Arhiva DitoreFeb 4, 2016

0 2378

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Xhabiri, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarait është si shembulli i kallirit, herë qëndon drejtë e herë bie, ndërsa shembulli i jobesimtarit është si shembulli i pishës, qëndron drejtë derisa të bie e nuk e ndien.”1

DOBI TË PËRFITUARA NGA KY SHEMBULL

  1. Kultivimi është i bereqetshëm, që në farë dhe nga ajo që del prej saj. Andaj, të mbjellurat të cilat kultivohen, janë furnizim dhe ushqim i njerëzve, është bosht i jetesës. Njashtu edhe imani, është ushqim i zemrës, i shpirtrave, është bosht për jetesën e tyre, atëherë kur zemra e humb atë, ajo vdes. Me vdekjen e zemrës nuk shpresohet të ketë jetë, por është një shkatërrim që në dynja dhe në ahiret.
  2. Të mbjellurat qoftë edhe nëse janë të dobëta në formim, vetëm se përforcohen, duke u ndihmuar me ato që i ka përreth , përdallim nga pemët e mëdha, ato nuk e mbajnë njëra tjetrën. Njashtu edhe besimtarët në dashurinë, mëshirën, mirëqenien mes tyre, janë si një ndërtesë, e si një trup, kur një gjymtyrë e saj ankohet i gjithë trupi ndien dhimbjen e vuajtjen. Për këtë Allahu i Madhëruar, i solli të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe shokëve të tij, shembullin e të mbjellurave, Allahu thotë: “E, përshkrimi i tyre në Ungjill, është: (ata janë) si fara (e mbjellur) që lëshon filizat (e vogla) të cilat e forcojnë atë, e bëhet e trashë, e pastaj drejtohet (vertikalisht) në trungun e vet.” Fet’h, 29.

Ky ajet ka sjellë shembullin e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem dhe asaj me çfarë u dërgua, me farën e mbjellur, për shkak përfitimieve dhe mirësive të shumta që i jep, ndërsa shokët e tij u ngjasuan me filizat e vogla të cilat e forcojnë farën, e cila trashet derisa të drejtohet.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

________

1- “Musned” i Imam Ahmedit 23/348 me numër 15154, Shejh Albani e vlerësoi sahih, shiko “Sahih el Xhami” me numër 5844.

NA NDIQNI NË