Arhiva DitoreAug 17, 2016

0 2127

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR. 41

Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, se ka thënë: I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Askush prej jush nuk do të besojë, përderisa epshet e tij (pasionet) ta pasojnë atë me të cilën kam ardhur.” (Hadithi është sahih).

Komentimi i hadithit:

Të nderuar vëllezër: Në këtë hadithë i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, na mëson se ai që nuk e pason sunetin e tij, nuk do ta ketë imanin e plotë.

Pra, ai që ndjek dhe pason gjëra (bidate) që nuk janë në përputhje me sunetin profetik, ai nuk është prej atyre që e kanë imanin e plotë, i cili përmendet në hadithë.

Besimtarë i sinqertë i cili llogaritet se e ka përsosur iman e tij, është ai i cili adhurimet i bënë sinqerisht vetëm për Allahun dhe e adhuron Allahun sipas traditës dhe sunetit profetik, e jo sipas epsheve dhe tekave të tij.

Allahu i Madhëruar ka cekur argumente të qarta në Kur’an, në lidhje me obligueshmërin e pasimit të sunetit profetik dhe se nuk guxon asesi muslimani t’i jap përparësi fjalës sê dikujt tjetër nga krijesat para fjalës së pejgamberit, alejhi selam.

Allahu i Madhëruar, në lidhje me këtë, thotë:

Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.” (Ahzab: 36).

O ju që keni besuar! Mos nxitoi para urdhërit (dispozitës) së Allahut dhe Pejgamberit të Tij dhe frikësojuni Allahut! Allahu, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Huxhurat: 1 ).

I nderuari vëlla musliman: Nëse të vjen një urdhër apo ndalesë nga Allahu ose i dërguari i Tij, salAllahu alejhi ue selem, nxito dhe veproje atë që urdhërohesh dhe largohu nga ajo që ndalohesh, dhe bëhu prej të sinqertëve të cilëve kur i vjen një urdhër apo ndales nga Allahu ose i Dërguari i Tij, thonë: “Ata thonë: “Na dëgjuam dhe përulemi, – falna neve o Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi!” (Bekare: 285).

I nderuari vëlla musliman: Mos u bëj si disa njerëz, Allahu i udhëzoftë, njerëz të cilët pasuan dhe ndjekën epshet e tyre dhe kundërshtëm sunetin e pastër profetik.

Ai i cili vepron një gjë të tillë, ai llogaritet pasues i epshit të tij i cili e urdhëron në pasimin e mëkateve dhe bidateve, njerëzit e tillë janë pasues të dynjasë, pasues tê shejtanit.

Andaj, e shohim atë i cili e hanë kamatën, ai nuk e respekton urdhërin e Allahut dhe të dërguarit të Tij, ai i jep përparësi epshit dhe dashurisë së tij për pasuri karshi urdhërit të Allahut dhe të dërguarit të Tij.

Tjetri, i cili kryen imoralitet, gjithashtu kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, vetëm e vetëm pêr ta shfryer epshin e tij në haram. Dhe, shembuj të tillë kemi të shumtë.

Allahu i Madhëruar, thotë: “A e ke parë ti atë, që epshin e vet e ka marrë për Zot!? (Furkan: 43).

E nëse ata nuk të përgjegjen ty, dije se ata ndjekin vetëm pasionin e vet. E, kush vallë, ka humbur më tepër se ai që ndjek pasionin e vet, pa udhëzim prej Allahut? Allahu, me të vërtetë, nuk e udhëzon popullin zullumqarë.” (Kasas: 50).

I nderuari vëlla musliman: Mos u bë prej atyre që tregohen mendjemadh karshi urdhërave të Allahut dhe të dërguarit të Tij, ose të bëhesh përtac karshi tyre, ose të kërkosh rrugëdalje tjetër, vetëm e vetëm për ta kënaqur epshin tënd, si në në çështje të adhurimit të Allahut apo edhe në çështje të tjera.

I nderuari vëlla musliman: Kujdesu për ruajtjen e veprave të mira dhe shpejto në pasimin e gjërave të cilat të ka porositur Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe ta dish se nëse e vepron një gjë të tillë, shpresojmë se je prej atyre që e kanê plotësuar imanin e tyre, ashtu siç kërkon plotësimin e tij Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Lus Allahun që të bëhemi prej pasuesve të denjë të Allahut dhe të sunetit të dërguarit të Tij, Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem.

Allahu e dinë më së mirë, përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem.

Autorë: Husjen Ibn Muhamed esh Shemri

Nga arabishtja: Suad B. Shabani Medine

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË