Arhiva DitoreAug 22, 2016

0 4371

Prej rregullave me rëndësi dhe bazave të dobishme në kuptimin e emrave të bukur të Allahut, është se emrat e bukur të Allahut dhe atributet e Tija hyjnore janë të veçanta për Të, që i përshtaten madhërisë, përkryerjes e madhështisë së Tij, ashtu siç thotë Allahu: “Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë me to (dhe lutjuni).”

Përvetësimi i emrave si të Tija, tregon se ato janë të veçanta për Të, për këtë Allahu emërtoi veten me emra dhe njashtu emërtoi atributet e Tija me emra, e këto emra ishin pra të veçanta, nuk është ortak në to askush tjetër, ska rival, as të ngjashëm, as të barabartë e as të njejtë. Ndodh që Allahu i Madhëruar të ketë emërtuar disa prej krijesave të Tija me emra të veçanta për ta që u referohen atyre, aneksimi i këtyre emrave tregon për veçimin e tyre me ato emra, dhe ato i përshtaten gjendjes, mangësisë e dobësisë së tyre. Këto emra janë të ngjashëm me emrat e Allahut poqëse përjashtohen nga pronësimi e veçimi i tyre, ngaqë nuk kuptohet prej pajtueshmërisë së emrave pajtueshmëria edhe në kuptimet reale të emrave dhe të emërtuarve.

Kjo do bëhet e qartë në shembujt e mëposhtëm, me çfarë do shpjegohet qëllimi dhe shfaqet synimi.

Allahu i Madhëruar ka quajtur vetem “el Haj” i Gjalli, Allahu thotë: “Allahu është – s’ka tjetër zot përveç Tij, Ali (i cili) jeton përgjithmonë dhe zotëron (mbi të gjitha krijesat)!.” Njashtu ka emërtuar disa nga krijesat e Tija të gjallë, thotë: “Dhe kush mund të nxjerrë të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli?.” Junus, 31.

Ky emërtim nuk është si ai i mëhershëm, sepse fjala e Allahut (El Hajj) është emër i përveçëm që i takon Madhërisë së Tij, ndërsa fjala e Allahut: “nxjerrë të gjallin nga i vdekuri.” është emërtim i një të gjalli prej krijesave, ashtu siç i takon. Këto dy emra nënkuptohen si të njejta poqëse ndahen nga aneksimi, si dhe nëse veçohen në kuptimin e njohur të jetës që është e kundërta e vdekjes.

Por në rast të aneksimit e përcaktimit, në këtë rast secilit të emërtuar me këtë emër, nënkuptohet në atë mënyrë siç edhe u takon.

Pra emri “i Gjalli” i aneksuar në Allahun është një jetë e veçantë për të, ashtu siç i takon Madhërisë dhe Përsosmërisë së Tij, e që është një jetë e përkryer, jo e paraprirë me asgjë (mosekzistim), e as që e prinë zhdukja, humbja, nuk përmban asnjë të metë, e dobësi, as që përmban kotje e gjumë, jetë e cila ngërthen në vete cilësi absolute e atribute madhështore.

Ndërsa jeta e aneksuar në krijesat, është një jetë e veçantë për ta, e cilësuar me dobësi, të meta për arsye se janë krijesa, është një jetë e paraprirë me asgjë, ashtu siç thotë Allahut: “Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar).” Insan, 1.

E cila shpien në vdekje e shkatërrim, siç thotë Allahut: “Çdo gjë, pos Tij, është e destinuar të shkatërrohet.” Kasas, 88.

E shoqëruar me dobësi, siç e përshkruan Allahu: “e njeriu është krijuar si qenie e pafuqishme.” Nisa, 28.

Allahu i Madhëruar ka emërtuar Veten “el Alim” i Dijshmi, siç është në ajetin Kuranor: “Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.” Enfal, 61.

Njashtu disa nga krijesat e Tija janë të emërtuar të dijshëm, Allahu thotë: “dhe e sihariquan atë (se do t’i lindë) një djalë i dijshëm.” Dharijat, 28. Këtu është për qëllim Is’haku, alejhi selam.

Dija e Allahu është e veçantë për Të, Ai është i gjithdijshmi, që nuk i paraprinë dijes së Tij mosdija, e as që i bashkangjitet harresa e as që e godet ndonjë e metë, përdallim nga dija e njeriut, që është një dije e mangët “e juve u është dhënë vetëm pak dijeni (se dijenia e plotë është vetëm e Perëndisë).” Isra, 85.

I paraprinë injoranca: “Allahu u ka nxjerrë juve nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë.” Nahl, 78.

E përbërë nga mangësitë e dobësia: “ka disa prej jush që arrijnë kufijt më të ulët të jetës (pleqërisë) që (më vonë), të mos kuptojë asgjë, nga ajo që ka ditur.” Nahl, 70.

Allahu e ka emërtua Veten “El Halim” Përdëllimtar (i Urtë, i Butë, i Dhimbshëm), siç qëndron në fjalën e Allahut: “Ai, me të vërtetë, është i butë dhe falës.” Isra, 44.

Njashtu disa nga krijesat e tija janë të emërtuar si të urtë, siç është fjala e Allahut: “Dhe Ne e sihariquam atë me një çun të urtë.” Safat, 101. I cili në ajet është për qëllim Ismaili, alejhi selam.

Pra emërtimi i dytë nuk është si i pari.

Ka emërtuar Veten “El Besir” Vështruesi, “Es Semi’” Dëgjuesi, Allahu thotë: “Allahu ju urdhëron që detyrat e besueshme t’ua besoni atyre që janë të denjë për to dhe kur të gjykoni në mes njerëzve – gjykoni drejt; Allahu, në të vërtetë, ju këshillon mrekullueshëm. E, Perëndia me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët.” Nisa, 58.

Njashtu ka emërtuar disa prej krijesave të Tija me këto dy emra, Allahu thotë: “Ne e kemi krijuar njeriun nga një farë e përzier (spermës); për ta provuar, dhe e bëmë atë që të dëgjojë dhe të shoh.” Insan, 2.

E dëgjimi e vështrimi i Allahut nuk është i njejtë me atë të krijesave.

Allahu ka emërtuar Veten, Falës, i Mëshirshëm, Sundues, i Fuqishmi, etj.

Njashtu Allahu atributet e Tija i ka emërtuar me emra, por edhe disa cilësi të krijesave ka emërtuar ngjashëm me to, Allahu thotë: “Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç asaj që Ai ka dashur t’ua tregojë.” Bekare, 255.

të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij.” Nisa, 166.

furnizimin e jep vetëm Perëndia, i Fuqishmi, i Paluhatshmi!.” Dharijat, 58.

Vallë a nuk shohin ata se Perëndia që i ka krijuar, është më i fuqishëm se ata, – e ata i kanë mohuar argumentet Tona..” Fusilet, 15.

Dhe ka emërtuar cilësitë e krijesave , dije, fuqi, Allahu thotë: “u është dhënë vetëm pak dijeni.” Isra, 85. “e mbi çdo të ditur ka edhe më të ditur.” Jusuf, 76. “Allahu është ai që ju ka krijuar prej një dobësie, pastaj – pas dobësisë, u ka bërë të fuqishëm, e ju ka bërë – pas fuqisë të dobët dhe pleqë; Ai krijon çka të dojë; Ai është i Plotëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë.” Rum, 54.

E që ka dallim dija nga dija e Allahut, fuqia nga fuqia e Allahut.

Allahu ka përshkruar Veten me cilësinë e dëshirës, po ashtu ka cilësuar krijesat e Tija me dëshirë, Allahu thotë: “për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Allahu, Zoti i gjithë botërave!.” Tekvir, 28-29. Dhe ka thënë: “Kjo, me të vërtetë, është këshillë, e kush të dojë, ndjekë rrugën që shpie te Zoti i tij, – por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Allahu – se, Allahu, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.” Insan, 29-30.

E shumë shembuj tjerë, që janë të shumta në Kuranin Famëlartë, për çfarë e kemi obligim që t’i pohojmë ashtu siç Allahu i ka pohuar për Veten e Tij prej Emrave dhe Atributeve, dhe të mohojmë ngjasimin e Tij me krijesa.

Andaj ai i cili thotë se Allahu nuk ka dije, nuk ka fuqi, nuk dëshiron, ai është një mohues i emrave dhe  atributeve të Allahut. Ai i cili thotë se dija ime është po si dija e Allahut, dëshira ime njejtë si dëshira e Allahut, ai është një përngjasues (mushebih).

Ndërsa e vërteta është të thuhet se ne pohojmë emrat dhe atributet e Allahut, pa i ngjasuar ato, duke i cilësuar si të përkryera, duke mos i mohuar, për arsye se pajtimi i tyre në emërtime nuk nënkupton pajtimin në realitete, siç u bë e qartë më herët.

AbduRrezak ibn AbdulMuhsin el Bedr

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË