Arhiva DitoreJul 29, 2016

0 4913

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT

KOMENTI I HADITHIT, NR.18

Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub Ibn Xhunade dhe Eba Abdurrahman Muadh Ibn Xhebel, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:

عن أبي ذر جندب بن جنادة وأبى عبد الرحمن معاذ بن جبل رضي الله عنهما، عن رسول الله صلى الله عليه وسلم قال: اتق الله حيث ما كنت، وأتبع السيئة الحسنة تمحها، وخالق الناس بخلق حسن.” رواه الترمذي وقال حديث حسن، وفي بعض النسخ: حسن صحيح. “

Frikësoju Allahut kudo që të jesh, veprën e keqe pasoje me vepër të mirë-ngase e mira e shlyen të keqen dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” (Shënon Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen(i mirë),në disa versione të librit: hasen sahih).

Komentimi i Hadithit:

Në këtë hadithë i dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, i këshillon dy sahabitë (shokët e tij), Ebu Dherrin dhe Muadh Ibn Xhebelin, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, me këtë porosi, e cila ngërthen në veten e saj, tre këshilla, e ato janë:

Këshilla e parë: ” Frikësoju Allahut kudo që të jesh.” I dërguari i Allahut i këshilloi me devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Allahut, ngase devotshmëria dhe frika ndaj Allahut është porosi edhe nga ana e Allahut për robërit e Tij, të parët dhe të mbramët.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut! (En Nisa: 131).

Kuptimi i devotshmërisë: Të vendosësh mes teje dhe dënimit të Allahut mbrojtës (perde), dhe ky mbrojtës arrihet duke realizuar urdhrat e Allahut (adhurimet) dhe largimin nga mëkatet.

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, për devotshmërinë, tha: “Devotshmëria është: Frika ndaj Allahut, puna me Kur’an, kënaqësia me furnizimin e paktë dhe përgatitja për ditën e Gjykimit.”

Devotshmëria ka vlerë dhe pozitë të madhe në dynja dhe në ahiret. Devotshmëria nuk është e caktuar me vend apo kohë. Ajo kërkohet të jetë prezente tek muslimani në çdo vend dhe në çdo kohë. Muslimani duhet t’i frikêsohet Allahut dhe mos të veprojë vepra qê e hidhërojnë Allahun e Madhëruar, por të veprojë vepra me të cilat është i kënaqur Allahu.

Këshilla e dytë: “Veprën e keqe pasoje me vepër të mirë-ngase e mira e shlyen të keqen.”

Pra, nëse e ke bërë një vepër të keqe pasoje me vepër të mirë, ngase vepra e mirë e shlyen të keqen, dhe kjo është nga mëshira e Allahut për robërit e Tij.

Allahu me mëshirën e Tij e la hapur derën e pendimit dhe kërkim faljes.

Erdhi një njeri tek pejgamberi alejhi selam, dhe i tha: U sprovova me një grua dhe bëra me të çdo gjë që bën burri me gruan e tij, përpos zinasë. Ky ishte njeri i cili e falte namazin dhe këtë gjë ia rrëfeu pejgamberit alejhi selam pas faljes së namazit të sabahut. Pejgamberi alejhi selam i tha: A e fale me ne namazin e sabahut? Njeriu ia ktheu: Po. Pejgamberi alejhi selam ia lexoi ajetin Kur’anorë, ku Allahu thotë: “Dhe kryeje namazin në mëngjes dhe mbrëmje dhe me një kohë të natës. Me të vërtetë, veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” ( Hudë: 114).

Përgëzohu vëlla i nderuar, çfarëdo që ke vepruar nga veprat e këqija, pas kësaj nëse pendohesh dhe largohesh nga ato vepra të këqija, Allahu nga mëshira e Tij e madhe, do t’i falë ato vepra të këqija (do t’i shlyej) dhe do t’i shndërrojë në vepra të mira.

Këshilla e tretë: “Sillu me njerëzit me moral të mirë.”

Pra, sillu dhe vepro me njerëzit me moral të mirë.

Morali i mirë, definohet kështu: T’ua mësosh njerëzve fenë dhe rregullat e saj. Të mos i dëmtosh ata dhe të mos i bësh zullum atyre. Të shpenzosh nga pasuria yte për ta kur kanë nevojë ata. Të tregohesh i durushëm nga dëmet e tyre, qofshin ato me fjalë apo vepra. T’i takosh çdoherë njerëzit me fytyrë të buzëqeshur. Të mos i takosh ata i mrrolur dhe i nervozuar.

Morali i mirë me njerëzit është prej vepra më madhore që e afrojnë robin tek Allahu i madhëruar.

Njëherit, pejgamberi alejhi selam, na nxit në hadithet dhe udhëzimet e tij nê lidhjen me moralin, ku thotë: “Më i zgjedhuri (dalluari) nga ju është ai që është më i moralshëm.” (Mutefekun alejhi: Buhariu dhe Muslimi).

Gjithashtu, thotë: “Nuk ka diçka qê do peshoje më shumë tek peshorja e robit musliman në ditën e llogarisë, sesa morali i mirë.” (Tirmidhiu).

Allahu na furnizoftë neve dhe juve me moral të lartë, zemër të sinqertë, gjuhë përkujtuese (që bën dhikër Allahun) dhe vepra të pranuara.

Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem.

Shejh Husejn Ibn Muhamed Esh Shemri

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË