Arhiva MujoreJune 2016

0 3622

Agjëruesi në Ramazan i bën dy përpjekje të mëdha, ato janë:
1. Përpjekja e cila bëhet ditën, e fjala është për agjërimin e ditëve të Ramazanit.
2. Përpjekja e cila bëhet natën, e fjala është për faljen e namazit të teravis apo namazit të natës.

Vellezër të dashur! Namazi i natës është një adhurim i madh, adhurim përmes të cilit pastrohen dhe qetsohen zemrat e atyre që falin namazin e natës si dhe zbardhen (ndriçohen) fytyrat e tyre.

Allahu, xhele ue ala, duke i lavdëruar shokët (sahabët) e pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, thotë: “E ata ishin prej atyre që flenin pak natën, dhe kohën e syfyrit kërkonin falje.” (Dharijat; 17-18).

Namazi i natës, është nga adhurimet më të bukura të muajit të ramazanit, sidomos në dhjetēditëshin e fundit të këtij muaji të begat.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e falë namazin(e natës) në ramazan me iman dhe shpresë, i falen mëkatet e kaluara.” ( Buhariu dhe Muslimi ).

Namazi i natës ngërthen në veten e tij shumë vlera, ndër to:
1. Namazi i natës është vyrtyt i njerëzve të devotshëm dhe të mirë.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ju këshilloj ta falni namazin e natës, nga namazi i natës ishte vyrtyt i njerëzve të devotshëm që ishin para jush, namazi i natës është afrim tek Allahu, namazi i natës të largon nga punët e këqija, namazi i natës është shkak i shlyerjes së mëkateve dhe mas mbrojtse e trupit nga sëmundjet e ndryshme.” (Ahmedi, Albani thotë se hadithi është i saktë ).

2. Namazi i natës është shkak i hyrjes në Xhenet

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “O ju njerëz! Përhapeni selamin, dhuroni ushqim, kujdesuni dhe mbajini lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit të tjerë flejnē, do të hyni në xhenet me selam.” (Tirmidhiu, Albani thotë se hadithi është i saktë ).

3. Namazi i natës shkak i shpëtimit nga fitnet e ndryshme dhe nga zjarri i Xhenemit.

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, na ka mësuar se namazi i natës është mbrojtje nga zjarri i Xhehenemit dhe nga fitnet. (Ashtu siç ka transmetuar Umu Seleme, radijAllahu anha nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem. Shënon Buhariu dhe Imam Maliku në Muwetan e tij).

4. Namazi i natës është namazi më me vlerë pas namazit obligativ

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Namazi i mirë pas namazit obligativ është namazi i natës.” (Muslimi).

5. Namazi i natës është shkak i pranimit të lutjeve

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtetë natēn është një kohë e begatë të cilën nëse e qëllon muslimani dhe e lutë Allahun t’i dhuroj diçka nga mirēsitē e dunjas dhe ahiretit e që të tillit Allahu të mos ia pranoj lutjen (do t’i dhuron atë çfarë kërkon) dhe një gjë e tillë ndodhë apo vlen për çdo natë.” (Muslimi ).

Gjërat që lehtësojnë faljen e namazit të natës:
1. Mosteprimi në ushqim dhe pije gjatë iftarit.
2. Largimi apo lënia e mëkateve. Njëri prej selefit, ka thënë: “Nuk munda të fali namaz nate pesë muaj radhazi, si shkak të një mekati që pata vepruar (kryer).”
3. Madhërimi i Allahut dhe dashuria ndaj Tij.
4. Rregullimi i gjumit.

Dhe për fund!

Tre dhurata profetike:

1. A e dëshiron Xhenetin e Allahut!?

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush thotë: “Jam i kënaqur që Allahu është Zoti (i adhuruari) im, që feja ime është Islami dhe se Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, është i dërguari im, të tillit i bëhet obligim hyrja në xhenet.” (Ebu Davudi, Albani thotë se hadithi është i saktë ).

2. A dëshiron të të falen apo shlyhen të gjitha mëkatet!?

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush thotë SubhanAllahi ve bihamdihi (I pa të meta është Allahu, vetëm i takon falënderimi ) njëqind herë brenda ditës, të tillit i falen mëkatet edhe nëse janë sa madhësia e detit.” (Mutefekun alejhi).

3. A dëshiron ta dish se cilat janë tre vepra të lehta dhe madhore!?

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:”Veprat më me vlerë janë; Ta gëzosh muslimanin (ta fusësh gëzimin në zemrën e tij). T’ia largosh borxhin atij (duke ia paguar) dhe ta ushqesh atë.” (Albani thotë se hadithi është i saktë në librin e tij; Sahih el Xhamiu).

Dr. Ahmed el Mezid

Nga arabishtja : Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 3153

Në disa shtete e vende të ndryshme hyrja e muajit Ramazan nodh të jetë gjatë stinës e verore, kur vapa është shumë e madhe, e që është një urtësi e Allahut për robërit e Tij, ngaqë ndërrimi i ditëve e stinëve është një yrnek dhe këshillë për njerëzimin, Allahu i Madhëruar thotë: “Ai (Allahu) e sjell ditën dhe natën (ndërrimin dhe zgjatjen e tyre). Me të vërtetë, në këtë – ka këshillë për ata që janë largpamës.”

Agjëruesi ndjen lodhje, uri, etje gjatë nxehtësisë së madhe posaçërisht nëse është i angazhuar me punë, andaj në këtë moment e kujtoj agjëruesin e disa gjëra:

  • Besimtari duhet të kujtojë se vapa e stinës së verës është vetëm një afsh që vije nga xhehenemi, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nxehtësinë më të madhe që e përballoni është nga afshi i xhehenemit.”[1]
  • Kur agjëruesi të dëshiron të pijë ujë të ftohët le të kujton hallin e banorëve të zjarrit kur do thërrasin banorët e xhenetit: “Banorët e zjarrit do t’u thonë banorëve të xhennetit: “Derdhni pak ujë në ne, ose diçka nga ajo që u ka dhuruar Allahu!” – Ata thonë: “Me të vërtetë, Allahu këto i ka ndaluar për mohuesit.” E lusim Allahun të na mbrojë nga zjarri i xhehenemit.
  • Disa nga të parët e umetit shpeshtonin agjërimin në ditët e nxehta për shkak shpërblimit të madh.
  • Pasi të shpresosh në shpërblim, e të durosh etjen e lodhjen, kujto kur Allahu do u thotë banorëve të xhenetit: “(Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mirë ushqimi dhe pijet për veprat që keni punuar, në ditët e kaluara!.”
  • Lejohet që agjëruesi të fresktohet me ujë, i dërguari i Allahut, alejhi salatu ve selam, derdhte ujë mbi kokë, përshkak nxehtësisë e etjes që kishte gjatë agjërimit, ibn Omeri lagte rrobat e tija kur ishte agjërueshëm, që të pakëson nxehtësinë e madhe apo etjen.

O Allah, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit dhe dënimi i zjarrit.

O Allah, kërkojmë prej Teje xhenetin, dhe çdo fjalë apo vepër që na shpien drejt tij.

O Allah, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga zjarri dhe çdo fjale apo vepre që na shpien drejt tij.

Burimi: albislam.com / Denana.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Transmeton Ebu Hurejra, hadithin e shënoi ibn Maxhe, Shejh Albani e vlerësoi sahih.

0 2579

16. Falënderimi i Allahut pas ngrënies së syfyrit dhe iftarit

Transmeton Enesi, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Allahu është i kënaqur me njeriun i cili kur ha ushqim e falënderon Allahun për ushqimin si dhe kur pinë ndonjë pije, e falënderon Allahun për të.” ( Muslimi )

17. Rujtja e gjuhës nga përgojimi, bartja e fjalëve, gënjeshtra, etj.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush beson në Allahun dhe në ditën kiametit, le të flet mirë ose le të heshtë.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Njashtu, i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai që nuk e le gënjeshtrën dhe veprimin me të dhe injorancën, Allahu nuk ka nevojë që i tilli ta le ushqimin dhe pijen e tij.” ( Buhariu ).

Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Agjërimi nuk është vetëm largimi nga ngrënia dhe pirja, por agjërimi është edhe largimi nga fjalët e kota dhe imorale. Nëse dikush të shan ose të ofendon, t’i thuaj atij: unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm.” (Ibn Hibani, Albani thotë se hadithi është i saktë ).

18. Shkuarja herët në Xhami

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Po ta dinin njerëzit se cfarë vlere posedon thirrja e ezanit dhe falja e namazit në safin e parë, do të hedhnin shortë se cili do t’i prijë i pari në arritjen e kētij shpërblimit, nëse nuk do të gjenin mënyrë tjetër përpos hedhjes së shortit.” ( Buhariu dhe Muslimi ).

19. Qëndrimi në xhami për pritjen e namazit në vijim

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Njeriu konsiderohet se është në namaz, përderisa namazi bëhet shkak për qëndrimin e tij në xhami, pra arsye që ai nuk kthehet tek familja e tij pas namazit është pritja e namazit tjetër në vijim.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “A dëshironi të ju tregoj se çfarë ua shlyen mëkatet dhe ua ngritë gradat (shkallët)? Sahabët, thanë: Po, o i dërguar i Allahut. I dërguari i Allahut, tha; Plotësimi i abdesit në vështirësi, shpeshtimi i hapave drejtë shkuarjes në xhami dhe pritja e namazit pas faljes së namazit. Kjo është ribat, kjo është ribat.”(Muslimi).

20. Dhënia iftar agjëruesve

Abdullah Ibn Amri, radijAllahu anhuma, transmeton se një njeri e pyeti të dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem, se cila është fetaria më e mirë? I dërguari i Allahut, i tha; Të dhurosh ushqim dhe ta përshëndetësh me selam atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.” (Buhariu; 11 dhe Muslimi; 56 ).

Abdullah Ibn Selami, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” O ju njerëz! Shpërndajeni, përhapeni selamin, dhuroni ushqim, kujdesuni dhe mbajini lidhjet farefisnore, faluni natën kur njerëzit të tjerë flejnë, do të hyni në xhenet me selam (me paqe ).” ( Tirmidhiu, Albani thotë se hadithi është i saktë ).

Transmetohet nga Zejd Ibn Halid el Xhuhenij, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Ai i cili i dhuron(e ushqen) iftar një agjëruesit, i tilli shpërblehet sa shpërblimi i agjëruesit, duke mos iu pakësuar aspak shpërblimi atij (agjëruesit).” (Tirmidhiu, Albani thotë se hadithi është i saktë ) .

Zuhri, rahimehullah, ka thënë : ” Ramazani është muaj i leximit të Kur’anit dhe muaj i dhënies së ushqimit (shtrimi i iftareve).”

Përgatiti: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1509

Pyetja ime është në lidhje me një operacion jo-emergjente në Ramazan, për çfarë rezulton të mos agjëroj për disa ditë. A është kjo e lejuar? Duke vënë re se shtyerja e datës për operacion deri pas Ramazanit mund që të më le pa kryerje të operacionit, sepse kirurgu do të udhëtojë, dhe për shkak të rrethanave të mia të punës.

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut

Nëse vonimi i operacionit deri pas Ramazanit do të përkeqësojë shëndeti tënd, apo mund të vonojë shërimin, për çfaë njeriu më pas vihet në vështirësi dhe telashe, ose vonesa do të rezultojë probleme, si përshemull nëse dita e ardhme e caktuar për operacion është relativisht shumë vonë, ose do të shkaktojë që të humbas një mjek të aftë, atëherë nuk ka asgjë të keqe edhe nëse bëhet në Ramazan, edhe nëse operacioni shkakton që pacienti të prish agjërimin.

Por në qoftë se është e mundur që operacioni të shtyhet deri pas Ramazanit pa shkaktuar ndonjë vështirësi apo problematikë, atëherë nuk i lejohet pacientit që të prish agjërimin, për shkak se agjërimi i Ramazanit është obligim, dhe nuk mund të lihet për shkak të diçkaje që është e mundur të vonohet për një kohë tjetër.

Kjo është një përmbledhje e asaj që dijetari AbduRrahman al Barrak, Allahu e mëshiroftë, na ka këshilluar.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

0 2989

10. Leximi i Kur’anit

Allahu i Madhëruar thotë: “Këto ditë janë, ditët e muajit të ramazanit, në të cilin muaj ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me argumente të dokumentuara për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja.” (El Bekare; 185 ).

Transmetohet nga Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë: “I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ishte njeriu më bujar, bujarin e tij shtonte edhe më shumë në Ramazan, kur takohej me Xhibrilin alejhi selam, tek i cili e mësonte Kur’anin. I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, kur takohej me xhibrilin alejhi selam, ishe edhe më bujar se sa era e cile sjell bereqetin.” (Buhariu dhe Muslimi).

11. Shpejtimi i çeljes së iftarit në fillimim e hyrjes së kohës së tij

I dërguari Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njerëzit do të mbesin në mirësi pêrderisa e nxitojnë (çeljen) e iftarit.” (Buhariu; 1957, Muslimi; 1098).

12. Çelja e iftarit me hurma

Transmeton Sulejman Ibn Amir ed Dabij, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur dikush prej juve (është agjërushëm dhe) dëshiron të çel iftarin, le të bën iftar me hurme, ngase në to ka bereqet. E nëse gjen hurma, atëherë me ujë, ngase uji është pastrim.” Albani thote se hadithi është i vërtetë.

13. Lutja e agjëruesit në çastet e çeljes së iftarit

Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, radijAllahu anhuma, se ka thënë: “I dërguari i Allahut kur dëshironte të çelte iftarin, thoshte; U largua etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi inshAllah.” (Ebu Davudi, Albani thotë se hadithi është i mirë).

14. Shpeshtimi i lutjeve gjatë periudhës kur jemi agjërueshëm

Lutja është thelbi i adhurimit dhe është adhurim shumë i lehtë, porse ngërthen në veten e saj dobi dhe mirësi të shumta.

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Tre lutje janë pranuara; Lutja e agjëruesit, lutja e udhëtarit, lutja e atij që i është bërë padrejtësi (zullum).” (Bejhekiu, Albani thotë se hadithi është i saktë).

15. Ngrënia e syfyrit

Transmeton Enesi, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Hani syfyr, sepse syfyri është bereqet.” (Buhariu; 1923, Muslimi; 1095).

Transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Zoti ynë zbret për çdo natë në qiellin e dunjasë, kur të mbetetet pjesa e tretë e natës dhe thotë: “Kush më lutet që t’i përgjigjem, kush më kërkon që t’i jap dhe kush më kërkon falje që t’ia fali.” (Buhariu: 1145, Muslimi; 1261).

Përgatiti: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË