Arhiva DitoreJan 17, 2017

0 3654

Adhurimi i Allahut të madhëruar pa i vënë shok Atij mbjell devotshmëri ne zemrën e robit, qoftë ai adhurim i detyrueshëm si: namazi, agjërimi, zekati, haxhi, lutja apo adhurimi i pëlqyer si: adhurimet vullnetare. Këtë na e argumenton fjala e Allahut në Kuran: “O njerëz! Adhuronie Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat).”(Suretu El Bekare, ajeti.21).

Zoti i thërret njerëzit pa përjashtim që ta adhurojnë vetëm Atë. Veç Ai e meriton adhurimin. Ai është Krijuesi ynë dhe i të parëve tanë. Po në këtë ajet Allahu qartëson se qëllimi i adhurimit është arritja e devotshmërisë dhe adhurimi është ai i cili e mbjell devotshmërinë.

O rob i Allahut! Para se të falesh, ti pastrohesh. Më pas drejtohesh nga kibla, bën lutjen e hapjes së namazit, lëvdon krijuesin Tënd. Më pas lexon Fatihanë – suren më madhështore në librin e Allahut. Pastaj lexon Kuran aq sa mundesh. Në ato ajete shpalosen përpara teje koncepte, nocione, domethënie të vyera që të njohin me Allahun, emrat, cilësitë dhe obligimet që lipsen prej teje karshi Krijuesit. Më pas përkulesh në ruku, pastaj ngre kokën duke thënë: O Zoti ynë, ty të përket falënderimi sa qiejt dhe sa toka e çka midis tyre. Të gjithë ne jemi robërit e Tu. Atij që Ti i jep, s’ka kush ta ndalojë dhe atë të cilin e privon, s’ka kush t’i japë. Pas këtyre fjalëve të bukura, bie në sexhde duke iu lutur Allahut me lutje që të ka mësuar profeti Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). I lutesh Zoti për ç’ka. Ulesh në tehijat dhe i çon profetit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) më të bukurat salivate dhe me lutje e pastaj selam, përfundon namazin.

Nëse ti e fal këtë namaz me përqendrim, a nuk pushtohet zemra jote nga devocioni?

Absolutisht po.

Agjërimi një tjetër adhurim që mbjell devotshmëri. Thotë Allahu në Kuran: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” (Suretu El Bekare, ajeti 183). Ai i cili braktis ushqimin e pijen, të fjeturit me bashkëshorten në muajin e Ramazanit, kush e pengon veç urdhërit të Allahut?!

Shejhu i islamit, Ibën Tejmije, thotë: “Allahu ka urdhëruar të agjërojmë për t’u bërë të devotshëm. Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush nuk braktis mashtrimin, dhe të vepruarit me të, atëherë Allahu s’ka nevojë që robi të braktisë ushqimin e pijen.” Nëse nuk arrin t’i mbledhësh frytet e devotshmërisë, nuk e ke arritur qëllimin e agjërimit. Si pasojë, do të pakësohet nga shpërblimi i agjërimit, në varësi të asaj ç’ka le pa zbatuar.

Adhurimi sjell devotshmëri dhe devotshmëria të thërret ne adhurim. Profeti ( Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), edukatori dhe mësuesi më i mirë i njerëzimit, e këshilloi një ditë Ebu Dherrin duke i thënë: “Kije frikë Allahun që të bëhesh adhuruesi më i madh ndër njerëz”.

Omer Sulejman El Eshkar

Përktheu: Hoxhë Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

0 1083

Tregim i këndshëm dhe më mësime të arta nga Sahabiu në lidhje me lëmoshën!

Transmetohet se Abdullah ibn Xhaferi (radijAllahu anhu) ka qenë i pasur dhe i cili ka bërë tregti. Një ditë prej ditëve, deven e tij e kishte mbushur plot me mallra, dhe erdh një beduin prej shkretëtirës dhe i tha: Më jep diçka prej asaj që të ka dhënë Allahu.

Abdullah ibn Xhaferi ishte mësuar që të jepte shumë sadaka, dhe i tha atij beduinit: merre devenë dhe gjithçka që ka në të!

Dikush prej sahabëve dhe tabiinëve i tha (Abdullah ibn Xhaferit): Përse po vepron kështu o Abdullah ibn Xhafer, ngase beduini gëzohet (i mjafton) edhe vetëm me një dirhem. Abdullah ibn Xhaferi u tha atyre: Jam mësuar kështu që të dhuroj pasuri, e që Allahu t’ma shtoj atë. Andaj friksohem që nëse nuk e jap këtë pasuri, Allahu do t’ma ndal bereqetin si pasoj e mosdhënies. Dhe jam mësuar të bëj tregti me Zotin tim, andaj friksohem që nëse e ndërprej sadakanë, Allahu do t’a ndërpres edhe bereqetin që ma ka dhënë edhe më herët.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË