Arhiva DitoreJun 4, 2016

0 2261
  1. Vendosmëri e vërtetë për pendim të sinqertë; me keqardhje për lëshimet e mëhershme karshi Allahut të Madhëruar, betohem në Allahun është një shans shumë i volitshëm që një musliman të shpejton në pendim para se atë ta befason exheli.
  2. Të ruhet agjërimi nga çdo gjë që mund ta dëmton, që nga dëgjimi haram, siç është muzika, shikimi i ndaluar, të largohet nga fjalët e fëlliqura, nga fyerjet, mallkimi, përgojimi, thashethëmet, gënjeshtra, e të tjera prej sëmundjeve të gjuhës, që të gjitha këto shkaktojnë dëme të agjërimit e mangësi të shpërblimit, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshë mbi të, ka thënë: “Kush nuk le gënjeshtrën dhe veprimit me të, Allahu nuk ka nevojë që ai të le ushqimin e pijen e tij.”
    Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Poqëse agjëron, le të agjërojë dëgjimi, shikimi e gjuha jote nga gënjeshtra e haramet, mos dëmto fqiun, pajisu me moral e gjakftohtësi, le të mos jetë dita e agjërimit njejtë po si dita kur nuk je agjërueshëm.”
  3. Shpeshtim i leximit të Kuranit, mësimit përmendësh, njohje të dispozitave të tij e drejtleximit; duhet që të jetë një mësim ditor në një kohë të përshtatshme për ta mësuar Kuranin, qoftë ehde nëse është në grup me anëtarët e familjes, me fqinjet, që dobia të jetë më përfshirëse në numër më të madh, andaj është një shans i mirë për ta mësuar Kuranin në muajin e Kuranit.
  4. Pakimi i gjumit; shumë njerëz janë adaptuar që të kalojnë muajin e Ramazanit në gjumë, në mënyrë që mos të ndiejnë urinë, sa namaze kanë kaluar pa u falur, sa kohë e shtrenjtë nga jeta ka kaluar në gjumë, saqë njëri prej tyre për ta argumentuar neglizhencën e tij thotë: “Edhe gjumi është ibadet”.?!
  5. Pa teprim e as anashkalim; një muslimane duhet të rregullon kohën gjatë këtij muaji që më herët, në mënyrë që të mos jipet pas një gjëje e të anashkalon një tjetër, ndodh që disa i kushtojnë më tepër rëndësi përgatitjes së ushqimit përballë adhurimeve, e ndodh që ndokush ti kushton vëmendje më shumë, mësimit e adhurimeve duke anashkaluar shërbimin në shtëpi, në ndihmë për të kryer punët shtëpiake, andaj këtu duhet të tërheqim vërejtje, dhe domosdoshmërinë e barazpeshës, mesatarisë për këtë rast por edhe gjatë gjithë jetës sonë në përgjithësi, e t’i japim hakun çdo secili, të japim mundin në ndarjen e kohës mes pushimit, fjetjes, shërbimit, mësimit të Kuranit, ndejes më familjen e të dashurit, kështu mund të përfitojmë më së miri në jetën tonë, e ta llogarisim gjithë atë në nënshtrim ndaj Allahut.

TRIDHJETË MËSIME PËR AGJËRUESET

Husejn ibn Ali el Ali

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË