Arhiva DitoreMar 5, 2017

0 2565

Përgjigjja Falënderimi i takon Allahut.

Ai i cili është duke u falur me imam duhet që ta ndjekë atë në veprimin e sexhdes së harresës, nëse i ka falur të gjitha rekatet së bashku me të. Mbështetur në fjalët e të dërguarit, -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të-,: “Imami është caktuar vetëm për t’u ndjekur, kështu që nuk duhet të ndryshoni prej tij. Kur ai bie në ruku, edhe ju bini në ruku, kur ai thotë ‘Sami’a Allahu Limen hamideh (Allahu e dëgjon atë që e lavdëron Atë) ju thoni: Rabena leke’l-Hamd (Zoti ynë, Ty të takon lavdërimi), dhe kur ai bie në sexhde, atëherë edhe ju bëni sexhde.” Shënon Buhariu dhe Muslimi

Sa i përket atij që e arrin namazin me vonesë dhe ka humbur një rekat ose më shumë, ai duhet të ndjekë imamin nëse ai e bën sexhden e harresës para selamit, por nuk e ndjekë  nëse imami e bën sehvi sexhden pas selamit, sepse nuk mund që të jep selam së bashku me imamin, por duhet që të kompensojë rekatet që nuk i ka arritur, e të jep selam, pastaj të bëjë sexhden e harresës.

Kjo është në përgjithësi. Ndërsa mënyrë të detajizuar, mund të përmbledhen çështjet e personit që falet pas një imami në lidhje me sexhden e harresës si më poshtë:

1 – Nëse e arrin namazin e plotë me imam, e ndodhë që imami të bën një gabim dhe vepron sexhden e harresës, ai duhet patjetër që ta ndjekë atë, qoftë  imami e bën sexhden e harresës para apo pas selamit.

2 – Nëse e arrin namazin me vonesë, dhe imami bën një gabim në rekatin që personi është falur me imam, atëherë ndahet në dy raste: nëse imami bën sexhden e harresës para selamit, ai duhet ta ndjek imamin në sexhden e harresës, e pastaj të plotëson namazin, pastaj vepron sexhden e harresës edhe një herë, sepse sexhdeja e parë që ka bërë me imam nuk ishte në vendin e duhur për të, për shkak se sexhdeja e harresës nuk mund të bëhet gjatë namazit, por duhet të bëhet në fund të namazit, pra, sexhdeja e tij me imamin ishte thjesht për të ndjekur imamin.

Në qoftë se imami vepron sexhden e harresës pas selamit, atëherë, në këtë rast personi që ka arritur namazin me vonesë nuk e ndjek imamin, por ai duhet të ngrihet dhe të plotësojë namazin, e pas selamit të vepron sexhden e harresës.

3 – Nëse njeriu ka arritur namazin me vonesë, dhe imami ka bërë një gabim në pjesën e namazit që ai nuk e ka arritur, si përshembull në qoftë se ai ka bërë një gabim në rekatin e parë e personi ka arritur namazin në rekatin e dytë:

Nëse imami bie në sexhde (të harresës) para selamit, ai duhet ta ndjekë atë (imamin), pastaj e plotëson namazin, por nuk duhet të bëjë sexhden e harresë përsëri për shkak se gabimin kur e ka vepruar imami nuk ka qenë në namaz.

Nëse imami bie në sexhde pas selamit, në këtë rast nuk duhet ta ndjekë, dhe nuk duhet të veprojë sexhden e harresës në fund të namazit sepse gabimin që ka vepruar imami nuk ka të bëjë me të, ngase ka ndodhur para se ai t’i bashkangjitet imamit në namaz.

Të gjitha këto që u përmendën kanë të bëjnë kur gabimi është bërë nga imami. Por, nëse gabimi është bërë nga personi që falet pas imamit, gjithashtu ka raste që dallojnë njëra prej tjetrës:

1 – Nëse personi që falet me imam, bën një gabim në namaz, dhe ky ka falur gjitha rekatet me imamin, qoftë ai të harron të thotë “Subhane Rabij el Adhim (i Lartësuar është Zoti im, më i Madh)” kur është në ruku, atëherë ai nuk duhet të bëjë sexhden e harresës, sepse imami mban përgjegjësinë e tij në namaz.

Por në qoftë se personi ka bërë një gabim që zhvlerëson një prej rekateve, si përshembull në qoftë se ai harron të recitojë suren el-Fatiha, në këtë rast ai duhet që pasi imami të jep selam të ngrihet dhe të përsërisë rekatin që konsiderohet i parregullt për shkak gabimit të tij, atëherë pasi që ta thotë teshehudin, jep selam dhe vepron sexhden e harresës.

5 – Nëse personi që falet me imam bën një gabim gjatë namazit, por e ka arritur namazin me vonesë, atëherë ai duhet të bëjë sexhden e harresës, qoftë ka harruar diç gjatë nëmazit me imam, apo kur ka falur rekatet pa imamin, pasi që është ngritur të plotësojë namazin, sepse në qoftë se ai bie sexhde, namazi i tij nuk do bie në kundërshtim me imamin, pasi që imami veçmë ka përfunduar namazin e tij.

Nga libri “Dispozitat e sexhdes së harresës” të Shejh Ibn Uthejminit (Allahu e mëshiroftë)

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË