pranë tij, dhe është vështirë për të ndikuar tek gruaja e tij për të ndryshuar. Ai i lutet Allahut (subhanehu ve te’ala) që ta drejtojë atë dhe t’i japë atij durim, por ajo që ndihet është se sikur ajo nuk dëshiron të ndryshojë  ose të sillet si një muslimane. Ju lutem më tregoni se çfarë ai mund të bëjë që ta udhëheqë më mirë ose të bëjë atë të jetë më afër islamit e të bëhet një myslimane më e devotshme.

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Çfarë vëllai yt duhet të bën është të përpiqet maksimum për të udhëzuar gruan e tij në rrugën e së vërtetës. Ai duhet të përdorë të gjitha metodat e nxitjes dhe paralajmërimit, duke i kujtuar asaj  Allahun dhe të drejtat e tij, dhe duke vënë në dukje rrezikun e asaj që ajo është duke bërë. Atëherë ai duhet të përpiqet për të gjetur shoqërinë e saj të mirë, edhe nëse ata nuk janë nga radhët e të afërmve të tij, si vendosja e saj në kontakt me gratë e udhëzuara të miqve të tij, të cilët mund të sjellin kaseta të dobishme dhe broshura. Nëse ajo i bindet atij, kjo është ajo që ai dëshiron, përndryshe nuk ka asnjë pengesë nëse ai  duhet të përdor metoda të izolimit prej saj,  në qoftë se do të jenë të dobishme në këtë situatë. Nëse të izoluarit është bërë obligim në lidhje me të drejtat e burrit, atëherë ajo është edhe më primare në lidhje me të drejtat e Allahut.

Është transmetuar se Ebu Umameh el-Bahili ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke thënë: “Derisa unë isha duke fjetur, dy njerëz erdhën tek unë dhe më mbajtën për krahu, dhe më dërguan mua në një mal të thyer. Ata thanë: “Ngjitu lart.” Unë i thashë: “. Unë nuk mund ta bëjë këtë” Ata thanë: “Do të të lehtësohet.” Kështu që unë u ngjita deri sa arrita në maje të malit. Kur unë po dëgjoja zëra të çidutshme. Unë i thashë: “Çfarë janë këto zëra?” Ata thanë: “Kjo është ulëria e njerëzve të Xhehenemit.” Pastaj unë pashë njerëz të prangosur në këmbë, me cepat e gojës të grisura dhe derdhnin gjak. Unë thashë: “Kush janë këta?” Ata thanë: “Këta janë njerëzit të cilët prishën agjërimin e tyre para se të ishte koha për ta bërë këtë.”

Transmetuar nga Bejhekiu, nr. 7796; i klasifikuar si sahih (i vërtetë) nga Shejh Albani.

Nëse ky është dënimi për atë që e prish agjërimin e tij para kohës, atëherë çfarë është me atë që nuk agjëron aspak?

Në qoftë se, përveç që nuk agjëron, edhe nuk falet aspak, atëherë ajo ka dalë përtej cakut të Islamit, sipas mendimit më të saktë të dijetrëve.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1317

Duke e fshirë lotin nga syri, ecja nëpër kopsht. Bile pasi e lashë lulen më shpërthyen edhe shumë pika lotësh që u shpërndanë nëpër faqen time. Dora mundohej t’i fshinte, por sërish, lagej e gjithë dora prej tyre.

Në këtë gjendje e gjeta lulen e radhës, mirëpo më vinte turp që ta kapja me dorën e larë në lot. U pajtova që në vend sa ta kapja në dorë të mjaftohem me shikimin me sy. Në këtë mënyrë e lexova lulen në vijim: Ali ibën Ebu Talibi ka thënë: “Në shtatë gjëra nuk ka mirësi: Në namazin që nuk ndien kënaqësi, në agjërimin ku nuk largohesh nga punët e kota, në leximin e ngutur dhe jo me rregull të Kuranit, në adhurimet të cilat nuk të parandalojnë nga mëkatet, në pasurinë që nuk ka bujari, në miqësinë ku nuk ka sinqeritet dhe ngrohtësi, dhe në lutjen ku nuk ka sinqeritet.”

I madh është Zoti, e shqiptoi gjuha nga befasia e kësaj fjale. Edhe nëse merresh me vepra që t‘i ka obliguar Zoti, s’do të kesh kurrfarë dobie, nëse s’kryhen sipas udhëzimeve të Tij. Mendo mbi mençurinë e të mençurit, është thënë më herët, e nga kjo fjalë duhet të mendojmë mbi mënyrën e kryerjes së adhurimeve dhe fitimin e sevapit që na garantohet prej tyre. Sepse nëse agjërimi s’të largon nga e keqja, atëherë veprat tuaja të këqija do të të largojnë nga dobitë e agjërimit.

Adhurimi është një mjet prej të cilit përmirësohet krejtësisht krejt qenia e njeriut, e pastaj prej tij kanë dobi krejt të tjerët. Ta lidhim zemrën me vepra të mira, nëse dëshirojmë që në mirësi të na shkojë jeta. Ngase aty ku etja dhe uria jetojnë sipas besimit, vepra është pasqyrë e asaj që e fsheh zemra. Më mirë të kërkohet pak me dije, se sa të paktë të jemi në dije.

Kur veprohet shumë njeriu s’ka kohë të flasë shumë, e kur heshtja flet më shumë se fjala, ndjehet më shumë se sa që dëgjohet. Ende kisha qenë duke i fshirë lotët, me të vërtetë shumë kisha lotuar, por shumë pak duke e vërejtur. Isha zhytur i tërë në thellësitë e kuptimeve të fjalës në fjalë dhe aspak s’e kisha hetuar çka isha duke bërë. Apo ndoshta, ndonjë pikë loti më kishte pikuar si rezultat i kësaj luleje të cilën vetëm e shikoja, e nuk e kisha marrë në dorë.

Dihet se në etje kërkohet ujë që kjo të shuhet, e në errësirë kërkohet mend që të dilet në dritë. Ishte bashkuar loti i njëjtë nga dy lule të ndryshme, për të më dhënë një drejtim të duhur në jetë. E vërejta se lotët ishin tharë krejtësisht nga sytë dhe nuk më mbeti asgjë tjetër, veç sikurse e fillova leximin e kësaj luleje vetëm me shikim, ashtu edhe të largohem prej saj veç me shikim. Para se ta përfundojë shikimin e fundit, m’u kujtua kjo fjalë: Fjala e të diturit është një dritë shpresë në humnerën e pafund…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË