Arhiva DitoreJul 9, 2015

0 1353

SI TA FITOJMË MËSHIRËN DHE FALJEN E ALLAHUT NË RAMAZAN : ( PJESA E DYTË )

Kushti i dytë i fitimit të faljes dhe mëshirës së Allahut në Ramazan, është : PASIMI I KUR’ANIT DHE SUNETIT:

  1. a) PASIMI I KUR’ANIT Wshtë baza e çdo gjwje në Islam. Allahu e veçoi këtë muaj të bekuar me zbritjen e Kur’anit. Andaj, edhe llogaritet ky muaj, muaji i leximit të Kur’anit. Obligohemi të pasojmë Muhamedin, -alejhi selam!-, në lidhje me Kur’anin. Ngase, Xhibrili, -alejhi selam!-, zbriste nē mënyrë të veçantw në Ramazan, për t’ia mësuar Muhamedit, -alejhi selam!-, leximin e Kur’anit. Muslimani duhet të lexoje sa më shumë Kur’anin në kētë muaj Ramazan dhe t’i përmbahet këshillave Kur’anore. Nëse muslimani deshiron ta kultivojë udhëzimin e vërtetë dhe ta arrijë faljen dhe mëshirën e Allahut në Ramazan, atëherë duhet ta pasojë Kur’anin gjatë tërë jetës së tij.

Allahu i madhëruar, thotë: “Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.” (Ibrahim: 1 ).

“Juve ju erdhi erdhi nga Allahu dritë, dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” ( El Maide: 15 – 16 )

Allahu u ka premtuar atyre që pasojnë Kur’anin se do t’i udhēzojë në rrugën e vërtetë.

“Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë.” (Jasin: 11 )

“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.” (El Enfal: 2-4).

“A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed: 24 )

Pra, nuk ka udhëzim, falje mëkatesh dhe mëshirë nga Allahu pa pasim të Kur’anit dhe ky pasim nuk guxon të jetë ndryshe përpos se me sinqeritet dhe në përpuethshmëri me metodologjinë e pastër të Muhamedit, -alejhi selam!.

Zerkeshiu, rahimehullah, ka thënë: ” Nuk ka mundesi të shijohet leximi i Kur’anit dhe ndikimi i tij, nëse nuk lexohet me dituri, kuptim, devotshmëri dhe me meditim.”

  1. b) PASIMI I SUNETIT : Ramazani dhe qëllimi i agjërimit kemi thënë se është furnizimi i muslimanit me devotshmëri.

Dine, o vëllezër, se: nuk ka devotshmëri, falje mëkatesh pa pasimin e sunetit Profetik.

Ata që pasojnë sunetin Profetik, Allahu u premton këto gjëra:

  1. Stolisjen dhe kalitjen e zemrës me devotshmëri.
  2. Faljen e mëkateve dhe
  3. Shpërblim të madh në dunja dhe në ahiret.

Dhe në fund të kushtit të dytë ia rikujtoj vetes dhe juve dy ajete Kur’anore, në të cilat Allahu, thotë: “Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Al Imran: 31 ).

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.” (Al Imran : 133 ).

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1465

Duke e fërkuar syrin sikur kur lotin, ndjeva një ndjenjë përkujdesjeje ndaj tij që mëson dikë mirë të bëjë mirë. Një mendim i rastësishëm më shkrepi në kokë prej ku përjetova një lehtësim të brendshëm në qenien time.

S’është njëjtë sikur t’ia fshish lotin dikujt, sikur kur ta bësh dikë të lotojë. Nga zemra nxiten ndjenjat e me fjalë përfundojnë në veshin e tjetrit. Atë që ndieja unë në këto çaste si një lloj ëndrre m’u realizua nga lulja që vetëm se e kisha përthekuar në dorën time. E cila ishte kapur për dore si ngjitëse dhe s’donte ta lëshojë pa e përjetuar unë atë që ndieja me lulet.

Në të lexova: “Ibën Kajimi ka thënë: “Kur Allahu ia ka falur njeriut i cili i ka dhënë qenit për të pirë ujë pasi e kishte kapluar etja, ç’mund të thuhet për atë i cili i jep të pijë të eturit nga radhët e myslimanëve.” Sa fe madhështore kemi, për çdo gjallesë që frymon, mendon, si një frymëmarrje të thellë nxora nga brendia ime. Dorën vetëm se e kisha vënë në kokë dhe meditoja për të, e në çast thashë me veten time, ai i cili të dhimbset, e mëshiron, e atë që e do, e falë! Me mëshirë dhe butësi bëhet edhe ajo që mendohet e pamundur, e si t’i thuhet e pamundur një vepre kur njeriu në dorën e tij e ka çelësin e çdo zemre, vetëm se nevojitet hapi i mirë i bërë prej tij. Madje m’u kujtuan fjalët e Zotit thënë Musait për mënyrën si ai duhet t’i drejtohet vrazhdësisë së Faraonit, “…thuaj atij fjalë të buta…” Nëse njeriu e mbjell farën e bamirësisë, do të korr frytin e shpërblimit. Ai i cili e privon veten nga e mira me qëllim t’i bëjë mirë tjetrit, shoqërohet me nga dy shpërblime.

Veprat janë dritë në jetën e njeriut, por ato janë edhe kandil ndriçues në natën e errët. Bukur është thënë dikur se, çdo fikje në këtë botë është ndriçim në botën tjetër, sepse mirësia është burimi i zemrës së mirë. Zemërmiri më parë e pranon që tjetrit t’i bëjë mirë se sa e mira këtë ta shoqërojë në jetë. Atë të cilën e mendon i miri, rrallë ndokush mund të mungojë pa mosmarrjen e shpërblimit, ai është një engjëll që ecë në formë njeriu.

Për këtë, mëshira lind nga besimi, kurse besimi forcohet duke e njohur Mëshiruesin në qiell. Kjo është një dhuratë nga Zoti për atë që e ndjek udhën e Tij, zbret qetësia në zemrën e tij dhe shpirti noton në ujërat e kënaqësisë së besimit. Kjo është një lule e cila e dha frytin e bereqetit në bahçen e zemrës sime prej ku aroma e saj kundërmoi gjithandej.

Një pasqyrë të mirë mora prej saj, e unë, para se të ndahem prej saj desha asaj t’ia lë një amanet të cilin e mësova pikërisht prej saj… Si rritet besimi, po ashtu shtohen sprovat, e ku ka sprova, ka falje gabimesh!

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË