Arhiva MujoreAugust 2015

0 3163

Besimi në pejgamberët e Allahut përfshinë katër gjëra, e ato janë:

  1. Besimi i paluhatshëm se ata janë të dërguarit e Allahut dhe shpallja e tyre është prej Allahut dhe është e vërtetë. Andaj, kush mohon pejgamberllëkun ose shpalljen e njërit nga të dërguarit e Allahut, ai veçse ka mohuar të gjithë pejgamberët e Allahut.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju.” (Shuara: 105).

Allahu e ka llogaritur popullin e Nuhut, alejhi selam, si gënjeshtar ndaj të gjithë pejgamberëve, edhe pse në kohën kur ata mohuan Nuhun, alejhi selam, nuk kishte pejgamberë tjerë.

Krishterët e mohojnë pejgamberllëkun e Muhamedit, alejhi selam, dhe nuk e pasojnë atë.

Ata, e kanë përgënjeshtruar edhe Isain, alejhi selam, dhe nuk llogariten pasues të Isait, alejhi selam.

Edhe pse, Isai, alejhi selam, i përgëzoi ata për ardhjen e Muhamedit, alejhi selam. Andaj, nuk do të kishte kuptim përgëzimi, nëse ai nuk do të ishte i dërguar tek ta.

Allahu përmes Muhamedit, alejhi selam, do t’i shpëtojë ata që e ndjekin atë, si dhe do t’i largojë ata nga rruga e devijuar dhe do t’i shpie në rrugën e drejtë.

  1. Besimi i emrave të pejgamberëve të Allahut, të cilët i dimë apo kemi ndëgjuar për ta, si psh: Muhamedi, Ibrahimi, Musai, Isai, Nuhu, alejhimu selam, e këta pesë pejgamberë janë ululazmi (më të mirët dhe më të zgjedhurit nga Allahu prej të gjithë pejgamberëve tjerë).

Allahu,- xhele ue ala!,- thotê:

“(Kujtoje ti o Muhammed!) kur nga pejgamberët Ne morëm obligimin e tyre; edhe prej teje, edhe prej Nuhut, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, të birit të Merjemës. ” (Ahzab: 7)

“Ai ju ka urdhëruar në besim, ashtu siç e ka urdhëruar Nuhun dhe atë që ta shpallëm ty, dh me atë që e urdhëruam Ibrahimin, Musain dhe Isain: “Predikoni fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Për idhujtarët është (shumë) e rëndë ajo për çka po i thërret ti. Allahu e zgjedhë për Vete kënd të dojë Ai, dhe e udhëzon (në rrrugën e Tij) atë që i drejtohet me lutje.” (Shura: 13).

Kurse, sa i pêrket pejgamberëve të cilëve nuk ua dimë emrat e tyre, ne i besojmë ata në përgjithësi.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Na, me të vërtetë, para teje kemi dërguar pejgamberë dhe prej tyre t’i kemi treguar ty, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar. Asnjë pejgamber nuk mund të tregojë ndonjë argument, pos me lejen e Allahut. E, kur të vie urdhëri i Allahut, do të gjykohet me saktësi, e atëhrë, të këqinjtë do të shkatërrohen.” (Gafir: 78).

  1. Besimi i historive dhe lajmeve të vërteta të cilat vinë për ta (në lidhje me ta).
  2. Pasimi i sheriatit të pejgamberit i cili është dërguar tek ne, e ai është vula e të gjithë pejgamberëve, Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- i cili u dërgua për mbarë njerëzimin.

“Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin ty për arbitër, për ato konflikte që ekzistojnë ne mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dëshprimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (Nisa: 65).

Autor: Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 4485

Falënderimet dhe Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjën e tij, shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij

Dhe më pastaj: Allahu i madhëruar na ka urdhëruar respektimin e prindërve si dhe na ka lajmruar për obligimet të cilat i kemi karshi tyre në shumë ajete Kur’anore:

“Adhuronie Allahun, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve.” (En Nisa: 36).

“Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti. Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!” (El Isra: 23-24).

“Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. (Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. (Lukman: 14).

Këto ajete Kur’anore na mësojnë se obligohemi t’i respektojmë, të jemi bamirës, t’i falënderojmë prindërit tanë, sidomos kur kujtojmë vështirësitë e nënës e cila na barti në barkun e saj, vështirêsitë e lindjes, etj.

Dhe respekti ndaj prindërve, përmbledh furnizimin me ushqim, para, kur ata kanë nevojë për këtë gjë.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes’udi,- radijAllahu anhu!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- është pyetur se cila vepër është më e mira? Tha: Namazi në kohën e vet. U pyet prap: Pastaj cila? Tha: Respektimi i prindërve. U pyet prap: Pastaj cila? Tha: Xhihadi(Lufta) në rrugën e Allahut. (Buhariu: 2782, Muslimi: 85).

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amrun,- radijAllahu anhu!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kënaqësia e Allahut qêndron në kënaqësinë e prindërve, kurse hidhërimi i Allahut qëndron në hidhërimin e prindërve.”  (Tirmidhiu: 1900, Ibn Hibani: 2026, Hakimi: 4/151-152,Shejh Albani e vlerêsoi hadithin si sahih(të saktë) në Sahih el Xhami: 3507).

Hadithe në lidhje me rrespektin dhe bamirësinë ka shumë.

Ndërsa, e kundërta e respektimit është mosrespektimi, dhe kjo është prej mëkateve më të mëdha, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- ku thotë: ” A doni t’ju lajmrojë se cilat janë mëkatet më të mëdha? Këtë e përsëriti tre herë pejgamberi alejhi selam. Sahabët iu përgjigjën: Po, o i dërguar i Allahut. Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: T’i bësh ortak Allahut dhe mos t’i respektosh prindërit…….” (Buhariu: 2654, Muslimi: 87, prej hadithit të Ebi Bekretes,- radijAllahu anhu).

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amrun Ibn Asi,- radijAllahu anhuma!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Prej mëkateve të mëdha është sharja(ofendimi) i prindërve! Sahabët e pyetën: O i dërguar i Allahut, a ka njeri që i ofendon apo shanë prindërit e tij? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Po, e ofendon babën e dikujt, e ai ia kthen duke e ofenduar babën e këtij, e ofendon nënën e dikujt, e ai ia kthen duke e ofendu nënën e këtij.” (Buhariu: 5973, Muslimi: Muslimi: 90).

Obligim është për çdo musliman e muslimane që të kujdeset për respektin e prindërve të tij, t’i bëjë mirë atyre, sidomos kur ata janë në moshën e shtyer të pleqërisë, duke u larguar nga çdo gjë e cila shpie drejtë mosrespektimit të tyre, qofshin ato fjalë apo vepra.

Allahu është Ai i cili i forcon muslimanët dhe i shpie drejtê gjërave përmes të cilave kënaqet Allahu, i ndihmon atyre të kujdesen për prindërit e tyre, mbajtjes së lidhjeve farefisnore, dhe i qorton ata nga mosrespektimi i prindërve dhe i këputjes së lidhjes farefisnore . Njashtu i largon nga çdo gjë që e hidhëron Atë, dhe i ofron drejtë Rahmetit të Tij, Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalàt Muteneuiah: 8/306-308).

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1626

Hoxhë i nderuar! A është e pëlqyer që të ngjitemi në xhebelu err rrahmeh (ne kodrën e mëshirës) në Arafat gjatë kohës së haxhit. Sepse, kam ndëgjuar që shumica  e  haxhilerëve ngjiten në atë kodër?

Përgjigje:

Nuk legjitimohet sheriatikisht ngjitja në atë kodër, ky është mendim unanim i të gjithë dijetarëve. Kurse, ajo çfarê bêjnë haxhilerët, është nga injoranca, padituria që kanë lidhje me fenë e Allahut xhele ue ala dhe rregullat e saja.

Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1640

Pyetje: A lejohet qe haxhiu t’i bëjë disa rrotullime në këmbë (duke ecë) gjat Sajit dhe disa t’i bëjë i hypur në diçka, si shkak i lodhjes gjatë rrotullimeve?

Përgjigje:

Po, një gjë e tillë lejohet. Argument është rasti kur pejgamberi, alejhi selam, ia lejoi Umu Selemes të rrotullohet hypur mbi diçka.

Sepse, Umu Seleme iu ankua pejgamberit alejhi selam se ishte lodhur, dhe pejgamberi alejhi selam ia lejoi t’i kryej rrotullimet tjera ashtu siç kërkoi Umu Seleme.

Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin,- Allahu e mëshiroftë.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1402

Pyetje: A lejohet që të shkoj në Qabe t’i fali kohët e namazit gjatë ditëve që jam në Mina, dhe pasi t’i fali namazet në Qabe të kthehem dhe të flej në Mina?

Përgjigje: Nuk ka gjë të keqe t’i falish pes kohët e namazit në Qabe dhe të kthehesh në Mina në mbrëmje.

Mirëpo, më e mira është të qëndrosh në Mina dhe atje t’i falësh pes kohët e namazit, sidomos gjatë kohës së haxhit kur e dimë që ka kallabllëk haxhilerë, etj.

Shejh Dr. Salih Ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2286

Falënderimi i takon Allahut të Gjithëditurit, i Cili dijes i dha një rëndësi të madhe saqë shpalljen e Kuranit e filloi me fjalën: “Lexo në emër të Zotit tënd që të krijoi”, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi krijesën më të ditur Muhamedin, Pejgamberin e fundit, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Fundit.

Disa rreshta në lidhje me fillimin e vitit shkollor nga edukata e jonë e pastër islame:

Dije nxënës i dashur se islami ka bërë nxitje të madhe në kërkimin e dijes, derisa në historinë tonë të bujshme islame njihet fjala e madhe, e cila thotë: “Dija është diçka e humbur për besimtarin, ku ta gjenë le ta merr”, poashtu fjala e njohur: “Dija është obligim për çdo musliman”.

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Me të vërtet e kanë frikë Allahun dijetarët”, qartazi shihet nga ajeti se tek Allahu arrihet me dije. Andaj Allahu na tregon “Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë me ato që nuk dinë” pra i dituri me të paditurin nuk barazohet asnjëherë.

Poashtu thotë: “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit e ditur”. Pra i mençuri kujton mediton dhe mendon.

Ky (Kur’an) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi ajetet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.”

Ndërsa i Dërguari jonë, -salallahu alejhi ve selem!, na ka këshilluar me shumë këshilla, ne do ti cekim disa prej tyre:

“Vlera e dijetarit mbi ibadetçiun është sikur vlera e hënës Bedër (hënës së plotë) mbi yjet tjerë, dhe s’ka dyshim se dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve, sepse pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi as dinar e as dirhem, porse kanë lënë trashëgimi diturinë, e kush merr nga kjo, nuk ka marrë gjë më të mirë”,

“Kush ndjek një rrugë (udhëtim) për të kërkuar dije, Allahu atij ia lehtëson rrugën për në xhenet”.

Çdo fillim ka edhe mbarim, poqëse starti është i mirë, atëherë ke mundësi ta kesh fundin më të mirë. Andaj punët njihen në mëngjesin e hershëm, nisur nga kjo nxënës i dashur fillo me -bismilah- mësimin tënd, mbështetu në Allahun e Gjithëfuqishëm, të Gjithëditurin, sepse një dije e cila nuk fillon në emër të Allahut nuk ka bereqet, meri mësimet mësoi me rend mos i le për në fund të vitit, sepse dija merret nga pak nga pak. Mos e le shejtanin të luan me ty: “nesër do të filloj”, mirëpo, fillo prej tash mësoi mësimet një nga një, se kur të grumbullohen për në fund nuk din ka t’ia fillosh.

Poashtu dija që merret shpejt harrohet shpejt.

Nga dijetarët tanë islam është fjala e Jahja ibn Kethirit: “Nuk arrihet dija pa vështirësi” .

Njëashtu kujto fjalën e imam Sufjan eth-Thevri ku ka thënë në lidhje me atë se duhesh të jesh i sinqertë: “Nuk ka vepër më të vlefshme se sa kërkimi i dijës, nëse nijeti është i shëndoshë”.

Poashtu është thënë:”Dijes jepi shum të të jep pak”.

Kërko nga Allahu të të jep sukses, dije të dobishme dhe vit të mbarrë shkollor, andaj lusim Allahun që nxënësve dhe neve të na jep dije të dobishme, sepse suksesi dhe dija vijnë vetëm nga Ai i Plotëfuqishmi.

Dhe po e përfundoj këtë me një fjalë shumë të madhe të Imam Ahmedit, rahimehullah, imamit të Sunetit, i cili ka thënë: “Njerëzit janë më të nevojshëm për dije se sa për ushqim dhe pije, sepse ai është i nevojshëm për ushqim dhe pije një apo dy herë në dite, kurse për dije është i nevojshëm në çdo kohë”.

Përgatiti: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

0 1515

“Kur të vijnë te Ti ata që besojnë në argumentet Tona, thuaj:(Selamu Alejkum) “Shpëtimi (Paqa) qoftë mbi ju!.” ( En’am: 54).

“Lutja e tyre në to (kopshtije) është: “Qofsh i lavdëruar o Zot!” e përshëndetja e tyre në të: “Selam” e lutja e tyre e fundit është: “Falenderojmë Allahun, Zotin e gjithësisë!.”( Junus: 10).

“E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të shtyhen në xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thonë atyre rojtarët e tij:(Selamu alejkum) “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!.”(Zumer: 73).

“(e ju thonë):(Selamu alejkum) “Shpëtimi qoftë mbi ju, meqë keni duruar, e sa përfundim i bukur që është ky!. ” ( Rra’d: 24).

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Më tha mua i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejh i ue selem!,-: “O biri im  (o djalosh)! Kur të hysh në shtëpinë tënde (tek familja yte), jepju selam atyre, sepse kjo përshëndetje do të jetë bereqet për ty dhe për familjën tënde.” (Shënon: Tirmidhiu- 2698, dhe thotë se hadithi është hasen sahih. Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih).

Transmetohet se Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- kaloi pranë disa të fëmijeve dhe i përshëndeti ata me selam, dhe tha: Kështu vepronte i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!.” (Shënon: Buhariu – 11/32(6247), Muslimi – 2168, Ebu Davudi – 5202 dhe Tirmidhiu – 2696).

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: “Dashuria vëllezërore forcohet përmes tre gjërave: 1. Kur ta takosh vëllain tënd, ta përshëndetësh me selam. 2. Nëse vjen në mexhlis(takim) zgjerohu dhe liroja vendin të ulet afër teje në mexhlis. 3. Thirre vëllain tënd me emrat më të bukur që ai i don apo ti e dinë se ai gëzohet dhe kënaqet kur e thërret me ata emra.”

Komentim i përgjithshëm:

Islami në veten tij ngërthen edukata të llojllojshme, të cilave duhet t’i kushtoj vëmendje dhe rëndësi muslimani, si dhe të mundohet t’i fusë në praktikë edukatat islame. Një nga eduakatat islame është edhe përshëndetja e familjarëve me selam në momentin kur muslimani futet apo kthehet në shtëpinë e tij. Sepse kjo përshëndetje do të jetë bereqet për të dhe familjën e tij. Dhe nuk ka aspak dyshim se praktikimi i sunetit sjell bereqete të shumta në familje, shoqëri apo edhe në rrethin ku jetojmë. Gjithashtu, prej edukatës islam është që edhe fëmijët t’i përshëndesim me selam, të jemi të butë dhe kujdesshëm ndaj tyre, sepse kështu na ka porositur i Dërguari i Allahut dhe sahabët e tij. Nëse veprojmë kështu, edhe fëmijet do të edukuohen dhe do të mësohen ta praktikojnë këtë sunet të bereqetshëm. Allahu e udhëzoi të Dërguarin e tij që në momentin kur t’i takojë ata që besuan argumentet e Allahut, t’i përshëndes me selam. Selami, njëherit është edhe përshëndetja e banorëve të Xhenetit. Allahu,- xhele ue ala!,- do t’i përshëndet banorët e Xhenetit me Selam. Këshilla e Omerit, na mëson se një nga elementet kryesore e forcimit të lidhjeve vëllezërore është edhe përshëndetja e vëllaut me selam çdoherë që ta takosh.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Pëlqehet dhe preferohet që ta përshëndetësh familjën me selam, çdoherë që hynë apo del nga shtëpia.
  2. Pëlqehet t’i përshëndetësh edhe fëmijët me selam, sepse kjo ua mundëson atyre mësimin dhe praktikimin e këtij suneti.
  3. Nëse dëshiron t’ia zbutësh zemrën vëllait tënd atëherë përshëndete me selam.
  4. Nëse dëshiron t’i forcosh lidhjet vëllezërore me një vëlla, përshëndete saherë që e takon me selam dhe thirre me emra të bukur që ai i don.
  5. Krenohu nëse je prej atyre që përhapin një sunet dhe falëndero Allahun për këtë dhunti.

Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2930
  1. Ne e shohim njeriun që angazhohet shumë për gjërat që i interesojnë atij në dunja, derisa ta arrijë atë dhe duke e lënë atë e të marrë gjëra të cilat nuk i interesojnë atij, e krejt nfund duke u argumentuar për këtë me kaderin e Allahut. Por, përse njeriu i anashkalon dhe i lë gjërat e dobishme të fesë së tij, e merret me gjërat të cilat e dëmtojnë atë, e pastaj argumentohet me kaderin e Allahut? A thua vallë, nuk është e njejta gjë në këto dy raste?

Dhe ja po e sjellim një shembull, i cili ta sqaron më mirë këtë çështje:

Nëse një njeri do të ballafaqohet me dy rrugë. Njëra prej rrugëve të shpie në qytet, i cili është i stërmbushur me rrëmuja, vrasje, vjedhje, grabitje, frikë, uri, prostuticion. Kurse rruga dytë shpie në qytetin, në të cilin mbizotëron rregulli, qetësia, siguria, jeta e lumtur, mbrojtja e pasurisë dhe rrespekti ndaj njerëzve. A thua vallë, në këtë rast, cilën rrugë do ta zgjidhte njeriu? Sigurisht se do ta zgjidhte rrugën e dytë, e cila e shpie në qytetin në të cilin mbiztëron rregulli e siguria, e nuk është e mundur që çdo njeri i mençur, i vetëdijshëm që ta zgjedhë qytetin i cili mbizotërohet nga rrëmuja të ndryshme, pasiguri, e nfund të arsyetohet me kaderin e Allahut(se Allahu e ka caktuar të marrë rrugën e gabuar, etj). Shembull tjetêr rrethë sqarimit të kësaj çështje: I sëmuri urdhërohet t’i pijë ilaçet, edhe pse vetja e tij nuk e dêshiron pirjen e ilaçeve Njashtu, i sëmuri ndalohet t’i hajë ushqimet e caktuara të cilat ia dëmtojnë shëndetin, edhe pse atij ia ka ëndja ato ushqime. E gjithë kjo duke synuar dhe kërkuar shërimin. Njeriu nuk duhet të mos e pijë ilaçin apo të hajë ushqimin i cili e dëmton, e nfund të argumentohet me kaderin e Allahut. Pse njeriu nuk e veproi dhe e la atë që ka urdhëruar Allahu dhe i dërguari i tij, apo vepron atë që e ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj të argumentohet me kaderin e Allahut?

  1. Ai i cili argumentohet me kaderin e Allahut për moskryerjen e obligimeve ose për veprimin e mëkateve, ne ia sjellim një shembull: Nëse dikush do t’i bënte padrejtësi, ose ia merrë pasurinë me pa të drejtë, apo ia mohon dhe shkelë të drejtat e tij, e pastaj i themi se argumentohu se ky është kaderi i Allahut, se këtê e ka shkruar Allahu, nuk ka dyshim se njeriu nuk do ta pranonte këtë argumentim me kader nga askush.

I themi këtij njeriu; Përse nuk po e pranon në këtë rast argumentimin me kader që të bën padrejtësi, e argumentohesh me kader dhe arsyeton veten duke mos i kryer obligimet e Allahut dhe duke i vepruar ndalesat e Allahut.

Rrëfehet se e sollën një njeri i cili kishte vjedhur dhe i cili meritonte prerjen e dorës tek Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të. Omeri urdhëroi t’a prenin dorën, vjedhësi tha: ” Ndalu dhe mos e bëj prerjen e dorës sime o prijësi i muslimanëve, sepse vjedhja që kam bërë ishte me kaderin(caktimin) e Allahut. Omeri ia ktheu dhe i tha: ” Dhe ne do ta presim dorëm me caktimin(kaderin) e Allahut.”

Autor: Shejh Muhamed ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 1824
  1. Cilat janë llojet e Tevekulit ?

– Llojet e Tevekulit janë tre, e ato janë: 1. Tevekuli (mbështetja) në Allahun në të gjitha punët. 2. Tevekuli (mbështetja) në njerëz, por në gjëra që nuk ka mundësi t’i kryej askush pos Allahut (Ky lloj i tevekulit është Shirk i Madh). 3. Teuekuli (mbështetja) në njerëz në gjëra që kanë mundësi t’i kryejnë, siç janë: tregtia, etj. (Kjo mbështetje është e lejuar).

  1. Cili është shkaku i zbritjes së sures El Kafirun?

– Shkaku i zbritjes është se pabesimtarët kërkuan nga pejgamberi alejhi selam që të bëjnë marrëveshje: Një vit të adhurojnë Allahun dhe një vit të adhurojnë zotërat e tyre apo idhujt. Allahu e urdhëroi Muhamedin alejhi selam t’u përgjigjet atyre në këtë mënyrë:

“Thuaj: “O ju mohues! Unë nuk do ta adhurojë atë, që po e adhuroni ju, e as ju nuk do ta adhuroni Atë që po e adhuroj unë; por, edhe ju nuk e keni adhuruar Atë, që po e adhuroj unë. Ju keni besimin tuaj, e unë kam besimin tim!.” (Kafirun: 1-6).

  1. Çfarë nënkuptojmë me Isra dhe Miraxh?

– 1. Isra është udhëtimi i Muhamedit, alejhi selam, me Burakun prej Mekes në Kuds (Palestinë) në mbrëmje. 2. Miraxh është ngritja e Muhamedit, alejhi selam, në qiellin e shtatë në shoqërimin e Xhibrilit alejhi selam si dhe kthyerja në Meke po atë natë (në të njejtë natë).

  1. Cilat janë shtyllat e kufrit?

– Shtyllat e kufrit (mosbesimit) janë katër: 1) Mendjemadhësia e cila e pengon njeriun nga bindja dhe dorzimi; 2) Zilia e cila e pengon njeriun nga pranimi i këshillës dhe dhënia e saj; 3) Zemërimi i cili e pengon njeriun nga mbajtja e drejtësisë; 4) Epshet të cilat e pengojn njeriun nga përkushtimi për të kryer adhurimet e Allahut.

  1. Cila është dispozita e Namazit të Xhumasë?

– Namazi i Xhumasë është farz ajn (obligim për çdo musliman të gjinis mashkullore) i cili është në moshën madhore, i mençur dhe vendas.

  1. Sa tekbire i ka namazi i xhenazes dhe çfarë këndohet në çdo tekbir?

– Namazi i xhenazes i ka katër tekbire: 1.Në tekbirin e parë lexohet sureja el fatiha (elhami). 2. Në tekbirin e dytë lexohen salavatet. 3. Në tekbirin e tretë lexohet duaja për të vdekurin. 4. Në fund merret tekbiri i katërt dhe japim selam vetëm në anën e djathtë.

  1. Cilat janë shtyllat e Haxhit?

– Shtyllat e haxhit janë: 1. Ihrami. 2. Qëndrimi në Arafat. 3. Tauafi Ifada 4. Sa’ji.

  1. Cilat janë shtyllat e Umres?

– Shtyllat e Umres janë: 1. Ihrami. 2. Tauafi. 3. Sa’ji.

  1. Cilat janë gjërat që e prishin agjërimin?

– Gjërat që e prishin agjërimin janë: 1. Mardhëniet seksuale. 2. Nxjerrja e spermës me qëllim ose mastrubimi. 3. Ngrënia dhe pirja me qëllim. 4. Hixhameja(apo nxjerrja e gjakut me shumicë). 5. Vjellja me qëllim.

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili agjëron 6ditët e Sheualit?

– Muhamedi,- alejhi selam!-, ka thënë: ” Kush e agjëron ramazanin dhe e pason(agjërimin e tij) me 6ditët e sheualit është (i llogaritet atij) sikur të ketë agjëruar tërë vitin.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili e lexon 10herë suren el ihlas?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush e lexon suren el ihlas 10herë, Allahu atij do t’i ndërtoj një shtëpi në Xhenet.”

Thuaj: “ Allahu është Një! Allahut i drejtohen për çdo gjë! (Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë, dhe askush nuk i gjason Atij!.” (El Ihlas : 1-4).

ٌ 12. Çfarë shpërblimi ka gruaja e cila i bindet burrit të saj dhe burri i saj ndahet i kënaqur me të ?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Cilado femër e cila vdes dhe burri i saj ndahet i kënaqur me të, (ajo) do të hyjë në Xhenet.”

  1. Cila është vlera e këshillimit mes vete të muslimanëve?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Nuk ka mundësi që të takohen muslimanët e ta këshillojnë njëri tjetrin e që(Allahu) mos t’u falen atyre mëkatet para se të dalin nga takimi apo mexhlisi ku janë tubuar.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili udhëzon në punë të mira?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush udhëzon në punë të mira atij do t’i takoj shpërblimi i vepruesëve të saj(që ky i ka orientu në ato punë të mira).”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili ia kërkon shehidllëkun me sinqeritet Allahut?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush ia kërkon shehidllëkun Allahut me sinqeritet, Allahu do t’i dhurojë pozitën e shehidëve(ditën e gjykimit) edhe nëse ky vdesë në shtratin e tij.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili i falë farzet e namazit me xhemat?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Falja e namazit me xhemat është më me vlerë sesa falja e namazit vetëm për 27shkallë(gradë).”

  1. Çfarë shpërblimi ka i cili shkon në xhami?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush shkon në xhami(për ta falë namazin me xhemat) atij do t’i shlyhet një mëkat dhe do t’i shkruhet një sevap për cďo hap që e bën gjatë shkuarjes në xhami dhe gjatë kthyerjes nga ajo.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili i don njerëzit e mirë?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Ti do të jesh me atë që e do.” Apo hadithi tjetër: ” Kush e do një popull do të rringjallet me ta.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili agjëron një ditë për hirë të Allahut?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush agjëron një ditë për hirë të Allahut, Allahu do t’ia largoj atij fytyrën e tij nga zjarri Xhehenemit për 70pranvera.”

AUTORI: SAMI ABDURRAHMAN KUBAXHE

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË