Arhiva DitoreAug 9, 2016

0 1807

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR.3

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman, Abdullah Ibn Umer Ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!,- se ka thënë: I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Islami ndërtohet mbi pesë (shtylla,baza): Dëshmia se nuk ka zot që meriton të adhurohet përpos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zeqatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i Ramazanit. (Imam Buhariu dhe Muslimi).

Komentimi i hadithit:

Të nderuar vëllezër musliman: Në këtë hadith i dërguari i Allahut, na mëson pesë shtyllat e islamit.

Dhe se islami ndërtohet mbi baza dhe shtylla, dhe secila nga to ka vlerën dhe pozitën e saj në islam.

Së pari: Shehadeti: La Ilahe IlAllah Muhameden Resulullah

I dërguari i Allahu e rradhiti shehadetin prej shtyllave të para të Islamit, ngase adhurimi nuk pranohet pa i plotësuar dy kushte, e ato janë:
1. Sinqeriteti (që përfshinë dëshminë La ilahe ilAllah) dhe,
2. Pasimin e të dërguarit të Allahut ( që përfshinë Muhameden resulullah).

Kuptimi i shehadetit:

1. La ilahe ilAllah: Nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë përpos Allahut, xhele ue ala, i Cili meriton që vetëm Atij t’i kushtohet adhurimi e askujt tjetër pos Tij. Nëse e thotë njeriu shehadetin, përmes tij bëhet musliman, dhe pas shehadetit, ndalohet prekja e tij në gjak, në pasuri dhe në nderë.

2. Muhamedun resulullah: Nënshtrimi ndaj asaj që ai na urdhëron dhe besimi në atë që ai na ka lajmruar, largimi nga ajo që ia na ka ndaluar si dhe mos të adhurohet Allahu ndryshe përpos se qysh ai na ka mësuar.

Së dyti: Falja e Namazit:

Falja e namazit përfshinë këto gjëra:
1. Duke kryer shtyllat.
2. Farzet.
3. Kushtet.
4. Obligimet.

Dhe kryerja e të gjithave në kohë të caktuar, ashtu siç na porosit sheriati islam dhe të gjitha këto të bëhen me frikërespekt dhe përqëndrim.

Së treti: Dhënia e Zeqatit:

Dhënia e zeqatit ashtu siç i takon dhe siç na ka mësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Tetë kategori janë më meritorët për marrjen e Zeqatit, ashtu siç i përmend Allahu në Librin e Tij, Kur’anin Famëlartë.

Ndërsa, gjërat që duhet të nxjerrim zeqat për to, disa nga to janë:

1. Ari. 2. Kafshët. 3 Prodhimet bujqësore. 4. Gjërat tregtare, etj.

Së katërti: Kryerja e Haxhit:

Kryerja e Haxhit në Meke, në shtëpinë e Allahut (Qaben). Obligohet çdo musliman ta kryejë haxhin vetëm njëherë gjatë jetës së tij, nëse e kryen më shumë se një herë, kjo i llogaritet atij si nafile (vepër vullnetare).

E pesta dhe e fundit: Agjërimi i muajit të bekuar të Ramazanit:

Agjërimi realizohet përmes:
1. Largimit nga ushqimi.
2. Largimi nga pirja dhe,
3. Gjërat që e bëjnë të pavlefshëm atë, nga agimi i dytë i mëngjesit deri tek perëndimi i diellit.

Muaj i bekuar i Ramazanit është vetëm një muaj gjatë vitit.

Pra, këto janë pesë shtyllat e Islamit, kush e len veprimin e tyre duke e mohuar obligueshmërinë e tyre, atëherë personi i tillë bën kufër (del nga islami). Ndërsa, kush e len namazin, agjërimin, zeqatin, haxhin me dembeli dhe përtaci nuk bën kufër, përpos lënies së namazit, porse lënësi i të tjerave si shkak i përtacisë është në rrezik të madh.

Allahu ju nderoftë, kujdesuni fortë për pesë shtyllat e islamit, bêjini që këto shtylla të jenë për ju gjërat më me vlerë në jetën tuaj.

Allahu na mundësoftë neve dhe juve kryerjen e këtyre shtyllave ashtu siç kërkon Ai.

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

Autorë: Husejn Ibn Muhamed Esh Shemri.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË