Arhiva MujoreAugust 2016

0 4674

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Me të vërtetë, numri i muajve te Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, prej ditës që i ka krijuar qiejtë dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë; ky është besim i drejtë. E, në këta, mos i bëni vetes zullum! Por luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Të dini, se Allahu është me ata që ruhen nga mëkatet.” (Teube; 36 ).

Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun!” (El Fexhr; 1 – 3 ).

Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja.” (El Maide; 3 ).

Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!” (Nurê; 31)

E ata, të cilët kanë dhënë mundin për të mirat Tona, Na, me siguri do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë. Allahu, me të vërtetë, është me të mirët!” (Ankebut, 69).

Që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!” (Haxh: 28 ).

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:”Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë(10 ditët e para të muajit DhulHixhe). Andaj, shqiptone sa më shumë tehlilin (fjalën La ilahe ilaAllah), tekbirin (Allahu ekber) dhe tahmidin (Elhamdulilah).” Imam Ahmedi në musnedin e tij.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dita më e madhe tek Allahu është dita e nahrit (dita e therrjes së kurbanave-dita e kurban bajramit), pastaj dita e ballafaqimit me armikun.” Ebu Davudi, Nesaiu, Albani thotë se hadithi është i saktë

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është me e dashur tek Allahu sesa në këtë ditë të DhulHixhes. I thanë sahabët; As Xhihadi (lufta në rrugën e Allahut)? Tha, i dërguari i Allahut; As Xhihadi, përveç nëse del ndokush vetë dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.” Buhariu

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Viti e bën rrotullimin në një formë të njejtë që kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën. Viti ka dymbëdhjetë muaj dhe katër prej tyre janë të shenjtë, tre janë vijnë njëri pas tjetrit (radhazi), si; Dhulka’de, Dhulhixhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb gjendet mes Xhumades dhe muajit Shaban.” Buhariu

Hafidh Ibn Haxher el Askalani, rahimehullah, thotë: “Ajo që nënkuptohet në hadithet profetike si shkak i veçimit të këtyre dhjetë ditëve të para të Dhulhixhes, është se në këto ditë mbildhen adhurimet më të rëndësishme dhe më me vlerë tek Allahu, siç janë; Agjërimi i ditës së arafatit dhe ditëve të tjera të muajit dhulhixhe, dhënia e sadakasë, kryerja e haxhit, etj. Ndërsa ditëve të tjera të vitit nuk ndodh ky bashkim i adhurimeve.”

Disa dobi nga kjo hutbe e shkurtër:
1. Muslimani duhet të kujdeset për kryerjen e veprave të mira, të largohet nga urrejtja dhe xhelozia, ta pastroje zemrën e tij nga mëkatet, sidomos në kohrat e çmuara të cilat i ka zgjedhur dhe veçuar Allahu, xhele ue ala.
2. Allahu e krijoi tokën, por Mekën e bekuar e bëri të shenjtë. Allahu krijoi ditët dhe netët, por dalloi muajin e Ramazanit, ditën e xhuma prej ditëve tjera, njashtu dalloi edhe dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe.

3. Muaji dhulhixhe është ndër muajt e shenjtë të veçuar nga Allahu, xhele ue ala, ndër muajt të tjerë të shenjtë, zgjodhi edhe Dhulkaden, Muharremin dhe muajin Rexheb.
4. Mendimi i shumicës së dijetarëve është se dhjetë netët për të cilat Allahut betohet në Kur’an, janë dhjetë ditët e para të dhulhixhes, i këtij mendimi është edhe Ibn Kethiri, rahimehullah.
5. Shtimi i veprave vullnetare gjatë këtyre ditëve të begatshme të dhulhixhes.
6. Pendimi nga mëkatet, ngase mëkatet janë shkak që robi mos të përfitojë mëshirën e Allahut, dashurinë dhe kênaqësinë e Tij.
7. Madhërimi i Allahut në këto ditë, ngase madhërimi i Allahut është nga adhurimet më madhore dhe më të dashura tek Allahu.
8. Kryerja e haxhit për ata që kanë mundësi.
9. Agjërimi i ditës së arafatit.
10. Veçimi i ditëve të dhulhixhes me lexim Kur’ani, dhikêr, lutje, istigfar, vizitë farefisitë, etj.
11. Prerja e kurbanit si dhe prezentimi në faljen e namazit të Bajramit.

Përgatiti: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2348

Pyetje: A është vërtetuar se pejgamberi alejhi selam ka bërë ndonjë dua të caktuar në çdo rrotullim të tavafit të Haxhit ose Umres?

Përgjigje: Nuk vërtetohet nga pejgamberi alejhi selam se ka bërë dua të caktuar në çdo rrotullim të tavafit.

Ka ardhur në sunenin e Ebu Davudit se pejgamberi alejhi selam ka thënë mes dy këndëve (shtyllave), mes këndit të jemanit dhe gurit të zi: “Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” (Suneni i Ebu Davudit: 1892)

Pra, muslimani lutet gjatë kryerjes së tavafit me lutje të cilët i bëjnë hajr atij në dynja dhe ahiret, lutje me të cilat ai dëshiron të lutet për veten e tij, si dhe e angazhon veten e tij gjatë tavafit duke bërë dhikër dhe duke lexuar Kur’an.

Gjithashtu, ka ardhur në sunenin e Tirmidhiut dhe Nesaiut nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i këmaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Tavafi rreth qabes është namaz-ibadet, andaj pakësoni fjalët tuaja gjatë tavafit.” (Suneni i Tirmidhiut – 960 Suneni i Nesaiut: 2822 Suneni i Darimiut: 1841).

Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1342

Pyetje: A lejohet kryerja e haxhit nga më shumë se dy persona në të njejtin vit për të vdekurin?

Përgjigje: Po, lejohet kryerja e haxhit nga më shumë se dy persona në të njejtin vit për të vdekurin. Por, me kusht që ata që dëshirojnë kryerjen e haxhit për të vdekurin, së pari të kenë kryer haxhin për vete.

Mirëpo, ne ju kishim sygjeruar që do mjafton njëri nga ta, ta kryej haxhin për të vdekurin, e paratë e të tjerëve që dëshirojnë ta kryejnë haxhin për të vdekurin shpërndajini sadaka, kjo është më e udhës të veprohet.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave. Fetuaja, nr. 22285

Antarët e komisionit: Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan Abdullah Ibën Ali er Rukban Ahmed Ibën Alij Sejr el Mubareki Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1285

Pyetje: Unë e kam kryer  haxhin disa herë, së bashku me fëmijët e mi. Këtë vit dëshirojmë të shkojmë në haxh përsëri, por jemi me dy mendime. Duam ta dimë se: A është më mirë ta kryejm haxhin vullnetarë apo paratë e haxhit vullnetarë t’i dhurojmë tek shtëpitë botuese për botimin e librave islam në gjuhë të ndryshme, në mënyrë që këto libra t’i shpërndajmë në vendet në të cilat nuk njihet fare islami, cila vepër është më e mirë në këtë rast sipas mendimit tuaj?

Përgjigje: Mundesh të zgjedhësh njërën nga këto dy vepra, ato të cilat i ceket ju në pyetje, kryerja e haxhit vullnetarë apo botimi dhe shpërndarja e librave.

Sidoqoftë, ne jemi të mendimit që botimi dhe shpërndarja e librave të dobishme është më me vlerë sesa kryerja e haxhit vullnetarë. Ngase, haxhi është shpërblim dhe interes i veçant për ty, kurse shpërndarja dhe botimi i librave është shpërblim dhe interes gjithëpërfshirës.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave. Fetuaja, nr. 22176

Antarët e komisionit: Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan Abdullah Ibën Ali er Rukban Ahmed Ibën Alij Sejr el Mubareki Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh.

Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 4804
  • Allahu, xhele ve ala, thotë: “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar; ai që e obligon veten të kryejë haxhin, nuk duhet të ketë marrëdhënie me gruan dhe as nuk duhet të bëjë grindje e sharje. Ndërkaq çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Dhe furnizohuni me gjërat që u nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë është të largoheni nga të lypurit (në haxhillëk). Prandaj druani prej Meje or mendar! (El Bekare; 197).

    Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut.” (El Bekare; 196).

    Allahu i ka obliguar njerëzit, ata që kanë mundësi t’i përballojnë rrugës, ta vizitojnë (haxhillëk) këtë Faltore.” (Ali Imran; 197).

    Dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty – në këmbë dhe (duke shaluar) në çfarëdo deve; duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta. Që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!” (El Haxh: 27-28).

    Transmeton Ibn Omeri, radijAllahu anhuma, se ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem, duke thënë; “Është ngritur Islami mbi pesë shtylla; 1. Dëshmia se nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë pos Allahut, xhele ue ala dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij. 2. Falja e namazit. 3. Dhënia e zekatit. 4. Kryerja e Haxhit dhe 5. Agjërimi i ramazanit. (Mutefekun alejhi).

    Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë; “O ju njerëz! U është bërë obligim haxhi, andaj kryeni atë! Një njeri tha; A çdo vit, o i dërguar i Allahut, e përsëriti tre herë! I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, tha; Sikur t’u thosha po, do t’u obligohet, por nuk dot mundit ta kryenit atë çdo vit.” (Muslimi).

    “Haxhi është obligim vetëm njëherë gjatë jetës, nëse dikush e kryen më shumë se njëherë, atij i llogaritet si vullnetarë.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe).

    Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se e pyetën të dërguarin e Allahut, Muhamedin salAllahu alejhi ue selem, se cila janë veprat më të rëndësishme? Tha; Besimi në Allahun dhe në Pejgamberin e Tij. Më pas e pyetën prap; E pastaj cila? Tha; Lufta në rrugën e Allahut. Prap u pyet; E pastaj cila? Tha; Haxhi që kryhet sipas normave (dispozitave sheriatike), pa gabime dhe që pranohet tek Allahu.” (Buhariu).

    “Shpejtoni në kryerjen e haxhit, ngase ju nuk e dini se çka do t’ju ndodhë nesër.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Albani e saktësoi në; Irvaul Galil, 990).

    Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai i cili e kryen haxhin xhe nuk ofendon e as nuk shkakton grindje, i tilli do të kthehet nga haxhi sikurse atë ditë kur e ka lindur nëna e tij.” (Buhariu; 2/209, Muslimi; 1350).

    Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë; “Umreja deri në umren tjetër është shlyese për mëkatet që janë bërë mes tyre, kurse për haxhin mebrur (të pranuar) nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.” (Buhariu; 1773, Muslimi; 1349).

    Transmetohet se Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë; E pyeta të dërguarin e Allahut se a ka xhihad për gratë? Tha; “Po ka xhihad për gratë, xhihad në të cilin nuk ka mbytje dhe dyluftim; Ai (xhihad për gratë) është haxhi dhe umreja.” (Ahmedi, Ibn Maxhe, Ibn Haxheri e saktësoi: Bulug el Meram; 728).

    Dobitë nga kjo hutbe e shkurtër;
    1. Haxhi është bërë obligim në vitin e nëntë hixhri.

    2. I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, e ka kryer vetëm njëherë haxhin.
    3. Haxhi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët kanë kushtet materiale dhe janë shëndosh dhe psiqikisht mirë.
    4. Haxhi është adhurim i cili përfshinë të gjitha adhurimet, siç janë adhurimet e zemrës, e gjuhës, trupit dhe përmes sadakasë (pasurisë).
    5. Haxhi ishte obligim edhe për popullin e Ibrahimit, alejhi selam.
    6. Haxhi është nga adhurimet më madhore, ngase ai ngërthen në veten e tij shumë vlera dhe dobi.
    7. Allahu, ia falë mëkatet haxhilerëve dhe umrexhive, nëse ata kryejnë haxhin dhe umren si ka porositur Allahu.
    8. Kush ka mundësi ta kryej haxhin dhe e vonon kryerjen e tij, i tilli duhet të pendohet tek Allahu.
    9. Furnizimi më i mirë për haxhilerët është devotshmëria.
    10. Grave u lejohet shkuarja në haxh, nëse ato kanë mahrem i cili i shoqëron ato gjatë udhëtimit.
    11. Haxhi është një prej shtyllave të Islamit.
    12. Realizimi i Teuhidit gjatë ritualeve të haxhit dhe umres, është qëllimi më madhorë.
    13. Takimi, njohja mes muslimanëve në Haxh dhe Umre.
    14. Uniteti gjatë kryerjes së ritualeve të haxhit, në një vend, në një kohë dhe në një qëllim të caktuar.
    15. Haxhi obligohet vetëm njëherë gjatë jetës, nëse ekzitojnë mundësitë, materiale, shëndetësore.
    Dhe dobia e fundit;
    Për t’u falur mëkatet haxhilerëve dhe umrexhive dhe për ta fituar xhenetin e Allahut, duhet plotësuar këto kushte;
    1. Të kryhet haxhi dhe umreja sinqerisht për Allahun.
    2. Largimi nga polemikat dhe debatet e kota në haxh dhe umre.
    3. Të jetë pasuria nga fitimi hallall.
    4. Të kryhet haxhi dhe umreja sipas sunetit të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem.

    Allahu ua pranoftë haxhin dhe adhurimet e bëra gjatë këtyre muajve të shenjtë haxhit.

    Allahu e dinë më së miri!

    Përgatiti dhe ligjeroi: Suad Shabani

    Burimi: albislam.com

0 1396

Umetin islam në këtë kohë e kanë goditur mundime, belara dhe sprova të madha, që nga prishja e tekfirizmi, bombardimet e shkatërrimet, frika dhe terrorizi, vrasja e të pafajshmive, ngjallja e fatkeqësive të verbëra, shkëputje të unitetit islam, duke u luftuar ithtarët e saj. Nuk ka asnjë hamendje për një të mençur se ajo që po ndodh në skenën e sotme në rruzullin tokësor është një nga krimet monstruoze të cilat nuk janë të pranuara fetarisht e as logjikisht, as nga natyrshmëria e njeriut, e as etikës morale, as edukatës, për shkak se ajo është një vepër e ndaluar dhe vepër penale dhe një akt terrorist flagrant.

Sa është dëtuar feja dhe muslimanët, posaqërisht dijetarët e për reformatorët! Sa është dëmtuar thirrja e punët e mira për shkak atyre lëvizjeve! Sa përfitime të armiqve realizuan ata?!

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, cilësitë e këtij grupacioni të dalë nga islami, e të ngjashmit me ta,sip është në ditët tona Isis, e grupacionet tjera të devijuara, me ideologjitë e tyre të gabuara, e veprimet ekstreme, këta e marrin tekfirizmin si rrugë për të lejuar gjakrat e muslimanëve, pasuritë e nderin e tyre.

Ata nuk bëjnë dallimin mes kufrit të madh dhe kufrit të vogël, dukë konsideruar renegat çdo secilin që del nga grupacioni i tyre, shpallin për jobsimtar edhe individin pa i marrë parasysh rregullat fetare, shpallin për jobesimtar çdo secilin që kudërshton metodologjinë e tyre e lufton kundër tyre. Ata pohojnë pandërprerë injorancën e shoqërive muslimane, njashtu e konsiderojnë hallall vrasjen e atyre që u është dhënë besë, e të cilët kanë marrëveshje duke u argumentuar se janë jobesimtarë, kështu duke i hudhur për murri argumentet fetare e sunetin pejgamberik.

Me të vërtetë, është dhunti e plotë nga ana e Allahut, dhe një mëshir për umetin islam, tregimi për ngjarjet me të cilat do ballafaqohet umeti, që nga dërgimi i të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, e deri në ditën e Kiametit, sqarimin e gjërave që rezultojnë nga ato ngjarje si përçarja, grupacionet, vrasja e tekfirizmi, si dhe sqarim të metodave efikae për mrojtje dhe shpëtim nga dëmet, të këqijat e pasojat.

Prej haditheve që flasin për këtë grupacion të devijuar, janë:

Fjala e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: “Do të ketë prej jush që ta përçmojnë namazin e tyre para namazit që bëjnë ata, dhe agjërimin para agjërimit të tyre.” (Buhariu & Muslimi)

Ibn Haxheri ka thënë: “Ata emërtoheshin si “kurra” (lexues të Kuranit), sepse ata ishin shumë të zellshëm në leximin e tij dhe në adhurim, por se ata e interpretonin Kuranin jo sipas qëllimit të tij; nuk pranonin mendim tjetër nga ai i tyre dhe sfiliteshin në asketizëm, në përqendrimin në adhurim, etj.” (Fethul bari)

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, gjithashtu na ka lajmëruar se ata thonë fjalë të mira dhe shfaqin thirrje për tek e vërteta: “Thonë fjalë të mira, por veprojnë gabim.” (Ahmedi, Ebu Daudi) “Thonë fjalë të hakut, por nuk ua kalon gurmazin.” (Ahmedi)

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, për hauarixhët ka thënë: “Në mes jush do të ketë të atillë që bëjnë adhurim dhe sfiliten, aq sa njerëzit do të habiten prej tyre dhe ata do të habiten me veten; dalin nga feja si shigjeta nga gjahu.” (Ahmedi)

Ky grupacion përdor metoda të dryshme për të arritur tek të rinjtë musliman, posaçërisht që janë të ri në moshë:

  1. Duke përdorur mjetet e komunikimit social, lojërat e internetit, video inçizimeve të cilat përmbajnë pamje dhe zëra të cilat i afrojnë ata që njerëzit t’i duan.
  2. Përkujdesi i tyre për të mbushur zemrat e të rinjëve me zemërim ndaj prijësave musliman, dhe atë duke u sjellur keq me ta, duke përmendur për ta gjëra që nuk janë të vërteta, e duke shpifur për ta në ndejat e tyre.
  3. Përkujdesi për të mbushur zemrat e të rinjëve me urrejtje ndaj dijetarëve, për mos marrje prej tyre, duke i fyer, e përçmuar që njerëzit të ikin prej tyre.
  4. Përkujdesi për të mbushur zemrat e të rinjëve me urrejtje ndaj shoqërisë, dhe atë duke shfaqur vetëm të këqijat e gjërat negative, pa përmendur diç nga gjërat pozitive.
  5. Përkujdesi i tyre për të larguar të rinjtë nga të afërmit e tyre, nga prindërit, vëllezërit, mixhallarët, e djallarët, në mënyrë që të mos ndikohen nga fjalët e tyre që janë të bazuara në urtësi, përvojë dhe largim nga dyshimet e epshet.

Keni frikë o ju të rinj musliman, përmbajuni mesatarisë dhe drejtësisë, keni kujdes nga mashtrimet e tyre, e të shkoni pas verimeve të tyre, merrni nga dijetarët e thelluar në dije, këmbët e të cilëve janë vjetruar në dije, jet e tyre u ka kaluar në arritje të dijes, pozita e tyre në umet është ngruitur me atë q u dha Allahu i Madhëruar, nga dija, urtësia, maturi e durim. Duke studijuar pasojat e gjërave, veçanërisht në kohët që tani po jeton umeti islam, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Njerëzit do jenë të mirë, të përmbajtur përderisa u jipet dija nga shokët e Muhamedit, dhe dijetarët e mëdhenj prej tyre, e kur ti jipet nga të vegjlit, do shkatërrohen.”

Të keni në dijeni se armiqt e islamit ju përgatisin pritë, andaj keni kujdes, gjithashtu fetvatë e njerëzve të devijuar, e me ideologji të gabuar, ata dëshirojnë që t’ju shkatërrojnë, e të tërheqin dhuntitë e Allahut në të cilat ju silleni dit e nat, si siguria, mirëqenia, të mirat jetëore, uniteti shoqëror, etj.

O besimtarë! – bindjuni Allahut dhe Pejgamberit të Tij, mos u shmangëni nga Ai, se ju dëgjoni (Kur’anin), e mos u bëni si ata që thonë: “E kemi dëgjuar!” – por ata, (në të vërtetë) nuk e kanë dëgjuar.  Krijesat më të këqia te Allahu janë ato që janë shurdhë dhe memecë, të cilët nuk duan të kuptojnë. Sikur Allahu të dijë ndonjë të mirë të tyre, Ai do t’u jepte të dëgjuarit; por, edhe sikur ta kenë, ata do të shmangen dhe do të largohen nga besimi.” Enfal, 20-23.

Abdullah Tajar

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 4371

Prej rregullave me rëndësi dhe bazave të dobishme në kuptimin e emrave të bukur të Allahut, është se emrat e bukur të Allahut dhe atributet e Tija hyjnore janë të veçanta për Të, që i përshtaten madhërisë, përkryerjes e madhështisë së Tij, ashtu siç thotë Allahu: “Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë me to (dhe lutjuni).”

Përvetësimi i emrave si të Tija, tregon se ato janë të veçanta për Të, për këtë Allahu emërtoi veten me emra dhe njashtu emërtoi atributet e Tija me emra, e këto emra ishin pra të veçanta, nuk është ortak në to askush tjetër, ska rival, as të ngjashëm, as të barabartë e as të njejtë. Ndodh që Allahu i Madhëruar të ketë emërtuar disa prej krijesave të Tija me emra të veçanta për ta që u referohen atyre, aneksimi i këtyre emrave tregon për veçimin e tyre me ato emra, dhe ato i përshtaten gjendjes, mangësisë e dobësisë së tyre. Këto emra janë të ngjashëm me emrat e Allahut poqëse përjashtohen nga pronësimi e veçimi i tyre, ngaqë nuk kuptohet prej pajtueshmërisë së emrave pajtueshmëria edhe në kuptimet reale të emrave dhe të emërtuarve.

Kjo do bëhet e qartë në shembujt e mëposhtëm, me çfarë do shpjegohet qëllimi dhe shfaqet synimi.

Allahu i Madhëruar ka quajtur vetem “el Haj” i Gjalli, Allahu thotë: “Allahu është – s’ka tjetër zot përveç Tij, Ali (i cili) jeton përgjithmonë dhe zotëron (mbi të gjitha krijesat)!.” Njashtu ka emërtuar disa nga krijesat e Tija të gjallë, thotë: “Dhe kush mund të nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli?.” Junus, 31.

Ky emërtim nuk është si ai i mëhershëm, sepse fjala e Allahut (El Hajj) është emër i përveçëm që i takon Madhërisë së Tij, ndërsa fjala e Allahut: “nxjerrë të gjallin nga i vdekuri.” është emërtim i një të gjalli prej krijesave, ashtu siç i takon. Këto dy emra nënkuptohen si të njejta poqëse ndahen nga aneksimi, si dhe nëse veçohen në kuptimin e njohur të jetës që është e kundërta e vdekjes.

Por në rast të aneksimit e përcaktimit, në këtë rast secilit të emërtuar me këtë emër, nënkuptohet në atë mënyrë siç edhe u takon.

Pra emri “i Gjalli” i aneksuar në Allahun është një jetë e veçantë për të, ashtu siç i takon Madhërisë dhe Përsosmërisë së Tij, e që është një jetë e përkryer, jo e paraprirë me asgjë (mosekzistim), e as që e prinë zhdukja, humbja, nuk përmban asnjë të metë, e dobësi, as që përmban kotje e gjumë, jetë e cila ngërthen në vete cilësi absolute e atribute madhështore.

Ndërsa jeta e aneksuar në krijesat, është një jetë e veçantë për ta, e cilësuar me dobësi, të meta për arsye se janë krijesa, është një jetë e paraprirë me asgjë, ashtu siç thotë Allahut: “Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar).” Insan, 1.

E cila shpien në vdekje e shkatërrim, siç thotë Allahut: “Çdo gjë, pos Tij, është e destinuar të shkatërrohet.” Kasas, 88.

E shoqëruar me dobësi, siç e përshkruan Allahu: “e njeriu është krijuar si qenie e pafuqishme.” Nisa, 28.

Allahu i Madhëruar ka emërtuar Veten “el Alim” i Dijshmi, siç është në ajetin Kuranor: “Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.” Enfal, 61.

Njashtu disa nga krijesat e Tija janë të emërtuar të dijshëm, Allahu thotë: “dhe e sihariquan atë (se do t’i lindë) një djalë i dijshëm.” Dharijat, 28. Këtu është për qëllim Is’haku, alejhi selam.

Dija e Allahu është e veçantë për Të, Ai është i gjithdijshmi, që nuk i paraprinë dijes së Tij mosdija, e as që i bashkangjitet harresa e as që e godet ndonjë e metë, përdallim nga dija e njeriut, që është një dije e mangët “e juve u është dhënë vetëm pak dijeni (se dijenia e plotë është vetëm e Perëndisë).” Isra, 85.

I paraprinë injoranca: “Allahu u ka nxjerrë juve nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë.” Nahl, 78.

E përbërë nga mangësitë e dobësia: “ka disa prej jush që arrijnë kufijt më të ulët të jetës (pleqërisë) që (më vonë), të mos kuptojë asgjë, nga ajo që ka ditur.” Nahl, 70.

Allahu e ka emërtua Veten “El Halim” Përdëllimtar (i Urtë, i Butë, i Dhimbshëm), siç qëndron në fjalën e Allahut: “Ai, me të vërtetë, është i butë dhe falës.” Isra, 44.

Njashtu disa nga krijesat e tija janë të emërtuar si të urtë, siç është fjala e Allahut: “Dhe Ne e sihariquam atë me një çun të urtë.” Safat, 101. I cili në ajet është për qëllim Ismaili, alejhi selam.

Pra emërtimi i dytë nuk është si i pari.

Ka emërtuar Veten “El Besir” Vështruesi, “Es Semi’” Dëgjuesi, Allahu thotë: “Allahu ju urdhëron që detyrat e besueshme t’ua besoni atyre që janë të denjë për to dhe kur të gjykoni në mes njerëzve – gjykoni drejt; Allahu, në të vërtetë, ju këshillon mrekullueshëm. E, Perëndia me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët.” Nisa, 58.

Njashtu ka emërtuar disa prej krijesave të Tija me këto dy emra, Allahu thotë: “Ne e kemi krijuar njeriun nga një farë e përzier (spermës); për ta provuar, dhe e bëmë atë që të dëgjojë dhe të shoh.” Insan, 2.

E dëgjimi e vështrimi i Allahut nuk është i njejtë me atë të krijesave.

Allahu ka emërtuar Veten, Falës, i Mëshirshëm, Sundues, i Fuqishmi, etj.

Njashtu Allahu atributet e Tija i ka emërtuar me emra, por edhe disa cilësi të krijesave ka emërtuar ngjashëm me to, Allahu thotë: “Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç asaj që Ai ka dashur t’ua tregojë.” Bekare, 255.

të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij.” Nisa, 166.

furnizimin e jep vetëm Perëndia, i Fuqishmi, i Paluhatshmi!.” Dharijat, 58.

Vallë a nuk shohin ata se Perëndia që i ka krijuar, është më i fuqishëm se ata, – e ata i kanë mohuar argumentet Tona..” Fusilet, 15.

Dhe ka emërtuar cilësitë e krijesave , dije, fuqi, Allahu thotë: “u është dhënë vetëm pak dijeni.” Isra, 85. “e mbi çdo të ditur ka edhe më të ditur.” Jusuf, 76. “Allahu është ai që ju ka krijuar prej një dobësie, pastaj – pas dobësisë, u ka bërë të fuqishëm, e ju ka bërë – pas fuqisë të dobët dhe pleqë; Ai krijon çka të dojë; Ai është i Plotëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë.” Rum, 54.

E që ka dallim dija nga dija e Allahut, fuqia nga fuqia e Allahut.

Allahu ka përshkruar Veten me cilësinë e dëshirës, po ashtu ka cilësuar krijesat e Tija me dëshirë, Allahu thotë: “për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Allahu, Zoti i gjithë botërave!.” Tekvir, 28-29. Dhe ka thënë: “Kjo, me të vërtetë, është këshillë, e kush të dojë, ndjekë rrugën që shpie te Zoti i tij, – por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Allahu – se, Allahu, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.” Insan, 29-30.

E shumë shembuj tjerë, që janë të shumta në Kuranin Famëlartë, për çfarë e kemi obligim që t’i pohojmë ashtu siç Allahu i ka pohuar për Veten e Tij prej Emrave dhe Atributeve, dhe të mohojmë ngjasimin e Tij me krijesa.

Andaj ai i cili thotë se Allahu nuk ka dije, nuk ka fuqi, nuk dëshiron, ai është një mohues i emrave dhe  atributeve të Allahut. Ai i cili thotë se dija ime është po si dija e Allahut, dëshira ime njejtë si dëshira e Allahut, ai është një përngjasues (mushebih).

Ndërsa e vërteta është të thuhet se ne pohojmë emrat dhe atributet e Allahut, pa i ngjasuar ato, duke i cilësuar si të përkryera, duke mos i mohuar, për arsye se pajtimi i tyre në emërtime nuk nënkupton pajtimin në realitete, siç u bë e qartë më herët.

AbduRrezak ibn AbdulMuhsin el Bedr

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 3893

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR. 42

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tregon se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë:
“O biri Ademit! Përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do t’i fali të gjitha mëkatet dhe aspak nuk mërzitem për këtë.
O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj ti kërkon falje (bën istigfar) prej Meje, Unë do t’i falë mëkatet.
O biri Ademit! Nëse më vjen tek Unë me mëkate sa madhësia e tokës, por më takon Mua pa më bërë asgjë shirk, atëherë Unë do të vijë me po aq falje.”

(Shënon: Tirmidhiu: 13/59-60(kapitulli mbi lutjen) dhe thotë se hadithi është hasen sahih).

Komentimi i hadithit: Të nderuar vëllezër: Në këtë hadithë njoftohemi dhe mësojmë mëshirën e gjerë dhe të madhe të Allahut, xhele ue ala.

Mësojmë se Allahu i falë të gjitha mëkatet nga të cilat nuk mund të shpëtojë asnjëri nga ne pa i vepruar.

Në këtë hadithë mësojmë tre shkaqe, prej shkaqeve të pranimit të pendimit dhe faljes së mëkateve nga Allahu, xhele ue ala.

E, ato shkaqe janë:

1. Lutja e drejtuar Allahut duhet të jetë me sinqeritet dhe prezentim të zemrës në çastet e lutjes, duke thënë: O Allahu im, më falë, më prano pendimin.

2. Shpresa se Allahu do t’ia pranojë pendimin, do t’ia falë mëkatet dhe mos’humbja e shpresës nga Mëshira e Allahut.

3. Largimi i tërësishëm dhe mosnjëllosja e njeriut me shirkun e madh dhe të vogël.

Këto tre shkaqe dhe shumë shkaqe tjera, janë sebeb që Allahu përmes tyre i falë të gjitha mëkatet, sado qofshin të shumta ato, apo edhe edhe ta arrijnë ato kupën e qiellit, nëse robi i kthehet Allahut me pendim të sinqertë dhe i plotëson kushtet e pendimit, nuk ka aspak dyshim se Allahu ia pranon pendimin dhe ia falë të gjitha mëkatet e vepruara më parë.

Njashtu, nëse robi e takon Allahun e Madhëruar në ditën e Gjykimit me mëkate sa madhësia e tokës, por e takon Allahun pa i shoqëruar asgjë Atij në adhurim, atëherë Allahu do t’i vijë me po aq falje, bile do t’ia shndërrojë të gjitha veprat e këqija në vepra të mira.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Në qoftë se ju i shmangeni gabimeve të mëdha, që u janë ndaluar juve. Na do t’ju mbulojmë gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiejmë në (një) vend të mrekullueshëm (në xhennet).” (Nisa: 30).

Shiko vëlla i nderuar sesa e madhe është mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, çfarë të shtyn të mos pendohesh dhe të mos i kthehesh sinqerisht Allahut dhe ta adhurosh atë ashtu siç kërkon Ai, xhele ue ala.

Dije vëlla i nderuar, se përderisa ti i lutesh Allahut me sinqeritet, t’i do të dalësh fitues, dhe do të fitosh njêrën nga këto tre gjërat:
1. Ose do të jap Allahu atë për të cilën e ke lutur.
2. Ose do të largojë njê bela(sprovë) për aq sa ka qenë lutja dhe istigfari jotë.
3. Ose do ta vonojë lutjen dhe istigfarin tënd deri në ditën e gjykimit, atë ditë ku do të jemi mêse të nevojshëm pêr faljen dhe mëshirën e Allahut.

Ti je fituesi në çdo gjendje nëse i lutesh dhe i kthehesh sinqerisht Allahut, andaj ji i vëmendshëm, mos u huto, mos e anashkalo lutjen dhe istigfarin për veten, familjën dhe muslimanët në përgjithësi.

Pastroje dhe ruaje veten tënde nga çdo njëllosje e shirkut të vogël dhe të madh.

Lus Allahun të na dhurojë të gjithë neve dhe juve përfundim të mirë, të na fus në Xhenetet e Tij, të na zgjerojë gjoksat dhe zemrat tona dhe të na falë të metat dhe lëshimet tona, me të vêrtetë Allahu është i Mëshirshëm dhe Falë shumë.

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

Autorë: Husejn bin Muhamed esh Shemri.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani Medine

Burimi: albislam.com

0 2644

Rreth tregimit mbi Musain , alejhi selam, në disa ajete Kuranore ka nevojë për një sqarim të kuptimeve, dhe largim të dyshimeve të cilat bien në kundërshtim me qëllimin e kuptimin e sakt të atyre ajeteve, prej tyre janë:

Fjala e Allahut: “e babën e kemi fort plak.” Kasas, 23.

Në kontekstin e këtij ajeti rreth Musait, alejhi selam, është përmendur udhëtimi i tij deri në Medjen, takimi i tij me dy vajzat, të cilat po mbushnin ujë. Komentuesit e Kuranit janë ndarë në mendime se për kë bëhet fjalë për plakun në ajet: Kush është ai? Mendimi i parë thonë se ai ka qenë Shuajbi, alejhi selam, i cili ishte dërguar tek banorët e Medjenit. Të këtij mendimi janë shumica e komentuesve të Kuranit, këtë e ka pohuar edhe Hasan el Basriu, e të tjerë,  trasnmeton edhe ibn Ebi Hatim.

Të tjerët thonë se: Shuajbi, alejhi selam, ka jetuar në një kohë të gjatë para Musait alejhi selam, për arsye se ai i tha popullit të tij: “por edhe populli i Lutit nuk është larg prej jush.” Hud, 89.

Ndërsa shkatërrimi i popullit të Lutit, alejhi selam ka ndodhur në kohën e Ibrahimit alejhi selam, kjo konfirmuar me ajet Kuranor. Me këtë bëhet e ditur periudha e gjatë kohore mes Musait, alejhi selam dhe Ibrahimit, alejhi selam, që parashikohet të jetë diku rreth katërqind vite. Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Mendimi më i fortë është se ai nuk ka qenë Shuajbi, alejhi selam, ngase po të ishte Musai alejhi selam tek ai, sigurt që do përmendej në ajetin Kuranor, e ajo që përmendet në disa hadithe se ai ka qenë Shuajbi, alejhi selam, zingjiri i atyre haditheve nuk është i vlefshëm. Edhe në librat e beni israilëve përmendet se ky njeri e ka pasur emrin Thebrun”, ibn Kethiri përmend edhe thënie të tjera në atë se kush ka qenë ku njeri, e për në fund thotë: “Më e sakta është se kjo çështje nuk bëhet e ditur pos se me tekst të sheriatit, ndërsa nuk ka asnjë tekst që argumenton këtë.” Atë që e përmend ibn Kethiri aludon se mendimi i shumicës së komentuesve të Kuranit se ai plaku ka qenë Shuajbi, alejhi selam, nuk është i sakt, për arsye se kjo çështje njihet vetëm me citat sheriatik, në çrast mungon citati.

Fjala e Allahut: “E, vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë (i gjorë) dhe i cili mezi mund të shprehet?.” Zuhruf, 52

Këtë e ka pohuar Faraoni, një gënjeshtër e shpifje e qartë, për çfarë inati dhe mosbesimi i tij e shpiu atë ta thotë këtë, duke shikuar në Musain, alejhi  selam, me sy jobesimtari dhe keqbërësi, e Musai, alejhi selam ishte i nderuar, i respektuar, i bukur në fizionominë e tij, me çfarë habiste sytë e të tjerëve që kanë sy e mendje të shëndoshë. Fjala e tij: “i cili mezi mund të shprehet.” Njashtu është një shpifje, edhe pse gjuha e Musait, alejhi selam, që kur ishte në fëmijëri, ishte e dëmtuar me gacë zjarri, për çfarë kishte kërkuar nga Allahu i Madhëruar që t’ia largoj nyjen e gjuhës, që ta kuptojnë njerëzit, dhe Allahu ia kishte plotësuar lutjen e tij: “Të është dhënë ty ajo që kërkove, o Musa!.” Taha, 26.

Musai, kërkoi nga Allahu t’ia largoj çdo pengesë të kumtimit e kuptimit, për arsye se të metat fizike që nuk janë vepër e robit, për to nuk qortohet ai, e Faraoni edhe pse kuptonte, kishte mendje që logjikon, ai këtë e dinte, por ai me këtë dëshironte të krijonte një propagandë tek ithtarët e tij për arsye se ishin injorantë të çmendur.

Fjala e Allahut: “vulosi zemrat e tyre.” Junus, 88.

Kjo ishte një lutje nga Musaiu, alejhi selam, një shfaqje e hidhërimit për hir të Allahut dhe fesë ndaj Faraonit dhe parisë së tij, pasi që i ishte bërë e qartë atij se nuk ka hajr tek Faraoni e ithtarët e tij, njëjtë siç Nuhu, alejhi selam tha: “Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë të qarkullojë në faqe të dheut asnjë mohues, sepse, me të vërtetë, nëse Ti i lë, ata – do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do tëlindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë!.” Nuh, 26-27.

Për këtë, Allahu iu përgjigj Musait, alejhi selam, në këtë lutje, në çrast siguroi vëllain e tij Harunin, për të cilin Allahu tha: “(Perëndia) tha: “U pranua lutja e ju të dyve! Qëndroni ju dy dhe kurrsesi mos ndiqni rrugën e të padijshmëve!.” Junus, 89.

Fjala e Allahut: “A, tani (po beson) e më parë ishe rrebel dhe ishe prej ngatërrestarëve?!.” Junus, 91.

Këtë e pohon Allahu i Madhëruar për Faraonin, në këtë fjalë në këtë gjendje ekzistojnë fshehtësi, për të cilat Allahu e informoi të dërguarin e Allahut. Transmeton Imam Ahmedi nga ibn Abasi, radijAllahu anhuma, i cili ka thënë: i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur Faraoni tha: “Besoj se s’ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë të bijtë e Israelit.” Xhibrili më tha mua: “O Muhamed! Po të më shihje, kur kisha marrë një grusht me lloç prej deti, duke ia futur në gojë, nga frika se mos po e kaplon mëshira (e Allahut).” E shënon Tirmidhiu, dhe ka thënë: hadithi është hasen.

Fjala e Allahut: “O Musa! – a ty, në atë tokë gjendet popull i pa mëshirë (dhunues).” Maide, 22.

Disa komentues të Kuranit kanë përmendur disa transmetime rreth gjendjes së beni israilëve, për madhështinë fizionomike të atij populli, ku në mesin e tyre ishte edhe Auxh ibn Unuk ibn Adem, alejhi selam, gjatësia e të cilit ishte tre mijë e treqind e tridhjetë e tre kut! Që është një gjë shumë e çuditshme dhe e panjohur, nuk përmendet si fakt, si dhe është në kundërshtim me atë që përmendet në dy Sahihët se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu krijoi Ademin, gjatësia e të cilit ishte gjashtëdhjetë kut, e më pas njerëzit dalngadalë zvogëloheshin deri në ditët e sotit.” Buhariu dhe Muslimi.

Ata kanë përmendur se ky njeri ka qenë jobesimtar, dhe se ishte kopil, i cili ishte penguar të hip në anije, dhe se tufani nuk kishte arritur as tek gjunjët e tij, e gjithë kjo është një gënjeshtër dhe shpifje, ngase Allahu ka përmendur se Nuhi, alejhi selam, është lutur kundër jobesimtarëve dhe ka thënë: “Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë të qarkullojë në faqe të dheut asnjë mohues.” Nuh, 26.

Allahu thotë: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Allahut, përveç atë që e mëshiron Ai!.” Hud, 43.

Nëse i biri i Nuhit, alejhi selam, u fundos në ujë si jobesimtar, e si atëherë me Auexh ibn Unuk, si një jobesimtar dhe kopil?! Kjo nuk pranohet logjikisht e as fetarisht, njashtu emri i personit Auaxh ibn Unuk, nuk është i konfirmuar.

Fjala e Allahut: “Mbytni djemtë e atyre që kanë besuar në të e lëni të gjalla vajzat e tyre!.” Gafir, 25.

Mund supozohet se kuptimi i këtij ajeti është njejtë me atë që ceket në ajetin tjetër, që është fjala e Allahut “ua mbyste fëmijët mashkuj, e femrat e tyre ua linte në jetë.” Kasas, 4. Pos që e vërteta është ndryshe, siç e përmend këtë edhe Razi: “Kjo është një vrasje tjetër nga ajo që ndodhi në kohën e lindjes së Musait, alejhi selam. Ngase ajo e para ishte në kohën kur falltorët njoftuan për ardhjen e një fëmiju që do ishte armik i tij, e Faraoni urdhëroi mbytjen e gjithë foshnjeve meshkuj, ndërsa kjo kohë ishte pasi që Musai alejhi selam kishte ardhur tek Faraoni, i cili shpalosi mrekullitë e tija të qarta, e në këtë kohë Faraoni urdhëroi të vriten gjithë meshkujt të cilët kishin besuar së bashku me Musain, që të mos rriten në fenë e Musait, e ai të forcohet me ta, që është specifikë e meshkujve përdallim nga femrat, për këtë edhe urdhëroi vrasjen e meshkujve.”

Fjala e Allahut: “(Samirija) u përgjegj: “Unë kam parë atë që nuk e kanë parë ata, – e kam marrë një grusht dhe në gjurmët e (kalit të) Pejgamberit, e atë – e kam hedhur (në stolinë e shkrirë).” Taha, 96.

Shumica e komentuesve të Kuranit kanë mendimi se i “dërguari” i përmendur në ajet është Xhibrili, alelejhi selam, e “gjurmët” e tija është dheu i shputës së kafshës së tij. Por që disa dijetarë të tjerë kanë përmendur: Nuk ka në Kuran pohim të kësaj që kanë cekur komentuesit e Kuranit, ajo që kuptohet qartë nga ajeti është se “i drëguari” i përmendur është Musai, alejhi selam, e “gjurmët” e tija është suneti dhe udhëzimi i tij, me çfarë ai ka urdhëruar. Thuhet: Filani ndjek hapat e filanit, e merr nga gjurmët e tija, kur ai pason rrugën e tij.

Pra kuptimi i ajetit, sipas mendimit të dytë, është se Musai, alejhi selam kur filloi ta qorton Samiriun e ta merr atë në pyetje për çështjen që ai thërriti në devijim, në adhurimin e viçit. Musai alejhi selam e njoftoi atë për dënimin e rëndë që e priste atë në dynja e në ahiret. Raziu, ka thënë: “Dije se kjo thënie është në kundërshtim me atë nga komentuesit e Kuranit, mirëpo është më afër të së vërtetës, për disa arsye…” e më pas ka përmendur katër arsye të cilat e përforcojnë këtë thënie. Kështu mënjanojmë thëniet e komentuesve të Kuranit, për çfarë nuk ka gjë të keqe, për shkak se janë pa asnjë zingjir transmetimesh të vërteta, në përgjithësi janë tregime nga beni israilët.

Fjala e Allahut: “E, vëllai im Haruni, është më i zhdërvjelltë se unë – në të folur, andaj dërgoje me mua atë, si ndihmës timin, që t’i vërtetoj fjalët e mia. Unë, me të vërtetë, frikohem se ata do të më quajnë gënjeshtar.” Kasas, 34.

Nga ky kontekst mund të thuhet se: Cili është qëllimi që Haruni të vërtetoj fjalët e Musait? Zemahsheriu i është përgjigjur kësaj pyetje me atë se: Nga vërtetimi i Harunit, alejhi selam, nuk është për qëllim që ai t’i thotë Musait: Të vërteten e the, apo t’u thotë njerëzve: Të vërtetën e tha Musai, por qëllimi i ajetit është që ai me gjuhë të thotë të vërtetën, të polemizon me jobesimtarët, ashtu siç vepron një njeri i urtë e orator, ky është vërtetim i dobishëm që synohet, njejtë siç vërtetohet fjala me argument, a nuk sheh fjalën e Allahut: “E, vëllai im Haruni, është më i zhdërvjelltë se unë – në të folur.” Kasas, 34.

Fjala e Allahut: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më konsiderojnë gënjeshtar.”  Shuara, 12.

Musai, alejhi selam, iu ankua Zotit të Madhërishën, ngase frikohej nga përgënjeshtrimi i popullit të Faraonit, u ankua për ngushtësinë që e ndjente në zemrën e tij për shkak devijimit që e kishin, për frikën prej tyre që mos ta vrasin kur të takojnë. Kjo nuk nënkupton që ai të ndalet nga zbatimi i shpalljes, apo të arsyetohet për moskumtin të saj. Por është një kërkim ndihme nga Allahu, për bartjen të përgjegjësisë, e kërkim leje nga Ai që ta dërgon edhe Harunin së bashku me të, që ai të jetë një ndihmës në përhaçjen e mësazhit e të jetë zëvendës  i tij në kumtimin e fesë në rast se do vritej.

Fjala e Allahut: “Ai e hudhi atë por ai (shkopi, u bë) gjarpër që zvarritej.” Taha, 20

Shkopinjët të cilat u hodhën në tregimin e Musait, alejhi selam, ndonjë herë janë përshkruar si “hajetun” “gjarpër që zvarritej.” Taha, 20. E ndonjëherë si “thu’ben” “e ai u bë gjarpër i madh.” Araf, 107. E herën tjetër si “Xhen” “E, kur e pa (Musai) atë që po lëvizë si gjarpër.” Neml, 10.

Mund që të parmendohet ndonjë kundërshtim mes këtyre përshkrimeve, por e vërteta është se nuk ekziston asnjë lloj kundërshtimi mes tyre, për arsye se “hajetun” është emër i përgjithshëm për gjitha llojet e gjarpinjëve, për të madhin e të voglin, femër apo mashkull. E “thu’ben” është gjarpëri i madh ndërsa “Xhen” është gjarpër me trup të vogël me lëvizje të shpejta. Disa komentuesi kanë përmendur se sa i madh ka qenë ky gjarpër, dhe se si dukej por që të gjitha ato transmetime janë të dobëta, të cilave nuk u referohet e as që ndërtohet mbi të ndonjë dobi.

Fjala e Allahut: “Dhe, u tubuan magjistarët në kohën e ditës së caktuar.” Shuara, 38.

Komentuesit e Kuranit janë ndarë në mendime për numrin e magjistarëve, disa kanë thënë: Kanë qenë shtatëdhjet e dy, e disa të tjerë kanë thënë se numri i tyre ka qenë më shumë se aq. Është një divergjencë e cila nuk ka peshë, e as që ia vlen të zgjatet shtjellimi i saj.

Burimi: albislam.com / Islamweb.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 2124

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR. 41

Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, se ka thënë: I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Askush prej jush nuk do të besojë, përderisa epshet e tij (pasionet) ta pasojnë atë me të cilën kam ardhur.” (Hadithi është sahih).

Komentimi i hadithit:

Të nderuar vëllezër: Në këtë hadithë i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, na mëson se ai që nuk e pason sunetin e tij, nuk do ta ketë imanin e plotë.

Pra, ai që ndjek dhe pason gjëra (bidate) që nuk janë në përputhje me sunetin profetik, ai nuk është prej atyre që e kanë imanin e plotë, i cili përmendet në hadithë.

Besimtarë i sinqertë i cili llogaritet se e ka përsosur iman e tij, është ai i cili adhurimet i bënë sinqerisht vetëm për Allahun dhe e adhuron Allahun sipas traditës dhe sunetit profetik, e jo sipas epsheve dhe tekave të tij.

Allahu i Madhëruar ka cekur argumente të qarta në Kur’an, në lidhje me obligueshmërin e pasimit të sunetit profetik dhe se nuk guxon asesi muslimani t’i jap përparësi fjalës sê dikujt tjetër nga krijesat para fjalës së pejgamberit, alejhi selam.

Allahu i Madhëruar, në lidhje me këtë, thotë:

Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.” (Ahzab: 36).

O ju që keni besuar! Mos nxitoi para urdhërit (dispozitës) së Allahut dhe Pejgamberit të Tij dhe frikësojuni Allahut! Allahu, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Huxhurat: 1 ).

I nderuari vëlla musliman: Nëse të vjen një urdhër apo ndalesë nga Allahu ose i dërguari i Tij, salAllahu alejhi ue selem, nxito dhe veproje atë që urdhërohesh dhe largohu nga ajo që ndalohesh, dhe bëhu prej të sinqertëve të cilëve kur i vjen një urdhër apo ndales nga Allahu ose i Dërguari i Tij, thonë: “Ata thonë: “Na dëgjuam dhe përulemi, – falna neve o Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi!” (Bekare: 285).

I nderuari vëlla musliman: Mos u bëj si disa njerëz, Allahu i udhëzoftë, njerëz të cilët pasuan dhe ndjekën epshet e tyre dhe kundërshtëm sunetin e pastër profetik.

Ai i cili vepron një gjë të tillë, ai llogaritet pasues i epshit të tij i cili e urdhëron në pasimin e mëkateve dhe bidateve, njerëzit e tillë janë pasues të dynjasë, pasues tê shejtanit.

Andaj, e shohim atë i cili e hanë kamatën, ai nuk e respekton urdhërin e Allahut dhe të dërguarit të Tij, ai i jep përparësi epshit dhe dashurisë së tij për pasuri karshi urdhërit të Allahut dhe të dërguarit të Tij.

Tjetri, i cili kryen imoralitet, gjithashtu kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, vetëm e vetëm pêr ta shfryer epshin e tij në haram. Dhe, shembuj të tillë kemi të shumtë.

Allahu i Madhëruar, thotë: “A e ke parë ti atë, që epshin e vet e ka marrë për Zot!? (Furkan: 43).

E nëse ata nuk të përgjegjen ty, dije se ata ndjekin vetëm pasionin e vet. E, kush vallë, ka humbur më tepër se ai që ndjek pasionin e vet, pa udhëzim prej Allahut? Allahu, me të vërtetë, nuk e udhëzon popullin zullumqarë.” (Kasas: 50).

I nderuari vëlla musliman: Mos u bë prej atyre që tregohen mendjemadh karshi urdhërave të Allahut dhe të dërguarit të Tij, ose të bëhesh përtac karshi tyre, ose të kërkosh rrugëdalje tjetër, vetëm e vetëm për ta kënaqur epshin tënd, si në në çështje të adhurimit të Allahut apo edhe në çështje të tjera.

I nderuari vëlla musliman: Kujdesu për ruajtjen e veprave të mira dhe shpejto në pasimin e gjërave të cilat të ka porositur Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe ta dish se nëse e vepron një gjë të tillë, shpresojmë se je prej atyre që e kanê plotësuar imanin e tyre, ashtu siç kërkon plotësimin e tij Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Lus Allahun që të bëhemi prej pasuesve të denjë të Allahut dhe të sunetit të dërguarit të Tij, Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem.

Allahu e dinë më së mirë, përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem.

Autorë: Husjen Ibn Muhamed esh Shemri

Nga arabishtja: Suad B. Shabani Medine

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË