Arhiva DitoreNov 24, 2015

0 2050

Ai nuk e kishte ditur se ajo ditë në të cilën kishte larguar gjembat nga rruga, do ishte një prej ditëve më të mira të jetës, që Allahu ia fali mëkatet shkaku i asaj vepre.

As që ajo gruaja lavire do kishte paramenduar se dita më e lumtur e jetës, do ishte ajo ditë kur i dha ujë qenit të etur, e Allahu falënderoi veprën që bëri e ia fali mëkatet.

Dita më e lumtur e Jusufit, alejhi selam, ishte ajo ditë kur triumfoi kundër thirrjes së flaktë, dhe ballafaqimit me gruan e mbretit duke i thënë: “Allahu më ruajt,” u ngrit në grada të larta të adhurimit, dhe fitoi shpërblimin : “Vërtetë ai ishte një prej robërve të sinqertë.”

Atyre që morrën pjesë në Luftën e Bedrit ju tha: “Veproni ç’të doni, ju është e falur.”

Kur Talha përkuli shpinën e tij për të dërguarin e Allahut, në ditë e Uhudit, që ta vëndon këmbën e tij, tha : “U obligua (xheneti) për Talhën.”

Njeriut mund t’i dhurohet krenaria e dynjasë e lumturia e përhershme me një rast që Allahu ia mundëson atij, e ia përcakton shkaqet, kur të sheh se në zemrën e robit të Tij, ekzistojnë vlera të besimit, apo të moralit që Ai i do, me çfarë ndriçon shpirti i tij, dhe rotullon sjelljet e tija me një rast që shëmbëllen një pikë drite në rrugën e tij të kësaj jete, dhe në regjistrin e veprave të tija kur t’i shfaqet atij ditën e Kiametit.

Andaj, o ti njeri i bekuar?

Cila është dita jote?

A ke takuar ti këtë rast apo ende jo?

Mund të ndodh që ajo të jetë një pikë loti në vetmi, një kundërshtim i dëshirës së epshit, apo në futjen e gëzimit në zemrën e muslimanit, apo në përkëdheljen e kokës së jetimit, apo puthjen e këmbëve të nënës, apo në thënien e fjalës së vërtetë, në ndihmë ndaj të dëmtuarit, në përmbajtjen e hidhërimit, në mbulimin e turpit, në dhurimin e ushqimit, e kështu, ti nuk mund të dish se prej nga mund të të vije çasti i lumturisë.

O njeri!

Le të jetë në çdo dit nga një vepër me këtë nijet, që kjo vepër të jetë shpëtimtare për ty.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË