Arhiva DitoreJul 8, 2015

0 2749

SADAKATUL FITRI, PASTRIM PËR AGJËRUESIN:

  1. Dispozita e sadakatul fitrit: Sadakatul fitri është obligim (farz) të cilin e obligoi pejgamberi, -alejhi selam!-, në fundin e Ramazanit, para Bajramit të Fitrit.

Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se ka thënë; “E ka obliguar Pejgamberi, -alejhi selam!-, sadakatul fitrin prej ramazanit për çdo musliman rob apo i lirë, mashkëll apo femër, i madh apo i vogël prej muslimanëve.” (Mutefekun alejhi).

  1. Sasia e sadakatul fitrit: Sasia e dhënies së tij: Sa’a (përafërsisht 2400gram) prej ushqimeve të mira.
  2. Llojet e sadakatul fitrit: Nxjerrja e Sadekatul fitrit 2400 gram nga llojet e ushqimeve të bijve të Ademit alejhi selam.

Siç janë: Hurmet, Elbi, Gruri dhe të ngjashme me to prej drithërave, d.m.th. ajo çka konsiderohet ushqim. Andaj në shumicën e rasteve, merret nga ushqimi i atij vendi si: orizi, mielli i grurit dhe të ngjashme me to.

  1. Nxjerrja e sadakatul Fitrit: Nuk lejohet nxjerrja e sadekatul fitrit në para, blerje rrobash, etj. Ngase një gjë e tillë është në kundërshtim me veprimin e pejgamberit, -alejhi selam!-. Ngase pejgamberi, -alejhi selam!-, urdhêroi nxjerrjen e sadakatul fitrit në ushqim, e jo para dhe gjëra tjera.

Muhamedi alejhi selam, thotë:

” ush vepron një vepër e cila nuk është simbas çështjes (udhëzimit) tonë, ajo vepër e refuzuar(nuk pranohet).” (Muslimi : 1718, 18).

Ndërsa, Imam Ebu Hanifja e lejon nxjerrjen e sadekatul fitrit në para.

  1. Koha e nxjerrjes së sadekatul fitrit: Sadekatul fitrit mundet të nxirret në ditën e Bajramit, një ditë ose dy ditë para Bajramit. Nuk llogaritet sadakatul fitêr nëse nxirret pas faljes së namazit të Bajramit.

E themi këtë duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë: “E ka bere obligim i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, zekatin e Fitrit, që të jetë pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyra, dhe të jetë ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit [të bajramit], ai është zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo është lëmoshë e rëndomtë.” [Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe, ndërsa e saktësoi Shejh Albani]

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin alejhi selam,familjen dhe shokët e tij.

Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmini, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1374

Nga këndi im që isha duke ecur, disi me këmbët e mia kisha lënë gjurmë në tokë dhe në të kisha krijuar disa shtigje kah të shkojë. Isha i lumtur cilitdo shteg t’i qasesha, e dija se fundi ishte i njëjtë. Përfundoja me lule në dorë. Për një copë herë duke i shikuar gjurmët në tokë, buzë këmbës sime një lule ishte mbështetur dhe s’lëvizte. Mora përshtypjen se është këputur dhe mbështetjen që të qëndrojë në këmbë e ka marrë te këmba ime. Kisha gabuar, ajo nga dëshira që ta marrë në dorë e kishte bërë këtë gjest.

Dhe me të kapur në dorë, aty lexova: Abdullah ibën Mubareku ka thënë: “Jepni lëmoshë qoftë edhe një hurmë, sepse kjo mund ta pakësojë urinë dhe etjen e të uriturit dhe i shuan mëkatet sikurse uji që e shuan zjarrin.”

Një çast m’u duk se nuk mora frymë fare, aq befasisht ndikoi kjo thënie, saqë e lexova edhe dy herë të tjera në vete. Kur ia zgjatë dorën nevojtarit, përveç që e fiton zemrën e tij, bën që zemra e tij ta përjetojë mirësinë që ia ke dhënë. Sa më e pastër zemra, aq më penduese është te Zoti, andaj atë që e do, e dallon nga të tjerët. Bën mirë, edhe nëse të duket pak, ngase për syrin e tjetrit është kapje për dore dhe orientim në rrugën e ndritur. Mos e lësho çastin që të afrohet për t’i bërë mirë dikujt, frymëzimi është një urtësi të cilën i urti duhet ta marrë kur do që ta takojë.

Njeriu është i nevojshëm që të kërkojë falje për mëkatet e tij, ngase një zemër sikurse digjet për të bërë mirë, nëse është e mirë, ashtu edhe digjet nga e keqja ku është mbytur, nëse është e keqe. Dihet se roli i “tokës” në jetë është në tokë të sjell paqe, dhe në paqe të jetojë me të tjerët. Një kafshatë bukë të nxjerr nga xhepi yt s’të kushton shumë, por e shuan një etje njeriu që për dikë kushton me jetë.

Në raportin e zemrës me të mirën dhe të keqën, angazhimi i tij me ato që merret në përditshmërinë është një çelës që i jep kahe zemrës kah të orientohet. Merr mësim nga ai i cili e ka zemrën e pastër, ngase di të ta tregojë rrugën, e mos e ndiq atë që ka zemër të verbër, sepse nuk sheh për të të orientuar në rrugë. Aty ku dhimbja shfaqet me buzëqeshje, durimi buron nga besimi. Me besim një jetë shndërrohet në Parajsë, lumturia është një gjë që s’shihet, por që i jep jetë jetës së atij që e përjeton.

Në këtë mënyrë, edhe jeta ime mori një kahe tjetër me këtë lule duke u shoqëruar, njeriu është në fenë e shokut të tij, m’u kujtua kjo thënie e të Dërguarit. E unë, që si shok në këtë rrugëtimin tim, i kam lulet jam duke e parë ndikimin e tyre në mua. E tash, si çdoherë, ndarje prej tyre përjetohet më së rëndi dhe unë para se të ndahem, po e ndaj një mendim me ju… Besimi e ujit lulen me lotin e syrit, dhe e nxjerr shpërblimin prej vendit që zë vend në zemër.

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË