Arhiva DitoreJul 13, 2016

0 4967

Emri i tij: Selman el Farisij, i njohur me nofkën Ebu Abdullah, nga qyteti i Asbahanit (Esfahan) të Iranit të sotshëm. Udhëtoi në kërkim të fesë, jetoi si zjarrëputist, e më pas si i krishterë para se të përhapej feja islame. Qëndroi kështu derisa Allahu e udhëzoi në rrugën e vërtetë. Selmani pranoi fenë islame në Medine, pasi që ishte rob, nuk morri pjesë në luftën e Bedrit dhe të të Uhudit, ndërsa beteja e parë për të ishte ajo e Hendekut, që ishte edhe ide e tij hapja e hendekut.

SI E PRANOI ISLAMIN SELMAN EL FARISIU?

Tregimi mbi konvertimin e Selmanit, është një shëmbëlltyrë dhe shumë i dobishëm, është një fakt i qartë për devijimin që e kishte kapluar botën para pejgamberllëkut të Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem.

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, na e përcjell tregimin e tij dhe thotë: Selmani më tregonte për veten e tij e më thoshte:  Unë kam qenë një njeri Persian i popullit Isfahan, të një fshati nga ai qytet që thirrej: Xhejju. Babi im ishte kryeplaku i fshatit, isha një prej më të dashurve të tij, dhe ai aq shumë kishte dashuri mbi mua saqë më mbylli në shtëpi po siç mbyllet një robëreshë, dhe kam punuar aq shumë në fenë zjarrëputiste saqë isha shërbetorë i zjarrit, që ishte i ndezur dhe nuk duhej që të shuhej për asnjë moment. Babai kishte një pasuri të madhe, një ditë ai ishte i agazhuar me ndërtimtari, e më tha: Biri im, unë kam qenë i zënë me ndërtimtari këtë ditë, shko dhe shiko se si qëndrojnë punët në arë. Kështu që më urdhëroi për disa gjëra që ai dëshironte që unë ti kryej, dhe kështu dola. Rrugës kalova pranë një kishe që ishte e kishës së krishterë, dëgjova zërat e tyre, ku ata luteshin, dhe unë nuk e dija se pse njerëzit kishin urdhëruar babain tim që të më mbyllte mua në shtëpi, kur kalova pranë tyre dhe dëgjova zërat e tyre, hyra brenda të shoh se çfarë ata bëjnë, dhe kur i pashë, unë pëlqeva lutjet e tyre, e kisha dëshirë që edhe unë të veproja ashtu, dhe thoja: Betohem në Allahun kjo është fe më e mirë se ajo që e kemi ne. Nuk u ndava prej tyre derisa perëndoi dielli, dhe kisha lënë arën e babait tim, nuk shkova atje, e u thash atyre: Prej nga është origjina e kësaj feje? Thanë: Nga Shami!

Më pas u ktheva tek babai im, i cili kishte dërguar njerëz që të më kërkojnë, të cilin e kisha preokupuar nga gjithë angazhimet e tija që kishte t’i kryente. Kur erdha tek ai më tha: O biri im, ku je deri tani? A nuk të dhash detyra sot? Unë i thashë: O babai im! Kalova pranë disa njerëzve, të cilët luteshin në një kishë të tyre, e më pëlqeu ajo që pashë prej fesë së tyre, dhe kështu mbeta tek ta derisa perëndoi dielli. Babai më tha: O biri im! S’ka gjë të mirë në atë fe, feja jote dhe e baballarëve tu është shumë më e mirë!. Ndërsa unë iu përgjigja: Jo, ajo fe është më e mirë se feja jonë. Kështu që prindi ndjeu frikë për mua, saqë më prangosi këmbët e më mbylli në shtëpi. Ndërsa unë dërgova lajm tek të krishterët e u thashë atyre: Nëse ndodh që ndonjë karavan i tregtarëve të krishterë vije nga Shami më informoni për ta. Kështu që një ditë erdh një karavan nga Shami, ishin tregtarë të krishterë, dhe Selmani thotë: Të krishterët më informuan për ardhjen e tyre. E unë u thash atyre: Më tregoni kur ata të kenë kryer punë, dhe dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre, në atë moment më lajmëroni. Kështu që kur ata morrën rrugë për në vendin e tyre më informuan, unë u lirova nga prangat që kisha në këmëbt e mia, dhe dola së bashku me ta, derisa arrita në Sham!

Pasi që arrita në Sham, i pyeta njerëzit e vendit: Kush është njeriu më i mirë i kësaj feje? Thanë: Filan prifti në atë kishë. Unë shkova tek ai e i thashë: Unë kam dëshirë të bëhem pjesëtarë i kësaj feje, dhe kam dëshirë të qëndroj me ty, e të të shërbej ty në Kishë, të mësoj e të falem me ty”, ai më tha: Hyr brenda! E unë hyra, por, që ky ishte një njeri i keq, urdhëronte njerëzit të jepnin lëmoshë e i nxiste në të, e kur ata mblidhnin për të nga pasuritë, ai të gjithë atë e vendoste në thesar për vete e nuk u jipte nevojtarëve, saqë kishte tubuar shtatë qype me ari e argjend. Selmani vazhdon e thotë: Fillova ta urrej aq shumë kur pashë atë çfarë ai vepronte, pas një kohe vdiç, e të krishterët u tubuan që ta varrosin, e unë u thash atyre: Ky ka qenë një njeri shumë i keq, ju urdhëronte juve për bamirësi e ju nxiste të jipni, e kur ju ia sillnit atij e tubonte për vete e nuk ua jipte të varfërve aspak. Ata thanë: Si e di ti këtë? Selmani iu përgjigj: Unë ju tregoj juve se ku ndodhet thesari i tij, ata thanë: Na e trego! Thotë: Unë ua tregova se ku gjendej thesari e ata nxorrën prej atij vendi shtatë qypa të stërmbushur me ari e argjend. Pasi që ata panë këtë, thanë: Betohemi në Allahun se nuk do ta varrosim asnjëherë, e morrën e kryqëzuan dhe e gurrëzuan. Pas tij sollën një person tjetër në vend të tij.

Selmani thotë: Nuk kishte njeri që i fal pesë kohët që ishte më i mirë se ai, nuk kishte më asket se ai në këtë botë dhe më lakmues ndaj ahiretit, adhurues gjatë ditës e natës, e desha aq shumë sa nuk doja askë tjetër në botë më shumë se atë, qëndrova me të një kohë, derisa i erdh edhe atij vdekja e pyeta: O filan! Unë qondrova me ty, e të dashurova aq shumë, sa askënd tjetër para teje, andaj siç edhe sheh urdhri i Zotit vetëm se është afruar, më tregon se tek cili më porosit? Për çfarë më urdhëron? Tha: O biri im! Betohem në Allahun, nuk njoh ditën e sotit të jetë ndokush në atë që unë kam qenë, vërtetë njerëzit janë shkatërruar dhe kanë ndryshuar, lanë shumë prej fesë në të cilën ishin, pos një njeriu në Mosil, është filani, është njejtë siç kam qenë unë, shko dhe bashkangjitju atij.

Pasi që vdiq, shkova tek personi në Mosil, kur arrita i thashë: “O filan, filani më ka porositur pasi që iu arfua vdekja që të vijë tek ti, dhe më informoi se ti je në fe njejtë si ai. Ai tha: Qëndro me mua. Selmani tha: Kështu që qëndrova tek ai, gjeta se ishte njeriu më i mirë në fenë që ishte shoku i tij, por nuk qëndroi gjatë e vdiç. Kur iu afrua vdekja i thashë: O filan! Filani më porositi që të vijë tek ti, e më urdhëroi të qëndroj me ty, ndërsa ty të erdhi urdhëri i Zotit, siç edhe sheh, andaj për kë më porosit? Për çfarë më urdhëron? Tha: O biri im! Betohem në Allahun, nuk njoh ndonjë person që është në atë që ishim ne pos një njeriu në Nasibin, ëshët filani, andaj shko tek ai.

Pasi që vdiq, iu bashkangjita njeirut në Nasibin, pasi që arrita tek ai dhe i tregova për mua dhe atë që më kishin porositur dy shoqëruesit e mëhershëm, ai më tha: Qëndro me mua. Kështu që qëndrova tek ai, dhe këtë e gjeta njëjtë si dy shokët e tij të mëhershëm, qëndrova me njeriun më të mirë, betohem në Allahun, qëndrova derisa i erdhi vdekja, kur erdhi momenti i vdekjes i thashë: “O filan!  Filani më ka porositur deri tek filani, e më pasi ai më porositi që të vij tek ti, andaj për kë më porosit mua? Më urdhëro me diçka?  Tha: O biri im! Betohem në Allahun nuk njohim asnjë që ka mbetur në fenë tonë që mund të shkosh, pos një njeriu në Amurijeh, ai është njejtë në fenë që jemi ne, nëse dëshiron shko tek ai, ai është në fenë që jemi ne.

Pasi që edhe ky vdiq iu bashkangjita njeriut në Amurijeh, i tregova për historinë timë, e më tha: Qëndro me mua. Kështu që qëndrova me të, që ishte në udhëzimin e shokëve të tij. Selmani vazhdon dhe thotë: Përfitova shumë saqë kisha pasuri disa lopë e një kope, por pas një kohe i erdhi urdhëri i Allahut, e kur iu afrua vdekja i thashë: O filan! Unë isha tek filani, e ai më porositi që të shkoj tek filani, e ai filani më porositi të shkoj tek filani tjetër, e që ky i fundit më porositi të vijë tek ti, andaj për kë më porosit ti mua? Për çfarë më urdhëron? Tha: O biri im! Për aq sa e di unë, nuk ka asnjë njeri që është në fenë ashtu siç kemi qenë ne, por ka arritur koha e një profeti, që është i dërguar me fenë e Ibrahimit, do del nga një tokë e arabëve si emigrues për një tokë mes dy lavave, mes tyre ka palma, ai njeri ka disa shenja që nuk janë të padukshme, e merr dhuratën, e nuk ha prej lëmoshës, dhe mes dy shpatullave të tija ka vulën e pejgamberisë, nëse ke mundësi shko dhe bashkangjitju atij në ato vende.

Pasi që vdiq, qëndrova në Amurijeh për aq sa dëshiroi Allahu të qëndroj. Pas një kohe kaluan disa njerëz nga Kelb, ishin tregtarë, e u thashë atyre: A do më mirrni me vete për në tokat e arabëve, unë ju jap gjithë lopët e kopenë që kam? Thanë: Po. Kështu që unë ua dhashë atë që kisha, më morrën me vete, derisa kaluam pranë një lugine të një fshati, më vëndosën një thes në kokë e më shitën si rob tek një çifut, qëndrova tek ai, dhe pashë palma në atë vend, e shpresoja të jetë ky vend që ma kishte përshkruar njeriu që e kisha shoqëruar, edhe pse nuk isha i sigurt në veten time, përderisa qëndroja aty erdhi djali i axhës së tij prej Medines nga fisi Kurejdha, e më shiti tek ai. Ky më morri për në Medine. Betohem në Allahun vetëm se kur e pashë e njoha se ky është përshkrimi i atij vendi, e kështu qëndrova tek ai.

Allahu kishte dërguar profetin, i cili kishte qëndruar për një kohë në Meke, nuk kisha dëgjuar asgjë për të për arye se isha i zënë me punë dhe robëri, më pasi ai migroi për në Medine, betohem në Allahun unë isha duke qëndruar në maje të një palme të zotëriut tim, duke kryer disa punë, zotëriu im ishte i ulur, kur i erdhi atij djali i axhës pranë tij dhe i tha: Filan! Allahu i vraftë fisin Kile (arabët), betohem në Allahun ata tani janë tubuar në Kuba, për një njeri që po vije nga Mekeja, pretendojnë se është profet. Selmani tha: Kur unë dëgjova këtë prej tij më kaploi një e dridhur, për aq sa mendova se do bie nga palma mbi zotëriun tim. Zbrita nga druri, e fillova t’i them djalit të axhës tij: Çfarë po thua? Çfarë po thua? Zotëriu u hidhërua shumë saqë më goditi një shuplakë të rëndë, e më tha: Çfarë ke ti me këtë? Vazhdo punën tënde. Selmani thotë: Asgjë, vetëm desha ta vërtetoj atë që thotë ai, unë kisha tubuar diç për vete, e kur erdhi nata shkova tek i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, që kur ishte në Kuba, hyra tek ai dhe i thashë: Më kanë njohtuar se një njeri i mirë, me vete ke shokë që janë të huaj në këtë vend dhe janë nevojtarë, këtë e kisha unë për sadaka, dhe pashë që ju jeni më meritorë, unë ia afrova atë të dërguarit, e ai, sa-lAllahu alejhi ve selem, tha: “Merrni e hani”, ndërsa vet nuk e zgjati dorën. Selmani thotë: Unë thoja me vete; kjo është një, më pas u largova prej aty. Më pas tubova përsëri për të diç, e i dërguari i Allahut vetëm se ishte transferuar për në Medine, më pas shkova tek ai e i thashë: Unë kuptova se ti nuk merr nga sadakaja, kjo është hedije për ty dua që të të gostis. Ai morri prej saj dhe urdhëroi shokët e tij të hanë. Selmani thotë: Thoja me vete: Kjo është e dyta.

Pas një kohe erdha tek i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, kur ishte ai tek varrezat Bakia Garkad, pasi që i dëgruari përcillte një xhenaze nga shokët e tij, ai kishte veshur dy petka, qëndronte ulur tek shokët e tij, unë e përshëndeta atë me selam dhe i shkova përreth që të shikoj shpinën e tij, vulën të cilën ma kishte përshkruar njeriu që e kisha shoqëruar. Kur i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, më pa se unë isha pas tij, e kuptoi se unë po dëshiroj të vërtetohem për një gjë që më është treguar, kështu që ai largoi petkun nga shpatullat e tij, e unë shikova vulën dhe e njoha që ishte ajo, e përqafova, e puthja e qaja, e i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, më tha: Dil para, unë dola, e i tregova atij ngjarjen time, ashtu siç të tregova ty o ibn Abas!

Një ditë prej ditëve i dërguari i Allahu, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha Selmanit: Kërko çmim nga zotëriu yt. Selmani kërkoi çmimin (se për sa do e blinte lirinë e tij), çmimi ishte treqind palma ti mbjell për të, dhe katërdhjet Eukije[1]. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Ndihmone vëllanë tuaj.” Kështu që e ndihmuan, dikush  me tridhjetë pipa, e dikush njëzet, e dikush pesëmbëdhjetë, e dikush dhjetë, saqë u tubuan treqind, e i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “Shko o Selman! Qel për çdo njërën gropë, e nëse ke mbarruar, eja tek unë dhe unë i vendos ato me duart e mia.” Kështu Selmani veproi, duke i ndihmuar sahabët, pasi që mbarroi i tregoi të dërguari, e ai doli së bashku me të, filluan t’ia afrojnë pipat atij, e ai, sal-Allahu alejhi ve selem, i mbjellte me duar e tij, Selmani thotë: Betohem në Atë që shpirti i Selmanit është në dorën e Tij, nuk u tha asnjë prej pipave që u mboll, kështu që palmat i kreva, tash mbeti vetëm pasuria. E i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem. Një ditë i sollën të dërguarit të Allahut një pjesë ari sa një vezë e një pule, nga betejat e zhvilluara, e i dërguari i Allahut tha: “Çfarë ka bërë persiani i cili ka marrë çmimin për t’u liruar? E ftuan Selmanin, e i dërguari i tha: Merre këtë, vërtetë Allahu do të jep atë që ty të duhet. E morri Selmani, e peshoi atë për katërdhjetë Eukijeh, ua dha atyre e u lirua. Më pas morri pjesë me të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, luftën e Hendekut, e nuk i kishte ikur asnjë betejë.” Transmeton Ahmedi.

Burimi: albislam.com / Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Sasi matëse në të kaluarën, që është e barabartë diku me 200 gram.

NA NDIQNI NË