Arhiva DitoreJan 21, 2017

0 2317

Nuk ka lumturi pos në Islam.

Njeriu e pyet veten ç’është lumturia?

Botëkuptimet për lumturinë janë të ndryshme. I frikësuari mendon se lumturia është arritja e sigurisë. I ngarkuari me borxhe mendon se lumturinë do ta arrijë atëherë kur të lirohet nga borxhi, ai që s’ka fëmijë mendon se lumturia është të ketë pasardhës. Kjo lumturi është e përkohshme dhe e njëjta përfundon me përfundimin e problemit. Pastaj fillojnë problemet e tjerë dhe rifillon mendimi se lumturia është aty ku përfundon problemi i radhës.

Parandalimi është më i mirë se shërimi.

Lumturia nuk është ajo të cilën e sheh syri. Lumturia është ajo që e bon zemrën. Të gjitha pyetjet në Kuranin Famëlartë ndahen nga përgjigja e tyre me fjalën kul-thuaj:

Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut” (El Bekare, 189)

Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” (El Bekare, 219)

Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër… (El Bekare, 186)

Mos u habit me atë çfarë njerëzit bëjnë me ty, habitu me atë që Krijuesi e bën me ty.

Ai është Furnizuesi i cili e furnizon çdo krijesë dhe ai furnizim caktohet edhe para krijimit.

Mjeku mundohet me ta rikthye shëndetin dhe “furnizimi i tij” përfundon kur ti të shërohesh (nëse atë e ka caktuar Allahu), ndërsa furnizimi i Furnizuesit absolut vazhdon para dhe pas sëmundjes.

Bazat e lumturisë:

Dije se Zoti i njerëzve nuk do të, të humb nëse zemra jote është e lidhur me Allahun, pajtohu me gjithësinë përreth teje dhe falëndero mirësitë e Allahut, dije pse je krijuar dhe pajtohu me furnizimin që të është caktuar dhe mos e lakmo të huajën sepse ajo nuk është furnizimi yt.

Ti je rob i Allahut, furnizimin tënd se merr askush pos teje. Hasan El Basriu ka thënë: Mësova se furnizimin tim se merr askush tjetër pos meje dhe mu qetësua zemra, mësova se punën time nuk do ta bëj askush pos meje dhe u angazhova, mësova se çdoherë më sheh Allahu dhe u turpërova që të mos më sheh duke bërë mëkate, mësova se vdekja më pret dhe përgatita nozullin për takimin tim me Allahun.

I lumtur është ai i cili e di se çdoherë mundet ti drejtohet Allahut, në çdo situatë dhe në çdo vështirësi.

Nëse dëshiron të jesh i lumtur mos e prit falënderimin e njerëzve sepse do vazhdosh të jetosh në botën e zhgënjimeve, nëse ndihesh i hutuar drejtoju namazit, kështu vepronte i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem. Mendimi i mirë për Allahun do ta mundëson ta presësh edhe të pamundshmen prej Allahut, jo vetëm atë që sipas teje është e mundshme dhe reale. Fuqia e Allahut s’ka asnjë kufizim.

Bazat e lumturisë:

1. Namazi i natës, aty do ta gjesh lumturinë, ai është nderi i besimtarit, nur i fytyrës që pasqyrohet edhe në pjesët tjera të trupit. Allahu nuk i kthen mbrapa duart e çuara në lutje. Është lutur njëri për fëmijën e tij që ta mësojë Kuranin përmendsh dhe fëmija katërvjeçarë atë e ka arritur brenda dy viteve.

2. Jeto me Kuranin mësoje dhe mos lejo që ta harrosh.

3. Afroju më pranë njerëzve me sjellje të mirë.

4. Lutu për muslimanët, vëllezërit e tu.

5. Fal dhe mundohu ti harrosh gabimet dhe rrëshqitjet e njerëzve ndaj teje…

Dr. Omer Abdulkafi

Përktheu: Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË