Arhiva DitoreJan 16, 2017

0 1377

Dijetarët kanë rënë në mos-pajtime në lidhje me ndalesën e kryerjes së nevojave fiziologjike në drejtim të kibles!

  • Mendimi i parë thotë: Ndalohet kryerja e nevojave fiziologjike në shkretëtirë në drejtim të kibles. Mirëpo nuk ndalohet një gjë e tillë në ndërtesa. Ky mendim është transmetuar nga: Imam Maliku dhe Imam Shafiu, njashtu këtë mendim e kishte Ibn Abbasi, Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhum), Sha’biu, Is’hak ibn Rahuja dhe Ahmed ibn Hanbeli në njërin nga transmetimet e tij.
  • Mendimi i dytë thotë: Nuk lejohet kryerja e nevojave fiziologjike as në shkretëtirë, por as në banjot e ndërtesave (në drejtim të kibles). Ky mendim është transmetuar nga: Ebu Ejub el-Ensarit (RadijAllahu anhu), Muxhahidit, Nekhaiut, Sufjan eth-Theurit, Ebu Theurit, dhe një transmetim nga Imam Ahmedi.
  • Mendimi i tretë thotë: Lejohet kryerja e nevojave fiziologjike në shkretëtirë, por edhe në ndërtesa (në drejtim të kibles). Ky mendim është transmetuar nga: Urve ibn Zubejri (radijAllahu anhu), Rebia (shejhu i imam Malikut), dhe Ebu Davud edh-Dhahiri (imami i Dhahirive)
  • Mendimi i katërt thotë: Nuk lejohet kthyerja kah kibla në shkretëtirë dhe as në ndërtesa. Mirëpo lejohet t’ia kthesh shpindën kibles gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike. Ky mendim thuhet që të jetë i Ebu Hanifes, dhe një transmetim nga Imam Ahmedi.Shumica e dijetarëve apo të gjithë dijetarët i kanë mendimet e tyre duke u bazuar në shumicën e argumenteve të sakta. Mirëpo disa dijetarë kanë thënë që mendimi më i saktë është që NUK LEJOHET assesi që t’i kryejë muslimani nevojat fiziologjike as në shkretëtirë dhe as në banjot e ndërtesave. Pra, këtë mendim e përkrah edhe Shejh Muhamed Mukhtar esh-Shenkiti (Allahu e ruajtë), dhe dijetari i cili e ka komentuar “Tirmidhiun” Shejh Mubarekfuri (Allahu e mëshiroftë)

    Zoti e di më së miri

    Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

 

0 1251

Ibn Asakiri në librin e tij “Tarikhul Dimeshk” e tregon një ngjarje me Muhamed ibn Sirinin (rahimehullah), njërin prej dijetarëve të njohur të selefu-salih.

Muhamed ibn Sirini në atë kohë ishte burgosur nga udhëheqësi i muslimanëve të asaj kohe. Dhe roja e burgut ndaj dashurisë që kishte për Ibn Sirinin dhe dhimbjen që ai ishte burgosur, një natë prej netëve i tha Ibn Sirinit: Nëse dëshiron të shkosh t’a vizitosh familjen tënde, sonte në mbrëmje nuk të sheh askush, andaj mund të shkosh dhe ta vizitosh familjen tënde. Mirëpo Muhamed ibn Sirini nga menquria e tij tha: Unë nuk dua që ta tradhëtoj urdhrin e udhëheqësit të muslimanëve.”

Dijetarët musliman kur e kanë cekur këtë tregim, kanë thënë se Muhamed ibn Sirini nuk pranoi të shkoj që ta vizitoj familjen e tij edhe pse i dha leje roja e burgut. Kanë thënë se: po ta bënte një gjë të tillë Ibn Sirini, njerëzit do të thonin se ky shejhu (dijetari) po e thyen një urdhër të udhëheqësit të muslimanëve, e çka mbetet me njerëzit e tjerë?.

Andaj, duke dashur ta ruaj këtë fe dhe këtë rregull që e ka Sheriati Islam dhe Ehlu Suneti, Ibn Sirini refuzoi që ta vizitoj familjen e tij edhe pse ishte i mërzitur, vetëm e vetëm që njerëzit e tjerë që mos të arsyetohen me veprimin e tij.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË