Arhiva DitoreJun 19, 2016

0 3336

Falënderimet dhe lavdērimet i takojnë vetëm Allahut xhele ue ala, ndërsa salavatet ia dërgojmë Muhamedit, alejhi selam, paqja dhe mëshira e Allahut, qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij.

Vella i nderuar agjërues, Allahu xhele ue ala e veçoi dhe e dalloi këtë muaj të bekuar nga muajt e tjerë me shumë veçori dhe dobi. Andaj, ti si agjërues duhesh të jesh vigjilent dhe ta shfrytëzosh në maksimum këtë muaj duke kryer vepra të mira.

Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Nahl: 97).

Veprat e mira, të cilat nuk duhet t’i anashkaloj agjëruesi në këtë muaj të bekuar, janë;

  1. Falja e namazit:
    a: Falja e namazit në kohën e tij.
    b: Falja e namazit në xhami me xhemat.

Prej obligimeve më të rëndësishme për burrat është edhe falja e namazit me xhemat në xhami. Ngase një gjë të tillë e urdhëron Allahu dhe i Dërguari i Tij. Menjëherë pas shehadetit muslimani është obliguar ta falë namazin. Njëherit, namazi është prej pesë shtyllave të Islamit. Namazi, ngërthen në veten e tij shumë dobi dhe mirësi. Fatëkeqësisht, shumë agjërues anashkalojnë faljen e namazit, por agjërojnë ramazanin. Namazi është obligim i kërkuar nga Allahu menjëherë pas shehadetit, e jo agjërimi. Ngase, nëse njeriu i ka punët mirë me namaz nē Ditën e Gjykimit, atëherë me punët e tjera, do ta ketë më lehtë.

Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe përuluni (në ruku’) me ata që përulen.” ( El Bekare: 43).

Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (Nisa: 103).

Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); Allhu e di çpunoni ju.” (Ankebut: 45).

Pra, nuk paramendohet që agjëruesi të jetë nga ata që nuk e falin namazin.

  1. Vepra e dytë: Agjërimi i Ramazanit:

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Çdo vepër e birit të Ademit shpërblehet me dhjetë të mira në shtatqind, Allahu xhele ue ala, thotë: “Përpos agjërimit, ngase agjërimi është për Mua dhe Unë e shpërblej për të. Agjëruesi i largohet kënaqësive dhe ngrënies për Mua. Pēr agjëruesin ka dy gëzime, një kur ha iftarin dhe tjetri kur të takon Zotin e tij. Era e gojēs së agjëruesit, tek Allahu është më e mirë se era e miskut.” (Buhariu: 1904 dhe Muslimi : 1151).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Agjërimi është mburojë(për muslimanin ). Dhe, nëse ndonjëri prej jush agjëron le të mos flas fjalë të ndyta dhe të mos jetë i bezdisshëm. Nëse dikush e fyen ose e godet (tenton ta mbytë) le të: ” Unë jam agjërueshëm. ” ( Buhariu : 1894 dhe Muslimi : 1151 ).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush nuk lë fjalën e kotë (gënjeshtrën), të punuarit me tē dhe injorancën, atëherë Allahu nuk ka nevojë që ai të largohet nga ushqimi dhe pija (dmth, nuk ka nevojë për agjërimin e tij).” (Buhariu : 1904).

“Kush e agjëron ramazanin me bindje dhe shpresë tek Allahu, i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi).

Agjërues i nderuar: Nuk ka dyshim se për t’u arritur ky shpërblim madhorë, nuk mjafton vetëm ta stoposh veten tënde nga haja dhe pija, por ta stoposh nga veset, sjelljet dhe fjalët e liga, ashtu siç ka porositur Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Agjërues i nderuar : Le të agjërojë nê këtë muaj edhe syri yt nga harami, dora jote, ndëgjimi yt, të gjitha këto të jenë sa më larg gjërave të ndaluara.

  1. Vepra e tretë: Rigjallërimi i netëve me namaz nafile:

I heqen trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.” (Sexhde: 16).

Dhe që për hirë të Zotit të tyre natën e alojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).” ( Furkan: 64).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Namazi më me vlerë pas atij obligativ është namazi i natës.” (Muslimi).

“Kush e falë namazin e teravisë me imam, derisa imami të përfundojë tërë namazin, i shkruhet atij sikur të jetë falur tërë natën.” (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe ).

“Kush e falë namazin e teravisë në Ramazan me bindje dhe shpresë tek Allahu, i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Agjërues i nderuar : Fale namazin e teravisë me imam dhe mos u largo nga namazi i teravisë deri të përfundojē imami namazin. Qëndro deri në fund të namazit, nëse dëshiron të shkruhet sikurse je falur tërë natën.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË