Arhiva MujoreFebruary 2017

0 1368
  1. Çfarë thua për një mospajtim i cili është shkaktuar mes dy personave, por kusht është që gjykatës mes tyre të jetë një i afërt familjar, i të dy palëve, e nuk gjykon mes tyre një i huaj, përveç në rast kur nuk gjendet një i afërt?

PËRGJIGJJA: Ky mospajtim është mes burrit dhe gruas, në këtë mospajtim gjykon nga një prej familajrëve të tyre, Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse i druani përçarjes midis tyre (burrit e gruas), atëherë dërgoni një arbitër (ndërmjetës) nga ana e burrit dhe një arbitër nga ana e gruas.” Nisa, 35

  1. Një burrë po hante së bashku me gruan e tij hurma, e i mbledhnin bërthamat në një enë të përbashkët, përnjëherë ky i thotë gruas së tij; nëse nuk i ndan bërthamat e mija nga ato të tuat, do jesh e shkurorëzuar! Si duhet të veprojë gruaja e tij që të shpëton nga shkurorëzimi?

PËRGJIGJJA: Bërthamat i ndan në enë, çdo bërthamë veçmas, kështu që i ka ndarë bërthamat njëra prej tjetrës, dhe ka ndarë të tijat prej bërthamat e saja, kështu që shpëton nga shkurorëzimi.

  1. Çfarë thua për një person i cili nuk është me abdes, ka me vete ujë për të marrë abdes, as që është i etur, e as që i duhet ai ujë për ushqim e për pijë, megjithatë i lejohet të merr tejemum e të mos e përdorë ujin për abdes?

PËRGJIGJJA: Ky njeri ka në rrobat e tija ndyrësirë, e ujin të cilin e ka nuk i mjafton për abdes dhe për të larguar ndyrësirën, kështu që i lan rrobat me ujë dhe merr tejemum.

  1. Çfarë thua për një person i cili bën nijet të kryen haxhin për dy persona tjerë në të njejtin vit, dhe kjo i lejohet, dhe haxhi për të dytë është i saktë?

PËRGJIGJJA: Ky person ka marrë me vete djalin e tij të vogël për në haxh, e kur dëshiron të bëjë nijetin për haxh, bën nijetin së pari për vete, pastaj bën nijet për fëmijën e tij, sepse ai nuk di të bëjë nijet për vete, dhe kjo i lejohet prindit.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e tetë

Burimi: albislam.com

0 2367

Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Secili prej jush është bari dhe përgjegjës për tufën e tij, prijësi i popullit është bari dhe përgjegjës për tufën e tij (popullin e tij) dhe burri është bari i familjes së tij dhe përgjegjës për familjen e tij. Gruaja është bareshë e shtëpisë së burit dhe e fëmijëve të tyre, dhe përgjgjëse për ta, robi është bari i pasurisë së zotëriut të tij dhe përgjegjës i saj, pra çdo secili prej jush jeni barinj, dhe çdo secili është përgjegjës për tufën e tij”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

SHPJEGIMI I HADITHIT

Secilit njeri i është dhënë në përgjegjësi një çështje, të cilën ai duhet ta menaxhojë e ta mbikqyrë, sepse secili prej nesh është përgjegjës, prej secilit prej nesh kërkohet të sillemi mirë mbi ata që i kemi nën përgjegjësi, secili do pyetet për ta para Atij nga i Cili nuk fshehet asgjë, poqëse ka kryer detyrat e tija për ata që i ka nën përgjegjësi, ky efekt do shihet qartë në Umet, shpërblimi për të do jetë shumë i madh, e do llogaritet tek Allahu shumë lehtë, e nëse anashkalon përgjegjësitë që ka, nuk e mban amanetin, ky i bën dëm umetit, i vështirëson vetes së tij llogarinë para Allahut, për çfarë do ndëshkohet e dënohet.

Andaj, profeti jonë, sal-Allahu alejhi ve selem,  në këtë hadith na udhëzon për obligueshmërinë e kryerjes së përgjegjësive, duke u kujdesur për ta rreth mirëqenies së tyre në këtë botë dhe botën tjetër.

Llojet e përgjegjësive dhe kategoritë e saja:

Përgjegjësitë dallojnë për nga pozita e secilit që i është dhënë përgjegjësia, mund të jetë ajo përgjegjësi shumë e madhe dhe shumë e gjerë, ndonjëherë mund të jetë përgjegjësi e vogël dhe e përkufizuar. Kështu që prijësi, udhëheqësi, imami, përgjegjësitë i kanë më të mëdha, që përfshijnë çdo individ të umetit, përfshijnë çdo lloj shërbimi të shoqërisë. Burri është përgjegjës për çdo gjë që ka të bëjë me familjen e afërt të tij, njejtë gruaja është përgjegjëse në shtëpinë e burrit e për familjen e saj. Robi e shërbetori është përgjegjës dhe bari i pasurisë së zotëriut të tij, e që të gjithë do pyeten para Allahut për pëgjegjësitë e tyre.

Përgjegjësinë e prijësit e përmendi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem në fjalën e tij: “Emiri (prijësi) i njerëzve është bari dhe do pyetet për kopenë e tij”, do pyeten për ata që i ka nën kompetencat e tij, prej tij kërkohet të mbajë drejtësi, të mbrojë të drejtat e tyre, të dëgjojë porositë e tyre, të punojë për dobinë e tyre, t’i shtrojë gjitha rrugët për një zhvillim ekonomik, e t’i luftojë zullumqarët e kriminelët.

Përgjegjësinë e burrit e përmendi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, me fjalët: “Burri është bari për familjen e tij, dhe do pyetet për ta”, pra, burri do pyetet për anëtarët e familjes së tij, për edukimin, mësimin e tyre të moralshëm e të koorigjuar. Për këtë ai duhet të kujdeset për ta, t’i ngre lartë ata nga nënvlerat, t’i largon ata nga vendet e dyshimta, t’u siguron atyre gjitha gjërat e nevojshme si banimi, ushqimi, pija, e veshja, çdo gjë pa e tepruar e shpërdoruar, e të jetë në shtëpinë e tij një sy mbikqyrës, një vesh i ndërgjegjshëm, të jetë i drejtë në përgjegjësitë e tija, Allahu thotë: “O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Allahut dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen..” Tahrim, 6.

Përgjegjësinë e gruas e përmend i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, me fjalët: “Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj, dhe fëmijëve të saj, dhe do pyetet për ta”. Ajo është përgjegjëse në shtëpinë e burrit, do pyetet për shërbimin dhe kujdesin e saj për burrin, edukimin dhe përmirësimin e fëmijëve, me një urtësi durim të menaxhuar, si dhe për pasurinë, dhe kujdesin e ruajtjen e saj.

Përgjegjësinë e robit apo të shërbetorit i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e përmendi me fjalët e tij: “Edhe robi është bari i pasurisë së zotëriut të tij, dh ai do pyetet për të”. Robi dhe shërbetori janë përgjegjës për kujdesjen ndaj pasurisë së zotëriut, duke e ruajtur atë, me një besnikëri, e zhvillon atë për aq sa ka mundësi, e ruan atë të mos humbet, e nuk e mashtron zotëriun e tij në pasurinë, të jetë i sinqertë ndaj zotëriut në çdo gjë që ka të bëjë me të.

Në lidhje me konfirmiin që vje në fund të hadithit: “Padyshim që të gjithë ju jeni barinjë, dhe secili prej jush do pyetet për atë që ka nën përgjegjësi”

Tibiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përgjegjësiia është ngritur për të ruajtur mirëqenien e atyre që janë nën përgjegjësinë e ndokujt, kështu që nuk duhet të vepron diç tjetër pos atë që ka lejuar feja, ky është një lloj përngjasimi  që nuk ka më të bukur, më gjithëpërfshirëse, më me oratori se çdo formë tjetër”.

Të tjerët kanë thënë: “Në këtë kuptim të përgjitshëm bën pjesë çdo individ, edhe ai i cili nuk ka burrë a grua, nuk ka shërbetorë e as fëmijë, ngase edhe për të vlen të jetë një bari i gjymtyrëve të tij që të vëprojë me detyrat fetare, e të largohet prej ndalesave, me vepra, me shprehje e fjalë dhe me bindje, kështu që gjymtyrët e tija, forca, shqisat e tij janë përgjegjësi për të, ngase nuk nënkuptohet mos emërtimi i tij si një përgjegjës, të mos jetë përgjegjës në një formë tjetër”.

Kështu na u bë e ditur pesha e madhe e këtij hadithi, që konsiderohet një mbështetës i madh i veprimit të obligimeve dhe të drejtave të të tjerëve, për të qenë njeriu bamirës, e të ketë kujdes në përgjegjësitë e tija, njejtë ky hadith rikonfirmon përgjegjësinë e çdo individi për atë që është i autorizuar.

Lusim Allahun e Madhëruar të nda ndihmojë t’i kryejmë përgjegjësitë në forën më të mirë, Allahu na dhashtë sukses për gjëra që Ai i do dhe është i kënaqur.

Përktheu: Shpend Zeneli

HADITHI I PESTË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Burimi: albislam.com

0 1028
  1. Tre pleqë muslimanë, që të tre prishin agjërimin ditën e muajit Ramazan, kështu që i pari kompenson pa shpagim, i dyti shpaguan dhe nuk kompenson e i treti as nuk kompenson e as nuk shpaguan?

PËRGJIGJJA: I pari nuk ka agjëruar për një arsye të shfaqur, i cili ka aftësi për agjërim, kështu që kompenson. I dyti nuk ka agjëruar për shkak pamundësisë që të agjërojë kështu që detyrohet të shpaguan (duke ushqyer për secilën ditë nga një të varfër). I treti është një plak i shtyer në moshë, i cili ka arritur në  gjendje të humbjes së mendjes dhe kontrollit, nga ky bie detyrimi i agjërimit dhe nuk obligohet të kompensojë e të shpaguan.

  1. Tre persona prej muslimanëve vdesin, i pari as nuk lahet e as që i falet namazi i xhenazes. I dyti, i falet namazi i xhenazes, por nuk lahet. E i treti, lahet dhe i falet namazi i xhenazes! Kush janë këta?

PËRGJIJJA: I pari është dëshmori në luftë. I dyti është njeirut të cilit për një arsye nuk është mundësia për ta larë, si një person i cili vdes nga zjarri, nga frika se mos të ndahet trupi në pjesë pjesë. E i treti është çdo musliman përveç këtyre dy rasteve.

  1. Çfarë thua për një xhemat të cilët namazin e tyre kanë filluar me një Imam, ndërsa e përfundojën të njejtin namaz me tre imamë në tre xhemate, secili xhemat me imamin e vet?

PËRGJIGJJA: Këta janë një xhemat me numër të madh në një xhami, disa prej tyre falen brenda xhamisë, e disa në oborr të xhamisë, e disa të tjerë në koridor të xhamisë, që të gjithë ndjekin të vetmin Imam përmes zmadhuesve të zërit, në momentin kur ndalet zëri i imamit, ata nuk arrijnë të dëgjojnë fare prej tij. Kështu që një prej atyre që janë në oborr të xhamisë vazhdon si imam në namazin e tyre dhe e plotësojnë namazin, të tjerët që janë në koridor u prin njëri prej tyre në namaz dhe plotësojnë namazin, e ata që ishin brenda xhamisë vazhdojnë namazin me imamin e parë.

  1. Çfarë thua për një xhemat, që të gjithë janë vendas, nuk janë udhëtarë, e falin namazin e drekës duke e shkurtuar, nuk kanë arsyetimin e udhëtimin e as të shiut, as të frikës e as të ndonjë sëmundje?

PËRGJIGJJA: Këta janë në Arafat, gjatë Haxhit, qoftë të jenë ata banorë të Mekes, apo të tjerët, e falin namazin e drekës dhe atë të iqindisë, në kohën e drekës dhe duke  shkurtuar në dy reqate secilin namaz.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e shtatë

Burimi: albislam.com

0 880

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 55 )

Shkaqet që ndihmojnë uljen e shikimit nga haramet, janë:

1. Frika nga Allahu xhele ue ala.
2. Stolisja me devotshmëri.
3. Largimi nga shkaqet që ndikojnë në mosuljen e shikimit.
4. Vetëdijësimi i muslimanit se me mosuljen e shikimit ai goditet me pikëllim.
5. Vetëdijësimi i muslimanit se shikimi në haram është i ndaluar dhe llogaritet zina e syrit.
6. Falënderimi i dhuntive tê Allahut, posaqërisht dhuntia e syrit.
7. Agjërimi.
8. Martesa.
9. Lutja dhe kërkimi i mbrojtjes nga Allahu për këtë sprovë.
10. Frika nga përfundimi i keq.
11. Shoqërimi me shokë të devotshëm.
12. Largimi nga shoqëria e shthurur dhe e prishur.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 854
  1. Çfarë thua për një grua muslimane, e shëndoshë mentalisht, e rritur, e lirë, vdes vdekje normale, as nuk është mbytyr nga ndokush, as që është mbytyr në zjarr, e as në luftë, megjithatë urdhërohen njerëzit që mos t’ia lajnë xhenazen, po mjaftohet vetëm se me tejemum?

PËRGJIGJJA: Ky është rasti i gruas e cila vdes (në një rugëtm, etj) e nuk ka asnjë prej gjinisë femërore që do e lajë, e as burri i saj, kështu që të tjerët vetëm se i japin tejemum, e qefinosin dhe ia falin namazin.

  1. Dy gra, që të dyja lindin në një shtëpi, njëra prej tyre lind një djalë e tjetra vajzë, por secila pretendon se djali është i sajë, si arrihet zgjidhja?

PËRGJIGJJA: Ajo grua qumështi i së cilës është ë i rëndë është nëna e djalit. (Kjo është në kohët e mëhershme, por që tani mund të arihet në mënyra të ndryshme).

  1. Në një vend janë dyzet burra, që të gjithë muslimanë, të shëndoshë në mendje, të rritur, të lirë, dhe janë vendas, megjithatë nuk e kanë për detyrë faljen e namazit të xhumasë, dhe nuk u pranohet edhe nëse e falin?

PËRGJIGJJA: Këta janë dyzet burra memecë (nuk kanë aftësinë e të folurit), kështu që s’ka asnëjri në mesin e tyre që mund të mbajë hutben, për këtë ata e falin vetëm namazin e drekës.

  1. Janë tri ditë të ngitura, ditën e parë është obligim të agjërohet, dita e dytë është haram të agjërohet e dita e tretë lejohet të agjërohet?

PËRGJIGJJA: Dita e parë është dita e tridhjetë e muajit Ramazan, dita e dytë është dita e Fitr Bajramit, e dita e tretë është dita e dytë e Fitr bajramit.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e gjashtë

Burimi: albislam.com

0 1706

Një antropolog bëri një eksperiment shoqëror me fëmijët e një fisi primitiv afrikan.
Vëndoi një shportë me pemë të shijshme afër trungut të një peme dhe ju tha atyre: i pari që do të arrijë tek pema, do të merr shportën me çka ka në të.

Pasi ju dha shenjë për të nis garrën, u befasua me sjelljen e tyre. Fëmijët u kapën për dore dhe të gjithë bashkërisht vrapuan drejt pemës. Pasi arritën i shpërndanë pemët mes tyre.
Kur i pyeti pse kishin vepruar ashtu kur kishte mundësi ndonjëri prej tyre të fitonte tërë shportën për vete, u përgjigjën me habi: “UBUNTU” në gjuhën e tyre që d.m.th. si mund të jem i lumtur kur të tjerët përreth meje janë të dëshpëruar?!
Në kulturën e tyre kishin mësuar: unë mund të jem i lumtur kur të gjithë përreth meje janë të lumtur.
Një fis primitiv njihte sekretin e lumturisë që ka humbur te shumë njerëz të përparuar.
Lumturia është një fshehtësi të cilën nuk e njeh përveç zemërgjerëve, modestëve motoja e të cilëve është NE dhe jo UNË.
Çdo gjë pakësohet kur ndahet mes dy a më shumë njerëzve përveç lumturisë, ajo shtohet sa më shumë që ndahet me të tjerët.
Dhuratë çdonjërit i cili dëshiron të jetë i lumtur!

Dr. Halid Deris
Nga arabishtja: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 949

1.Një grua e shkurorëzuar nga burri i saj, qëndron në idetin e saj shtatë muaj, duke mos qenë shtatëzënë?!

PËRGJIGJJA
: Këtë grua burri i saj e shkurorëzon, kështu që ajo duhet të qëndrojë tre muaj, gati në përfundim të idetit vdes burri i saj, në ç’rast detyrohet të përfundon kohën e pritjes të përcaktuar për një grua të ve, që është katër muaj e dhjetë ditë, kështu që gjithsej bëhen shtatë muaj.

2.Në një sasi të vogël të ujit bie ndyrësirë (jashtëqitje) saqë ka ndryshuar erën e ujit, por, përsëri lejohet të marrim abdes me të, edhe pse ka ujë tjetër?

PËRGJIGJJA: Në këtë ujë është përzier ndyrësirë prej shtazëve që hahet mishi i tyre, ndyrësirat e kafshëve të tilla nuk e bëjnë ujin të papastër.

3.Një grua ka takuar një fëmijë dhe e përqafon atë, kur u pyet se çfarë afërsie familjare kanë këta dy, thotë: Nëna ime ka lindur nënën e tij, vëllai i burrit tim është xhaxhai i tij, babai i tij është djali i vjehrës sime?

PËRGJIGJJA: Kjo grua është nëna e tij.
4.Çfarë thua për një grua muslimane, të shëndoshë mentalisht, pasi ka thirrur ezani i namazit të drekës, burri i saj e urdhëron ta falë namazin, ndërsa ajo përbetohet se nuk do të falet këtë muaj e as që do agjërojë, dhe kjo është e lejuar fetarisht për të, nuk ka të bëjë me gruan që është në menstruacione?
PËRGJIGJJA: Gruaja e cila është në periudhën e lehonisë. Nuk lejohet për të që të fal namaz e as që të agjërojë gjatë kësaj periudhe.
Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi
Pjesa e pestë
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com

0 1166

MËSIME DHE POROSI ISLAME (54)

Forma e parë: 

-Ai që teshtinë të thotë: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut)
Ai që e dëgjonë atë t’i thotë: JerhamukAllah (Allahu të mëshiroftë).
Kurse ai që teshtinë ia kthen: Jehdikumullahu ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe ua përmisoftë gjendjen tuaj).

Forma e dytë:

-Ai që teshtinë thotë: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut).
-Ai që e dëgjonë duke thënë elhamdulilah t’i thotë: Jerhamukellah (Allahu të mëshiroftë).
-Kurse ai që teshtinë t’ia kthen: Jegfirullahu lena ue lekum (Allahu na faltë neve dhe juve).

Forma e tretë:

-Ai që teshtinë të thotë: Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut).
-Ai që e dëgjonë t’i thotë: Elhamdulilah ala kuli hal (Falënderimi i qoftë Allahut në çdo gjendje).
-Kurse ai që teshtinë t’ia kthen: Jegfirullahu lena ue lekum (Allahu na faltë neve dhe juve).

Shejh Salih es Zubejdij. Profesor në fakultetin e hadithit në Medine

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

 

0 933

Hubejb Ibn Xhelab, thotë: E pyeta Abdullah Ibn Mubarekun rahimehullah, për gjënë më të mirë që i është dhënë njeriut?

Ai tha: Mençuria e thellë.

Pastaj i thash: Në qoftë se nuk e ka këtë? Ai tha: Sjellja e mirë.

Pastaj i thash: Nëse ai nuk ka këtë? Ai tha: Vëllai i cili e udhëzon në rrugë të drejtë.

Pastaj i thash: E nëse nuk e ka këtë? Ai tha: Heshtja e gjatë.

Pastaj i thash: Në qoftë se ai nuk e ka as këtë? Ai tha: Vdekja e shpejtë.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 971
  1. Në një vend (tokë) të pastër lejohet të falemi mbi të, mirëpo pasi të kemi derdhur ujë të pastër mbi atë vend, ajo pjesë e tokës është shndërruar në tokë të papastër e nuk lejohet të falemi në të. Si mundet?

PËRGJIGJJA: Në këtë pjesë të tokës ka pasur më herët papastërti e cila është tharë prej diellit, e kur i kemi hedhur ujë është shfaqur papastërtia dhe era, kështu që bëhet vend i papastër.

  1. Një imam është falur pa abdes (me harresë) pas tij kanë qëndruar katër persona xhemat, kështu që namazi i imamit dhe i njërit prej xhematit nuk është i vlefshëm, dhe detyrohen që ta kompensojnë namazin, ndërsa tre të tjerët e kanë namazin në rregull. Si ka mundësi?!

PËRGJIGJJA: Namazi i imamit nuk është i vlefshëm për arsye se është falur pa abdes, ndërsa namazi i njërit prej xhematit nuk është i vlefshëm për shkak se ai ka qenë në dijeni se imami nuk ka abdes.

  1. Çfarë thua për një grua e cila është lajmëruar se burri i saj ka ndërruar jetë, megjithatë ajo si e ve nuk ka qëndruar asnjë orë në kohën e pritjes[1], edhe pse burri i saj ka qenë musliman, i shëndoshë në mendje, i lirë?

PËRGJIGJJA: Kësaj i ka vdekur burri në një rrugëtim duke mos u njoftuar në kohë për vdekjen e burrit, pos pasi që ka kaluar koha e pritjes e përcaktuar fetarisht, që janë katër muaj e dhjetë ditë që prej ditës së vdekjes së burrit. E në këtë rast ajo nuk e ka për detyrë të pret sepse ka kaluar periudha kohore e përcaktuar.[2]

  1. Një grua ishte në udhëtim së bashku me një burrë, dhe u pyet për afërsinë familjare që kanë, ajo u përgjigj: Nëna nënës sime ka lindur gjyshen e tij, e babai i tij është djali i burrit tim. Kush është kjo grua?

PËRGJIGJJA: Kjo është gjyshja e atij burri, nëna e babait të tij.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e katërt

Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
_______________

[1] Është përiudha kohore që duhet të pret një grua e ve, për të pasur të drejtën për t’u rimartuar, e që është katër muaj e dhjetë ditë.

[2] Përveç nëse është shtatëzënë, atëherë periudha e saj kohore është deri në kohën kur ajo e lind foshnjën e saj.

NA NDIQNI NË