Arhiva DitoreMay 4, 2016

0 2787

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 36 )

Shkaqet të cilat shpiejnë drejtë lumturisë së vërtetë (Pjesa e tretë);

  1. Përmendja e shpeshtë e Allahut dhe meditimi i Kur’anit;

Allahu xhele ue ala, thotë: “…..e, me të vërtetë, kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen!” (Rra’d : 28 )

Tá, Hâ. Na, nuk ta kemi shpallur ty Kur’anin për të munduar.” ( Ta Ha: 1-2 ).

Kush e përmend vazhdimisht Allahun, do të jetojë jetë të lumtur, ndërsa kush nuk e përmend Allahun do të jetë i dëshpruar dhe nuk do ta shijoj lumturinë.

Kush shmanget nga Këshilla (Kur’ani) e Mëshiruesit të Githëmbarshëm, Na do t’ia ngarkojmë djallin dhe ai do t’i bëhet shok atij.” (Zuhruf: 36).

E, ai që shmanget nga Libri Im, ai do të ketë jetë të vështirë dhe, Na në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër atë.” (Ta ha: 124).

Vallë, a nuk duan ata të mendojnë për Kur’anin, apo në zemrat e tyre ka dryna?!” (Muhamed: 24 ).

A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Allahu ia ka hapur zemrën për islamizëm, e ai është në dritën e Zotit të vet…? Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë!” (Zumer: 22 ).

  1. Zemërgjerësia, Allahu, xhele ue ala, thotë: ” (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma krahërorin tim.” (Ta Ha: 25 ).

Allahu, i drejtohet pegamberit, salallahu alejhi ve selem, duke i thënë: “Vallë, a nuk ta kemi zgjëruar krahërorin (zemrën tënde).” (Sherh: 1 ).

Atë që Allahu don ta shpie (në udhë të mbarë) – Ai, zemrën e atij, ia disponon për islamin, e atë që don ta lë në humbje – Ai zemrën e tij ia shtrëngon dhe ia bënë të ngushtë, si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.” (El En’am: 125).

A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Allahu ia ka hapur zemrën për islamin, e ai është në dritën e Zotit të vet…? Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë!” (Zumer; 22 ).

Allahu, per Junusin alejhi selam, thotë: “Na iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” (El Enbija: 88 ).

  1. Bamirësia ndaj njerëzve; Kjo vepër është një nga veprat që më së shumti e duan njerëzit dhe që përmes saj njeriu bëhet i lumtur.

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Dhe kur arriti ai moshën e pjekurisë, Na i dhamë atij aftësi të të gjykuarit (në shpjegimë) dhe dijeni; dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.” (Jusuf: 22 ).

Shejh Nasir Ibën Sulejman el Umer

Nga arabishtja; Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË