Arhiva MujoreNovember 2016

0 2520

Aisheja, radijAllahu anha, tregon se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dërgoi një njeri së bashku me një ekip vëzhgues, i cili çdo herë në namazin me shokët e tij falej dhe e përfundonte (leximin) namazin me “Thuaj! Allahu është Një.” (Sureja Ihlas, 1). Kur ata u kthyen ia përmendën këtë të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, e ai tha: “Pyeteni, për çfarë arsye ai vepron ashtu? Ata e pyetën, dhe ai iu përgjigj atyre: se kjo sure flet për atributet e të Gjithëmëshirshmit, dhe dua që ta lexoj. E i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, u tha: Tregoni atij se Allahu e do atë.” Shënon Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Shokët e të dërguarit, alejhi selam, kishin dalur për një vëzhgim, për të cilin i kishte urdhëruar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe kishte caktuar për ta në njeri nga më të mirët që të jetë ai prijësi i tyre. Kështu që, ky njeri ua falte atyre namazin dhe e përfundonte leximin në namaz me suren “Ihlas”, për çfarë sahabët u habitën nga kjo vepër e tij. Pasi që u kthyen në Medine e pyetën të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, për veprimin e tij, e ai, sal-Allahu alejhi ve selem, u tha që të interesohen për shkakun pse ai ka lexuar të njejtën sure çdo herë që është falur me ta. Dhe u kishte treguar se ai e do shumë këtë sure, për arsye se përmban vetëm atributet e Allahut të Mëshirshmit, e kur i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kuptoi këtë prej tij u tha që ta përgëzojnë se Allahu e do atë.

Dobi nga hadithi

  1. Pohimi i njëshmërisë së Allahut, mbështetur në fjalën e Allahut: “Thuaj! Ai Allahu është Një.”
  2. Pohimi i emrit “El Ehad” i Vetmi, Një, është një prej emrave të Allahut, që nënkupton se Ai është i Vetëm në Qenie, në vepra, në emra dhe atribute.
  3. Pohimi i emrit “Es Samed” I Përjetshmi, i Përhershëm, Përmbushës i çdo nevoje  të krijesave të Tija.
  4. Mohimi i të pasurit fëmijë Allahu i Madhëruar.
  5. Mos veprimi i çdo lloji të shikrut ndaj Allahut të Madhëruar, nga vendosja e dikujt në pozitë të njejtë me Të, se Allahu nuk ka të ngjashëm, të njejtë, nuk ka si Ai në Qenie, e as në veprimet e Tija, e as në emra dhe atribute.
  6. Pohimi se Allahu është i Pari, ai është i Pari dhe para Tij ska gjë, dhe se Ai nuk është i krijuar por Ai është Krijues i çdo gjëje.
  7. Pohimi i cilësisë së dashurisë për Allahun e Madhëruar, se Allahu i do besimtarët, të devotshmit e të mirët.

HADITHI I NËNTËMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1299

1. Dallimi mes thirrësit për në Xhenet dhe thirrësit për në Xhehenem!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën.” (El Bekare; 42).

Ai i cili vepron me të vërtetën është prej dijetarëve dhe prej trashigimtarëve të Profetve dhe udhëzues i këtij umeti. Ndërsa, ai i cili e ngatërron të vërtetën me të kotën dhe nuk e pranon të vërtetën duke e ditur se ajo që e ndjek është e kotë, i tilli është thirrës për në Xhehenem. Njerëzit, në çështjet e fesë duhet të jenë syçel dhe duhet t’i pasojnë vetëm dijetarët e tyre të vërtetë. Andaj, keni mundësi ta zgjedhni për veten tuaj, njërën prej dy rrugëve, të vërtetën ose të kotën.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij Tejsirul Kerimi Rrahmani, fq.50

2. Ngatërrimi i të vërtetës me të kotës!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën.” (El Bekare; 42).

Njerëzit e devijuar janë të vëmendshëm dhe kujdesshëm që në çdo çastë t’i ndrrojnë dhe t’i mbështjellin të vërtetat me të kotat (devijuarat), si dhe përmes kësaj synojnë bindjen e njerëzve dhe arrijnë t’i bindin disa mendjelehetë se e kota është e vërteta dhe se e vërteta është e kotë.

Dr. Abdullah BilKasim

3. Qëllimi i haxhit është realizimi i Teuhidit!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “E kryenie haxhin dhe umrën për hir të Allahut.” (El Bekare; 196).

Allahu, xhele ue ala, e filloi ajetin e haxhit me përmendjen e teuhidit dhe ihlasit (sinqeritetit) para se t’i përmend nê detaje çështjet dhe dispozitat të haxhit. Andaj, nuk duhet të ketë syefaqësi e as lavdërim gjatë kryerjes së haxhit.

Dr. Abdullah Es Sekakir

4. Mendjeprehtësia e dijetarëve!

Shejh Uthejmini, rahimehullah, prej sures el Bekare (komentit të sures) ka nxjerru mbi 2500 dobi, duke përfshirë dobit në lëmitë, Akide, Fikh, Usul dhe Edukatës Islame. Që i bjen përafërsisht, nga çdo ajet ka nxjerrur 9 dobi. Dhe, kjo aludon që meditimi në ajetet Kur’anore është bereqet dhe sjell shumë dobi dhe mësime madhore.

Dr. Omer El Mukbil

5. Metodologjija e thirrësave të devijuar rreth devijimit të njerëzve!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.” (El Bekare; 42).

Thirrësat të cilët thërrasin në devijim, ndaj njerëzve përdorin dy metoda;

1. Metoda e parë: Ngatërrimi i të vërtetës me të kotën, argumenti, pjesa e ajetit: “E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën.”

2. Metoda e dytë: Fshehja dhe mohimi i hakut (të vërtetës) me vetëdije dhe me qëllim, argumenti, pjesa e fundit të ajetit: “… dhe me vetëdije të fshehni realitetin.”

Muhamed el Hidër Husejn El A’mal el Kamileh; 1/83

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1727

Adij ibn Hatim, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Secilit prej jush do i flet Allahu, mes tyre nuk do ketë përkthyes, e as pengesë që e fsheh.” Shënon Buhariu

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kishtë një kujdes të jashtëzakonshëm për të sqaruar gjendjen e besimtarëve në botën tjetër, gjendjen e lumtuisë dhe kënaqësisë, asnjëherë nuk ndalonte të sillte disa skena nga ajo kënaqësi dhe sferat e saj. Në këtë hadith i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përmendi një prej kënaqësive më të mdha me të cilat Allahu e begaton besimtarin ditën e Kiametit, e që është të folurit me Allahut e Madhëruar, e dëgjimin e zërit të Tij pa ndonjë ndërmjetësues, vërtetë është një dhunti e madhe për atë që mediton rreth saj. Njeriu ndihet i qetë gjatë bisedës me një dashamir të tij, si dhe të folurit me një mbret prej mbretërve të kësaj bote për të është një gjë madhëshotre, e si është kur ai do flet me Mbretin e mbretërve dhe Krijuesin e tyre, vërtetë është një dhunti për të cilën do i kushton vëmedje që ta arrijë ai i cili e kupton vlerën e saj , e të vepron çdo gjë që e bën të jetë meritor i bisedës me Zotin e e Madhëruar.

Që këtu erdhi përgëzimi profetik për të folurit të Allahut me robërit e Tij besimtar, që t’i nxit ata që ta arrijnë këtë nderim fisnik, pozitë të lartë, e të veprojnë vepra të mira që i bëjnë krenarë për takimin me Allahun, të pa turpëruar për punët e mëkatet  e vepruara.

Dobi nga hadithi

  1. Pohimi i të folurit të Allahut e Mdhëruar me robërit e Tij.
  2. Nderimi i besimtarëve me të folurit me Zotin e botëve.
  3. Besimtarët do shikojnë në Zotin ditën e Kiametit.
  4. Dëgjimi i fjalës së Allahut, dhe kuptimin e atyre fjalëve pa ndërmjetësues.

HADITHI I TETËMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1195

1. Tallja me Allahun, Fenë dhe të dërguarin e Tij!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasiqë (shpallët se) besuat, keni mohuar.” (Teube; 65-66).

Tallja apo të bërit hajgare me Allahun është kufër, i cili nxjerr njeriun nga Islami Ngase, baza e kësaj feje është madhërimi i Allahut, shenjtërimi i fesë së Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe tallja me këtë bazament të fesë është prishje e këtij bazamenti kryesor të Fesë.

Abdurrahman es Sa’dij (Tejsirul kerimi rrahmani, fq.342)

2. Njerëzit harrojnë dhe anashkalojnë obligimet e tyre karshi Allahut!

Allahu, xhele ue ala, thotë: “… e me e drejtë është që ata të bëjnë të kënaqur Allahun dhe të dërguarin e Tij (me adhurim dhe vepra të sinqerta).” (Teube; 62).

Nëse ndalesh dhe mediton, do ta shohësh që shumica e njerëzve shikojmë vetëm atë që Allahu ka ndaj tyre, kurse shumë pak prej tyre shikojnë obligimet e tyre që i kanë ata karshi Allahut. Dhe, me këtë gjë ata veçse i kanë shkëputur raportet e tyre me Allahun.

Ibn Kajimi (Igathetul lehefan; 1/188)

3. Begatitë nga Allahu janë të panumërta, megjithatë prap shkelim ndalesat e Tij!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: ْ”Më falënderoni e mos Më mohoni.” (Bekare;152).

Është për t’u çuditur se e dimë që të gjitha të mirat që i kemi janë prej Allahut, mirëpo, megjithatë nuk turprohemi që t’i shkelim ndalesat e Tij (gjërat që Allahu i ka ndaluar).

Hafidh Ibn Rexheb Tefsir Ibni Rexheb, 1/130

4. Edukata e pejgamberëve të Allahut me Allahun!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “… dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!” (Bekare; 128).

Pasi përfunduan (Ibrahimi dhe Ismaili alejhimu selam) ndërtimin e shtëpisë më të madhe të Allahut (Qaben) në tokë, atë kërkuan falje nga Allahu për mangësitë e tyre! Sa edukatë e bukur me Allahun kjo!

Abdullah Bilkasim

5. Selefi i fusnin në praktik porositë Kur’anore, po ne!?

Disa nga dijetarët e selefit, kanë thënë: Allahu, xhele ve ala, tha: “…veproni duke falnderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.” (Sebe; 13). Pas zbritjes së këtij ajeti, nuk ndodhte që mos të kishte prej tyre çaste nga nata dhe dita e që të mos ishin ata duke u falur (namaze obligative dhe vullnetare). Lind pyetja: Sa herë e lexojmë ne këtë ajet dhe sa herë e kemi futur në praktik ?!

Xhamiu el Ulumi Vel Hikem, 2/85

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1838

Zejd ibn Halid Xhuheniu, Allahu qoftë i kënaqur, përcjell dhe thotë: Na e fali i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, namazin e sabahut në Hudejbije, pas një nate plot me shi, pasi që përfundoi namazin u kthye kah njerëzit dhe tha: “A e dini se çfarë thotë Zoti juaj? Thanë: Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më mirë. Tha: Allahu thotë: “Prej robërve të Mi disa janë zgjuar si besimtarë e disa si jobesimtarë, cilido që tha se ra shiu (si shenjë) e mirësisë dhe mëshirës së Allahut, ai është besimtar në Mua dhe mohues i yjeve; e kush thotë se shiu ra nga ky e ky yll, ai më ka mohuar Mua dhe ka besuar yjet.” Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, shfrytëzoi çdo rast që të mbjell në zemra kuptime imanore, e vlera të besimit, të përmirëson çdo pasqyrim të gabuar, e të jep vërejtje për çdo fjali që mund të përmban kuptim të gabuar apo të aludon në besim të kotë.

Në këtë hadith, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, shëron disa trashigime të injorancës prej besimeve të kota të cilat ishin tek ta, sikur thënia se shiu zbret për shkak zbritjes e zhdukjes së yllit. Ndoshta muslimanët e kanë thënë këtë fjalë të injorancës pa pasur për qëllim kuptimin e saj, e i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ua tërhoqi vërejtjen për rrezikun e këtyre fjalëve që bartin kuptime të gabuara, e u sqaroi atyre se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, dhe Ai është i Cili zbret shiun, si pasojë e mirësisë dhe mëshirës së Tij, dhe se çfarë flitet në gjuhët e njerëzve duke përcaktuar shkakun e zbritjes së shiut tek yjet gjatë rënies apo paraqitjes së tyre, është thënie jo e saktë, ngase yjet e planetët nuk kanë të bjënë me të, por është mirësi dhe mëshirë nga Allahu, begaton me të kë Ai do prej robërve të Tij.

Dobi nga hadithi

  1. Ndalimi i referimit të shiut tek yjet e planetet.
  2. Kush pretendon se shkaqet normale janë vetëvepruese është jobesimtar.
  3. Gjithçka lëviz me lejen dhe dëshirën e Allahut.
  4. Kufri arrihet edhe me fjalë të kufrit, sikurse me bindje të kufrit.
  5. Obligueshmëria e atribuimit të mirësisë Allahut të Madhëruar.
  6. Allahu cilësohet me mirësi dhe mëshirë.
  7. Prej cilësive të Allahut është të folurit.

HADITHI I TETËMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2346

Pyetja: A është e detyrueshme që të përmendet fjala “zeqat” kur ia jep ndokujt, pra të thuash: Mere, ky është zeqat?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut

Fillimisht: Zeqati i pasurisë ka të caktuar individët të cilëve u jipet, andaj nuk lejohet të jipet për dikë tjetër. Këta i ka përmendur Allahu në fjalën e Tij: “Zeqati u takon vetëm të varfërve, të gjorëve dhe atyre që e mbledhin atë (rrogë e nëpunësit që punon në atë lëmë), dhe atyre që duhet përfituar zemrat (në islamizëm); dhe për lirim nga skllavëria, dhe të ngarkuarve në borxhe, dhe për rrugën e Allahut, dhe udhëtarit të rastit. Këto janë dispozitat, e Allahut. Se, me të vërtetë, Allahu është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.” Teube, 60

Dy: Nuk detyrohet personi që e jep zeqatin të informon personin që ia jep se është pjesë e zeqatit, e disa nga Malikitë e konsiderojnë një gjë të papëlqyer, kështu thotë edhe Imam Ahmedi dhe medh’hebi Shafii.

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse poseduesi, apo dikush tjetër në vend të tij jep zeqatin tek meritorët, dhe nuk thotë se është zeqat, apo nuk ka deklaruar asgjë, pranohet si zeqat, dhe është me vend, ky është mendimi më i saktë i njohur të cilin e kanë shumica, këtë çështje kështu e ka deklaruar edhe imami i dy haremeve (el Xhuvejni) dhe të tjerë.” Nga libri : Mexhmu’ 6/233.

Ibn Kudame, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nëse e jep zeqatin tek një person që mendon se është i varfër, nuk ka nevojë që t’ia bën me dije se është pjesë e zeqatit. Haseni ka thënë: A dëshiron ta nënçmosh?! Mos i trego. Nga libri : El Mugni, 2/508.

Mirëpo! Nëse personi që e jep e di se ai që e merr nuk pranon që të jetë pasuri e zeqatit, dhe poqëse e kupton se është pjesë e zeqatit nuk e merr, atëherë duhet që të informohet se është pjesë e zeqatit, më pas nëse ai dëshiron e merr e nëse dëshiron e refuzon.

Është pyetur shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, për personin që jep zeqat pa treguar se është pasuri e zeqatit? Është përgjigjur: Nuk ka gjë të keqe nëse jep zeqatin për meritorët pa i treguar se është zeqat, nëse personi që e merr zakonisht e merr dhe e pranon atë, e nëse është prej atyre që nuk e pranojnë, atëherë duhet treguar se është prej zeqatit, që të jetë i informuar, e ai ta pranon apo ta refuzon.” Nga : Mexhmu’u fetava Shejh Uthejmin 18.

Allahu e di më së miri

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË