Arhiva DitoreAug 14, 2015

0 2319

Me emrin e Allahut, Mëshirësuesit, Mëshirëplotit. Falënderimi i takon Zotit të gjithë botërave, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë deri në ditën e gjykimit, dhe më pas:

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“E janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.” (El Bejineh: 5).

Allahu na bën me dije në këtë ajet Kur’anor se i urdhëroi të gjitha krijesat prej të parit deri tek i fundit ta adhuronin vetëm Atë dhe mos t’i shoqëronin ortak.

Prej Ademit, alejhi selam, e deri në ditën e gjykimit, Allahu i krijoi krijesat dhe i obligoi ato ta adhuronin vetëm Allahun. Pra, prej krijesave ka që e realizuan me sukses këtë obligim madhor e adhuruan Allahun si duhet, e prej tyre ka që mëkatuan dhe nuk e realizuan qëllimin final të krijimit të tyre, adhurimin e Allahut të Madhëruar.

Dhe, mu për këtë arsye dërgoi pejgamberë të njëpasnjëshëm, që t’i thêrrasin njerëzit drejt adhurimit të pastër të Allahut dhe t’i ndalojnë nga shirku apo idhujtaria.

Ibn Abasi, radijAllahu anhu, thotë: “Periudha mes Ademit dhe Nuhit ishte dhjetë shekuj, të gjithë ishin në islamin e pastër, dhe shirku i parë i cili ndodhi në tokë, ishte shirku që e bëri populli i Nuhit. Në mesin e tyre ishin pesë njerëz të mirë, e ata janë: Vedaja, Suva’a, Jegutha, Jeuka dhe Nesra, këta vdiqën dhe njerëzit filluan t’i vizitonin tek varrezat e tyre dhe ta kujtonin devotshmërinë e tyre, etj. Por, shejtani i mallkuar ua dha një ide, që ta bënin nga një fotografi për secilin nga këta njerëz të vdekur dhe t’i kujtonin punët e tyre të mira përmes fotografive. Kështu vepruan populli dhe shejtani iu shkoi së dyti herë duke iu thënë: Këta juve ju ndihmojnë kundër armiqëve tuaj, ju sjellin shiun, edhe kështu me rradh. Lajthitën njerëzit me të madhe dhe filloi përhapja e shirkut tek populli i Nuhit alejhi selam.”

Allahu i Madhëruar e dërgoi Nuhin alejhi selam, që t’u njoftojë se duhet adhuruar vetëm Allahu dhe aksush tjetër.

Allahu i madhëruar e përshkruan këtë ngjarje në Kur’an:

“Na me të vërtetë, ua kemi dërguar Nuhun popullit të tij, i cili u tha: “O populli im! Adhuronie Allahun , ju nuk keni zot tjetër përveç Tij! – Unë frikësohem për ju nga dënimi në Ditën e madhe!” Paria e popullit të tij thanë: “Na me të vërtetë, të shohim ty në humbje të madhe”. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbje, por jam pejgamber nga ana e Zotit të gjithësisë. ju sjell urdhërat e Zotit tim dhe ju dëshiroj çdo të mirë, unë di nga Allahu atë që nuk e dini ju. A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj, t’ju vijë nga një njeri i mesit tuaj, që t’ju tërheq vërejtjen, të bëheni besimtarë dhe për t’ju mëshiruar? E ata e konsideruan atë gënjeshtar, andaj e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkë. Ndërsa, i fundosëm ata të cilët i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona. Ata kanë qenë popull i verbër (injorant). (El A’raf: 59 – 64).

Insistoi Nuhi, alejhi selam, me thirrjen e tij përreth 950 vite, por ata e refuzuan dhe nuk e pranuan thirrjen e tij drejtë adhurimit të Allahut dhe largimit nga shirku (idhujtaria).

Dhe më pas Allahu e urdhëroi Nuhin alejhi selam për ndërtimin e Anijes, një pakicë hypën në Anije kurse zullumqarët tjerë i shkatërroi me tufan (vërshim i madh i ujit) Allahu i Madhëruar.

Gjithashtu, edhe Hudin alejhi selam e dërgoi Allahu tek Populli i tij:

“Ja dërguam (popullit) Adit, vëllaun e tyre – Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuronie Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. E, a nuk po i ruheni dënimit?” Paria e popullit të tij, të cilët nuk besonin thanë: “Na, me të vërtetë, të konsiderojmë ty mendjelehtë dhe ne mendojmë se je gënjeshtar”. (El A’raf: 66).

Thirrja e Hudit zgjati dhe kur populli këmbnguli në devijimin e tyre,refuzuan Hudin alejhi selam dhe thirrjen e tij, atëherë Allahu i dënoi dhe shkatërroi me erë të fuqishme e cila shkatërroi shkatërroi çdo gjê që i doli para saj.

Njashtu, Allahu e dërgoi Salihun alejhi selam tek populli i tij:

“Dhe (Na, ia dërguam popullit) themudit – vëllaun e tyre – Salihun. Ai tha: “O populli im! Adhuronie Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Madje, me të vërtetë, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj: kjo deve e Allahut për ju, është një mrekulli. Lëreni të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju pret ndëshkimi i ashpër!” ( El A’raf: 73).

“(Ia dërguam) Themudit, vëllaun e tyre Salihun. “O populli im”, – tha ai: “Adhuronie vetëm Allahun . Ju, s’keni zot tjetër përveç Atij! Ai ju krijoi nga toka (dheu) dhe ju dha të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni tek Ai! Me të vërtetë, Zoti im është afër dhe Ai u përgjigjet (lutjeve)”. Ata thanë: “O Salih! Ti ke qenë shpresa jonë, para kësaj (fjale). A mos vallë, ti don të na ndalosh ta adhurojmë atë, që e kanë adhuruar prindërit tanë? Me të vërtetë, na jemi në dilemë, që na bën të dyshojmë në thirrjen tënde”. ( Hudë: 61-62).

Edhe populli i Salhiut refuzoi thirrjen e tij dhe Allahu edhe këta i dënoi me një dënim tê dhembshëm, i zhduku nga sipërfaqja e tokës.

Allahu i dërgoi pejgamberët e Tij, prej të pari deri tek i fundit me qëllim që njerëzit ta adhurojnë sinqerishtë vetëm Allahun.

Allahu edhe Muhamedit alejhi selam, ia dha të njejtin mesazh hyjnorë : “Na, nuk kemi dërguar asnjë pejgamber para teje e që të mos ia kemi shpallur atij: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj adhuromëni Mua!” (El Enbija: 25).

Ta adhurojmë Allahun dhe mos të bëhemi sikur popujtë të cilët u dënuan dhembshëm nga Allahu i Madhëruar, si pasojë e shirkut dhe mospranimit të thirrjes drejt fjalës La Ilahe ilallAh (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut).

Definicioni i adhurimit (ibadetit) sipas shejhul Islam Ibn Tejmijes rahimehullah: ” Emër përmbledhës i çdo gjëje që e don dhe kënaqet Allahu, qoftë ajo fjalë, vepër e dukshme ose e fshehtë.”

Allahu e dinë më së miri, salavatet dhe selamet ia dërgojmë Muhamedit alejhi selam, faniljes dhe shokëve të tij.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË