Arhiva DitoreJul 10, 2015

0 1679
  1. O agjërues; Shpeshto namazin e natës në dhjetëshin fundit të Ramazanit.
  2. O agjërues; Kërko me këmbëngulje në dhjetëshin e fundit natën e Kadrit.
  3. O agjërues; Shpeshto lutjet gjatë namazit të natës për veten, familjen dhe gjithë muslimanët kudo qofshin ata.
  4. O agjërues; Ke kujdes e mos u bë prej atyre që hanë ditë nga Ramazani duke mos pasur arsye te justifikueshme të ligjêsuar nga sheriati islam.
  5. O agjërues; Thirr agjërues që të hanë iftar në shtëpinë tënde, ngase Ramazani është muaji i bujarisë.
  6. O agjërues; Përmbaju fuqishëm normave të agjërimit në dhjetëshin e fundit të Ramazanit.
  7. O agjërues; Mos e braktisë Itikafin në dhjetëshin e fundit të Ramazanit.
  8. O agjërues; Dhuroje dhe paguaje sadakatul fitrin, në mënyrë që Allahu t’i falë gabimet dhe ta pranojë agjërimin.
  9. O agjërues; Gjallëro natën e Fitër Bajramit me dua dhe istigfar.
  10. O agjërues; Në festën e Fitër Bajramit shqipto dhe thuaji tekbiret me zë.
  11. O agjërues; Fale namazin e Bajramit .
  12. O agjërues; Mos i harro fukaratë, jetimët dhe të ngratët në ditët e Bajramit.
  13. O agjërues; Shkëmbe vizita në ditët e Bajramit me familjarët dhe shokët.
  14. O agjërues; Shkëmbe urime dhe lutje në ditët e Bajramit me familjarët, farefisin.
  15. O agjërues; Mos e harro Allahun pas Ramazanit, se Ramazani vjen e shkon. Mos u bën adhurues i Ramazanit, por bëhu adhurues i Allahut

Burimi: albislam.com

Përgatiti: Suad Burhan Shabani.

0 1161

Ashtu kokëulur këmbët e ndiqnin njëra-tjetrën. Më kishte përfshirë një lloj gëzimi nga ajo se çfarë burra kanë qenë ata në aspekt të respektimit të Tij dhe një lloj mburrje që pasues të kujt jemi. Më dukej se jemi me fat që kemi pasur të tillë që na kanë prirë dhe që na kanë lënë fjalë dhe vepra që mund t’u prijmë. Me këto mendime isha afruar te lulja e radhës. Isha ndalur buzë saj dhe për një copë herë e mbërtheva në dorën time. Çasti i parë i përjetimit m’u duk se ishte lulja e parë që kam marrë në dorë. Në shikim të parë mora përshtypjen e tillë dhe pa humbur kohë fillova leximin e saj.

Aty shkruante: Imam Neveviu ka thënë: “Bujaria dhe dorëdhënia janë fuqishëm të inkurajuara në këtë Muaj, veçanërisht gjatë dhjetë netëve të fundit. Duke vepruar në këtë mënyrë, ne garojmë me shembujt e të Dërguarit të Allahut dhe pasuesve të Tij. Kryerja e veprave të mira në këtë Muaj janë më të bekuara se sa në çdo kohë tjetër.”

Bëra një lloj lëvizjeje mbrapa edhe vetë pa e ditur shkakun, ndoshta shkak ishte pushtimi i zemrës nga këshilla në fjalë. E butë është zemra, me atë që ushqehet, ashtu edhe reflektohet tek tjetri. Dora që jep, përveç që e gëzon atë që merr, e gëzon edhe veten që është bërë dorëdhënës. Për këtë njeri lutet zemra e gëzuar dhe atë e përfshinë bekimi i Zotit. Andaj, zemra është e gjallë derisa besimi ende jeton në të, e zemra që jep, dinë të gëzohet shumë. Nëse e kërkon të lejuarën, mjaftohesh edhe me pak, me qëllim në jetë hairi të bëhet orientuesi yt.

Kur pason, ke dikë që e ndjek, e kur pasohesh, veten e sheh tek tjetri. Etja shuhet edhe me një fjalë të bukur, mirëpo dy zemra buzë njëra-tjetrës s’i mban veç bukuria, nëse mungon fjala. Për këtë, aty ku dija është vepër, fjalët janë heshtje. Njeriu sa respekton, aq është i respektuar, dhe për të dhënë shembull të mirë, së pari vetë duhet të jesh shembull…

Mua m’u duk vetja që po japë shembull të mirë, në kopsht lulesh dhe me njërën prej tyre duke e mbajtur në dorë. Por kur erdh momenti i lënies, m’u duk se e tradhtova veten, s’kisha ç’të bëjë, ndarja dhemb, por me lulen e lëshova edhe këtë thënie nga goja, rruga e atij që ka ndërruar jetë është udhërrëfyes për atë që ende jeton, gjurmën që sheh sot tregon për dikë që kaloi dje…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË