Arhiva DitoreJan 15, 2017

0 3943

Pyetja: Pasi që u ktheva nga një udhëtim, unë nuk e kisha falur namazin e akshamit. Hyra në xhami dhe i gjeta duke e falur namazin e jacisë.

A duhet ta fai namazin e jacisë me ta, apo ta fali namazin e akshamit vetë e më pas të lidhem me ata për namaz të jacisë?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut!

Duhet t’i bashangjiteni imamit në namaz, me nijet për ta falur namazin e akshamit, e në rekatin e tretë të uleni dhe të recitoni teshehudin dhe të jepni selam, pastaj të vazhdosh me imamin në atë që ka mbetur prej namazit të jacisë. Apo të presësh gjatë teshehudit derisa imami të mbaron namazin dhe të jepni selam së bashku me të, e pastaj ta falni jacinë.

Ky është mendimi i Imam Shafiut, Allahu e mëshiroftë, dhe është një nga dy thëniet e transmetuara nga Imam Ahmedi.

Al-Mardavi në librin “el-Insaf” (4/413) ka thënë se ky mendim është favorizuar nga një numër i pasuesve të Imam Ahmedit, duke përfshirë Shejh Islam Ibn Tejmijen dhe gjyshin e tij Maxhd Ibn Tejmije.

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, është pyetur:

Disa janë vonuar në namazin e akshamit, dhe imami kishte filluar të fal namazin e jacisë. A duhet që ata të falin namazin e akshamit me xhemat, apo të lidhen me imamin? Si duhet të veprojnë ata në namaz?

Ai u përgjigj:

Mendimi më i saktë është se nëse një person vjen (në xhami) dhe imami është duke e falur jacinë, qoftë ai të jetë me një grup, apo i vetëm, ai duhet të lidhet me imamin, me qëllim që të fal namazin e akshamit. Nuk shkakton problem në qoftë se nijeti i imamit është i ndryshëm nga ai i atij që falet pas tij, sepse Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdo njërit i takon, atë që ai synon.”

Nëse ata lidhen pas imamit në rekatin e dytë, ata japin selam së bashku me të, sepse ata kanë falur tre rekate, dhe nuk ka rëndësi pse ata të janë ulur për teshehud gjatë rekatit të parë.

Nëse ata lidhen pas imamit në rekatin e parë, kur imami të ngrihet për në rekatin e katërt, ata qëndrojnë ulur, këndojnë teshehudin dhe japin selam, pastaj lidhen me imamin në atë që mbetet prej namazit të jacisë.

Mendimi i dytë në lidhje me këtë çështje është se ata duhet të lidhen me imamin me nijet për të falur namazin e jacisë, më pas e falin namazin e akshamit, në këtë rast bie renditja e namazeve, duke pasë parasysh bashkimit me xhematin.

Mendimi i tretë është ta falin namazin e akshamit veçmas, pastaj të bashkohen me imamin në atë që ka mbetur prej namazit të jacisë.

Për dy mendimet e fundit ka disa vërejtje. Sa i takon mendimit të parë neglizhohet renditja e namazeve duke vënë jacinë para akshamit. Mendimi i dytë përfshin të formohen dy xhemate në një xhami në të njëjtën kohë, gjë e cila përçan umetin.

Mendimi i parë që kemi përmendur është më i saktë. Dikush mund të thotë se edhe në mendimin e parë ka vërejtje, e që është se jipet selam para imamit. Në të vërtetë nuk ka asgjë të keqe rreth kësaj. Është transmetuar në disa raste në sunet që një xhemat mund të bëjë diçka veçmas nga imamit, si në namazin e frikës, ku imam fal me ata një rekat, pastaj ata plotësojnë namazin e tyre, dhe kështu përfundojnë.

Një shembull tjetër është rasti i njeriut që iu bashkua Muadh ibn Xhebelit, Allahu qoftë i kënaqur me të, në namaz, por kur ai filloi të lexojë suren el-Bekare ose një sure të ngjashme, ai e la atë dhe nuk e përfundoi namazin me të.

Dhe dijetarët thanë se në qoftë se një njeri që është duke u falur me xhemat, të cilit i vijnë gazra apo ka nevojë për të ndërruar abdes, shkak urinimi apo dalja për nevojë, atëherë nuk është problem për të nëse ai vendos të vazhdon të falet vetëm dhe të përfundon namazin e tij, e të largohet. Kjo tregon se falja vetëm në rast nevoje nuk konsiderohet si gabim. Nga libri (Lika’at al-Bab el-Maftuh, 3/425)

Shejh Ibn Baz u pyet: Hyra në xhami dhe namazi i jacisë kishte filluar. Para se të lidhem për namaz, mu kujtua që unë nuk e kam falur akshamin. A duhet të fali akshamin dhe pastaj të vazhdoj me jacinë së bashku me xhematin, apo të fal me xhemat dhe pastaj të fali akshamit?

Ai u përgjigj: në qoftë se ke hyrë në xhami dhe namazi jacisë ka filluar, dhe ju kujtohet se nuk e keni falur akshamin, atëherë ju duhet të faleni me xhemat me nijet të faljes së namazit të akshamit. Kur imami ngrihet për në rekatin e katërt, ju qëndroni ulur në rekatin e tretë, këndoni teshehudin e fundit – dmth, el-tahijatin dhe salavatet (bekimet mbi Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) – dhe në fund duanë, atëherë, pritni imamin të jep selam, e jep selam së bashku me të. Nuk ka rëndësi nëse imami dhe xhemati kanë nijetin e ndryshëm, bazuar në mendimin më të saktë të dijetarëve. Edhe nëse e fal namazin e akshamit veçmas, pastaj i bashkangjitesh xhematit në namazin e jacisë, nuk ka gjë të keqe”. Mexhmu Fetava Ibn Baz, 12/189)

Komiteti i përhershëm për fetva është pyetur: çfarë duhet të bëjë një njeri, nëse harron namazin e sabahut për shembull, dhe nuk i kujtohet derisa të thirret ikameti për namaz të drekës, ose harron namazin e drekës dhe nuk i kujtohet derisa të fillon koha e ikindisë. A duhet të lidhet me imamin me nijet për të falur namazin që ka harruar apo me nijet për namazin që falet në atë kohë, e më pas të kompenson namazin që ka harruar?

Përgjigjja: Ai e fal namazin që e ka harruar ta falë, pas imamit, e nuk është problem dallimi i nijetit prej nijetit të imamit, sipas thënies më të saktë prej dijetarëve” (7/407)

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË