Arhiva DitoreNov 4, 2015

0 2796

Transmeton Ibn Abasi,- radijAllahu anhuma!,- nga Pejgamberi,- alejhi selam!,- i cili tranasmeton nga Allahu,- xhele ue ala!,- duke thënë: “Me të vërtetë Allahu,- xhele ue ala!,- i ka shënuar të këqijat dhe të mirat, e pastaj i sqaroi ato, duke thënë: Kush dëshiron të veprojë një vepër të mirë, por pastaj nuk e vepron atë, Allahu do t’ia llogarisë (shënojë) atij të plotë veprën, do llogaritet sikurse ta kishte vepruar. Nëse dëshiron të kryejë një vepër të mirë dhe pastaj e vepron veprën, atëherë Allahu do t’ia llogarisë atij me dhjetë të mira, e deri në shtatëqind të mira e edhe me më shumë mirësi se kjo (do t’ia llogarisë dhe do ta shpërblejë). Dhe kush dëshiron ta kryejë një vepër të keqe dhe pastaj (i bjen pishman) nuk e kryen atë, atëherë Allahu do t’ia llogarisë sikurse ta kishte kryer një vepër të mirë të plotë, e nëse dëshiron ta kryejë atë vepër të keqe dhe pastaj e realizon kryerjen e saj, atëherë Allahu do t’ia shënojë (llogarisë) me një të keqe ( një mëkat).” (Buhariu: 6491, Muslimi: 131).

Transmeton Ebu Hurejra,- radijAllahu anhu!,- nga pejgamberi,- alejhi selam!,- se Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: “Nëse dëshrion robi Im ta kryejë një vepêr të keqe mos ia shënoni atë (në regjistrin tuaj- të melaikeve) si të keqe derisa ta realizojë veprimin e asaj vepre të keqe, nëse e vepron shënojeni mbas veprës që ka bërë, por nëse për hirë Timin ai nuk e vepron veprën e keqe dhe largohet nga ajo vepër e keqe, atëherë atij shënojani sikurse ta kishte kryer një vepër të mirë. Nëse dëshiron (robi Im) ta kryejë një vepër të mirë dhe pastaj nuk e kryen atë, shënojani atij sikurse ta kishte kryer atë, nëse e vepron atëherë shënojani atij dhjetë të mira e deri në shtatëqind të mira.” (Buhariu: 7501).

Komentim i përgjithshëm:

Prej mëshirës së gjerë dhe të pakufishme të Allahut,- xhele ue ala!,- për robërit e Tij, është që kush dëshiron apo merrë rrugë për kryerjen e ndonjë vepre të mirë, por pastaj dalin pengesa në kryerjen e saj, atij i llogaritet (shpërblimi) i plotë sikurse ta kishte kryer robi atë vepër, por nëse merrë rrugë apo hapa praktik drejt kryerjes së veprës së mirë dhe ia arrinë kryerjen e asaj vepre, atëherë robi shpërblehet me mirësi të shumëfishta dhe të panumërta nga Allahu,- xhele ue ala! Ndërsa, kush merrë rrugë për kryerjen e veprës së keqe por para kryerjes së saj robi nuk e kryen atë për hirë të Allahut, atëherë atij do t’i shkruhet sikurse të kishte kryer ndonjë vepër të mirë në mënyrën më të plotë të mundshme, por nëse e kryen veprën e keqe atij i shkruhet një e keqe.

Dobitë dhe mësimet që i marrim nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Mëshira e gjerë dhe e pakufishme e Allahut, – xhele ue ala!,- për robërit e Tij.
  2. Robi i Allahut, shpërblehet nga Allahu për qëllimin e mirë për kryerjen e veprave të mira, edhe nëse nuk arrin t’i kryejë disa prej tyre.
  3. Robi nëse dëshrion të veprojë vepër të keqe, por largohet nga veprimi i saj vetëm për hirë të Allahut, do të shpërblehet nga Allahu për këtë gjë.
  4. Shumëfishimi i veprave të mira nga Allahu,- xhele ue ala!,- sado qofshin të vogla ato.

AUTOR: RASHID IBN HUSEJN ABDULKERIM

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË