Arhiva DitoreJun 21, 2016

0 2792
  1. Udhëtuari mund të zgjedh mes agjërimit dhe ngrënies. Nëse nuk agjëron, atëherë agjërimin apo ditët e mbetura pa agjërim i kompenzon pas ramazanit.
  2. I lejohet tē sëmurit të mos agjërojë, mirëpo obligohet ta kompenzojë agjërimin pasi t’i kalojë sëmundja.
  3. I shtyri në moshë dhe i sëmuri i cili nuk shpreson në shërim nuk obligohen me agjërim, mirëpo çdo ditë duhet të ushqejnë nga një të varfër .
  4. Njeriu me të meta psiqike lirohet nga agjërimi, qoftë ai i madh apo i vogēl. I shtyri në moshë, gjithashtu lirohet nga agjërimi nëse nuk di t’i dallojē gjërat.
  5. Ai i cili nuk ka hyrë në moshën madhore nuk i obligohet agjërimi, mirëpo duhet që të edukohet me agjërim.
  6. Jobesimtari nuk obligohet me agjërim, nëse pendohet dhe kthehet në Islam, nuk obligohet ta kompenzojë agjërimin e të kaluarës (gjatë periudhës sa ka qenë në kufër).
  7. Nuk i prishet agjerimi muslimanit nëse ai vepron ndonjërën nga gjërat të cilat e prishin agjerimin: 1. Nëse e bën nga harresa 2. Injoranca. 3. Ose nga dhuna.
  8. Nxjerrja e spermës përmes mastrubimit e prish agjerimin.
  9. Dalja e gjakut të hajzit dhe nifasit e prish agjerimin.
  10. Nxjerrja e gjakut përmes hixhames e prish agjërimin.
  11. Vjellja me qëllim e prish agjërimin, kurse nëse ndodhë pa qëllim, atëherë nuk e prish agjerimin.
  12. Obligohet motra muslimane të vazhdojë agjërimin nëse ajo lirohet nga hajzi ose nifasi para namazit të sabahut, edhe nëse e vanon guslin pas lindjes së diellit ajo duhet ta vazhdojë agjerimin.
  13. I lejohet agjëruesit ta bëjë nijetin e agjërimit të ditës së nesërme edhe nëse ai është xhunub.
  14. I lejohet agjëruesit pastrimi i gojës dhe dhëmbëve me misvak. Një gjë e tillë është sunet si Ramazan apo edhe jasht Ramazanit.
  15. Obligohet që agjëruesi t’i kryejë urdhërat e Allahut dhe të largohet nga ndalesat e Allahut. Agjëruesi duhet t’i falë pesë kohët e namazit dhe të jetë prej atyre që namazin e falin me xhemat në xhami. Agjëruesi obligohet të largohet nga gënjeshtra, përgojimi, tradhëtia, etj.
  16. Pëlqehet që agjëruesi të qel iftarin e tij me hurma. Nēse nuk posedon hurma, atëherë mjafton çelja e iftarit me ujë. Nëse nuk posedon ujë, atëherë mjafton çelja e iftarit me ndonjë ushqim hallall. Nëse posedon asgje në çastet e iftarit, mjafton bërja e nijetit me zemër pēr çeljen e iftarit derisa të gjejë hurma, ushqim apo ujë.
  17. Është prej sunetit qē agjēruesi ta vanojë syfyrin dhe ta shpejtojë iftarin.
  18. I lejohet agjëruesit freskimi me ujë të ftohtë (larja fytyrës,trupit apo kokës) në ditët e nxehta të agjërimit.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË