Arhiva DitoreJul 16, 2015

0 7741

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

O ju njerëz! Ju porosis të jeni të dëvotshëm, devotshmëria është një fjalë gjithpërfshirëse e të gjitha mirësive, që përjashton çdo gjë të ligë, është fjalë me të cilën Allahu porositi gjithë njerëzimin: “Ne i  kemi porositur ata, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe (por edhe) juve: “Druajuni Allahut!”. Nisa, 131.

Devotshmëria është virtyt i evlijave të Allahut: “A! Me të vëtetë, pë të dashurit e Perëndisë nuk ka frikë as pikëllim, për ata që besojnë dhe që i druajnë Perëndisë”. Junus, 62-63.

Ky virtyt është shpëtues prej dënimit të Allahut: “Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar”. Merjem, 72.

Është fjalë poqëse ngulitet në zemrën e njeriut, të shpien në çdo mirësi, e të pengon nga çdo e keqe,  fjalë që duhet shoqëruar njeriun në çdo kohë e çdo vend, në hadith thuhet: “Ki firkë Allahu kudo që të jesh”.

O umeti islam! Të kemi dro Allahun në urdhërat me të cilat na drejtohet Ai, t’i respektojmë e t’i vëmë në veprim: “atë që ua jep Profeti (si shpërblim), atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie”.Hashr, 7.

Të kemi dro Allahu në gjërat që na i ndalon: “Le të druajnë ata që i kundërshtojnë urdhërit të tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm”. Nur, 63.

Kini frikë Allahun në premtimet e Tija, shpresoni atë që Ai posedon, jeni të bindshëm në premtimet e Tija, dhe se veprat e mira të juajat nuk u shkojnë bosh.

Kini frikë Allahu në qortimet e Tija, në dënimin e ndëshkimin e Tij: “I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër”. Hud, 102.

Kini frikë Allahun në agjërimin tuaj, kini frikë Allahun edhë në ditët kur nuk agjëroni, kini frikë Allahun në vetmi, e në opinion.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

O umeti islam! Sot kanë bajram gjithë muslimanët dhe janë të gëzuar me festën e tyre, dhe me të drejtë e kanë, pasi që gëzohen për plotësimin e një muaji agjërim si nënshtrim ndaj urdhërit të Zotit, dhe ata kanë edhe një gëzim tjetër, mbi këtë gëzim të madh, ditën kur do të takojnë Allahun, në një hadith të vërtetë thuhet: “Agjëruesi i ka dy gëzime, një gëzim në ditën e bajramit dhe gëzimin tjetër kur të takon Allahun”.

O umeti islam! Të falënderojmë Allahun për këtë fe të pastër, në të cilën na ka udhëzuar, ecim në këtë fe ashtu siç Allahu na e ka ligjësuar, ditëm e mbrëmë agjëruam, e me urdhërin e Tij sot nuk agjërojmë, kështu duhet të pranojmë ligjin e Allahut.

Në këto ditë shfaqet tek muslimanët përmendja e Allahut, madhërimi dhe falënderimi ndaj Tij: “për të plotësuar numrin e ditëve të agjërimit (në një kohë tjetër), dhe për këto (lehtësi) duhet të madhëroni Allahun, që u ka drejtuar në rrugë të drejtë e të bëheni falenderues ndaj Tij”. Bekare, 185.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

O umeti islam! Festat islame janë festa të veçanta nga të gjitha festat tjera të njerëzimit, nuk janë festa për lindjen apo vdekjen e ndokujt, e as për një ndodhi, por janë festa për plotësimin e agjërmit dhe namazeve, festë për plotësimin e ritualeve të haxhit, festa të ndërlidhura ngushtë për fenë tonë, nuk janë gëzime të pakuptimta, por festa fetare për të cilat shpërblehet njeriu.

Në këto festa, ripërtrihen vizitat, lidhjet farefisnore, përforciohen lidhjet e dashurisë ndërvëllazërore, vizitohen të sëmurit, të mundohemi për largimin e brengave, lehtësimin e gjërave, largimin e pikëllimeve, që dita e bajramit të jetë ditë gëzimi për të gjithë.

O umeti islam! Festat tona nuk janë festa që ty ta bëjnë të lirohesh nga rregullat, e kufijtë e fesë,  gëzimet tona nuk janë që t’iu qasemi me duar e me gjuhë harameve, e të kryejmë haramet e Allahut, qoftë kontakti me gjininë e kundërt, apo muzikë, apo ndonjë punë të ligë. Muslimani është me zemër të pastër, me shpirt dhe sjellje shembullore.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

O umeti islam! Allahu e dërgoi të dërguarin e Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin bi të, përgëzues dhe qortues, i cili kreu amanetin e tij, këshilloi këtë umet, dh eluftoi në rrugë të Allahut, ashtu siç i takon deri në momentin e vdekjes…ai bëri durim ndaj çdo vështirësie, bëri durim dhe këshillonte të tjerët për durim, emigroi e luftoi, jetoi si i huaj në mesin e njerëzve, islami ka filluar si jabanxhi, i dërguari dhe shokët e tij ishin jabanxhi, jabanxhi në kuptimin e fesë dhe besimit e jo të huaj në kuptimin e vendit, prejardhjes apo fisit.

Pasi që filloi dobësia në umetin islam, të gjithë armiqt e saj qofshin njerëz apo exhinë iu vërshuan, ndodhën grupacionet dhe u dobësua feja, e islami u kthye në i huaj përsëri.

Po! I huaj në besimin ndaj Allahut, në mesin e atyre që pretendojnë se janë ithtarë të islamit, por që janë shumë larg islamit, adhuruan dikë tjetër pos Allahut, madhëruan varret e të vdekurve, bënë tavaf rreth tyre, u zotuan e therrën kurban për to, luten me emrat e tyre gjatë vështirësive, kështu çrrënjosën besimin e pastër islam.

U kthye islami si i huaj, në adhurimet, namazi nuk falet, zeqati nuk jipet, ritualet e fesë nuk manifestohen, fatkeqësisht në mesin e atyre që thonë se jemi musliman.

U kthye islami si i huaj në raportet mes njerëzve, që nëse ti e përmend kamatën dhe se Allahu e ka ndaluar tregtinë me kamatë dhe se e konsideron këtë si luftë ndaj Tij: “E, nëse këtë nuk e bëni, ta dini se do të hapet luftë nga ana e Allahut dhe Pejgamberit të Tij”. Bekare 279.

Habiten, e thonë: Kamata është prej domosdoshmërive të kohës sonë, këmbyen tregtinë hallall me atë haram, këmbyen sinqeritetin, besnikqrinë e qartësinë me gënjështër, tradhti, e mashtrim.

U kthye islami si i huaj në mbrojtjen e nderit, në mesin e atyre që lejuan lakuriqsinë dhe luftuan mbulesën, thirrin për antivlera në emër të emancipimit, kundërshtuan natyrën e pastër në të cilën na krijoi Allahu.

U kthye islami si i huaj, kur erdhn urdhërat e tij, e që detyrojnë umetin të urdhërojnë në të mirë e të ndalojën nga e keqja, të urdhërojnë për çdo gjë që Allahu e dëshiron de të ndalojnë nga çdo gjë që Allahu e ndalon, sepse urdhërimi në të mirë dhe ndalimi na e keqja është boshti i sigurisë për këtë umet dhe një gardh i pathyeshëm për mbrojten e gjakut, pasurisë dhe nderit, e ata e mohojnë këtë, e shohin të kotën si të vërtetë e të vërtetën si të kotë: “E vallë, a është ai që iu kanë zbukuruar veprat e tij të këqia dhe i duken ato të mira (si ai që është i i udhëzuar në rrugë të drejtë)? Me të vërtetë, Perëndia e shpie në humbje kë të dojë, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë”. Fatir, 8

Ata dëshirojnë ta fikin dritën e Perëndisë me gojën e tyre, kurse Perëndia don vetëm ta plotësojë dritën e vet, e madje, edhe sikur ta urrejnë mohuesit”. Teube, 32.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

Hutbeja e dytë

O umeti islam! Ne sot jemi shumë të nevojshëm të bashkojmë reshtat, të unifikojmë fjalët kundër secilit që na e reikon fenë, sigurinë dhe mirësinë tonë, të bashkpunojmë në mbrojtjen e fesë dhe besimit.

Të falënderojmë Allahun për këtë dhunti, e të kemi kujdes prej shkaqeve që largojnë atë, se Allahu kur u dhuron mirësi një populli dëshiron prej tyre ta falënderojnë: “(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëe bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”. Ibrahim, 7.

Ta dijë çdo përgjegjës se Allahu do ta pyet për çdo gjë që ka nnë përgjegjësi “O besimtarë! Bëhuni ithtarë të së vërtetës, duke dëshmuar në emër të Perëndisë, ajo qoftë madje edhe kundër jush, ose kundër prindërve dhe të afërmëve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Perëndia është për ata, vlerësuesi më i drej”. Nisa, 135.

Përmbajuni ritualeve të fesë, faleni namazin, kujdesuni për të, sepse është kushti i dytë i fesë, është shtyllë e saj, kush e ruan këtë ritet tjera të fesë janë shumë më të lehta se kjo, jepeni zeqatin e pasurive, ashtu siç ju ka urdhëruar Allahu, jeni të sinqertë në agjërim e na haxh, respektoni prindërit, mbani lidhjet farefisnore, jeni bamirës ndaj robërve të Allahut, largohuni prej mashtrimeve, dëshmive të rejshme, keni kujdes ndaj mëkateve, kërkoni ndihmën e Allahut në adhurimet e juaja, përcilleni muajin Ramazan me vepra të mira, kërkoni prej Allahut t’ua pranon veprat, e t’u shpërblen për to, Allahu nuk e humb shpërblimin e askujt që ka bërë një vepër të mirë.

Dërgoni salavate mbi njeriun më të mirë, Muhamed ibn Abdullah: “Me të vërtetë, Allahu e mëshiron Pejgamberin, e engjëjt e Tij lutën për te. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni ate me “salatë” dhe “selam”!”. Ahab, 56.

O Zoti ynë! Na vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, na do të jemi nga ata që janë të humbur”. Araf, 23

O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!”. Hashr, 10.

Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit”. Bekare, 201.

الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله,  الله أكبر  الله أكبر ولله الحمد

Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1928

Vëlla i nderuar, motër e respektuar!

Mos harro një gjë!

Nëse e ke adhuruar Allahun në Ramazan, nëse iu ke nënshtruar urdhërave të Tij dhe iu ke larguar ndalesave të Tij, nëse ke falur rregullisht namazin, ke agjëruar, nëse ke lexuar Kur’an dhe e ke përmend Allahun shpesh, nëse ti në Ramazan ke qenë durimtar, tolerant, solidar dhe bamirës dhe i ke mbajtë lidhjet farefisnore, atëherë ke kujdes që mos t’a shkatërrosh ndërtesën e bukur e veprave të mira që e ke ndërtuar në Ramazan, me lënien e tyre pas Ramazanit.

Vetëmse shkoi Ramazani, Allahu nuk shkon, Ai është i gjallë dhe i përhershëm! Ai e meriton adhurimin tonë edhe pas Ramazanit!

Ti je rob i Allahut edhe pas Ramazanit!

Prandaj kujdes! Se edhe veprat e këqija i shkatërrojnë ato të mirat!

Ndërsa nëse je prej atyre të cilët fare nuk e kan shfrytëzuar këtë muaj të begatshëm, atëherë mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën në mëshirën dhe faljën e Allahut! Dyert e pendimit i ke hapur, nuk duhesh me pritë deri Ramazanin tjetër. Caktimin e Allahut ne nuk e njohim!

Allahu të fton që të kthehesh tek Ai, dhe të pendohesh sinqerisht! Allahu gëzohet fort me pendimin tënd!

Allahu i lartësuar thotë:”

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.”

Mëshira e Allahut është aq e gjërë saqe bile me pendimin tënd t’sinqertë, Allahu veprat e këqij t’i shndërron në të mira!

إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا

” përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu, ua ndërron veprat e këqia në të mira. E, Allahu është falës e mëshirues.”

Prandaj mos e humb shpresën në mëshirën Allahut!

Allahu jep suksesin!

A.Elezi

Burimi: albislam.com

0 1403

Në dalje prej kopshti, rastësisht syri më kapi një lule që vetvetiu më bëri me dije se përfundoi kjo shëtitje në kopsht. U ndala dhe s’doja ta hapja derën për të dalë jashtë.

E urreja ndarjen dhe kisha dëshirë që ende të jetojë në mesin e këtyre luleve. E di se ndarja veç lot sjell dhe le kujtime të paharruara në zemrën e njeriut. E kuptoj se edhe juve s’do t’ju pëlqej të ndahemi pasi qëndruam të bashkuar, por ja, fundi i çdo gjëje është ndarja siç është bashkimi fillimi i saj.

Në hapje të derës e gjeta këtë lule, me këtë mbishkrim, po e tregoj menjëherë se kur pikëllimi ndahet bëhet më i lehtë për t’u përballuar. Në të shkruante kështu: Ibën Bazi ka thënë: “Kush nuk gëzohet me ardhjen e këtij muaji dhe nuk mërzitet me shkuarjen e tij, është mynafik.”

Sa më e pastër është zemra e njeriut, aq më frytdhënëse janë edhe gjymtyrët. Në këtë m’u kujtua një thënie e të Dërguarit, ku ai patë thënë për kësi rastesh: “Duaje kë të duash, por dije se një ditë prej tij do të ndahesh!” Atë që e përjeton zemra, i takon pafundësisë, e jeta vazhdon, por me kujtesën nga mallëngjimi i ndarjes. E mora lulen në dorë dhe papritur u kujtova se loti është fjala e fundit e ndarjes dhe është hapi i parë me të cilën ngushëllohet zemra. Nuk dija ç’të thosha më shumë, ngase e vërejta se heshtja foli më shumë se fjala. Një copë herë mbeta i ngujuar në prag të derës, as të dalë jashtë, e as të rri brenda.

Në çast më mbërthyen lotët dhe s’shikoja as këmbën ku po e vë. Fytyra m’u la nga lotët dhe zemra mbeti e plagosur nga dhimbja që shkaktoi ndarja. S’di as vetë, veç kur e pashë vetën duke e mbyllur derën, e dora ende s’e lëshonte rrezen e saj. U kujtova se sa mirë kalova brenda dhe tani e shikoja vetën se si ndihesha në çast. Kaq. S’po mundem të flasë më tepër, edhe pse kam ende ç’të them. Veç dua të lë një porosi se sikurse ky kopsht, e tillë është edhe kjo jetë. E bukur, por përfundon. Jeto sa të duash, me ndarje do të ballafaqohesh.

Me dorën që e lëshova rrezën e derës, me atë dorë e fshiva edhe lotin e fundit që doli prej syri…

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

0 1060

Me të kapur në dorë të kësaj luleje m’u bë e qartë se jam buzë fundit. Unë e shikoja veç edhe një lule tjetër, që më priste ta kapja në dorë. Një copë herë mbeta me shikim të ngujuar drejt lules që nuk më nxiste ta lexoj, jo që s’doja, por s’kisha dëshirë të ndahem. Kur njeriu mësohet me gjëra që e kënaqin atë, vështirë e merr rrugën t’u ndahet atyre.

Nuk pata tjetër rrugëdalje, rruga e vetme ishte të veprojë sikurse me lulet paraprake. E ktheva atë drejt syve të mi, e lexova: “Talik ibën Habibi duke e komentuar ajetin: “O ju që besuat! Ju është urdhëruar edhe juve agjërimi siç u ishte urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim të bëheni të devotshëm” (El-Bekare: 183), ka thënë: ”Devotshmëria është të veprosh me bindje ndaj Allahut, në dritën e besimit tek Allahu dhe të shpresosh në mëshirën e Allahut, dhe t’i braktisësh veprat që kundërshtojnë Allahun, në dritën e Allahut dhe duke iu frikësuar Allahut.”

Nga thellësia e shpirtit doli një zë kumbues që nga gjuha u shpreh me fjalët: “I lartësuar qoftë Allahu!” Përpjekjet të cilat i bën për të arritur ku synon, e të cilat nxiten nga besimi, rezultojnë me lodhjen e trupit, por me kënaqjen e shpirtit dhe të zemrës. Kur jeta jetohet me një zemër që është nën mbikëqyrje nga frika prej Allahut, drita e syrit bëhet udhërrëfyes në rrugën e tij në përditshmëri. Nëse veprat kryhen nga gjymtyrët të cilat udhëhiqen nga mësimet hyjnore, e zbukurojnë jetën e njeriut, por edhe më tepër e hijeshojnë brendinë e tij që pasqyrohet nga pamja e jashtme e tij. E ai sa më shumë të nxënë dije nga Fjala, aq më tepër e kupton se dija s’ka krahë, por e bën atë të fluturojë. Edhe me një copë mëshirë, hap shumë zemra njerëzish, për këtë sa më e madhe zemra, aq më frytdhënëse gjymtyrët.

Dije se çdo mbyllje e derës nuk është edhe fundi i saj, përkundrazi është hapje e dyerve tjera që të shpien në shtigje të reja në jetë. Veç me frikë prej Tij, jeta e merr kuptimin e vërtetësisë dhe bëhet një rob i lirë në këtë jetë. Se aty ku loti rrjedh nga dhimbja, fjalët dalin nga bindja, e gjuha e përmend dikë, që e do me gjithë zemër. Në këtë rast disi u ndjeva i pikëlluar, por s’kisha çka të bëjë, në çdo bashkim, ka edhe ndarje, dhe në çdo kapje të lules, ka edhe lëshim të saj.

Vetëm në këtë lule e përjetova edhe këputjen e një gjethi të vogël që pikoi prej kokës së saj. E kjo edhe më shumë më pikëlloi, se m’u duk si të përjetojë dy ndarje prej një bashkimi. Pata besim të madh në tërë këtë lule, e aty ku njeriu ka besim, aty edhe është i sigurt prej tij, e mua, o Zoti im! Më siguro një vend në Parajsën Tënde, nga besimi që kam në Ty!

BLERIM MUHAXHERI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË