Arhiva MujoreSeptember 2015

0 1474
  1. Cili është ushqimi i banorëve tê Xhehenemit?

“Në zjarr të fortë do të digjen, e do të pinë nga burimet e vluara, kur tjetër ushqim për ta nuk do të ketë, përpos therrave. E ky (ushqim), as nuk do t’i trashë as nuk do t’i ngop (nga uria).” (El Gashije: 4 – 8).

  1. Cilat janë rrobet e banorëve të Xhehenemit?

“Ata që nuk kanë besuar, kanë rroba të prera prej zjarrit, e nëpër kokat e tyre do të hedhet ujë i vluar.” (Hixhr: 19).

  1. Sa dyer posedon Xhehenemi?

“Dhe, me të vërtetë, xhehennemi është vendbanimi i tyre i premtuar, për të gjithë: ai i ka shtatë dyer, e për çdo derë ka pjesë të caktuar”. (Hixhr: 43-44).

  1. Çfarë fytyra do të kenë banorët e Xhehenemit?
    – Fytyra të zeza, argument fjala e Allahut në Kur’an:

E, në Ditën e Kijametit do t’i shohësh ata që kanë përgënjeshtruar Allahun – me fytyra të zeza. E vallë, a nuk është ferri – vend për ata që janë mendjemëdhenj?!.” (Zumer: 60).
– Fytyra të pluhrosura, argument fjala e Allahut në Kur’an:

“Kurse disa fytyra, atë Ditë, pluhërosen.” (Abese : 40).
– Fytyra të mrrolura, argument fjala e Allahut në Kur’an:

” Atë ditë – disa fytyra janë të mrrolura.” (Kijameh: 24).
– Fytyra të shëmtuara, argument fjala e Allahut: تَلْفَحُ وُجُوهَهُمُ النَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَالِحُونَ

” Zjarri do t’i kaplojë fytyrat e tyre, dhe ata, në të, janë të shëmtuar.” (Muminun: 104)

  1. Cilët janë emrat më të njohur të zjarrit të Xhehenemit?
    – Skëterrë (ferr, zjarr): Argument fjala e Allahut:

“E kush vepron kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkelë kufijt e dispozitave të Tij, Allahu e shpie atë në skëterrë (ferr), në të cilën do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.” (Nisa: 14).

“Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni (me i bë shembull Kur’anit), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur t’i ndëshkojë mohuesit.” (Bekare : 24).

– Xhehenem: Argument fjala e Allahut;

“Ai, juve, madje, ua k shpallur në Libër (Kur’anin): kur të dëgjoni se mohohen argumentet e Allahut dhe bëjnë tallje me to, atëherë mos rrini me ata, përderisa të rrokin tjetër temë (përndryshe nëse rrini me ta), – ju atëherë (në dënime) jeni si ata. Allahu do t’i tubojë në xhehennem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (Nisa: 140).

– Xhehim: Argument fjala e Allahut;

“E ata që përpiqen t’i mohojnë argumentet Tona, duke supozuar se nuk do të mund t’i dënojmë, janë banorë të (xhehimit) xhehennemit.” (Haxh: 51).

– Zjarr flakërues: Argument fjala e Allahut;

“Me të vërtetë, ata që hanë mallin e bonjakut me pa të drejtë, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të përcllohen në zjarrin flakërues.” (Nisa; 10).

– Sekar; Argument fjala e Allahut:

“E kush të shpjegon ty se çka është Sekari?” (Mudethir: 27).

– El hutametu: Argument fjala e Allahut: وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ

“E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?” (Humeze : 5).

– Ledha; Argument fjala e Allahut;

“Jo, kurrsesi! Ai është zjarri.” (Mearixh: 15).

  1. Si do të bëhet rringjallja e njerëzve nga varrezat e tyre?

“Ai i dërgon erërat si lajme të gëzuara para mëshirës së Tij; e kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Na i çojmë ato kah vendi i vdekur, e lëshojmë shi në të dhe nxjerrim lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ngjallim të vdekurit, për të menduar ju!.” (A’raf: 57).

  1. Cilët janë emrat më të njohur të Xhenetit?
    – Xhenetul Huld (xheneti i përhershëm), argument fjala e Allahut:

“Thuaj: “A është më i mirë ky (shkatërrim) apo xhenneti i përhershëm, i cili u është premtuar besimtarëve? Për ta, (xhenneti) është shpërblim dhe vend kthimi.” (Furkan : 15)

– Xhenet, argument fjala e Allahut:

“Kurse, ata që punojnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Bekare : 82).

– Firdeus, argument fjala e Allahut:

“Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kopshtet e Firdevsit (xhennetit) do t’i kenë banesa.” (Kehf: 107).

– Adn, argument fjala e Allahut:

“Xhennetet e Adnit në të cilin hyjnë ata, duke u veshur me bylyzykë të arit dhe margaritarë, veshja e tyre, në to, është prej mëndafshi.” (Fatir: 33)

– Xhenetun Neim (kopshti i dhuntisë), argument fjala e Allahut:

“Me të vërtetë, ata që kanë besuar dhe punojnë vepra të mira do të gjenden në kopshtet e dhuntisë.” (Lukman: 8).

– Xhenetul Me’ua, argument fjala e Allahut: أَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ جَنَّاتُ الْمَأْوَىٰ نُزُلًا بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, për ta janë kopshtet e xhennetit Meëva – të përgatitur për atë që kanë punuar.” (Sexhde: 19).

– Darus Selam(Shtëpia e shpëtimit), argument fjala e Allahut:

“Ata do të kenë Shtëpinë e shpëtimit te Zoti i tyre. Dhe Ai është mbrojtës i tyre për veprat që punojnë ata.” (Enam: 127).

  1. Çfarë fytyra do të kenë banorët e Xhenetit?

“Me të vërtetë, të mirët (njerëz) do të gjenden në xhennet, e nga divanet – kanapet do të shikojnë, në fytyrat e tyre do të njohësh freskinë e begative.” (Mutafifin: 22-24).

” Atë Ditë, fytyrat e disave (besimtarëve) do të jenë të gëzuara.” (Gashije: 8).

“Disa fytyra atë Ditë, shëndrisin, të qeshura, të gëzuara.” (Abese: 38-39).

” Kurse ato fytyra që zbardhen e shkëlqejnë do të jenë në mëshirën e Allahut, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Al Imran: 107).

AUTOR: SAMI ABDURRAHMAN KUBAXHE

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

0 1852
  1. Pas përfundimit të këtij (haxhi) udhëtimi të këndshëm dhe të bereqetshëm, haxhiu duhet ta lus Allahun që t’ia pranoj haxhin dhe ta bëjë prej atyre që janë kthyer nga haxhi pa mëkate (sikur atë ditë kur e ka lindë nëna e tij).
  2. Haxhiu duhet të vazhdojë adhurimin e Allahut dhe kryerjen e ibadeteve edhe pas haxhit, sepse kjo është shenjë që haxhiu e don Allahun dhe se Allahu ia ka pranuar haxhin.
  3. Haxhiu duhet të kujdeset për faljen e pesë kohëve të namazit në xhami e mos të hamendet e të falë namazet në shtëpi.
  4. Haxhiu duhet të largohet nga mëkatet në përgjithësi, sepse largimi nga mëkatet pas haxhit aludon se Allahu ia ka pranuar haxhin.
  5. Haxhiu pas haxhit duhet të shoqërohet me shokë të cilët e duan Allahun, e nxisin në vepra të mira dhe e largojnë nga veprat e këqija.
  6. Haxhiu duhet të ndjekë njerëzit e dijes, që të mësoj nga ata se si adhurohet Allahu, të mësoj nga ata se çfarë ka ndaluar dhe urdhëruar Allahu.
  7. Nëse haxhiu ka gjëra të paqarta në lidhje me fenë e tij, ai duhet t’i drejtohet dijetarëve dhe hoxhallarëve të besueshëm dhe të ditur.
  8. Haxhiu duhet të jetë nga ata që e kërkojnë të vërtetën dhe largohen nga shpikjet apo risit e ndryshme.
  9. Haxhiu duhet të mundohet ta ndryshojë gjendjen e tij për të mirë, njëherit kjo është shenjë se haxhi i tij është pranuar.
  10. Haxhiu duhet të ndihmojë dhe urdhëroj në të mirë dhe të ndalojë nga të këqijat.
  11. Haxhiu duhet t’i ruaj të gjitha gjymtyrët e trupit nga rënia në haram.
  12. Haxhiu duhet ta kujtojë sa më shumë vdekjen, të përgatitet për vdekjen duke kryer sa më shumë vepra të mira.
  13. Haxhiu duhet ta kujtojë çdoherë se çfarë ka përgatit Allahu për banorët e xhenetit dhe çfarë për banorët e xhehenemit.
  14. Haxhiu duhet të shpeshtoj kërkim faljen dhe pendimin nga mëkatet, si dhe gjuha e tij duhet të jetë e lagur dhe e angazhuar me përmendjen e Allahut.
  15. Haxhiu duhet të jetë prej atyre që kur thuhet se Allahu ose i Dërguari i Tij urdhëron apo ndalon diçka, ai thotê: u binda dhe u nënshtrova.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1718

E falënderojmë Allahun e Madhëruar që ua mundësoi ardhjen tuaj në shtëpinë e Tij të shenjtë, Qaben. Lusim Allahun e madhëruar të na pranojë neve dhe juve veprat e mira dhe të na shumfishojë shpërblimet.

Ua paraqesim juve disa këshilla, duke shpresuar që Allahu t’ua pranojë haxhin dhe adhurimet tjera që mund t’i bëni gjatë periudhës së haxhit.

Këshilla e parë: Kujtone se ju jeni në një udhëtim të bereqetshëm . Udhëtim i cili ngërthen në vete realizimin e Teuhidit (adhurimit) dhe ihlasit (sinqeritetit). Ju i jeni përgjigjur thirjes së Allahut, me të vetmin qëllim duke synuar kënaqësinë e Tij. Si dhe këtë adhurim do ta kryeni ashtu siç ju ka mësuari i dërguari i Tij, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue selem.

Këshilla e dytë: Mos ia hapni dyert shejtanit të mallkuar e të fut në mesin e juaj urrejtje me vëllezërit, ngase ai është armiku juaj, ju shtyn juve të veproni mëkate, të bëni polemika apo gibet (përgojim) gjatë periudhës së haxhit. Dine mirë se pejgamberi, alejhi selam, ka thënë; “Nuk ka besuar askush nga ju, përderisa nuk ia do vëllait të tij atë që do për veten e tij.” (Buhariu: 13, Muslimi: 45, Tirmidhiu: 2515, Nesaiu: 5016, Ibën Maxhe: 66, Ahmedi: 3/272, Darimiu: 2740).

Këshilla e tretë: Pyetni dijetarët dhe hoxhallarët e ditur në lidhje me çështjet e fesë suaj që nuk i dini, në mënyrë që ta kryeni haxhin dhe ta adhuroni Allahun ashtu siç kërkon Ai. Allahu i madhëruar, thotë; “… andaj pyetni dijetarët, nëse nuk e dini.” (Nahl: 43 ).

I dërguari i Allahut, thotë; ” Kujt ia dëshiron Allahu mirësinë, ia mundëson atij kuptimin (mësimin) e çështjeve të fesë.” (Tirmidhiu: 2645, Ahmedi: 1/306, Darimiu: 225 ).

Këshilla e katërt: Allahu na ka obliguar kryerjen e farzeve, e ndër to edhe kryerjen e suneteve. Për fat të keq shumë haxhilerë anashkalojnë farzet dhe kryejnë sunetet. Puthja e gurit të zi, falja pas mekami ibrahimit dy rekate pas tavafit, pirja e ujit zemzem, të gjitha këto janë sunete, por në haxh kemi turma të mëdha të njerëzve, e duke dashur t’i kryejmë këto sunete i bëjmë zullum njerëzve, duke i shtyer apo duke i lënduar ata, e ruajtja e trupit nga zullumi ndaj muslimanëve është farz, kurse kryerja e këtyre gjërave që u cekën më lartë është sunet, e si të anashkalohet farzi para sunetit!? Largohuni, Allahu ju nderoftë nga zullumi ndaj njëri tjetrit në haxh, silluni mirë me njëri tjetrin, në mënyrë që Allahut t’ua shtojë shpërblimet.

Këshilla e pestë; Kujdes mos e falë namazin mbrapa femrave në Qabe apo afër tyre, largohu nga ky veprim me të gjitha mundësitë që i ke, gratë duhet të falen mbrapa burrave.

Këshilla e gjashtë: Mos u ul dhe mos u fal në vendet ku njerëzit bëjnë tavaf, ngase një gjë e tillë i pengon haxhilerët që ta kryejnë tavafin ashtu siç duhet dhe në mënyrë të qetë.

Këshilla e shtatë: Pëlqehet që mes rukni Jemenit (këndit tê jemenit) dhe gurit të zi të thuhet kjo dua:
رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
“Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” (Bekare: 201).

Këshilla e tetë dhe e fundit: Ju këshillojmë të gjithëve të kapeni fortë pas Kur’anit dhe Suneti, ngase Allahu i madhëruar, thotë: “Përuluni Allahut dhe Pejgamberit, për të shpresuar mëshirën.” (Al Imran: 132 ).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2426

Pesë këshilla drejt çlirimit të zemrës nga robëria e mëkateve!

Një njeri shkoi tek Ibrahim ibn Adliani, rahimehullah, dhe i tha: “O Ebu Is’hak, unë i bëj padrejtësi vetes duke bërë mëkate, më trego ndonjë ilaç përmes të cilit do ta çlirojë zemrën time!”

Ibrahimi tha: “Nëse pranon t’i zbatosh pesë këshilla dhe të jesh i qëndrueshêm në to, asgjë nuk do të dëmtojë dhe asnjë haram nuk do të shkatërrojë ty:

  1. Nëse do që të mos i nënshtrohesh Allahut, atëherë mos ha nga furnizimi i Tij. Si mund ta kafshosh dorën që të ushqen?!
  2. Nëse do që të mos i nënshtrohesh Allahut, atëherë mos jeto në vendin që i takon Atij. Si mund të hash e të pish dhe të jetosh nga dikush të Cilit nuk i bindesh?!
  3. Dhe nëse je aq mosmirënjohës dhe ende dëshiron të mos i nënshtrohesh Allahut, atëherë gjeje ndonjë vend ku nuk të sheh Ai. Si pra, atëherë ke guxim të bësh mëkat kur Ai është çdoherë i pranishëm para teje?!
  4. Kur të arrijë Meleku i vdekjes, lute që ta vonojë marrjen e shpirtit tënd për një kohë dërisa ti të kesh mundësinë të bësh pendim të sinqertë dhe të bësh vepra të mira për Allahun.
  5. Kur të arrijnë melekët e Xhehenemit të të përciellin për në Zjarr, mos shko pas atyre. Nuk do të kesh mundësi t’i kundështosh dhe si pra mendon që ta shpetosh veten tënde?!

Njeriu tha: “Mjaft, mjaft o Ibrahim! Që tani do të pendohem sinqerisht!” Njeriu u pendua dhe qëndroi me Ibrahimin, derisa i ndau vdekja ata.

Përshtati: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1797

Pyetje: Më kanë porositur disa gra që t’ua gjuaj gurët në xhemerate, shkaku i kallabllëkut të madh që gjendet aty, cila është dispozita e kësaj vepre?

Përgjigje: Lejohet të veprohet kjo vepër, shkaku i vështirësive të mëdha që gjenden atje. Por, së pari duhet të gjuhen për vete, e pastaj për tjerët që të kanë porositur.

Shejh Dr. Salih Ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajt!

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2212

PREMTIMET NË DYNJA:

  1. Shpëtimin, argument fjala e Allahut:

“Me të vërtetë, shpëtuan besimtarët.” (Muminun: 1).

  1. Udhëzimin në rrugën e drejtë, argument fjala e Allahut; “Me të vërtetë, Allahu i udhëzon besimtarët në rrugën e drejtë.” (Haxh: 54).
  2. Ndihmën, argument fjala e Allahut: “E për ne, është që t’i ndihmojmë besimtarët.” (Rrum: 47).
  3. Fuqinë, argument fjala e Allahut:

“Por, fuqia është e Allahut dhe e Profetit të Tij dhe e besimtarëve, mirëpo – hipokritët nuk e dijnë (këtë).” ( Munafikun : 8).

  1. Hilafetin.
  2. Jetë të mirë dhe të bukur، argument fjala e Allahut:

“Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (Nahl: 97).

PREMTIMET NË AHIRET:

  1. Hyrjen në Xhenet, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, argument fjala e Allahut:

“Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve – kopshte të xhennetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat do të banojnë përherë. Dhe (u ka premtuar) pallate të mrekullueshme në xhennetin e Edenit. E, kënaqësia prej Allahut është shpërblim më i madh. Kjo është lumturi e madhe.” (Teube: 72).

  1. Hyri(gra) të bukura dhe symëdha, argument fjala e Allahut: “Në to (xhennete) ka edhe hyrie (të bukura) sy-mëdha, të ngjashme margaritarit të ruajtur, të ngjashme margaritarit të ruajtur.” (Uakia: 22-24).
  2. Shikimi i Allahut,- xhele ue ala!,- në Xhenet nga ana e besimtarëve, argument fjala e Allahut: “Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë, në Zotin e tyre do të shikojnë.” (Kijame: 22-23).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1757
  1. Në lidhje me kë zbriti fjala e Allahut: “Por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë.” (Hashr: 9)?

– Ky ajet ka zbritur në lidhje me Talha ibn Ubejdullah dhe gruan e tij. Erdhi një njeri i uritur tek pejgamberi alejhi selam. Pejgamberi tha Allahu e mëshiroftë atë i cili i bënë konak sonte këtij musafiri të uritur. U ngrit Talha tha: Unë do i bëjë konak o i Dërguar i Allahut. Talha me vrap shkoi lajmroi gruanë e tij për musafirin. Gruja e tij tha: Mirë se vjen musafiri i Muhamedit alejhi selam, mirëpo nuk kemi ushqim të mjaftushëm, pos ushqimit që ia kam përgatitur fëmijëve tanë. Talha i tha vëndoj fëmija në gjumë, mashtroj disi deri sa ti nxen gjumi,e ushqimin e fëmijëve ia servojmë musafirit. Ashtu veproi gruja e Talhas. Erdhi musafiri, mirëpo Talha e fiku llambën e cila bënte dritë në mënyrë që musafiri mos të ndihet keq. Ia servuan ushqimin e fëmijëve dhe musafiri filloj ngrënien e ushqimit dhe këta morën disa pjata pa ushqim dhe bënin kinse edhe ata po hanin ushqim me të. Pas pak musafiri i lodhur ra me fjet dhe të nesërmen mori rrugëtimin për ku ishte nisur. Muhamedi alejhi selam e thirri Talhan i tha: Çfarë ke bërë mbrëm, Allahu zbriti ajet prej shtatë kat qiejve dhe Allahu ka mbetur i habitur me atë cfarë keni bërë ti dhe gruaja yte. Talha ia rrëfeu gjithë ngjarjen e mbrëmshme. E pejgamberi alejhi selam e lajmroi se Allahu zbriti ajet për ju special. Talha u emociona i dolën lotët dhe me vrap shkoi tek gruaja e tij e lajmroi për këtë përgëzim prej shtatë katë qiejve nga Allahu xhele ue ala.

  1. Në lidhje më kë zbriti fjala e Allahut: ِ” Atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj. ” (En’am: 122).?

– Ky ajet ka zbritur në lidhje me Ebu Xhehlin.

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili e falë namazin e jacisë dhe sabahut me xhemat në xhami?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Kush e falë namazin e jacisë me xhemat ai shpërblehet sikur të jetë falë gjysmë nate (namaz të natës). Dhe kush e falë namazin e sabahut me xhemat është sikur të jetë falur tërë natën namaz.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili falet në safin e parë?

– Muhamedi,- alejhi selam!,-.ka thënë: ” Sikur ta dinin njerëzit se çfarë (shpërblimi) ka në thirrjen e ezanit dhe faljes së namazit në safin e parë, nuk do t’i shihje ndryshe ata, pos duke bërë gara mes vete.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili dërgon salavate për Muhamedin alejhi selam?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Kush më dërgon mua një salavat, atij Allahu do t’i dërgoj dhjetë të tilla si dhe do t’ia fshij dhjetë mëkate dhe do ta ngrisë dhjetë gradë lartë.”

  1. Cila është vlera e të bërit sexhde për Allahun?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ty të takon të bësh më shumë sexhde. Sepse nuk ka mundësi ta bësh një sexhde e që Allahu mos të të ngrisë një shkallë lartë dhe të fshije një mëkat.”

  1. Çfar shpërblimi ka ai cili kur thotë Amin në namaz, dhe Amini i tij përshtatet me Aminin e melaikeve në Qiell?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Nëse thotë dikush nga ju Amin (në namaz) dhe melaiket në qiell thojnë Amin dhe kush thotë Amin në të njejtën mënyrë siç thonë melaiket, Allahu do t’ia falë mëkatet e kaluara.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili ndërton një Xhami për hirë fytyrës së Allahut?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Kush e ndërton një Xhami për hir të Allahut, Allahu do t’ia ndërtojë atij një shtëpi në xhenet.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili lexon Kur’anin?

– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Kush e lexon një harf (shkronjë) prej librit të Allahut atij i takon një e mirë dhe e mira shpërblehet me dhjetë të tilla.”

  1. Çfarë shpërblimi ka ai i cili përkujdeset për jetimin?

– Transmetohet nga Sehl Ibn Sa’di,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin, jemi në xhenet kështu(bëri me shenjë me dy gishtrinjët, gishtin tregues dhe gishtin e mesëm), dhe i hapi ata.” (Buhariu : 5304).

  1. Çfarë duhet t’i themi të posamartuarve?

(BarekAllahu leke ue bareke alejke ue xhemea bejnekuma fi hajrin). Përkthimi: “Allahu të bekoftë ty dhe pasardhësit e tu, dhe ju bashkoftë juve dy në të mira.”

AUTORI: SAMI ABDURRAHMAN KUBAXHE

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

0 2313

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Mos filloni të parët me selam ndaj krishterëve dhe çifutëve, dhe nëse e takoni në rrugë ndonjërin prej tyre detyrojeni atë drejt rrugës më të ngushtë”. (Shënon: Muslimi : 2167, Tirmidhiu: 2700 dhe Ebu Davudi: 5205)

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse ju përshëndesin juve me selam ithtarët e librit, ju thuajuni : ua alejkum(edhe juve).” (Shënon: Buhariu: 11/42(6258), Muslimi: 2163, Ebu Davudi: 5207 dhe Tirmidhiu: 3301).

Transmetohet nga Usame Ibn Zejdi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- kaloi pranë një mexhlisi në të cilin ishin prezent disa muslimanë dhe pabesimtarë, dhe pejgamberi alejhi selam i përshëndeti me selam.” (Shënon: Buhariu: 38/11(6253), Muslimi: 1798 dhe Tirmidhiu: 2702).

Koment i përgjithshëm: Selami është përshëndetje e veçant për muslimanët. Përmes selamit muslimanët e nderojnë dhe rrespektojnë njëri tjetrin. Andaj, nuk lejohet t’i japim të parët selam pabesimtarëve, sepse kjo aludon se t’i i rrespekton, nderon ata si dhe je dakord me shirkun e tyre. Mirëpo, nëse pabesimtarët na përshëndesin me selam, ne ua kthejmë ue alejkum, ashtu siç na ka udhëzuar i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem. Ka prej ulemave qê mendojnë se nëse pabesimtarët na përshëndesin me selamu alejkum, lejohet t’ua kthejmë atyre me ue alejkum selam, me qëllim afrimit, davetit apo zbutjes së zemrave të tyre. (Shiko: Zadul Mead të Ibn Kajimit: 2/424, Fetaua Ibni Uthejmin: 3/33, dhe Et Temhid: 17/89).

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

  1. Ndalohet rreptësisht t’u japim të parët selam pabesimtarëve.
  2. Nëse na përshëndesin pabesimtarët të parët me selam, lejohet t’u kthejmë duke u thënë: ue alejkum.
  3. Nëse kalon pranë një mexhlisi në të cilin janë prezent muslimanë dhe pabesimtarë, lejohet dhënia e selamit, duke përshëndet mexhlisin me: Selamu alejkum.

AUTOR: RASHID IBN HUSEJN ABDULKERIM

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

0 3948

Përgjigje:

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush merr abdes në shtëpinë e tij, pastaj niset e vjen tek Xhamia Kubasë dhe falë namaz aty, shpêrblimi i tij do të jetë sikurse shpërblimi i kryerjes së Umres.” (Suneni i Ibn Maxhes: 1412).

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Namazi në Xhaminë e Kubasë është sikur kryerja e Umres.” (Musnedi Imam Ahmedit: 16024, Suneni i Tirmidhiut: 324).

Në Sahihun e Buhariut dhe Muslimin qëndron se Muhamedi,- alejhi selam!,- vinte çdo të shtune (në xhaminë e Kubasë) në këmbë dhe hypur (mbi deve), gjithashtu Ibn Omeri e vepronte të njejtën gjë.” (Buhariu: 1135, Muslimi: 1399).

Nuk legjitimohet sheriatikisht vizita e ndonjë prej xhamive në Medine (vizitë speciale, ose në emër të ibadetit), pos xhamisë së Pejgamberit alejhi selam, xhamisë së Kubasë dhe Kodrës së Uhudit.

Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2123

Çdo ditë dhe natë, saherë që me gisht prekim telefonin e mençur, saherë që hapim televizorin, shpeshherë kur pranojmë telefonata dhe shumë herë kur bëjmë bisedë me njëri-tjetrin vërejmë fatkeqësitë e llojllojshme dhe të panumërta të muslimanëve sot.

Muslimanëve sot nuk u duhen shtëpitë prandaj ua rrënojnë dhe i bombardojnë! Muslimanët kanë shumë fëmijë, së këndejmi shumë gajle, prandaj ua vrasin! Muslimanëve sot nuk u pëlqen vendlindja, andaj kërkojnë strehim gjithkund tjetër, po qoftë edhe në bark të peshqve!

Subhanallah, çfarë kohe! Çdo luftë e madhe po ndodhë në vendet e muslimanëve. Çdo armatim i ri, me shkatërrim në pakicë apo me shkatërrim masiv, prodhohet diku kurse provohet mbi shtëpitë dhe trupat e muslimanëve! Çdo diktaturë ekstreme ushtrohet mbi muslimanët! Dhe çka jo tjetër?!

S’do mend se jemi duke jetuar në dhimbje e fatkeqësi, në kriza prej llojeve më të ndryshme, porse si duhet të sillet muslimani në këtë realitet dhe si duhet ta mbajë shpirtin pa i pëlcitur gjoksi?! Kësaj do përpiqem t’i jap përgjigje në vazhdim.

Nga metodat më efikase për lehtësimin e dhimbjeve është kujtimi i rasteve edhe më të rënda, në veçanti nëse ato raste tashmë i kemi përballuar një herë.

Fatkeqësi më e madhe se të gjitha këto që i përmenda dhe shumë të tjera që nuk i përmenda për neve muslimanët, fatkeqësi të cilën me shumë vështirësi e kemi duruar, ka qenë vdekja e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam. Ajo nuk ishte e lehtë prandaj vet i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i përgatiste të afërmit e tij për atë fatkeqësi. Ai tha:

“Nëse ndonjërit prej jush i ndodhë një fatkeqësi, le ta kujton aty edhe fatkeqësinë time, sepse ajo është nga fatkeqësitë më të mëdha” (Sahihul Xhamië nr. 347).

Nëna Ajshe, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, tregon se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kishte hapur derën apo perden mes tij dhe njerëzve, kur ja, i pa njerëzit si po faleshin me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. E lavdëroi Allahun për bukurinë e situatës që e pa dhe shtoi shpresat që Allahu ta zëvendësonte kohën e tij me një kohë sikur që po e sheh, e pastaj tha:

“O njerëz, cilido prej njerëzve apo prej besimtarëve goditet me ndonjë fatkeqësi, le të sforcohet me fatkeqësinë e tij në mua me qëllim që t’i lehtësohet fatkeqësia që e ka

goditur në dikë tjetër, sepse askush nga Umeti im nuk do të goditet me fatkeqësi më të rëndë për të sesa fatkeqësia ime” (Sahih Ibën Maxhe nr. 1310).

Edhe burrat më të mëdhenj u trishtuan nga kjo fatkeqësi, e dini se si Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, refuzoi të pranonte vdekjen e tij; ngjashëm ndodhi edhe me besimtarët tjerë.

Enesi, radijallahu anhu, tregon: Kur iu shtua sëmundja Profetit, i binte të fikët, e Fatimja, Allahu qoftë e kënaqur prej saj, qante duke thënë: “Ah, dhimbjet e babit”, kurse ai i përgjigjej: “Nuk do ketë dhimbje babi pas sotit”. E kur ndërroi jetë, Fatimja tha: “Ah babi! Iu përgjigj Zotit kur e ftoi! Ah babi, që vendin e ka në Xhenetul Firdeus! Ah babi, melekut Xhibril po i tregojmë! Kur u varros, Fatimja na tha: “O Enes, si patët zemër të hidhni dhé mbi të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem?!” (Sahihul Buhari nr. 4462).

Enesi, radijallahu anhu, ishte në të njëjtin hall por asaj nuk deshi t’ia shtojë dhimbjen edhe më shumë, kurse dhimbjen e tij për këtë fatkeqësi e ka shprehur kështu: “Në ditën kur i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, hyri në Medinë, aty ndriçoi gjithçka kurse në ditën kur ndërroi jetë, Medinën e kaploi terri. Kur i shkundëm duart nga varrosja e tij, i urryem zemrat tona” (Sahihu Tirmidhi nr. 3618).

Megjithatë, prej besimtarëve kërkohet durimi i bukur dhe vazhdimi i amanetit në formën më të mirë. Dhimbja mund të vjetërohet por assesi të harrohet dhe mund te një musliman është më e dukshme e te tjetri më pak. Kjo ishte nga fatkeqësitë më të mëdha, të cilën muslimanët e kanë duruar dhe akoma po e durojnë derisa tu mundësohet kalimi mbi Sirat për të pirë ujë nga kroi i Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, nga i cili do të na shërbejë ai vet.

Që këtu, duhet kuptuar se fatkeqësia më e rëndë është humbja e të drejtës së kalimit mbi Sirat, humbja e imanit, për të cilin aq shumë u angazhua dhe u lodh Muhamedi, alejhi salatu ue selam. Fatkeqësia në fe është fatkeqësia pas të cilës nuk ka më përmirësim dhe as shpëtim. Allahu na ruajttë!

Me këtë lloj meditimi duhet kuptuar çdo fatkeqësi tjetër. Fatkeqësia e vëllezërve dhe motrave refugjatë këto ditë, e sidomos ajo e djaloshit Ajlan, po na bën ashtu siç tha Enesi, radijallahu anhu, “t’i urrejmë zemrat tona” madje jetët tona, porse muslimani duhet të rimerr veten dhe të reflektojë pozitivisht në çdo vend dhe situatë.

Ja një dijetar i sotshëm, Salih El Megamisi nga Medina si e përshkroi pamjen e trishtueshme të djaloshit:

“Trupi i Faraonit shpëtoi që për pasardhësit të jetë mësim, kurse trupi i djaloshit sirian shpëtoi që për muslimanët të jetë përgëzim, e këtë nuk e kuptojnë përveçse të dijshmit”.

“Po, shpirti i tij shkoi drejt qiellit, por ai gjithashtu u shpërnda nëpër gjithë muslimanët për tu dhënë atyre jetë”.

“Ky umet është fisnik tek Allahu dhe Allahu nuk e lë në dorë të armikut që është në pritë, as në dorë të tagutit mendjemadh dhe as në dorë djemve që e humbën rrugën”.

“Në kokat e të mençurve është e ditur se maja i pikëllimit është hapi i parë drej gëzimit, ndërsa kjo që po ndodhë në Sham, ka mbërritur kulminacionin”.

Tronditja nga këto fatkeqësi nuk guxon të ndikojë në prishjen dhe as lëkundjen e synimeve tona fisnike që kemi për veten, familjen dhe shoqërinë.

Omer Berisha

NA NDIQNI NË