Enes ibn, Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Disa njerëz do i godet flaka e zjarrit, për shkak ndëshkimit për mëkatet e vepruara, më pas Allahu i fut ata në xhenet, me mirësinë e mëshirën e Tij, ata quhen: xhehenemijun”. Shënon Buhariu
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit
I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përmend në këtë hadith fatin e disa mëkatarëve ditën e Kiametit, të cilët do urdhërohen të hyjnë në zjarr, e i godet ata flaka e zjarrit, me nxehtësinë e saj lë gjurmë në fytyrat e tyre, e do hyjnë në zjarr, do qëndrojnë aty për një kohë, pasi që të jenë pastruar prej mëkateve, Allahu urdhëron të nxirren prej zjarri, e të futen në xhenet, e banorët e xhenetit këta do i thërrasin xhehenemijunë, për nga vendi prej ku kanë dalur.
Dobi nga hadithi
- Mëkatarët ditën e Kiametit nuk janë të njejtë, prej tyre ka që Allahu i falë, e prej tyre ka që do dënohen në zjarr të xhehenemit, për një kohë.
- Allahu do nxjerr nga zjarri disa prej mëkatarëve, me mëshirën e Tij, këta quhen xhehenemijunë, apo të liruarit e Allahut, siç janë përmendur në disa hadithe tjera.
- Mëkatari përfundon në xhenet, edhe pse për një kohë qëndron në xhehenem, ai nuk është përgjithmonë në zjarr.
- Mëkatarët që meritojnë dënimin ditën e Kiametit janë ata që kanë vepruar mëkate të vazhdueshme, e nuk janë penduar prej tyre.
- Mëshira e Allahut ështhtë shkak i çdo mirësie, në dynja apo ahiret.
- Nuk ka asgjë obligative për Allahun e Madhëruar përballë robërve të Tij, pos aë që Ai vetë e merr si obligim.
HADITHI I TRIDHJETË E TETË
DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com