Arhiva DitoreAug 4, 2016

0 2406

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR.21

Transmeton Ebi Amër Sufjan ose Ebi Amrete Ibn Abdullah eth Thekafij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:

“Thash: O i dërguar i Allahut, më thuaj për Islamin një fjalë pas së cilës s’do kem nevojë të pyes tjetërkënd për të pas teje? Tha: Thuaj: Besova në Allahun dhe pastaj përqendrohu në të (vazhdo me ngulm në të).” (Shënon: Imam Muslimi).

Komentimi i hadithit:

Të nderuar vëllezër! Në këtë hadithë sahabiu i nderuar, Allahu qoftë i kënaqur me të, kërkon nga i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selam, që t’ia mëson një punë të rëndësishme, pas të cilës ai do të përqëndrohet në te gjatës jetës së tij. Kështu ishin sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, ata e pyesnin gjithnjë të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, për gjëra të fesë së tyre, për gjëra që i afrojnë ata tek Allahu i Madhëruar, kështu duhet të jetë edhe muslimani.

Muslimani, duhet të interesohet dhe të pyes për çështjet e fesê së tij, të pajiset me dituri të dobishme, të pyes dijetarët për gjêrat që nuk i kupton, qofshin ato gjëra në ibadete apo çështje tjera.

I Dërguari i Allahut, pasi e hasi dëshirën e flaktë të sahabiut për ta mësuar të mirën, ai e këshilloi me dy fjalë të shkurtëra por madhore, fjalë të cilat i përmbledhin pothuajse të gjitha veprat e mira, pra i tha sahabiut: “Thuaj: Besova në Allahun dhe pastaj përqendrohu në të (vazhdo me ngulm në të).” (Shënon: Imam Muslimi).

Pra, thuaj me zemrën dhe gjuhën tënde, besova në Allahun dhe përqëndrohu në kryerjen e veprave të mira.

Përqendrimi në kryerjen e veprave të mira, njëkohësisht aludon edhe largimin nga kryerja e veprave të këqija, e që më e keqja nga to është të shoqëruarit ortak (të bërit shirk) Allahut në adhurim.

Ai i cili e beson Allahun dhe përqëndrohet me përqëndrim të vërtetë dhe të fuqishêm, ai veçse e ka plotësuar fenë e tij.

Allahu i Madhëruar e urdhëroi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem dhe umetin e tij dhe ata qê vinë pas tyre që të përqendrohen fuqishëm në sheriatin islam.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Shko ti udhës së drejtë (përqendrohu në rrugën e drejtë), ashtu siç je i urdhëruar; dhe ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijt. Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.” (Hudë: 112).

Allahu i Madhëruar i lavdëron ata që besojnë Allahun dhe përqëndrohen fuqishëm në sheriatin e Allahut.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu, e pastaj vazhdojnë, përqëndrohen në të drejtë (sipas urdhërit të Allahut), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar.” (Ahkaf: 30).

Me siguri, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu! – dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, për ta nuk ka kurrfarë frike dhe as që do të pikëllohen. Ata janë banorë të xhennetit, në të do të qëndrojnë përherë, dhe ky do të t’u jetë shpërblim për atë që kanë punuar.” (Ahkaf: 30-31).

Muslimani duhet të jetë vigjilent gjatë tërë kohës, ta pyes veten e tij, a thua vallë: a jam unë i përqendruar në fenë e Allahut apo jo? Nëse e gjenë veten e tij se është i përqendruar si duhet në fenë e Allahut, atëherë le ta falënderoj Allahun për këtë mirësi dhe le ta lus Allahun që ta forcojë edhe më tej në përqendrim, e nëse e gjen veten e tij se nuk është i përqendruar në fenë e tij, i obligohet muslimanit që t’i merrë shkaqet e përqendrimit dhe t’i përmisojë rrugët e tij të cilat e shpiejnë drejtë besimit në Allahun dhe përqendrimit në të.

Vëlla i nderuar! Kujdesu dhe përqëndrohu në urdhrat e Allahut, merri shkaqet e përqendrimit në fe, dhe ji larg devijimit, ke kujdes nga devijimi, ngase devijimi më i keq është devijimi pas udhëzimit.

Kapu fortë dhe qëndro stoik në fenë tënde e mos u jep dhe mashtro pas dynjasë.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Dhe, bënu i durueshëm, me ata, që i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar kënaqësinë e Tij dhe mos i shmang sytë e tu nga ata (në të tjerë), duke dëshiruar stolitë e kësaj jete. Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara.” (Kehf: 28).

E Lus Allahun e Madhëruar të më furnizojë mua dhe juve iman të sinqertë, zemër e cila i frikësohet vetëm Allahut, gjuhë e cila e pêrmend në vazhdimësi Allahun dhe pêrqëndrim nê fenë e Tij.

Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem.

Shejh Husejn Ibn Muhamed Esh Shemri 17.11.1429

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 5298

Pyetje: Babi dhe nëna ime nuk dinë shkrimin dhe leximin, a lejohet t’ua lexoj atyre nga një hatme të Kuranit? A lejohet leximi i hatmes së Kur’anit për ata që dinë shkrimin dhe leximin, ngase dëshiroj t’ua bëjë hedije (dhuratë) sevapin e hatmes së Kur’anit? Dhe a lejohet t’i fus më shumë se një person në hatme?

Përgjigje: Nuk ka ardhur në Kur’anin famëlartë, Sunetin e pastër profetik dhe as në veprat e sahabëve të ndershëm, se lejohet dhurimi i shpërblimit të hatmes së Kur’anit, prindërve dhe të tjerëve (qofshin të gjallë apo të vdekur).

Ngase, leximi i Kur’anit duhet të lexohet nga secili, sepse Kur’ani duhet të lexohet, meditohen porosit e tij dhe kështu me rradh.

Allahu i Madhëruar, thotë:

(Ky) është një libër (Kur’ani), që ta kemi zbritur ty, libër i bekuar, për t’i studjuar dokumentet e tij dhe për t’u këshilluar mendimtarët me të.” (Sad: 29).

Me të vërtetë, ky Kur’an udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe i sihariqon besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh.” (El Isra: 9).

Thuaj: “Ai(Kur’ani), për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç”. Dhe, ata që nuk besojnë, kanë pengesa në veshë (janë të shurdhër) dhe ai (Kur’ani), për ta është verbëri (ata janë të verbër), thuajse thirrën prej vendeve të largëta.” (Fusilet: 44).

Muhamedi, alejhi selam, thotë:

“Lexojeni Kur’anin, sepse ai do të vi ndërmjetësues për lexuesin e tij në ditën e gjykimit.” (Muslimi: 804, nga hadithi i Ebu Umames radijAllahu anhu).

“Me të vërtetë atyre që kanë punuar me Kur’anin, vjen Kur’ani ditën e gjykimit dhe do të dëshmon për ithtarët e vet, do të paraprijë sureja el Bekare dhe Ali Imran si dëshmitarë.” (Muslimi: 804, nga hadithi i Ebu Umames radijAllahu anhu).

Qëllimi kryesorë dhe final është se Kur’ani ka zbritur për t’u lexuar, medituar dhe praktikuar, përmes leximit të tij t’i bëhet adhurim Allahut, e jo që t’i dhurohet dikujt hedije leximi i tij(Kur’anit).

Unë nuk di ndonjë bazë (argument) të shëndosh e cila lejon ose sëpaku preferon që t’i këndojmê hatme nënës dhe babasë ose dikujt tjetër (qofshin të gjallë apo të vdekur).

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:

“Kush vepron një vepër e cila nuk është nga çështja jonë(nuk është e bazuar në Kur’an dhe Sunet), vepra e tillë është e refuzuar(dhe nuk pranohet).” (Muslimi: 1718, nga hadithi i Aishes, radijAllahu anha).

Disa nga dijetarët e kanë lejuar leximin e Kur’anit për nënën dhe babanë, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe nëse dikush vepron një gjë të tillë. Duke bërë kijas (analogji) me vepra tjera, si sadakanë, lutjet për të vdekurit , etj.

Mirëpo, mendimi më i saktë është se Kur’ani ka zbritur për t’u lexuar, medituar vetë, e jo për t’u dhuruar leximin tënd të tjerëve, qofshin ata prindërit apo dikush tjetër. Po të ishte një gjë e tillë e ligjitimuar apo e preferuar do e vepronin selefus salih një gjë të tillë.

Nuk lejohet kijasi në adhurime, ngas adhurimet janë të caktuara nga Allahu(teukifije) dhe nuk veprohen adhurimet pos nëse vjen argument nga Kur’ani apo suneti profetik.

Ndërsa, është e njohur se lëmosha, lutja, kryerja e haxhit, kryerja e umres, kompenzimi i agjêrimit i atij që ka vdekur, të gjitha këto vërtetohen me hadithe profetike.

Prej Allahut vjen suksesi, Ai e dinë më së miri!

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË