Arhiva DitoreOct 20, 2016

0 1172

Sot ne lajme pashё se njё anije tjetёr me emigrantё sirianё ishte mbytur. Njё tjetёr tragjedi qё kalon si nxitimthi pёr ti lёnё vendin tjetrёs. Tashmё situata siriane ёshtё bёrё e zakonshme, pёrmbytjet e anijeve janё njё suplement pёr tё mbushur faqet e gazetave apo ekranet televizive.
Njё ndihmёdhёnёs gjerman kapet nga njё fotograf duke “shpёtuar” njё fёmijё njё vjeҫar tё mbytur.
Paparaci i vdekjes…
Populli shqiptar krenohet me kontributin qё ka dhёnё duke shpёtuar jetё ҫifutёsh nё kohёn e luftёs. Janё shkruar libra pёr tё treguar se ҫfarё ndodhi nё atё kohё, janё botuar romane tё ndryshёm pёr tё na treguar se si mbijetuan ato qё Hitleri donte tё zhdukte.
Tani pas kaq vitesh, pas shumё pёrpjekjesh pёr tё ndёrtuar diҫka tё re, historia pёrsёritet. Pёrsёritet nё njё mёnyrё akoma mё makabёr, akoma mё rrёnqethёse.
Pёrpjekjet pёr tё mёsuar nga e kaluara kanё dёshtuar.
Miliona sirianё tani mundohen tё mbijetojnё. Shumё prej tyre nuk ja dalin as tё shohin brigjet e shpresёs. E ndalin hovin aty ku horizonti humbet. I marrin ёndrrat me vete si njё trishtim qё tretet nё shpirt.
Kush arrin tё ketё frymёn gjallё nuk di, a tё dёshirojё tё vazhdojё apo tё lutet pёr fundin e vet.
Kriza siriane ёshtё njё mbijetese qё i mbijeton ligёsisё dhe arrogancёs sё ligё njerёzore. Me mijёra fёmijё qё nuk dihet ku janё, nёse dihet ku janё nuk dihet si dhe me ҫfarё mbijetojnё. Me mijёra prindёr qё kanё humbur fёmijёt apo anasjelltas. Njё krizё njerёzore, njё krizё ushqyerje, njё krizё e jetesёs normale, njё krizё kampesh, njё krizё frike.
Njё krizё … INDIFERENCE TOTALE, indiferencё mediatike, politike dhe sigurisht njerёzore.
Kjo dhe shumё ngjarje tё tjera janё Holokauste.
Fatkeqёsisht ne njohim vetёm njё holocaust por ka patur periudha Para Holokaust dhe Pas Holokaust. Ka patur Hiroshimё, ka patur Palestinё. Ka patur Armeni, Birmani, Somali, ka Siri po ka edhe shumё tё tjerё. Dhe nuk janё shifra statistikash por janё qenie njerёzore, si unё dhe si ti qё po lexon, si fёmijёt tanё dhe si ato qё kemi mё pёr zemёr.
Nёse nuk doni tё mbeteni nё valёt e indiferencёs, dhurojini njё lutje tё sinqertё, siҫ do donim tё na dhuronin, po tё ishim njёri prej tyre…

M.V.

0 2572

Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell e thotë: Kam pyetur të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-: Cili është mëkati më i madh ndaj Allahut? Tha: “T’i bësh Allahut rival, kurse Ai ëshët i Cili të ka krijuar.” Thashë: Kjo vërtetë është një mëkat shumë i madh. E pyeta: Më pas cili? Tha: “Ta mbysësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” E pyeta: Pastaj cili? Tha: “Zinaja me bashkëshorten e fqiut.” Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, pyetnin të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, për mëkatet, e për kategoritë e tyre, që ata t’iu largohen mëkateve, ta dinë të keqen e mëkateve e të tërheqin vërejtjen prej tyre.

Në këtë kuadër, edhe sahabiu i nderuar, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, pyeti të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, për mëkatin më të madh, pra: mëkatin më të rëndë, më të keq, e i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, i tregoi se mëkati më i madh është shirku, që është; t’i bësh Allahut ortak, të cilin ai e adhuron, e kthehet tek ai, atij i mbështetet, e ta braktis adhurimin e Allahut, i Cili e ka krijuar dhe e ka furnizuar.

Më pas, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e pyeti për mëkatin i cili vijon pas shirkut, për nga shëmtimi dhe madhësia? I tha: “Kur njeriu të vret fëmijën e tij, nga frika se do të ushqehet e do të pijë së bashku me të”, kjo frikë e cila buron nga një bindje e prishur, sikur Allahu të mos kishte garantuar riskun për robërit e Tij, njejtë buron edhe nga zemra e ngurtë, pasi që mësyn të vret pjesën e trupit të tij, frytin e zemrës së tij, gjë që bën që ky krim të renditet i dyti prej krimeve më të mëdha e më mizorë tek Allahu.

Më pas, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e pyeti për mëkatin i cili vijon pas këtyre dy mëkateve, e i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të- , iu përgjigj se ai mëkat është; zinaja me bashkëshorten e fqiut, ky krim i shëmtuar bëhet i qartë pasi që fqiu ndihet i sigurtë për nderin e fqiut të tij, andaj shkelja e nderit konsiderohet një mashtrim i të drejtës së fqiut, të cilën të drejtë Allahu dhe i dërguari i Tij e konsideruan shumë të madhe.

Dobi të hadithit

  1. Llojlloshmëria e mëkateve për nga mizoria e shëmtueshmëria.
  2. Shirku është mëkati më i madh në përgjithësi.
  3. Sqarimi i realt i shirkut dhe se shirk është të vendosësh diç tjetër ortak me Allahun, në qenien e Tij, veprat, emrat dhe atributet e Tija.
  4. Allahu është meritor të adhurohet pasi që Ai është Krijuesi i cili i krijoi shpirtrat e i ngjalli ato.
  5. Çdo lloj adhurimi i cili kryhet ndaj dikujt tjetër përveç Allahut është haram.
  6. Të vendoset Allahu në të njejtën pozitë me dikë tjetër është haram.
  7. Vlera e teuhidit dhe se ky është prej adhurimeve më të mëdha.

HADITHI I PESTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË