Arhiva DitoreFeb 3, 2017

0 4237

Pyetje: Nëse vdes dikush nga antarët e familjes, a lejohet t’ia themi tallkinin duke i thënë: Nëse të vinë dy melaike thuaj; kështu e kështu?

Përgjigje: Ajo çka transmetohet në hadithe është t’ia thuash tallkinin (t’ia përkujtosh) atij që është në prag të vdekjes që ta thotë shehadetin.

Afrohesh afër tij, duhet t’ia freskosh gjuhën me ujë nëse ka vështirësi të folurit dhe t’i thuash: Thuaj : La ilahe ilAllah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut).

Nëse e thotë njëherë mjafton, kurse nëse nuk e thotë shehadetin por thotë ndonjë fjalë për dynja, atëherë afrohu prap afër tij dhe përkujtoja tallkinin të vdekurit duke i thënë: Thuaj : La ilahe ilAllah.

Sepse, Pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Kush vdesë duke qenë fjala e tij e fundit (para daljes shpirtit) La ilahe ilAllah ka hyrë në Xhenet.” (Ebu Davudi: 3116, Ahmedi: 22128,22034. Hakimi: 1/351).

Mundohu, t’ia thuash tallkinin para se të vdesë, në mënyrë që fjala e fundit e tij e daljes nga kjo dynja të jetë kjo fjalë madhështore: LA ILAHE ILALLAH.

Kurse, fjala që është përhapur tek njerëzit pas vdekjes tek varri i tij ose tek shtëpia e tij, duke i thënë: O Rob i Zotit: Nëse të vinë dy melaike, e të pyesin….etj. Kjo gjë nuk vërtetohet nga pejgamberi alejhi selam as nga selefi të jetë vepruar.

Allahu i madhëruar për ata që kanë besuar, thotë: Allahu besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse zullumqarët i shpie në humbje; Allahu punon ç’të dojë“. (Ibrahim: 27).

“Përkujtojani të vdekurëve tuaj (në prag të vdekjes) fjalën La ilahe ilAllah.” (Muslimi: 916,917).

“Kush vdesë duke qenë fjala e tij e fundit (para daljes shpirtit) La ilahe IlAllah ka hyrë në Xhenet.” (Ebu Davudi: 3116, Ahmedi: 22128,22034. Hakimi: 1/351).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1504

Pyetja: A është e vërtetë se ka ardhur në hadith ku thuhet se ai i cili e pastron të vdekurin (xhenazen) duhet pas pastrimit të merr gusël, dhe ai i cili e bartë të vdekurin duhet të merr abdes. Unë falem në haremin e Qabes dhe i shoh njerëzit e bartin xhenazen dhe nuk marrin abdes?

Përgjigjja: Hadithi që transmetohet në lidhje me këtë çështje është i dobët. Transmetohet nge Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e pastron të vdekurin le të merrë gusël dhe kush e bartë xhenazen let merrë abdes.” (Ebu Davudi: 3161, Tirmidhiu: 993, Ibn Maxhe: 1463, Ahmedi: 9862, Bejhekiu: 1/300. Mirëpo hadithi ështê daif (i dobët).

Ai i cili e pastron xhenazen duhet të merrë abdes (pas pastrimit tê xhenazes), ai i cili e bartë xhenazen, pas bartjes nuk duhet të merrë abdes.

Kush e pastron xhenazen, nuk obligohet të merrë gusël, mjafton marrja e abdesit, po nëse merrë gusël, kjo është më e preferuar dhe më mirë.

Kurse, ai i cili e pastron xhenazen duhet të merrë abdes sipas mendimit të një pjese të dijetarëve, kurse bartësi i xhenazes nuk obligohet as me abdes as me gusël.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË