Arhiva DitoreAug 14, 2016

0 3616

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR. 40

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, ka thënë: I dërguari i Allahut vendoi dorën e tij mbi supin (krahun tim) dhe më tha: “Jeto në këtë dynja si i huaj ose si kalimtarë rasti.”

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, gjithnjë thoshte: “Kur të bish me fjet, mos e prit mëngjesin. Kur të zgjohesh, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin para se të vijë sëmundja dhe jetën para se të vijë vdekja.” (Shënon Imam Buhariu).

Komentimi i hadithit: I dërguari i Allahut e këshillon Ibn Omerin me një këshillë madhore dhe dobiprurëse.

E këshillon që mos të preokupohet dhe mos të jepet shumë pas dynjasë dhe gjërave të saj.

E këshillon që ta llogarisë veten e tij në dynja sikur një i huaj ose sikur një udhëtarë i cili ndalet dhe pushon në një vend dhe pas pushimit, ai prap niset në udhëtim, deri sa të arrijë tek caku të cilin e ka synuar ta arrijë.

Kështu, duhet të jetë qëllimi i njeriut në dynja, sado që jeta e tij të zgjatet në këtë dynja, do t’i vijë koha që të shpërngulet në ahiret, e pas kësaj do të dalë dhe do të jap llogari para Allahut, dhe një gjë e tillë duhet t’i shtojë vullnet njeriut për të vepruar vepra të mira dhe të mos jepet pas dynjasë dhe bukurive të saja, e të mashtrohet dhe të devijojë nga rruga e drejtë.

Allahu i Madhëruar na porositë, duke thënë: “Dhe furnizohuni me gjërat që u nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë është devotshmëria(frika ndaj Allahut). Prandaj frikësohuni prej Meje or mendar!” (Bekare: 197).

Pas kësaj, Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!, e mori këshillën e të dërguarit, dhe e shohim se ishte më i dalluari prej sahabëve i cili ishte asket ndaj dynjasë, ishte larg dynjasë dhe bukurive të saja.

Saqë, shpeshherë këshillonte dhe thoshte: “Kur të bish me fjet, mos e prit mëngjesin. Kur të zgjohesh, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin para se të vijë sëmundja dhe jetën para se të vijë vdekja.” (Shënon Imam Buhariu).

Njeriu, nuk e dinë se kur do t’i vie afati apo çasti i vdekjes, andaj duhet të shpejtojë drejt kryerjes së veprave të mira dhe pendimit tek Allahu.

Pasiqë, e dimë që vdekja është çastë i vështirë, i cili të bën që të harrosh shijimet e dunjas që i ke pas, të ndanë prej familjes, atêherë le të përgatitemi për ato çaste të vështira para se të bëhet vonë.

I nderuari vëlla musliman: Ji i vëmendshëm dhe vigjilent ndaj mashtrimeve të dynjasë, mos të hutojë shejtani me pëshpëritjet e tij, mos të mashtrojë epshi yt, por qëndro stoik, përgatite veten për takimin me Allahun, llogarite veten para se të llogaritesh para Allahut, përmisojë të metat tua, shiko se ku ke lënë mangësi karshi urdhrave të Allahut dhe karshi raporteve me robërit e Allahut, nëse u ke hyrë në hak atyre, atëherë shpejto dhe kërko hallallin prej tyre tash para se të vjen dita kur do të jetë vonë kërkimi i hallallit të tyre.

Allahu na bëftë neve dhe juve prej atyre prej që përgatiten për takimin me Allahun, prej atyre që nuk jepen pas dynjasë dhe mashtrimeve të saja, prej atyre që përgatiten për botën tjetër (ahiretit).

Allahu na bëftë prej tyre, ngase Ai është Bujarë i Madhë i Cili dhuron shumë.

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem.

Autorë: Husejn Ibn Muhamed esh Shemri

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË