Arhiva DitoreAug 28, 2016

0 2321

Pyetje: A është vërtetuar se pejgamberi alejhi selam ka bërë ndonjë dua të caktuar në çdo rrotullim të tavafit të Haxhit ose Umres?

Përgjigje: Nuk vërtetohet nga pejgamberi alejhi selam se ka bërë dua të caktuar në çdo rrotullim të tavafit.

Ka ardhur në sunenin e Ebu Davudit se pejgamberi alejhi selam ka thënë mes dy këndëve (shtyllave), mes këndit të jemanit dhe gurit të zi: “Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” (Suneni i Ebu Davudit: 1892)

Pra, muslimani lutet gjatë kryerjes së tavafit me lutje të cilët i bëjnë hajr atij në dynja dhe ahiret, lutje me të cilat ai dëshiron të lutet për veten e tij, si dhe e angazhon veten e tij gjatë tavafit duke bërë dhikër dhe duke lexuar Kur’an.

Gjithashtu, ka ardhur në sunenin e Tirmidhiut dhe Nesaiut nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i këmaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Tavafi rreth qabes është namaz-ibadet, andaj pakësoni fjalët tuaja gjatë tavafit.” (Suneni i Tirmidhiut – 960 Suneni i Nesaiut: 2822 Suneni i Darimiut: 1841).

Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1338

Pyetje: A lejohet kryerja e haxhit nga më shumë se dy persona në të njejtin vit për të vdekurin?

Përgjigje: Po, lejohet kryerja e haxhit nga më shumë se dy persona në të njejtin vit për të vdekurin. Por, me kusht që ata që dëshirojnë kryerjen e haxhit për të vdekurin, së pari të kenë kryer haxhin për vete.

Mirëpo, ne ju kishim sygjeruar që do mjafton njëri nga ta, ta kryej haxhin për të vdekurin, e paratë e të tjerëve që dëshirojnë ta kryejnë haxhin për të vdekurin shpërndajini sadaka, kjo është më e udhës të veprohet.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave. Fetuaja, nr. 22285

Antarët e komisionit: Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan Abdullah Ibën Ali er Rukban Ahmed Ibën Alij Sejr el Mubareki Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1282

Pyetje: Unë e kam kryer  haxhin disa herë, së bashku me fëmijët e mi. Këtë vit dëshirojmë të shkojmë në haxh përsëri, por jemi me dy mendime. Duam ta dimë se: A është më mirë ta kryejm haxhin vullnetarë apo paratë e haxhit vullnetarë t’i dhurojmë tek shtëpitë botuese për botimin e librave islam në gjuhë të ndryshme, në mënyrë që këto libra t’i shpërndajmë në vendet në të cilat nuk njihet fare islami, cila vepër është më e mirë në këtë rast sipas mendimit tuaj?

Përgjigje: Mundesh të zgjedhësh njërën nga këto dy vepra, ato të cilat i ceket ju në pyetje, kryerja e haxhit vullnetarë apo botimi dhe shpërndarja e librave.

Sidoqoftë, ne jemi të mendimit që botimi dhe shpërndarja e librave të dobishme është më me vlerë sesa kryerja e haxhit vullnetarë. Ngase, haxhi është shpërblim dhe interes i veçant për ty, kurse shpërndarja dhe botimi i librave është shpërblim dhe interes gjithëpërfshirës.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave. Fetuaja, nr. 22176

Antarët e komisionit: Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan Abdullah Ibën Ali er Rukban Ahmed Ibën Alij Sejr el Mubareki Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh.

Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 4800
  • Allahu, xhele ve ala, thotë: “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar; ai që e obligon veten të kryejë haxhin, nuk duhet të ketë marrëdhënie me gruan dhe as nuk duhet të bëjë grindje e sharje. Ndërkaq çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Dhe furnizohuni me gjërat që u nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë është të largoheni nga të lypurit (në haxhillëk). Prandaj druani prej Meje or mendar! (El Bekare; 197).

    Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut.” (El Bekare; 196).

    Allahu i ka obliguar njerëzit, ata që kanë mundësi t’i përballojnë rrugës, ta vizitojnë (haxhillëk) këtë Faltore.” (Ali Imran; 197).

    Dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty – në këmbë dhe (duke shaluar) në çfarëdo deve; duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta. Që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!” (El Haxh: 27-28).

    Transmeton Ibn Omeri, radijAllahu anhuma, se ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem, duke thënë; “Është ngritur Islami mbi pesë shtylla; 1. Dëshmia se nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë pos Allahut, xhele ue ala dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij. 2. Falja e namazit. 3. Dhënia e zekatit. 4. Kryerja e Haxhit dhe 5. Agjërimi i ramazanit. (Mutefekun alejhi).

    Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë; “O ju njerëz! U është bërë obligim haxhi, andaj kryeni atë! Një njeri tha; A çdo vit, o i dërguar i Allahut, e përsëriti tre herë! I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, tha; Sikur t’u thosha po, do t’u obligohet, por nuk dot mundit ta kryenit atë çdo vit.” (Muslimi).

    “Haxhi është obligim vetëm njëherë gjatë jetës, nëse dikush e kryen më shumë se njëherë, atij i llogaritet si vullnetarë.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe).

    Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se e pyetën të dërguarin e Allahut, Muhamedin salAllahu alejhi ue selem, se cila janë veprat më të rëndësishme? Tha; Besimi në Allahun dhe në Pejgamberin e Tij. Më pas e pyetën prap; E pastaj cila? Tha; Lufta në rrugën e Allahut. Prap u pyet; E pastaj cila? Tha; Haxhi që kryhet sipas normave (dispozitave sheriatike), pa gabime dhe që pranohet tek Allahu.” (Buhariu).

    “Shpejtoni në kryerjen e haxhit, ngase ju nuk e dini se çka do t’ju ndodhë nesër.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Albani e saktësoi në; Irvaul Galil, 990).

    Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai i cili e kryen haxhin xhe nuk ofendon e as nuk shkakton grindje, i tilli do të kthehet nga haxhi sikurse atë ditë kur e ka lindur nëna e tij.” (Buhariu; 2/209, Muslimi; 1350).

    Transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë; “Umreja deri në umren tjetër është shlyese për mëkatet që janë bërë mes tyre, kurse për haxhin mebrur (të pranuar) nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.” (Buhariu; 1773, Muslimi; 1349).

    Transmetohet se Aisheja, radijAllahu anha, ka thënë; E pyeta të dërguarin e Allahut se a ka xhihad për gratë? Tha; “Po ka xhihad për gratë, xhihad në të cilin nuk ka mbytje dhe dyluftim; Ai (xhihad për gratë) është haxhi dhe umreja.” (Ahmedi, Ibn Maxhe, Ibn Haxheri e saktësoi: Bulug el Meram; 728).

    Dobitë nga kjo hutbe e shkurtër;
    1. Haxhi është bërë obligim në vitin e nëntë hixhri.

    2. I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, e ka kryer vetëm njëherë haxhin.
    3. Haxhi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët kanë kushtet materiale dhe janë shëndosh dhe psiqikisht mirë.
    4. Haxhi është adhurim i cili përfshinë të gjitha adhurimet, siç janë adhurimet e zemrës, e gjuhës, trupit dhe përmes sadakasë (pasurisë).
    5. Haxhi ishte obligim edhe për popullin e Ibrahimit, alejhi selam.
    6. Haxhi është nga adhurimet më madhore, ngase ai ngërthen në veten e tij shumë vlera dhe dobi.
    7. Allahu, ia falë mëkatet haxhilerëve dhe umrexhive, nëse ata kryejnë haxhin dhe umren si ka porositur Allahu.
    8. Kush ka mundësi ta kryej haxhin dhe e vonon kryerjen e tij, i tilli duhet të pendohet tek Allahu.
    9. Furnizimi më i mirë për haxhilerët është devotshmëria.
    10. Grave u lejohet shkuarja në haxh, nëse ato kanë mahrem i cili i shoqëron ato gjatë udhëtimit.
    11. Haxhi është një prej shtyllave të Islamit.
    12. Realizimi i Teuhidit gjatë ritualeve të haxhit dhe umres, është qëllimi më madhorë.
    13. Takimi, njohja mes muslimanëve në Haxh dhe Umre.
    14. Uniteti gjatë kryerjes së ritualeve të haxhit, në një vend, në një kohë dhe në një qëllim të caktuar.
    15. Haxhi obligohet vetëm njëherë gjatë jetës, nëse ekzitojnë mundësitë, materiale, shëndetësore.
    Dhe dobia e fundit;
    Për t’u falur mëkatet haxhilerëve dhe umrexhive dhe për ta fituar xhenetin e Allahut, duhet plotësuar këto kushte;
    1. Të kryhet haxhi dhe umreja sinqerisht për Allahun.
    2. Largimi nga polemikat dhe debatet e kota në haxh dhe umre.
    3. Të jetë pasuria nga fitimi hallall.
    4. Të kryhet haxhi dhe umreja sipas sunetit të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem.

    Allahu ua pranoftë haxhin dhe adhurimet e bëra gjatë këtyre muajve të shenjtë haxhit.

    Allahu e dinë më së miri!

    Përgatiti dhe ligjeroi: Suad Shabani

    Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË