Arhiva MujoreJanuary 2017

0 5617

Ata që i fajësojnë gratë e ndershme (për kurvëri), e nuk i sjellin katër dëshmitarë, rrihnie me tetëdhjetë goditje dhe mos pranoni më kurrë të dëshmuarit e tyre, këta janë njerëz ngatërrestarë, pos atyre, që pas kësaj pendohen dhe përmirëzohen. Me të vërtetë Allahu është falës dhe mëshirues.” (Nurë: 4-4)

E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë.” (Ahzab: 58).

Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha, e ju nuk i dini.” (Nurë: 19).

Me të vërtetë, ata që i fajësojnë gratë e ndershme, zemërdlirë, besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën, dhe për ta ka dënim të madh. Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre – gjuhët e tyre, dhe duart e tyre, dhe këmbët e tyre për atë që kanë punuar ata. Atë Ditë Allahu do t’ju plotësojë dënimin e merituar dhe do ta dijnë ata, se Allahu, është e vërteta e qartë.” (Nurë: 23-25).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese”. Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.” (Shënon: Buhariu: 2766, Muslimi: 89).

Transmetohet nga Ebu Darda,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush ia përmend apo ai mvesh dikush ndonjë njeriut një gjë të cilën ai nuk e posedon, por ia përmend me qëllim që ta turpërojë. Atëherë, Allahu do ta burgosë Ditën e gjykimit në zjarr të Xhehenemit, derisa ta argumentoje atë që ia ka mveshur atij, apo atë që ka thënë.” (Shënon: Taberani: muxhmeu ez zeuaid: 8/94).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e kam ndëgjuar Muhamedin,- salAllahu alejhi ue selem!,- duke thënë: “Kush e shpif për imoralitet atë që ka në pronësi të tij, do të ndëshkohet Ditën e Gjykimit për këtë shpifje, përpos nëse është e vërtetë ajo që ka thënë për të.” (Shënon: Buhariu: 6858, Muslimi: 1660).

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

 

0 2038

Ibrahim el Ed’hemi rahimehullah, u pyet në lidhje me fjalën e Allahut xhele ue ala; “Lutmuni Mua, e Unë ju përgjigjem.” Ne po e lusim Allahun, por Allahu nuk po na përgjigjet lutjeve tona.

Ibrahim Ed’hemi u tha; Zemrat e juaja vdiqën si pasojë e dhjetë shkaqeve;

1. Ju e njohët Allahun, por nuk ia dhatë hakun Atij.
2. Lexuat Kur’anin, por nuk punonit sipas porosive të tij.
3. Shfaqët armiqësi haptazi ndaj shejtanit, por e shoqëruat përsëri atë.
4. Shfaqët dashuri haptazi ndaj pejgamberit, alejhi selam, por nuk e pasuat sunetin e tij.
5. Thoni se e dëshironi xhenetin, porse fare nuk punoni për të hyrë në të.
6. Shfaqni se frikësoheni nga zjarri i Xhehenemit, por nuk largoheni nga kryerja e mëkateve.
7. E dinit se vdekja është realitet që do të ndodhë, porse asnjëherë nuk u përgatitët për te.
8. E angazhuat veten tuaj me të metat dhe gabimet e të tjerëve, kurse i harruat gabimet dhe të metat juaja.
9. E hani riskun e Allahut dhe nuk e falënderoni Allahun për mirësitë që ua dhuron.
10. I varrosni të vdekurit tuaj, porse nuk merrni mësime nga varrimi I tyre.

Nga arabishtja: Suad Shabani

 Burimi: albislam.com

0 957

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 53 )

Shkaqet e forcimit të muslimanëve:
1. Kapja për Kur’an dhe Sunet.
2. Kapja për menhexhin dhe akiden e të parëve tanë.
3. Kapja për menhexhin dhe akiden e dijetarëve tanë bashkohorë, kapja për ata që janë me menhexh dhe akide të pastër.
4. Çdo problem dhe çdo çështje që i preokupon muslimanët, ata duhet t’ia paraqesin çështjen dijetarëve që i frikësohen Allahut dhe janë prej Ehli Sunetit.
5. Leximi i historisë së muslimanëve që ishin para nesh, me qëllim të ngritjes së qëllimeve dhe synimeve të pastra dhe marrja mësime dhe përvoja nga jeta e tyre.
6. Bindja e fuqishme se fitorja i takon Islamit dhe ithtarëve të tij.
7. Largimi nga demoralizimi dhe humbja e shpresës për fitim edhe nëse ndëgjon lajme jo të mira në lidhje me sprovat e muslimanëve sot në botën Islame.
8. Ndjenja e përgjegjsisë tê çdonjërit prej muslimanëve për shoqërinë islame dhe për muslimanët kudo qofshin ata.
9. Largimi nga vetëpëlqimi.
10. Largimi nga mëkatet, ngase mëkatet janë çelës i çdo sherrit dhe mbyllës i çdo hajrit (mirësie).
11. Largimi nga përtacia dhe mosinteresimi për kurthet e armiqve të Islamit, muslimanët duhet të jenë syçel dhe t’i njohin kurthet e armiqve të tyre.
12. Mosdhënia pas bukurive dhe pasurive të armiqve të Islamit, mospasimi i traditave të tyre, mosshoqërimi i shumtë me ta, si dhe urrejtja e tyre si shkak i kufrit dhe shirkut të tyre që bëjnë ndaj Allahut xhele ue ala.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2080

* Kush vepron kështu e ka plotësuar imanin:

– hidhërohet por hidhërimi nuk e largon nga rruga e drejtësisë dhe e së vërtetës

– ka arritur në mirësi dhe ajo nuk e bën të gënjejë dhe të bëj padrejtësi

– është i varfër por nuk e zgajt dorën e tij drejtë asaj që nuk është e tij.

* Falënderimi bëhet në tre mënyra: me gjuhë, me trup dhe me zemër

-zemra është e vetëdijshme se gjithë mirësitë janë prej Allahut ﷻ

-trupi nuk angazhohet përveç në atë që e është përulje ndaj Allahut ﷻ

-gjuha gjithmonë shqipton falënderim ndaj Allahut ﷻ.

* Katër cilësi e ngritin njeriun: Dituria, edukata, ndershmëria dhe besnikëria.

* Pesë gjëra kanë bukuri të veçantë:

– të qash për mëkatet tuaja

– ti përmirësosh mangësitë që i ke

– nënshtrimi ndaj Allahut i cili i njeh të gjitha fshehtësitë

– largimi i errësirës nga zemrat tona

– mos u bë shalë e ëndjeve tuaja.

* Kush dëshiron ta ruajë fenë e tij, ta pushojë zemrën dhe trupin, ti pakësojë brengat le të qëndrojë larg njerëzve (le të kalojë disa çaste në vetmi).

* Edukata jote është përkthyesi i arsyes që e posedon. (Sjellja që ke flet për sa i mençur je).

* Njeriu është kapur në kurth atëherë kur është i verbër për mangësitë e tij por i zbulon mangësitë e të tjerëve.

* Kur ndaj vetes do jesh i mëshirshëm sikur ndaj fëmijëve, atëherë kemi shpresë për lumturi në botën tjetër.

* Dëshiron të jesh i respektuar, bëhu i devotshëm.

* Është mashtruar ai që i ka humbur ditët e jetës me fjalën ka kohë.

* Ruaju që të mos përhapet fama jote dhe të ngelin të fshehta mangësitë tuaja.

* Tevekul-li i vërtetë është ti kuptosh dhe të bindesh në fjalët la haule (s’ka lëvizje) ve la kuvvete (dhe s’ka forcë) il-la bil-lah (përveç me Allahun ﷻ, me ndihmën e Tij)

* Ruajtja e veprës së mirë nga prishja është më e vështirë së sa vet vepra.

* Në Ditën e gjykimit më së shumti do pendohen ata që thoshin ka kohë…

Burimi: www.alukah.net / albislam.com

Përktheu: Talha Kurtishi

0 7089

Secili besimtar pasion të vetin ka që të mbetet në rrugëtimin e tij imanor, pandalë, drejt përpjetës, e ngjitjes sa më lartë, padyshim se çdo besimtar e urren të kthehet mbrapa, të tillëve u themi: që të realizoni atë që dëshironi dhe  shpresoni, atëherë të keni kujdes nga armiqtë e imanit.

Çdo secili prej këtyre armiqve është shkaktar kryesor i dobësimit të imanit, kështu që duhet njohur këto shkaqe e të ruhemi prej tyre, ato janë:

SHEJTANI DHE VESVESET E TIJA

(Iblisi) tha: “Betohem se për atë që me ke humbur, do t’ju vë pengesa atyre në rrugën Tënde të drejtë, e do t’ju çasem atyre edhe përpara edhe për mbrapa, edhe në të djathtë, edhe në të majtë, e Ti do të konstatosh se shumica prej tyre nuk janë falenderues!.” Araf, 16-17.

Me këto fjalë Iblisi, i mallkuar, shpalli luftën e tij afatgjate me gjithë njerëzimin deri në ditën e Kiametit, padyshim se kjo është një prej luftrave më të mëdha e më të rrezikshme në këtë botë. Një luftë me mashtrime: “(Allahu) tha: “Shko! E, (ty dhe) atyre që të pasojnë ty – nga pasardhësit e tij, me të vërtetë, xhehennemi është dënimi juaj – dënim i plotë. Dhe, bëri për vete – me zërin tënd, – kë të mundesh nga ata, dhe sulmo në ta me britmë me kalorësinë dhe këmbësorinë tënde dhe integrohu me pasurinë dhe fëmijët e tyre dhe jepju premtime!” E, djalli, nuk u premton atyre tjetër, përpos mashtrimit.” Isra, 64

Në të cilat luftra thurren komplote, përplot me mashtrime, zbukurim të së kotës, e prishje të zemrave, që e bën njeriun të paaftë që të vepron me duart e tij, apo të logjikon me mendjen e tij.

Mashtrimet e shejtanit janë të ndryshme, devijimet  e tija janë të llojllojshme, rrugët e depërtimit në zemrat e bijve të Ademit dallojnë për secilin njeri dhe atë sipas asaj që ai dëshiron, dhe atë që i përshtatet natyrshmërisë së tij, duke shikuar pikat e forcës dhe dobësisë, kështu që hasim tek disa depërton përmes derës së syefaqësisë dhe vetpëlqimit, tek të tjerët përmes asketizmit e modestisë, e tek të tjerët përmes pasionit ndaj pasurisë dhe postit, e të tjerëve për nga zbukurimi i të kotës, dekorimit e promovimit të saj, apo duke i lehtësuar veprimin e mëkateve të vogla që të bie në mëkate të mëdha.

E prej mashtrimeve të Iblisit është edhe angazhimi i tij i pashmangshmëm për të prishur imanin, apo të dobësojë atë në mënyrë të përshkallëzuar, të cilën gjë nuk e paramendon besimtari. Kështu që fillon duke ia zbukuruar preokupimin e tij me vepra të dalluara nga ato më të dalluara, pastaj e preokupon atë me vepra mubah (të lejuara) nga ato obligative, pastaj veprimin e mëkateve të vogla, e më pas mëkatet e mëdha, pastaj risitë e ndryshme, në fund rënien në kufr e shirk. Nëse besimtari e neglizhon veten mund të arrijë në mëkatin më të rrezikshëm e që është kufri, Allahu na ruajt, kjo na bën që të konsiderojmë shejtanin armikun numër një, kjo njëherit nënkuptohet edhe nga tekstet e shumta të Kuranit dhe haditheve të vërteta të cilat na e tërheqin vërejtjen prej shejtanit dhe na urdhërojnë ta armiqësojmë.

Allahu thotë: “Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit.” Fatir, 6

Ai nuk thërret për mirësi e as që e qon atë në shpëtim.

Në një ajet tjetër thotë: “O besimtarë! Qasjuni të gjithë shpëtimit (Bindjes Hyjnore) dhe mos hkoni gjurmëv etë djallit, se ai është armik i juaj i përbetuar.” Bekare, 208

Allahu na sqaroi se shejtani është armik i njeriut, i cili dëshiron t’i devijojë ata, e t’i tërheq së bashku me vete për në zjarr, kështu që një i mençur duhet të jep mundim maksimal në luftë kundër tij, e të shpëton prej tij.

MASHTRIMET E DYNJASË

Ka shënuar Muslimi në “Sahihun” e tij nga Ebu Said, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu lejhi ve selem, ka thënë: “Dynjaja është një ëmbëlsirë e gjelbër”.[1]  Njeriu ndikohet me gjelbërimin e afërt dhe e mbivlerëson mbi atë që është e largët, nuk është për qëllim se përjetimi i gjërave që i ka dhuruar Allahu janë të ndaluara, por, është për qëllim se njeriu mund të preokupohet me këto kënaqësi e të dobësohet angazhimi i tij për ahiret, kështu që zemra e tij lidhet ngushtë me kënaqësitë e përkohshme, e kështu dobësohet imani i tij.

Imam ibn Kajimi ka thënë: “Për aq sa robi ka pasion për dynjanë e të dhënurit pas saj, për aq do jetë i rëndë adhurimi i Allahut e kërkimi i ahiretit”.

Për këtë hasim që frika e profetit nga sprova e dynjasë ishte e qartë në fjalët e tij: “Betohem në Allahun, nuk ua kam frikën për ju nga varfëria, por frikohem që ndokujt t’i zgjerohet dynjaja, ashtu siç iu dha atyre para jush, e të bëjnë gara, ashtu siç bënë ata para jush, e t’ju shkatërrojë ashtu siç  u shkatërruan” Shënon Buhariu dhe Muslimi

SHOQËRIA E KEQE

Një prej dëmeve më të mëdha të imanit, është edhe shoqëria e keqe që ia dobëson fenë njeriut, i shkakton atij mangësi e braktisje të adhurimeve, Sufjan Theuri ka thënë: “Për njeriun nuk ka dëm e as dobi më të madhe, sesa shoku”.

Sepse shoqëria e keqe nuk ia do të mirën shokut të vet, dëshiron ta mbajë të humbur  në devijim, t’ia dobëson bindjen e imanin që ka, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, na e ka tërhqeur vërejtjen nga shoqërimi i tillë, ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq, si shitësi i parfumit dhe farkëtarit. Shitësi i parfumit ose do të parfumos, ose ti blen prej tij, ose do nuhatësh erë të mirë. Kurse farkëtari ose ti djeg rrobat, ose do nuhatësh erë të keqe tek ai”. Buhariu dhe Muslimi

Këta ishin tre armiqt tanë, të cilët na dalin në pritë çdo moment, na ndjekin çdo pakujdesi tonën, që të hedhin shigjetetat e tyre në zemrat tona, që të na rrëzojnë, neve nuk na mbetet tjetër pos të themi: O Ti i Cili rrotullon zemrat, na përqendro zemrat tonë në fenë islame.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Ky hadith ka njërën prej dy kuptimeve, me fjalën “ëmbëlsirë” ngase njerëzit e duan, për nga shija, pamja e bukur, si një pemë e gjelbër e ëmbël, njerëzit e duan dhe e kërkojnë, njejtë është edhe dynjaja. Kuptimi i dytë: Shpejtësia e prishjes, si një gjë e gjelbër, e cila nuk zgjat për shumë kohë.

0 1360

Shejh Albani (rahimehullah) ka thënë: Besimtari musliman merr tejemum nga sipërfaqja e tokës (qoftë dhè apo diçka tjetër), ashtu siç ka marrur tejemum Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue selem) duke u bazuar përgjithësisht në fjalën e tij ku thotë: “Më është bërë e gjithë toka si vend-faljeje (Mesxhid), dhe e pastër”.

Ky mendim është i Ebu Hanifes, Ibn Hazmit dhe disa dijetarëve të tjerë.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1365

Dispozita e fshirjes së gjymtyrëve të trupit pas marrjes së abdesit !

Shejh Albani në librin “Vargu i haditheve të dobëta” 4/128 thotë: “Është e lejuar që besimtari musliman t’i fshijë pjesët e trupit, mirëpo disa dijetarë të mëvonshëm kanë thënë se është më mirë që besimtari të mos i fshijë me faculetë apo me pishqir etj, pjesët e trupit pas marrjes së abdesit.

Një gjë të tillë ata e mbështesin në një argument i cili nuk është i saktë. Cili është ai argument? Është hadithi që transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: Kushdo që merr abdes dhe pastron gjymtyrët me një rrobë të pastër, një gjë e tillë nuk është ndalesë (lejohet). Mirëpo, ai i cili nuk e vepron një gjë të tillë, është më mirë për të, ngase abdesi është dritë në Ditën e Gjykimit së bashku me të gjitha veprat e mira”.

Mirëpo hadithi është shumë i dobët. Në lidhje me këtë hadith shiko në “Vargu i haditheve të dobëta” nr.1683

Nga arabishtja; Suad Shabani.

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË