Arhiva DitoreJan 22, 2017

0 1244

Turpi është një virtyt i cili shpien në veprimin e çdo vepre të mirë, dhe braktisjen e çdo punë të lige, është një atribut i lavdëruar, është koka e sjelljes së mirë, bukuri e imanit, si dhe një rit fetar.

Turpi ndahet në disa llojësh, më e rëndësishmja prej tyre është të turpëruarit nga Allahu i Madhërishëm, ky udhëzim fisnik profetik, flet për turpin ndaj Allahut, porosit që të kemi në kujtesë mbikqyrjen e Allahut qoftë në vetmi apo në shoqëri, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, shokëve të tij u ka thënë: “Turpërohuni prej Allahut, ashtu si Ai meriton” Ata thanë: O i dërguari i Allahut! Ne turpërohemi, falënderimi i qoftë Allahut. Tha: “ “Nuk është ajo që po mendoni ju!, por turpi i vërtetë ndaj Allahut është që të kujdesesh për kokën dhe organet e saj, për brendësinë e trupit dhe organet e tij, të përkujtosh vdekjen dhe kalbjen. Ai që e dëshiron botën tjetër duhet t’i braktisë stolitë e kësaj bote. Prandaj ai që i ka vepruar këto është turpëruar nga Allahu me një turp të vërtetë.”[1]

Shpjegimi i hadithit

Fjala e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Turpërohuni prej Allahut, ashtu si ai meriton”, pra me një ndjenjë të turpit të sinqertë të përqendruar. Është thënë, ka kuptim: “keni frikë Allahu ashtu si Ai meriton”. Shokët e profetit iu përgjigjën: “O i dërguar i Allahut! Ne turpërohemi”, e nuk kanë thënë: “ashtu si Ai meriton” duke njohur mangësitë e tyre, dhe thanë: “falënderimi i qoftë Allahut”, pasi që na bëri të jemi të turpëruar. Ai iu tha: “Nuk është kjo”, pra, nuk është turpi i vërtetë atë që ju mendoni, por është që të ruhen të gjitha gjymtyrët, që nga gjërat të cilat nuk është i kënaqur Allahu me to, dhe tha: “por turpi i vërtetë ndaj Allahut është”, ose turpi që duhet ta keni “të ruhet koka” për përdorimin e saj në nënshtrim ndaj Allahut, të mos i bëjë sexhde askujt tjetër pos Tij, të mos falet për syefaqe e për famë, të mos i nënshtrohet dikujt tjetër, e të mos e ngre kokën me mendjemadhësi. “dhe organet brenda saj”, pra me organet që lidhet  me të, si gjuha, syri, e veshi, të mos shfrytëzohen në gjëra që nuk janë hallall. “të ruhet brendësia”, nga të ushqyerit me haram,”dhe organet brenda saj” pra organet që lidhen me të, si organet gjenitale, këmbët, duart, e zemra, gjitha këto organe janë të lidhura me brendësinë e njeriut, e ruajtja e tyre është të mos shfrytëzohen në mëkate, por në gjëra që Allahu është i kënaqur.

Pastaj tha: “të përkujtosh vdekjen dhe kalbjen” të kujtosh se si do jetë halli yt, e të mos mashtrohesh pas kësaj dynjaje, ngase njeriu në këtë botë ushqehet, forcohet dhe rritet, e më pas e gjithë kjo zhduket e kalbet, ai vesh rroba që të duket sa më bukur para njerëzve, e që më pas edhe këto rroba kalben e zhduken. “

Ai që e dëshiron botën tjetër duhet t’i braktisë stolitë e kësaj bote” ngase që të dyja nuk bëhen bashkë njëra me tjetrën. “ai që i ka vepruar këto” pra ka përmbledhur gjitha që u përmendën. “është turpëruar nga Allahu me një turp të vërtetë

Disa udhëzime profetike

  • Kur në zemrën e robit të përqendrohet ndejnja se Allahu atë e sheh, se Allahu është me të në çdo moment, turpërohet prej Tij që ta sheh neglizhen në farzet e Allahut, në veprimin e mëkateve, apo në thirrje për punë të liga e të këqija: Allahu i Madhëruar thotë: “Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga të këqiat).” Alek, 14. Njashtu thotë: “Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dimë çka i pëshpërit shpirti atij, se Ne (me dijeninë Tonë) jemi më afër se damari i tij i qafës.” Kaf, 16
  • Atë që shpirti i tij e josh kah makëti, le të fshehet në një vend ku nuk mund ta sheh Allahu, e vallë! Ku do e gjejë atë vend?! Sepse për Allahun nuk ka gjë që mund t’i fshehet, Allahu thotë: “Ata fshihen (duke u turpëruar) nga njerëzit, e nuk fshihen nga Perëndia. E, Ai është me ta, (i di dhe i sheh) kur natën flasin gjëra me të cilat (Ai) nuk është i kënaqur. Perëndia i di të gjitha ato që punojnë.” Nisa, 108

Poeti thotë:

Qoftë se në një errësirë i vetmuar të vije dyshimi

E nefsi në punë të liga të fton

Turpërohu nga shikimi i Allahut, E thuaji,

tani më sheh Ai, i Cili errësirën krijon

  • Kush dëshiron që mëkate të vepron, le të mos i vepron në tokën e Allahut, le të mos ushqehet nga furnizimi i Tij, sepse çdo gjë që ekziston është e Allahut, e si të mos turpërohet ai i cili Allahun mëkaton, e jeton në tokë, ushqehet nga risku e dhuntitë e Allahut, çdo mirësi e çdo dhunti i takon Atij, Allahut thoë: “Çdo dhunti që keni është nga Allahu. E, kur t’ju godit ndonjë fatkeqësi, prap prej Tij – me zë kërkoni ndihmë..” Nahl, 53.

Lusim Allahu të na furnizon ne virtytin e turpit, e të na jep sukses në gjëra që Ai i do dhe është i kënaqur me to.

HADITHI I PARË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

__________

[1] Shënon Tirmidhiu, nga hadithi i Abdullah ibn Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, Hakimi e vlerësoi të saktë, me të u pajtua edhe Dhehebiu.

NA NDIQNI NË