Arhiva MujoreApril 2016

0 4845

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 35 )

Shkaqet që nuk lejojnë të jesh i lumtur (pjesa e parë):

  1. Mosbesimi (Kufri): Allahu i Madhëruar, thotë: “Ka disa prej tyre që të dëgjojnë, por Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, për të mos e kuptuar atë, e në veshët e tyre shurdhimin. Edhe nëse e shohin çdo ajet, ata nuk besojnë në to. E, kur të vijnë te ti për të polemizuar me ty, thonë ata që nuk besojnë: “Këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë!” ( El En’am: 25 ).

Atë që Allahu don ta shpie (në udhë të mbarë) – Ai, zemrën e atij, ia disponon për islamizëm, e atë që don ta lë në humbje – Ai zemrën e tij ia shtrëngon dhe ia bënë të ngushtë, si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.” (El En’am: 125 ).

  1. Veprimi i mëkateve të shumta.
  2. Smira (hasedi): Allahu, xhele ue ala, thotë: “… dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!” (El Felek: 5 ).

Mos (vallë) u kanë zili njerëzve, në ato që ua ka dhuruar Allahu nga të mirat e veta? (En Nisa: 54 )

Pra, puna e hasedit është çështje e rrezikshme dhe duhet kushtuar vëmendje të veçant, ngase Allahu xhele ue ala, na ka urdhëruar të kërkojmë mbrojtje nga sherri (dëmi) i hasedit dhe hasedgjive.

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Mos e xhelozoni njëri tjetrin, mos e urreni njëri tjetrin….” (Buhariu: 5/2253-2256(5717), Muslimi: 4/1982-1986(2558).

  1. Mosmbjellja e urrejtjes dhe mendimimit të keq në zemër për vëllezërit besimtarë.

Allahu i madhëruar, thotë: “Edhe ata që vijnë pas tyre – thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!” (El Hashër: 10 ).

Na, nga krahërori i tyre do të zhgulim çdo urrejtje.” (El A’raf: 43 ).

Pra, Allahu i përshkruan besimtarët e sinqertë se ata i luten Allahut që Ai t’i ruanë ata nga urrejtja dhe mendimi i keq për vëllezëritë e tyre besimtarë. Mendimi i keq dhe urrejtja e besimtarëve është një nga pengesat kryesore të të mosqenit i lumtur.

  1. Gjërat dehëse, pijet, etj: Shumë prej njerëzve mendojnë se lumturia e vërtetë qëndron tek alkooli, hashishi, droga, pirja e duhanit, etj. E, që e vërteta qëndron se këto gjëra shkatrrojnë lumturinë e vërtetë në dunja dhe në ahiret.
  2. Lidhja e zemrës me dikë tjetër pos lidhjes së saj me Allahun: Sa e sa njeri ka mbytur vetveten, si pasojë së e ka lidhur zemrën e tij me njerëzit. Sa e sa pasoja negative ka sjellë një gjë e tillë në shoqëritë tona islame.
  3. Mendjemadhësia: Mendjemadhi gjithnjë jeton jetë të zymtë, atë nuk e duan njerëzit dhe ështê krijesa më e urryer në shoqëri.
  4. Padrejtësia, zullumi ndaj krijesave të Allahut: Njashtu, njeri më i urryer tek krijesat e Allahut, është njeriu zullumqarë dhe i padrejtë.

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 228599

ÇËSHTË ISIHAREJA?

Në etimologji ka kuptimin; të kërkosh zgjedhje në diç. Thuhet: Kërko zgjedhje nga Allahu dhe Ai ta jep atë.

Ndërsa në terminologjinë fetare ka kuptimin: Të kërkosh më të mirën e dy gjërave për të cilën ti ke nevojë për njërën prej tyre. (Ibn Haxheri në “Fet’hul Bari”)

DISPOZITA E KËTIJ NAMAZI

Të gjithë dijetarët janë unanim se namazi i istihares është sunet, argument për të është hadithi që e transmeton Buhariu (1166) nga Xhabir ibën Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, se  i dërguari, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!, ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse ua mësonte suret e Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t’i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë: “O Zot, me diturinë  Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët”. (Siç do e përmendim më pas duanë e istihares)

KUR ËSHTË NJERIU I NEVOJSHËM PËR NAMAZIN E ISTIHARES

Njeriu gjatë jetës së tij kalon në sprova dhe vështirësi, ngel në mes të rrugëve dhe nuk gjen dot një zgjidhje. Në këto momente ka nevojë që të drejtohet tek Zoti i tij, Krijuesit të qiejve dhe i tokës, t’i lutet Atij duke i ngritur duart, duke kërkuar prej Tij, e duke shpresuar nga Ai, t’ia dorëzon çështjen vetëm Atij, duke kërkuar orientimin në vepra të mira dhe të dobishme, qoftë kur dëshiron të blejë veturë, apo dëshiron të martohet, apo të merr një vend pune, apo dëshiron të udhëtojë, etj.

Shejh Islam ibn Tejmije ka thënë: “Nuk i bie pishman ai që kërkon zgjedhje prej Allahut, konsultohet me njerëzit, dhe përqendrohet në punët e tija.”

Allahu i Madhëruar thotë: “Falju gabimin atyre dhe kërko falje te Allahu për ta, konsultohu me ta për punë të jetesës. Kur të vendosish për diçka, mbështetu te Allahu. Se Allahu me të vërtetë, i don ata që mbështeten tek Ai.” Ali Imran 159.

Katadeja ka thënë: Saherë që njerëzit janë konsultuar, duke vepruar kështu vetëm për hir të Allahut, ata vetëm se janë udhëzuar për çështjen më të drejtë.

Neveviu kur flet për istiharen dhe konsultimin thotë: Isihareja është me Allahun, ndërsa konsultimi me njerëzit e mençur dhe të mirë, sepse njeriu në vete është i paaftë e i mangët, është i dobët, mund që atij t’i vështirësohen gjërat, e të bie në mëdyshje, se çfarë të vepron?

DUAJA E ISTIHARES

“All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru  (e emërton nevojën që ke)  hajrun lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi ue áxhilihi, fasrifhu anní uesrifní anhu uakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi.”

“O Zot, me diturinë  Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!
E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!”

FORMA E NAMAZIT ISTIHARE

  1. I fal dy reqate namaz (si çdo dy reqate të namazit vullnetar), është prej sunetit që në reqatin e parë të lexohet sureja “Kafirun” pas “Fatihas” ndërsa në reqatin e dytë sureja “Ihlas”.
  2. Pasi që jep selam në fund të namazit, i ngreh duart me përulësi ndaj Allahut, duke kujtuar madhështinë e Tij, fuqinë, e duke medituar në lutje.
  3. Në fillim të lutjes, nisë me falënderim ndaj Allahut, e më pas dërgon salavate mbi të dërguarin e Allahut.
  4. Më pas lexon lutjen e istihares, ku përmend nevojën që ke.
  5. Pastaj dërgon salavate mbi të dërguarin e Allahut, siç veprove më herët.

Kështu namazi i istihares ka përfunduar, duke lënë çështjen tënde në duar të Allahut, e duke iu mbështetur Atij.

FORMAT E ISTIHARES

Forma e parë: Të kërkosh ndihmë nga Zoti i botëve, i Cili e di atë që ka qenë, atë që ndodh, dhe atë që nuk ka ndodhur, po të kishe ndodhur si do të ndodhte.

Forma e dytë: Konsultimi i njerëzve të mençur, të besueshëm e të drejtë. Allahu thotë: “konsultohu me ta.”

Kjo fjali i është drejtuar të dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!, Allahu thotë: “Falju gabimin atyre dhe kërko falje te Allahu për ta, konsultohu me ta për punë të jetesës. Kur të vendosish për diçka, mbështetu te Allahu. Se Allahu me të vërtetë, i don ata që mbështeten tek Ai.” Ali Imran, 159.

Ai, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!, ishte njeriu më mendim drejtë, më i saktë, konsultohej me shokët e tij në disa çështje që i vështirësoheshin atij, njashtu edhe halifet konsultoheshin me të tjerët.

GJËRA QË DUHET T’I KEMI PARASYSH

  1. Mësoje veten që ta falësh namazin e istihares për çdo çështje edhe nëse është e vogël.
  2. Të jesh i sigurtë se Allahu do të të jep sukses për atë që është më e mirë. Përqendrohu kur të bësh dua dhe medito në kuptimet e saja të mëdha.
  3. Nuk vlen që ta bësh duanë e istihares pas namazit farz, por, patjetër duhet të falësh dy rekatë nafile të veçanta.
  4. Nëse dëshiron që ta bësh duanë e istihares pas syneteve të namazeve; pas namazit të duhasë apo pas nafileve të tjera, lejohet me kusht që ta bësh nijet para se të fillosh namazin. Por, nëse ke filluar namazin dhe nuk e ke bërë nijet, duaja e istihares pas këtyre nafileve nuk është e vlefshme.
  5. Nëse ke nevojë që të falësh namazin e istihares në kohët që janë të ndaluara për të falur namaz, bëj durim derisa të mbarojë koha e ndalesës. Kur puna nuk pret deri atëherë,  lejohet të falesh edhe gjatë kësaj kohe.
  6. Nëse të pengon të falësh namazin e istihares një arsye, siç janë menstruacionet për gratë, prit derisa të mbarojë kjo pengesë, por kur e ke të nevojshme në ato momente, atëherë vetëm bëje duanë e istihares pa falur namazin e saj.
  7. Kur nuk e ke mësuar duanë e istihares përmendësh, atëherë lexoje nga një letër apo libër, por më e mira është që ta mësosh përmendësh.
  8. Lejohet që duanë e istihares ta bësh para se të japësh selam, ashtu siç lejohet pas selamit. Është pyetur Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) për këtë çështje dhe është përgjigjur: “Nëse e bën duanë e istihares para apo pas selamit lejohet, por më e mira është para selamit.”
  9. Kur të falësh namazin e istihares vepro si të duket më e drejtë dhe mos prit të shikosh ndonjë ëndërr për këtë.
  10. Nëse nuk je i qartësuar se cili veprim është më mirë për ty, lejohet   përsëritja e namazit të istihares më shumë se një herë.
  11. Mos thuaj dua tjetër përveç duasë së istihares, as mos e lë të mangët atë, por përmbaju tekstit të kësaj duaje profetike.
  12. Mos i jep përparësi epshit tënd për atë që përzgjedh, sepse ndoshta më e dobishmja për ty është kundërshtimi i tij.
  13. Mos harro që të konsultohesh me njerëzit e ditur e të mençur dhe bashko mes istihares dhe konsultimit me të tjerët.
  14. Lejohet ngritja e duarve për dua, pas faljes së namazit të istihares.
  15. Namazi i istihares është për diçka të dyshimtë dhe që je i lëkundur në të, por nëse je i sigurtë, nuk falet namazi i istihares. Mbështetju Allahut dhe vepro “Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.”Ai Imran, 159.
  16. Nuk falet namazi i istihares për të kryer detyrimet apo jo, sepse  duhet të kryhen patjetër dhe s’është i nevojshëm namazi i istihares.
  17. Nuk lejohet falja e namazit për dikë tjetër, por vetëm për vete.
  18. Nëse dyshon për një çështje  dhe fillon të falësh namazin e istihares, por gjatë namazit të largohet dyshimi, atëherë bëje nijet për nafile.
  19. Kur je i lëkundur për disa çështje, lejohet që të falësh vetëm një namaz istihare, por më e mira është që të falësh për secilën çështje nga një namaz.
  20. Nuk falet namazi i istihares për të bërë gjëra të papëlqyera, aq më tepër për harame.

Përktheu dhe përshtati: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2982

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 34 )

Shkaqet të cilat shpiejnë drejtë lumturisë së vërtetë (Pjesa e dytë);

  1. Besimi në Kadan dhe Kaderin e Allahut.

Kjo është një cilësi e të lumturve, ai i cili beson fuqishëm në kadan dhe kaderin e Allahut, do të jetë njeriu më i qetë dhe më i lumtur. Pra, nuk ka mundësi të arrihet lumturia e vërtetë pa e besuar Allahun, e prej besimit në Allahun, bën pjesë edhe besimi në kadan dhe kaderin e Allahut. Besimtari duhet të kënaqet me atë që ia ka caktuar Allahu. Ngase njeriu në këtë jetë sprovohet, dhe i vetmi që del fitimtarë në sprovat është ai cili pajtohet me caktimet e Allahut, e ai i humburi është ai i cili nuk pajtohet dhe nevrikoset me caktimet e Allahut, Allahu na ruajtë.

Do e cekim në vijim një shembull praktik në lidhje me dobinë e besimit në kadan dhe kaderin e Allahut dhe se si ky besim ndikon në lumturinë e vërtetë të njeriut;

Urve Ibën Zubejri, Allahu e mëshiroftë, u sprovua me sëmundjen tek këmba e tij. Mjeku i sygjeroi prerjen e këmbës, në mënyrë që t’i shpëtojnë pjesët e tjera të trupit nga kjo sëmundje. Urve u pajtua me këtë sygjerim të mjekut, mirëpo mjeku i tha: Duhet patjetër të përdorim alkool në mënyrë që mos t’i ndiesh dhimbjet gjatë prerjes së këmbës.

Urve refuzoi një gjë të tillë dhe tha: Nuk dua që të mos e përmend Allahun në ato çaste!? Mjeku i tha: E, çfarë të veprojmë!? Urve ia ktheu: E kam një ide! Unë po marrë abdes, po lidhem në namaz, e kur të lidhem në namaz, atëherë veproni çfarë të doni me mua. U lidh në namaz Urve dhe mjeku filloi prerjen e këmbës, dhe Urve fare nuk lëvizi vazhdonte namazin, pasi u kry prerja e këmbës deri tek gjuri, e sollën ca vaj që mos t’i rridhte gjaku pas prerjes së këmbës. Mirëpo, menjëher pas lyrjes me vaj të këmbës Urves i ra të fikët, e morën dhe e vendosën tek kreveti i fjetjes. Pas disa orëve Urves i erdhi vetëdija, dhe kur pa disa njerëz të tubuar rreth tij, duke i thënë: Përhajr, Allahu të shpëtoi këmbën nga kjo sëmundje dhe kaloi gjithëçka mirë dhe me sukses. Por, gjatë prerjes së këmbës vdiq djali yt!?

Urve ua ktheu: ” Falënderimi i takon Allahut, pajtohem me caktimet e Tij, kur Allahu më sprovon, përmes sprovës Ai më falë mëkatet, të Atij jemi dhe tek Ai do të kthehemi.”

Ky, pra është besimi i vërtetë në kadan dhe kaderin e Allahut, mirëpo ku jemi ne sot me shembujt e atyre burrave të mëdhenjë të selefus salihit (të parëve tanë të mirë). Allahu, xhele ue ala, thotë: “Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që durojnë dhe këtë mund ta arrijnë vetëm ata që janë të pajisur (me virtyte të bukura).” ( Fusilet: 35 ).

  1. Dituria rreth sheriatit Islam;

Pra, ata që e njohin Allahun dhe rregullat e Fesë së Tij, janë njerëzit më të lumtur.

Shembull praktik; Sahabiu i nderuar: Hubejb Ibën Adijin radijAllahu anhu, kur e kapën pabesimtarët dhe para se ta vrisnin u kërkoi atyre që ta lejonin t’i falte dy rekate namaz. Pabesimtarët e lejuan t’i falte dy rekate namaz, dhe ishte njeriu i parë që kishte falë dy rekate namaz para se ta vrisnin. Pasi përfundoi namazin u tha: Pasha Allahun, po mos të mendoja që ju do mendonit se po frikësohem nga vrasja, do ta zgjatja edhe më shumë namazin.

Pasi e përgatitën vrasjen e tij, njëri nga pabesimtarët i tha: ” A do dëshiroje që Muhamedi alejhi selam të jetë këtu në vendin e varsjes e ti të ishe në gjirin familjarê i qetë dhe i kënaqur!!? Hubejbi i tha; Jo, pasha Allahun, nuk do doja kurrë që Muhamedit alejhi selam, t’i ndodh diçka, nuk e ndrroj Muhamedin alejhi selam as me veten e as me familjen time.”

Shiko vëlla i nderuar në këtë besim të paluhatshëm të sahabiut Hubejb ibën Adij, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Vazhdon….

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja; Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2970

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 33 )

Edukata gjatë ngrënies së ushqimit; (Pjesa e parë)

1. Ngrënia e ushqimit hallall. Allahu na ka urdhëruar që të ushqehemi vetëm me ushqimin hallall. Ai, na ka ndaluar ngrënien e ushqimit haram, apo ngrënien e ushqimit me para të fituara me haram.

Allahu i madhëruar, thotë: O besimtarë, mos e hani ju pasurinë e shoqi-shoqit në mënyrë të palejueshme, përpos nëse ajo është tregti me kënaqësi reciproke tuajen, dhe mos vritni vetveten (dhe njëri-tjetrin)! Allahu, me të vërtetë, është mëshirues për ju.” (Nisa: 29 ).

2. Ngrënia e ushqimit nga parat e fituara me mundin personal.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: ” Davudi alejhi selam nuk ushqehej ndryshe pos me ushqimin që e fitonte duke punuar me duart e tij.” (Buhariu).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: ” Zekerijai alejhi ishte zdrukthtarë(punonte si zdrukthtarë).” (Muslimi).

Transmetohet nga Mikdadi, radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë sesa ushqimin të cilin e ka ngrënë nga fitimi i duarve të tij(pra nga parat e fituara duke punuar vetë), i dërguari i Allahut, Davudi alejhi selam ushqehej nga ajo që kishte fituar me duart e tij.” (Buhariu).

3. Larja, pastrimi i duarve para ngrënies së ushqimit.

4. Ngrënia e ushqimit në tokë apo në sofër, një gjë e tillë është më afër thjeshtësisë dhe modestisë, ngase kështu vepronte edhe pejgamberi alejhi selam, ashtu siç transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu.(Buhariu).

5. Ulja në sofër në mënyrë të mirë, psh. ulja në gjunjë, njëra nga mënyrat e uljes Pejgamberit, alejhi selam, ishte edhe kjo që u cekë. (Ebu Davudi nga hadithi i Abdullah Ibën Beshirit radijAllahu anu).

6. Pëlqehet që mos të hahet ushqimi duke qenë i mbështetur në ndonjë gjë.

Transmetohet nga Ebi Xhuhejfe radijAllahu anhu se pejgamberi alejhi selam, ka thënë: ” Nuk e ha ushqimin duke qenë i mbështetur në ndonjë gjë.” (Buhariu).

7. Ngrënia e ushqimit vetëm duke qenë i uritur. Nëse e thërret dikush për ngrënien e ushqimit, atëherë nëse është i ngopur nuk duhet të hajë ushqim fare, apo le të hajë vetëm pak, aq sa për t’iu përgjigjur ftesës së thirrësit.

Vazhdon….

Dr. Mustafa Murad Profesor i fakultetit të Davetit në Ez’her

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1963

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 32 )

Obligimet tona ndaj të moshuarve (pleqve);

1. Respektimi i tyre.
2. Dhënia përparësi të moshuarve gjatë bisedës.
3. Dhënia përparësi të moshuarve gjatë ngrënies dhe pirjes.
4. Ndihmesa e të shtyarve në moshë gjatë kryerjes së haxhit, sidomos kur ata kanë më së shumti nevojë.
5. Lehtësimi i të moshuarve në moshë gjatë ramazanit, duke i liruar ata nga agjërimi dhe duke ushqyer çdo ditë të ramazanit një të varfër për ta.
6. Moszgjatja faljes së namazit nga ana e imamit, sidomos kur ka prezent pleq të shtyer në moshë.
7. Lirimi nga hixhabi, për gruan e shtyer në moshë të thellë, e cila nuk shpreson të martohet.
8. Lejohet të shtyerit në moshë të pushojnë pak ulur, pas çdo rekatit, pas ngritjes nga sexhdeja për fillimin e rekatit në vijim. (Pra, është ulje në të cilën nuk ka as lutje as dhikër, por është lehtësim për të shtyerit në moshë, qoftë ajo ulje pas rekatit të parë, të dytë, të tretë, ashtu siç kanë thënë dijetarët Islam).

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 3160

Pyetja: Cili është tregimi për Dhul Kiflin? A është po i njejti i cili përmendet në hadith, dhe a është ky hadith i vërtetë? Dhe a është varri i tij në Irak, ashtu siç pretendohet?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm.” Enbija, 85.

Dhe kujtoje: Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin! Të gjithë ata kanë qenë më të mirët.” Sad, 48.

Komentuesit e Kuranit janë ndarë në dy mendime për Dhul Kiflin, se a është një njeri i mirë, apo nebij (profet)? Thënia më korrekte është se Dhul Kifli ka qenë profet, për shkak se është përmendur në mesin e profetëve tjerë.

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është e qartë përmendja e tij dhe lavdërimi në Kuranin Famëlartë, duke e shoqëruar atë me prijësat e tjerë pejgamberë; ai është një profet, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të. Kjo çështje kështu është e njohur. Disa të tjerë kanë pretenduar se nuk ka qenë profet, por ka qenë një burrë i mirë, i urtë, e i drejtë. Ibn Xheriri nuk ka dhënë përgjigje rreth kësaj. Allahu e di më së miri.”[1]

Ebu Hajan Endelusi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shumica kanë deklaruar se ai ka qenë një profet.”[2]

Kasimiu, Allahu e mëshiroftë, rreth ajetit: “Dhe kujtoje: Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin! Të gjithë ata kanë qenë më të mirët.” ka thënë: pra: me profetësi, me mesazh hyjnor, për të udhëzuar dhe drejtuar.”[3]

Sa’di, Allahu e mëshirfotë, për ajetin e lartpërmendur ka thënë: “përmendi ata profetë në mënyrën më të bukur, lavdëroi me lëvdata më të larta, ngase që të gjithë kanë qenë nga më të mirët, të cilët i përzgjedhi Allahu prej robërve të Tij. Zgjodhi për ta më të mirën e gjendjeve, veprave, sjelljeve, cilësive të mira e virtyteve të larta.”[4]

Ajo që përmendet për Dhul Kiflin, alejhi selam, se ka qenë nga durimtarët dhe më të mirët, kështu e ka përmendur Zoti jonë, në Librin e Tij, e për të nuk dimë diç tjetër, nuk ka për të ndonjë tregim, ajo që përmendet nga historianët dhe komentuesit, e gjithë ajo përcillet nga ithtarët e librit, Allahu është më i dituri për vërtetësinë e tyre.

Transmetimi i Tirmidhiut (2496) dhe Ahmedit (4747) nga ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Kifli ka qenë një nga beni israilët, i cili nuk ngurronte ndaj mëkateve që vepronte. (një ditë) I erdhi një vajzë, të cilës i dha gjashtëdhjetë dinarë me kusht që të kryente me të marrëdhënie intime. Kur ai iu afrua asaj, ashtu siç i afrohet burri gruas së tij, ajo filloi të dridhej e të qaj. E ky i tha: Çfarë të bëri të qash! A me dhunë të detyrova? Tha: Jo, por është një gjë që nuk e kam bërë më herët, dhe nuk më detyroi ta bëj, pos që kisha nevojë (për para). Tha: Ti e vepron këtë, ndërsa më herët nuk ke vepruar asnjëherë? I tha: Shko, (paratë) janë për ty. Pasha Allahun tani më nuk do i bëj mëkat Allahut, asnjëherë, vdiç në atë natë, e në derën e tij shkruante: Allahu ia ka falur Kiflit.”

Ky hadith është i dobët, redaktorët e Musnedit që të gjithë e kanë vlerësuar të dobët, njashtu edhe shejh Albani në librin e tij “të dobëtat e tirmidhiut”.

Po ta zëmë se është hadith i vërtetë: nuk ka të bëjë me Dhul Kiflin që përmendet në Kuran.

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa i përket hadithit që e transmeton Imam Ahmedi –pasi që përmend hadithin- është një hadtih shumë i çuditshëm, që në zingjirin e tij ka dyshime. Por, edhe qoftë se hadith është i saktë, ky nuk është Dhul Kifli, sepse fjala e hadithit “Kifl” pa u përmendur parashtesa, nënkupton se ka qenë një njeri krejtësisht tjetër, nga ai që përmendet në Kuranin Fisnik.”[5]

Ndërsa sa i takon varrit që përmendet në tokën e Irakut; nuk dihet asnjë bazë e vërtetë për të, e as që ka përmendur ndonjë prej dijetarëve që kjo ka bazë, e as transmetim. Por, ky është një vepim i injorantëve të cilët bëjnë fitne më të vdekurrit, duke kërkuar prej tyre ndërmjetësim për tek Zoti, e ndodh që edhe t’i adhurojnë, në vend të Allahut, ata atyre u luten, prej tyre kërkojnë, dhe për ta zotohen.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Nga libri “el Bidajeh ve Nihajeh” 1/516.

[2] Nga libri  “El Bahru Muhit” 7/460

[3] Tefsiri i Kasimiu 8/267

[4] Tefsisi i Sadit, faqe 715

[5] Nga libri “El bidajeh ve Nihajeh” 1/519

0 1776

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 31 )

Shkaqet të cilat shpiejnë drejtë lumturisë së vërtetë :

Kush e kërkon lumturinë dhe nuk i përmbahet shkaqeve të lumturisë, ai nuk do ta arrijë atë. Pra, do t’i cekim disa nga shkaqet e arritjes së lumturisë.

  1. Besimi në Allahun dhe kryerja e veprave të mira; Allahu i madhëruar, thotë: “Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (Nahl: 97 )

Pra, kush beson Allahum dhe bën vepra të mira, qoftë femër apo mashkëll, të tillët Allahu do t’i begatojë me një jetë të lumtur.

Të gjithë dëshirojmë jetën e lumtur, atëherë duhet ta besojmë fuqishëm Allahun dhe të kryejm vepra të mira. Allahu i madhëruar, thotë: “Ata që besojnë, madje Hebrenjt, të krishterët dhe Sabi’inët; – kushdo që beson Allahun(si është urdhëruar), jetën tjetër dhe punon vepra të mira, për ta nuk ka kurrfarë droje as mërzie.” ( El Maide; 69 ).

Transmetohet nga Ebi Jahja Suhejb Ibën Sinani, radijAllahu anhu, se pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çudi me punën e besimtarit, tërë çështja e tij është e mirë për të, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit; nëse e godet diç e mire falënderon dhe kjo është e mirë për të. Po kështu nëse e godet diç e keqe ai bën durim dhe kjo është mirë për të“. (Shënon: Imam Muslimi; 4/2295(2999).

Pejgamberi, alejhi selam, qetësinë, ëmbëlsinë dhe lumturinë e tij e kërkonte në namaz dhe adhurim ndaj Allahut, ai thoshte: “O bilal, thirre ikametin për namaz, na qetëso me namaz.”

(Ebu Davudi në sunenin e tij: 4/296(4986), Ahmedi në musnedin e tij: 5/364, 5/371, Tahaviu në Mushkil Athar: 14/167(5549) dhe të tjerët, e saktësoi Shejh Albani në Sahih ebi Davud: 4172).

Shohim sot që shumica njerëzve thojnë: Ne kemi probleme, jemi të mërzitshëm, skemi kohë me u falë, mos na lodhni shumë: Namazi, namazi! Ndërsa, shembëlltyra jonë, Muhamedi, alejhi selam, thoshte: ” Më është kënaqësia, qetësia, lumturia e syve të mi në namaz(në faljen e namazit).”

(Imam Ahmedi në musnedin e tij: 3/128(12315), Nesaiu në sunenin e tij: 7/61(3939), e bëri të mirë zingjirin e këtij hadithit Shuajb Arnauti dhe e saktësoi Shejh Albani).

Shembull praktik nga Shejhul Islam Ibën Tejmije, ai dhe shumë dijetarë të tjerë e gjenin lumturinë si në mirësi poashtu edhe në sprova. Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, u burgos, u malltretua në burgjet e Damaskut, ai u thoshte armiqve të tij: Ju veproni çfarë të doni, xheneti dhe kopshtet e tij janë në zemrën time, e shijoj imanin edhe në burg, nëse më mbani në burg, do vetmohem me Allahun xhele ue ala, kudo që të më dërgoni, lumturinë e kam me vete ajo nuk largohet asnjë sekond nga trupi dhe zemra ime, nëse më largoni prej qytetit, do jem i lirë ta adhurojê edhe më shumë Allahun dhe të thërras njerëzit drejtë adhurimit të Allahut, po dëshironit të më mbytnit, atëherë dijeni se do të jem shehid dhe i vdekur në rrugën e Allahut.”

Ky pra, ishte shejhul islam Ibën Tejmije, shembull praktik i lumturisë së vërtetë.

Vazhdon….

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja; Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2163

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 30 )

Shkaqet e shfaqjes së përtacisë, janë:
1. Mëkatet.
2. Mospërkujtimi i vdekjes.
3. Mospërkujtimi i gjërave që pasojnë pas vdekjes, siç janë; dënimi në varr, ringjallja, dalja para Allahut, etj.
4. Mosleximi Kur’anit.
5. Mosbërja e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
6. Mospranimi i këshillave nga të tjerët.
7. Moskërkimi i këshillave nga njerëzit e duhur.
8. Lavdrimi i vetvetes në çdo kohë dhe çdo vend.
9. Mosdija për vlerën dhe shpërblimet të cilat pas kryerjes së veprave të mira.
10. Qëndrimi me shoqëri të devijuar apo me shoqëri përtace.
11. Thënia se : Do ta bëjë këtē punë nesër apo ndonjë ditë tjetër, etj.
12. Vonimi i pendimit nga mëkatet.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË