Arhiva DitoreSep 6, 2016

0 2131

Një njeri ishte furnizuar me fëmijë, e njerëzit i thanë:
Allahu e bëftë prej të mirëve (salihin)!
Ai tha: Jo. Nuk dua të jet prej tyre.
Njerëzit u habitën: Si thua kështu? Allahu ty të ka udhëzuar!
Tha: Dua që të jetë reformues (përmirësues -muslih).
Sa njerëz ka që janë të mirë, shoqërohen me mua e nuk më perkujtojnë Allahun.
Sa njerëz ka që janë të mirë, të cilët kujdesen vetëm për veten e tyre. E nuk kujdesen per t’i bërë dobi shoqërisë.

Një njeri pyeti të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: “O i dërguar i Allahut! A do shkatërrohemi, kur në mesin tonë ka njerëz të mirë?! Tha: Po. Nëse shtohet e keqja.”

Allahu i Madhëruar thotë: “E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë (reformures -muslihun).” Hud,117.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1660

Asaj që më së shumti duhet kushtuar vëmendje, e kujdes sa i takon emrave të Allahut është të kuptohet se të gabuarit në to nuk është i njejtë me çfarëdo gabimi në emra tjerë, për arsye se janë emra të Zotit, Krijuesit, të Lartësuarit, gabimi në to është devijim e humbje, të gabosh në to është lajthitje e mosbesim, kjo e detyron çdo njeri të mençur që të mos flet për to vetëm se me dije, nuk vendos diç që ka të bëjë me to vetëm se me argument nga Kurani dhe suneti, e kush thellohet në to pa këto dyja e ka humb rrugën, si mundet të dëshirohet arritja e zbatimit të bazave të fesë pa marrë atë me çfarë erdhi i dërguari.

Kur njerëzit  u thelluan në emrat e Allahut, vendosën gjëra që kanë të bëjnë me emrat e Allahut pa referencë nga Kurani dhe suneti, erdhën me çudira, me gjëra të pazakonta në këtë temë, sikur ata nuk e ndjejnë shenjtërinë e emrave, madhështinë e tyre, e rrezikshmërinë e thellimit në to pa fakte e referencë, prej Allahut kërkojmë ndihmë.

Në këtë rast mund të përmendim diç prej këtyre devijimeve që muslimani të jetë i vëmendshëm për ta, i matur në fenë e tij,  e të madhëron Allahun me nderë dhe shenjtërim të emrave të Tij.

-Prej gabimeve të përhapura në mesin e popullatës, ku shkruesi i emrave të bukur të Allahut, mendon se çdo emër i shkruar ka veçori shërrimi për një sëmundje të caktuar, për shembull sëmundja e mësyshit ka emër të caktuar, sëmundjet e veshit kanë emër të caktuar, për sëmundjet e eshtrave, e për sëmundjet e kokës, e kështu me radhë, duke përcaktuar për çdo lloj sëmundje emër prej emrave të Allahut.

Kjo është në e kotë, për çfarë nuk zbrit Allahu asnjë argument, e as që u ngrit për të donjë fakt, po edhe në dhikret fetare e ato të rukjes nuk ka asnjë emër i cili përsëritet në këtë mënyrë të përhapur, por janë fjali të plota.

Në këtë mënyrë njeriu ka kryer dy krime:

E para se ai i ka futur njerëzit në një vepër të shpikur të palejuar në fe.

E dyta se i ka preokupuar njerëzit me këto dhikre nga ato të trasmetuara e rukjet e pranuara fetarisht sipas Kuranit dhe sunetit.

-Prej gabimeve në këtë temë sa i takon emrave të bukur të Allahut, është edhe vendosja e hajmalijave, qaforeve, e varëseve në vetura e shtëpi për qëllim të mbrojtjes e ruajtjes nga mësyshi, smira, etj. Kjo është një vepër që nuk lejohet fetarishte bazuar në argumentet e Kuranit dhe sunetit, siç është fjala e të dërguarit të Allahut: “Kush lidh një hajmali, ai ka bërë shirk.” E shumë hadithe tjera.

-Prej gabimeve është të mendohet se numërimi i emrave të Allahut, siç është përmendur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një, kush i numëron do hyn në xhenet.” E duke i përdorur këto emra si dhikre ditore, duke i lexuar në mëngjes e në mbrëmje nga një herë, apo pas namazeve farze, e ndoshta edhe duke përsëritur një emër nga dhjetë herë apo njëqind herë.

E gjithë kjo është një vepër e shpikur, e pa argumentuar për të justifikuar një veprim të tillë, dhe kemi sqaruar se numërimi i tyre nënkupton mësimin e tyre përmendësh, kuptimin e këtyre emrave, dhe lutje ndaj Allahut me to.

Disa mund edhe të teprojnë e të supozojnë se çdo emër prej emrave të Allahut ka specifika e fshehtësi që ndërlidhen me atë emër, dhe se çdo emër ka një shërbetor shpirtëror që i shërben çdo secili që me vazhdimësi i përkushtohet përmendjes së atij emri, dhe disa prej tyre pretendojnë se ata kanë qasje përmes emrave të Allahut në fshehtësi, në gjëra të panjohura e sekrete, e disa pretendojnë se ai e di emrin e Allahut më të madh, me çfarë i hap çdo gjë të paprekur, i kundërshohet zakoneve dhe se posedon veçori që nuk gjenden tek të tjerët.

Kjo është një derë e devijimit, saqë shumë prej magjistarëve e falltorëve kanë hyrë përmes kësaj dere si mënyrë për t’i mashtruar njerëzit, për të arritur interesat e tyre, e për të përhapur të keqen, duke pretenduar se ua lehtësojnë të tjerëve, e kanë ndikim tek ata, se e njohin të fshehtën përmes gjërave që ata kanë qasje të emrave të Allahu që ata i njohin. E gjithë kjo është një gënjeshtër e pastër, një shpifje e qartë, duke i përçmuar njerëzit e injorantët, është të folur mbi  Allahun dhe fenë e Tij pa argument, por me shpifje, e gënjeshtër.

Si dhe prej gabimeve është edhe të drejtohet njeriu me lutje duke shprehur attributet e Allahut, si të thuhet” O mëshirë e Allahut, o falje e Allahut, o krenari e Allahut, etj. E gjithë kjo është një lajthitje për arsye se lutja i drejtohet Atij që është i përshkruar me ato atribute, Allahut të Lartësuar.

Prej gabimeve është të përmendet emri rob i dikujt tjetër pos emrit të Allahut, si të thuhet rob i të dërguarit, rob i Qabes, apo rob i Omerit. Për çfarë të gjithë dijetarët janë unanim se është një gjë e ndaluar, sepse është shirk në njëshmërinë e Allahut. Të gjtiha krijesat janë pronë e Allahut dhe janë rob të Tij, Allahu është i Vetmi Krijues i tyre, i krijoi që ta njësojnë vetëm Atë me adhurim.

Prej gabimeve është edhe t’i ngjitet një të dërguari apo dikujt tjetër emër prej emrave të Allahut që janë të veçanta për të, si të thuhet: Ai është i pari dhe i fundit Muhamed (sal-Allhu alejhi ve selem).

Njashtu prej gabimeve të përhapura në këtë kohë –që bie në kundërshtim me atë që i takon madhërimit të emrave të Allahut- është edhe hudhja e letrave, librave, fletushkave që përmbajnë emra të Allahut, qoftë në tokë, apo në shportë të mbeturinave. Kur i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk e kthente selamin kur ishte në nevojtore, si shenjë nderimi të emrit të Allahut, e përmendjen e Tij, atëherë si mund të tolerohet hudhja, pa i kushtuar vëmendje e rëndësi. Do ishte prej veprave të mira sikur të veçohen shporta speciale ku tubohen letrat e tilla, për të nderuar kështu emrat e Allahut, fjalën e Tij, për të mbrojtur shenjtërin e tyre. Allahu na ndihmoftë.

Abdurrezak ibn AbdulMuhsin El Bedr

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË